• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga Danel Cana

Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- NUK KA PËRSOSMËRI

Kush dhimbje vërtetë, ndjenë,
… vetëm ai e di!
Nuk di dhe s'mund ta ndjejë,
kur s’e ka provuar njeri!

Dhimbja është pjesë e jetës,
njeriu i gjallë e heq!
Ka dhimbje, e dhimbje, në jetë,
kur nuk i përballon njeri!

Njeriu është i fortë,
të gjithë e thonë, e di!
Por, rasti është idjot,
të kthen nga do ai!

Të shajmë dhe perëndinë,
ndodh në jetë, jo rrallë!
Harojmë se dhimbjet, fatkeqësitë,
pjesë e botës së gjallë!

Na ndodh çdo gjë në jetë,
të gjitha për njerinë!
Për asnjë, natyra vetë,
s’ka dhënë përsosmërinë!

Mendoj se, gjer më sot,
përsosmëri s’do ketë!
Në ka, për këtë botë,
e mbanë natyra vetë!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- LULET I DUA

Hapet lulja si ombrellë,
me ngadale shumë,
Pran gjirit të saj më ndjellë,
hajde të mbroj unë!
Hapet lulja si ombrellë,
butë, e me ngadalë,
Me aromë të sajë më ndjellë,
hajde more djalë!
Lule, përmbi lule shumë,
rasti si u gjend!
Del në rrugë, e më hap punë,
mbirë në k’të vend!
Lule, nga e ftohta erë,
pse më pate frikë!
Apo druhesh nga të tjerë,
pritë dhe njëçikë!
Për mua je shumë e vyer,
kur pranverës çel,
Dhe më pret me krahët hapur,
në ditën me diell!
Dy krijesa nga natyra,
vajzat edhe lulet,
Lum, kush me to bën buqeta
dhe gjunjë u ulet!
Lule shoqe, lule bijë,
motra edhe nëna,
Kush i ka në jetë të dijë,
ti dojë të tëra!
Se lulja është një krijesë,
që fal dashuri,
Jetën shumë e zbukuron,
gjer në pleqëri!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- TRADITA PA VLERË

Për zakonet dhe ritet që ka njerëzimi,
Nëpër libra, është shkruar edhe më parë!
Të shënjtë e quajnë një shpellë eremiti,
Se gjoja, Shën Maria, paska kaluarë!

Vdes ndonjë burrë, në jetë ishte duhanxhi
S’ka rëndësi, duhanin me grushte e ka marrë!
S’ka qënë më parë, është bërë zakon i ri,
Mbi gurin e varrit ti vendosin edhe cigarë!

I vendosin edhe ndonjë shishe me raki,
Konjak, uiski, karamele, pije me radhë!
“Të pijë ndonjë gotë i vdekuri, rri që rri”..
Ato që s’mundi ti pinte sa ishte gjallë!

Dhe varret s’mjaftojnë që brenda mbajnë dhimbje,
Të dashurin, të dashurën, që vdekja e ka marrë!
Njerëzit po bëjnë, sa më shumë shpenzime,
Mermer plot ngjyra si kujtim, më të bukurin varr!

Në kohën e sotme, me makina, rritet qarkullimi,
Dhe aksidentet, pa moshë, po ndodhin jo rrallë,
Të afërmit që mbeten pas, nga hidhërimi,
Në vëndin e ngjarjes do bëjnë dhe lapidarë!

Janë mbushur rrugët me lapidarë të tillë,
A thua se njeriut nuk i mjafton një varr!
Nuk mjafton humbja e njeriut, mungesa e tij,
U dashka dhe ekonomia për tu shkatërruar!

Zakonet ndërtohen mbi bazën e jetës
Për besën, për nderin, në jetën e gjallë!
Nuk e shton nderin shpenzimi i tepër,
Nga kjo shumë familje janë shkatërruar!

Të tjera tradita po shohim nëpër dasma,
Muzikë gjithë natën, lloj, lloj, këngëtar!
Lokale të shtrenjta, me super reklama,
Nusja në valle, me para duhet mbuluar!

Unë pres që njerëzimi ti flasë llogjikës,
S’mjafton që sistemi të varfër shumë e la!
U dashka që paratë ti shkelim me këmbë,
Kur shumica për bukë, të hajë nuk ka!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- MOS MË DUAJ SHUMË

- Për një ç’kopistje të gjirit,
Si durova gjashtë muaj!
Dhe në puthjen e delirit,
Pëshpërisje: “Mos më duaj”!

- Mos më duaj, zemra ime,
Mos më duaj kaqë shumë!
Se, kur vetëm jam e mjera,
Lotët më derdhen si lumë!

Zemra ime, mos më duaj,
Mos, ah, sa të dua unë!
Shpirtin tim e bën të vuaj
Dhe nuk e vë dot në gjumë!

Sa të duash puthëm zemër,
Puthëm edhe mbamë në gji!
Jemi bërë për njeri-tjetrin,
Ti për mua dhe unë për ty!

Ah ky shpirt, që e mbaj brënda,
Le të dalë, se më rri rëndë!
Të shkëputet pak nga ëndrra,
Të ngjitet me shpirtin tënd!

- Puthëm edhe pakë e dashur,
Dhe për mesi fort shtërngomë!
Buzë e tharë dhe e trashur,
Tek burimi yt ti njomë!

S’ma thotë goja, “nuk të dua”,
Të tillë betim mos kërko!
Se, për natë dhe për ditë,
Për mua mbetesh po ajo!

Buzëtharë do të dua,
Sa të jem dhe frym të marr!
Çastet që më fale mua,
I harrojë vetëm në varr!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- NËNTË NISHANET

Nëntë burime kishte mali,
Unë i pata numëruar!
Po, asnjë s’e shuante djalin,
Sa nëntë nishanet e tua!

Isha edhe mbetem djalë,
Për ty moj vetulla shkruar!
Burimi s’më bën derman,
Para buzës së harkuar!

Syri i zi që lëshon dritë,
Edhe gusha e praruar!
Beli i hollë, gjithë bukuritë,
Janë burim i pa treguar!

Të mbështes kokën te gjoksi,
Dëgjoj një si fëshfërimë!
Është zemra, që dikton lotin,
Dashuria është burim!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- LOTIN PI PËR UJË

Me ty fle, me ty zgjohem,
Ikën dita nuk e di!
Mezi pres, përgjërohem,
Të shihemi përsëri!

Dua që të shprehem,
Nuk e kam kollaj!
Dashuria jote,
Po më bën të vuaj!

Hap pas hapi, të ndjek pas,
Hap pas hapi ti më ndjek!
Zemrën tonë se kuptuam,
Dashurinë që merr dhe jep!

Këtë zemrën time,
E ke bërë rrëmujë!
Sa, lotin e kripur,
E gëlltis për ujë!

Me ty fle, me ty zgjohem,
Çohem herët në mëngjes!
Të lutem e përgjërohem,
Mos e lerë zemrën të pres!

Gjithmonë është lagur,
Jastëku me lotë!
Nga ty i larguar,
Më nuk duroj dotë!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- SYRI VAJZËS NUK DO LOT

Sytë e vajzës, si rubini,
Të lotojnë, mos i lini!
Mos ja nxit ti, femrës lotët,
Është nënë, vajzë, motër!

Janë shoqe, mike, grua,
Po i deshe, do të duan!
Femra nuk të braktis kurrë,
Të do dhe kur je sëmurë!

Shkojmë në spital, për shembëll,
Përmbi kokë të rri një femër!
Dhe kur shkojmë në shtëpi,
Prapë një femër ke aty!

Të ndihmon, kur s’mundesh dotë,
Si ta bësh të derdhi lotë!
Ato duar të buta shumë,
Që fëmij të vunë në gjumë!

Ato sy dhe ato buzë,
Trupin na e ndezin shpuzë!
Gjithë botën e nderojnë,
Lotët nuk i meritojnë!

Kur qan femra, more bir,
Gjithë bota nuk është mirë!

Syri saj, lot të mos ketë,
Se pa femrën, nuk ka jetë!

Dëgjoje fjalën e plakut,
Femra të nxori prej barkut!
Të jesh dhe të ndihesh burrë,
Mos e bëj të qajë, kurrë!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- MISH E THUA

Vajza, lule për sepete,
Djali, xhevair më vete!
I ka bërë natyra Nënë,
Siç e gjetëm, do ta lëmë!

E ka dhën’ natyra jetën,
Do ta lëmë siç e gjetëm!
Mashkull-femër bashkë rrojnë,
Duhen dhe jetën vazhdojnë!

Pa ‘to, jeta s’ka vazhdim,
Pa ‘to, jeta s’ka kuptim!
Ato bëjnë dashurinë,
Janë dy zemra, bashkë rrinë!

Nënë natyra i ka bërë,
U dha bukurin të tërë!
U dha mendjen, dashurinë,
Të gjitha janë për njerinë!

I la të lirë, ti shtojë,
Njerëzia të gëzojë!
Jeta në tokë të vazhdojë,
Gjithë botën ta lumturojë!

Në doni të vazhdoj jeta,
Duhuni, njera dhe tjetra!
Të dyja, jeni një pjesë,
Pa ju bota nuk ka jetë!

Një me një, e ka bërë jeta,
E bazuar tek e drejta!
Një, vezë e pjekur kur del,
Një, dhe fara që e mbjell!

Jetën, për nga rëndësia,
I ka bërë njëlloj të dyja!
Natyra kur e krijoi,
Nuk la vend ta korigjoi!

Mendje dobët, delë mi të,
Do të mbjell, atje ku s’zë!
Pa tokën e butë, kurrë,
Nuk mbin fara përmbi gurë!

Jetës, kur s’ja di sekretin,
Kërkon të mbjellësh dhe detin!
O Njeri! Deti s’punohet,
Se vjen dallga, turbullohet!

Mëso cilësit e tua,
As merret, as jepet hua!
Jeta të jepet një herë,
Si për ty dhe për të tjerë!

Mashkull-femër, burrë-grua,
Si për ty edhe për mua!
Janë jetë, tjetër nuk dua,
Ndaj thonë: “Si mishi me thua”!
Tetor 2021
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- BOTA TË JETË DASHURI

Ç’paske qënë moj dashuri,
filli i ëndrrave të mija,
Boshti i botës më je ti,
rreth ty dridhet njerëzia!

Meraqet do ti bëj dëng,
dëngje që si ngre njeriu!
Për ty kam merak të rëndë,
derte që ç’të them i ziu!

Herë më bëhesh si shiu,
bje dhe përmbyt disa vënde!
Koha ca zemra i ngriu,
se njohin përmbytjen tënde!

Kthehu një herë, bëhu det,
të lundroj me varkë kur dua!
Për botën bëhu tërmet,
ti shkundësh, si shkunde mua!

Kthehu në dëborë të butë,
përmi ty iki kaluar!
Të ngrijnë, të rrinë urtë,
gjithë ata që nuk të duan!

Kthehu në ortek të madh,
që zbret nga mali thepisur!
Mos i mbaj më të gjallë,
kush fletën tënde ka grisur!

Bota të jetë dashuri,
njerëzimit ti tregojë!
Një vapor me mirësi,
në çdo zemër të lundrojë!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- SE DI O BABA

- Se di o baba, se di,
Dale dhe pakë, të rri,
Të takoj nënën dhe ty!
- Mërzitur, bijë, mos më rri,
Djali do të marrë në shpi!
U njohët me dashuri,
Jetën ta lidhni të dy!
Siç duheni në rini,
Të shkoni dhe pleqëri!
- Do më dojë, baba, se di,
Kurrë sa më doje ti!
- Sa të do babai,
Nuk të do njeri!
Ndaj përpara prindit,
Mbeteni fëmij!
@cana
 
Last edited:
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- SHPEJTËSI E MËNDJES

Të jetomë një mij vjetë,
Natyra s’e bëri dotë!
Na dha mendjen e vërtetë,
Hynë e del, në çdo portë!

Në çdo portë të njerëzimit,
Hynë e del fantazia!
Dhe në botën e mjerimit,
Ku sundon pa drejtësia!

E pushton gjithë rruzullimin,
Nëpër fusha, nëpër male!
I mat anët e hapsirës,
Me një shpejtësi të madhe!

Gjithë sistemet mizore...
Ç’e do gjithë atë shpejtësi!
Pjell e mëndjes njerëzore,
Nuk pjell dot sistem të ri!

Një sistem, ku njerëzia,
Të mos vuaj varfërinë!
Të këndojnë nga lumturia!
Të ketë idhull dashurinë!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- SHPËRNDA DASHURI

Kush di të falë kohë, nga koha e tij,
Është dhe do të mbetet, vërtet njeri!
Kush për njerëzimin, shpërndan dituri,
Ka mëndje të artë dhe zemër flori!

Kush di të falë kohë, nga koha e tij,
Ka falur tek njerzit vetëm dashuri!
Çdo njeri qoftë, sa herë ta mendojë,
Urrejtje s’do ketë, do të dashuroj!

Fjalë e dashuris, në jetë nuk kushton,
Grindja dhe mëzitja, gjithë jetën mundon!
Pemë e dashurisë jetën bën pranverë,
Mbilleni o njerëz, në zemër përherë!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- FEJA APO POLITIKA

Kush e gjen, ku është ndryshimi,
kush e di, ta thotë!
Dikush e sheh mirë atdheun,
dikush, kokëposhtë!

Një atdhe kanë shqipëtarët,
quhet Shqipëri!
Politika e ka ndarë,
në njëqind parti!

Kush e gjen, ku është ndryshimi,
kush ma thotë, ta di!
Feja apo politika,
të sjellin zhvillim!

Politika mban pushtetin,
dhe bën si të dojë!
Që në kohët më të vjetra,
Krishtin kryqëzoj!

Që ta thonë “librat e shenjtë”,
nuk është rastësi!
Politika bën sistemet,
për mua, për ty!

Për çdo shtet, e për gjithë botën,
ka shumë rëndësi!
Në ka politikë të drejtë,
jo kishë dhe xhami!

Politika krijon punë,
dije dhe zhvillim!
Feja veç të vë në gjumë,
të mban në mjerim!
@cana
 
Last edited:
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- TË DHASH BESË

Kur s’më plasën atë ditë,
sytë më dolën nga vëndi!
Ishte zhveshur trupi yt,
mbuluar me dritë ergjëndi!

Hauz i vogël tek rrapi,
po laheshe si një Zanë!
E qetë se ishe vetëm,
sytë e botës nuk të panë!

Kur s’më ndaloj atë ditë,
zemra ime si nuk plasi!
Gjysëm hije, gjysëm dritë,
derdhej uji nga marazi!

Rroba banje, as që kishe,
as i dije çishin fare!
Ç’do ti donte, ti përdorte,
një Zanë që rrinte në male!

Ndaj e hoqe, u çlirove,
nga fustani pak i gjatë!
Pa të shkurtëra, pa sutjena,
kështu jetohet më gjatë!

Mesi i verës, ishte vapë,
dritë pa parë, e qumështore!
Uji i freskët mbante lartë,
të dy sisët vashërore!

Oh i mjeri si u ndodha,
rastësishtë në vend të keq!
Krrabën përtokë e hodha,
trupi m’u mbulua në djersë!

Me ngadalë tu afrova,
dhe s’ngopesha duke parë!
Si pasqyrë u tradhëtova,
uji i pastër qelibar!

Kur më pe, shtange në vend,
s’guxoje të më shikoje!
Të shikoja i pa mend,
ta dija se çfarë mendoje!

Me mirësjellje të kërkova,
falje, me përulësi!
Të jap besën, u betova,
hyre thellë në shpirtin tim!

Besë të dhashë, besë më dhe,
burimi për pak ndaloi!
Dashuria është me ne,
dhe dy zemra i bekoi!
@cana
 
Anëtar
May 24, 2014
Postime
335
Pikët
63
- SHQIPËTARËT DHE ZAGARËT

Ngrije ballin moj krenare,
Shqipëri moj nënë!
U zgjuan disa zagarë,
të qetë nuk të lënë!

Ngrije ballin moj krenare,
sytë e tu plotë dritë!
Mos u trëmb ti nga zagarët,
që rrinë në pritë!

Mblidhuni, bëhuni bashkë,
ç’janë shqipëtarë!
Nxirrini prej vatrës jashtë,
gjithë ata zagarë!

S’hyjnë zagarët në kuvende,
të çmendur nga trutë!
Ata shkopin duan dhëmbëve,
që të rrinë urtë!

Lehja juaj nuk na gris,
lehni lart e poshtë!
Nga rruga jonë e lirisë,
nuk na ktheni dotë!

Iku koha për zagarët,
në gjithë Shqipërinë
Koha është për shqipëtarët,
të vënë drejtësinë!
@cana
 
Top