Ali Baba Tepele
Super Anëtar
- Anëtar
- May 24, 2014
- Postime
- 214
- Pikët
- 43
Për Danel Cana
- FRYMËZIMI IM
O shoqe fëmijërisë,
Që në ëndrra mbete!
K'to vargje të poezisë,
Merri moj me vete!
Hipur pelës kuqaloshe,
Pa samar, a shalë!
Unë kudo të shoqëroja,
Me një kalë të bardhë!
Unë me kalë, e ti me pelë,
Bashkë në gurra shkonim!
Mbajtur në jelet e qafës,
Sikur fluturonim!
Ujët e bollshëm rridhte zallit,
Kalë e pelë freskonim!
Dilnim tek buza e madhe,
Gjithë fshatin shikonim!
Shikonim arat e mbjella,
Gjithë ç’jeshilonin!
Kopeja faqes së malit,
Zile, këmborë, dëgjonim!
Rrinim pranë njeri tjetrit,
Bashkë, të pa djallëzuar!
Me gjithë shpirtë, flisnim, qeshnim,
Bukurinë e përmalluar!
Uleshim te shkëmbi madh,
Sytë nga përroi drejtonim,
Zhurmë e ujit, shkumë bardhë,
Zogjtë e korijes dëgjonim!
Kohë e largët, ka lënë gjurmë,
Fëmijërinë gjithmonë e dua!
Mendimet në gjumë më vunë,
Si dhe bukuritë e tua!
O vëndet e djalërisë,
O fshati në Shëndëlli!
Të vij dua, tu shetisë,
Frymëzimi im je ti!
@cana
- FRYMËZIMI IM
O shoqe fëmijërisë,
Që në ëndrra mbete!
K'to vargje të poezisë,
Merri moj me vete!
Hipur pelës kuqaloshe,
Pa samar, a shalë!
Unë kudo të shoqëroja,
Me një kalë të bardhë!
Unë me kalë, e ti me pelë,
Bashkë në gurra shkonim!
Mbajtur në jelet e qafës,
Sikur fluturonim!
Ujët e bollshëm rridhte zallit,
Kalë e pelë freskonim!
Dilnim tek buza e madhe,
Gjithë fshatin shikonim!
Shikonim arat e mbjella,
Gjithë ç’jeshilonin!
Kopeja faqes së malit,
Zile, këmborë, dëgjonim!
Rrinim pranë njeri tjetrit,
Bashkë, të pa djallëzuar!
Me gjithë shpirtë, flisnim, qeshnim,
Bukurinë e përmalluar!
Uleshim te shkëmbi madh,
Sytë nga përroi drejtonim,
Zhurmë e ujit, shkumë bardhë,
Zogjtë e korijes dëgjonim!
Kohë e largët, ka lënë gjurmë,
Fëmijërinë gjithmonë e dua!
Mendimet në gjumë më vunë,
Si dhe bukuritë e tua!
O vëndet e djalërisë,
O fshati në Shëndëlli!
Të vij dua, tu shetisë,
Frymëzimi im je ti!
@cana