• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga mondsha (Edmond Shallvari)

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Mikesha e miq te dashur! Ky mozaik eshte shkeputur nga libri i posambaruar me poezi, ende i pabotuar, "Absurditet, apo..."

-Që në ngjizjen e saj, kjo botë ka besuar nëpërmjet trillimit. (autori)

Fjala e Menelaut para akejve

Akej trima, të nderit e shpatës
Sot nuk ju flas si mbreti i Spartës.
Si burri-burrit, ky burrë ju flet
Që nderin e burrit dikush ja ka prek.
Dikush që e ula në të mikut sofër
Shpatën e ula dhe i shtriva dorën.
Dorën e besës që e kërkoi vetë
Me porosi të Priamit, të Trojës mbret.

Për paqen urdhrova aheng mbretëror
Për mike pranova, armiken Troj’.
Trupin ja lava me verë perëndish
Barkun ja mbusha me fruta e mish
Epshet ja shojta me qejfe orgjish.

Por miku përdhosi të akejve pritje
Syri i lakmoi të tjetrit hise.
Hisen e gruas të burrit mbret
Të këtij burri që i tradhtuar ju flet.
Tradhëti që trojani e vuri mbi besën
Mua dhe ju na rrëmbeu Helenën.
Timen grua e tuajën mbretëreshë
Trojani i qelbur, Trojan i pabesë.



Mos u habisni akejt e mi
Sot ka ndodh më e madhja tradhti.
Çdo burrë këtu në besë është prekur
Si mua ndjehet i gjallë i vdekur.

I gjallë a rrohet me nderin e vrarë
I vdekur a tretet me nder të pamarë?




Prisni akej, e kuptoj inatin
Shpatat tona më bukur do flasin.
Të gjithë drejt Trojës për Helenën e tij
Bekuar qofshi, akejt e mi!

Selanik, korrik 2010




Monologu i Menelaut

O fat i madh i shumëpritur
Të vije kaq lehtë s’e kisha ditur
Më more Helenën, në këmbim të Trojës
Me Helena të tilla i ve zjarr gjith’ botës.

Ha, haaa, o fat, o lakmia ime
Mes nesh do mbetet kjo kohë historie.
Helena do mbetet simbol tradhëtie
Lakmuar nga femrat për nur bukurie
Endërruar nga burrat për shtrat dashurie.

E vërteta do shuhet bashkë me Trojën
Bashkë me ata që shpagimin morrën
Shpagimin e nderit që ju mori jetën
Dhe ashtu mashtruar drejt Hadit mbetën.

Trojë më s’ka, as lavdi trojane
Lakmia na dha, zgjuarsinë dinake.

Mbi Trojën pa Trojë e të bukurën Helenë
Dikush do këndojë një gënjeshtër legjendë.

Ika tani dhe unë drejt Hadit
Veç aty më pret gjykim i mëkatit.

Selanik, korrik 2010
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Mozaik vargjesh për luftën e Trojës

Agamemnoni duke dhënë shpirt

Jo, nuk ishte shpatë në të armikut dorë
Aty ku shesh i luftës përballë trimat i mat
Le të vdisja nga shpata e trojanit në Trojë
E jo nga tradhëtia e Klitemnestrës në shtrat.

Le të therresha e digjesha, mes Trojës së djegur
Flijim të bëhesha për inate perëndish
Ashtu siç u nis me Ifigjenën e therrur
Që i zbuti Poseidonit egërsit.

Mos prit të të vij, bija ime
Aty ku je ti, s’është vendi im
Ti u bëre fli pavdekësie
Unë nga një grua pabesish.

Selanik, korrik 2010


Klitemnestra, Agamemnonit

Çfarë prisje ti nga mua, Agamemnon
Të isha si e Odiesut, Penelopa?
Hahaa, sa qesharake kur e mendon
Me mua do të tallej e gjithë bota!


Besnike ndaj një burri gjakatar
Që shpirtin për lakmi veç e pati
Dhe bijës i ngul shpatën mbi altar
Dhe mua më le qyqe për së gjalli!?

Dhe nis akejtë një lufte pakuptim
Për një Helenë mashtruar që të gjithë
Por unë ta njihja mirë dinakërin’
Dhe jo më pak të njihja tradhëtitë.


Çfarë prisje Agamemnon nga një grua
Që bijën i rrëmben nga krahët e saj?
Të gjeje Klitemnestrën tek mua?
Ajo vdiq bashkë me çupën në altar.


Gjallë mbeta unë, vdekja jote
Tradhtia e një femre të tradhtuar
Nëse deshe pritje Penelope
Të ishe pak Odise, o i mallkuar!

Selanik, korrik 2010
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Mozaik vargjesh për luftën e Trojës

Kështu foli Odisea

Ja ku u ktheva, e imja Penelopë
Uro të drunjtin Kalë, për kët' fat
Që mendja ime polli për një Trojë
Dhe pjella polli shkatërrim e gjak.

Oh, të paskam plakur, Penelopë!
Vetë si e harrova pleqërinë?
Ti me një pëlhurë ç'bëre kohë
Unë me një Kalë ç'bëra rininë.

Nuk di pse më prite, Penelopë
Për dashurinë që luftës ja dhuruam
Për fronin mbetur bosh pa të zonë
Që qasësit e tjerë s'e merituan?

Nuk di kë Odise tani do duash
As unë nuk e di kë Penelopë
Veç di, dinakërinë që krijuam
Do lemë trashëgim në këtë botë.

Selanik, qershor 2010
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Mozaik vargjesh për luftën e Trojës

Më flet Akili

Ka kohë që më flet Akili
"Ç'kujtoni, se thembra më vrau?
Legjendat kupash vere i pini
Nga dehja thoni: Kështu ngjau.

Vazhdoni o të ngratë, me dehjen
Akili ju përqesh në mijra vjet
Nuk kisha pikë të dobët thembrën
Por egon e të fortit, që s'vdes!"

Selanik, nëntor 2009
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Mozaik vargjesh për luftën e Trojës

Rrëfimi mistik i Helenës

Jam bashkë me Menelaun në Elize
Këtu ku u vendos fati tonë
Mos prisni të vërtetën t’ju them
Ajo u zhduk bashkë me një Trojë.

Kështu ishte caktuar fati im
Kështu dhe e pranova këtë fat
Duhej bashkë me mua një Paris
Duhej bashkë me ne i drunjti kalë.

Jam Helena e parë, e fundit jo
Kaq mjafton t’ju them nga Elize
Nëse koha prapë më kërkon
Një Paris naiv prap’ do ta gjej.

Selanik, korrik 2010
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Një çast me fshehtësinë

Një çast me fshehtësinë

Nuk di në bëj mëkat
Kur udhëtoj diku
Ku shfaqet një imazh
I ndryshëm prej këtu.

Këtu ku prek realen
Dhe lumturinë prapë
Po pse imazhit ndalem
Si një dashnor i zjarrtë?

Ma thuaj ti, e dashur
Ma thuaj dhe ti tjetra
Më mirë ta them un' hapur
Apo më mirë e fshehta?

E lemë pra kështu
Imazhet shkojnë e vinë
Gjithmonë më ke këtu
Një çast me fshehtësinë.
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

Iluzion, apo...

Unë ty të formësoj
Nga grimcat e padukshme
Nuk është , jo, iluzion
Por s'ësht' as e mjaftueshme.

Unë ty të prek e ndjej
Dhe pranë pa të patur
O unë veten gënjej
O ti vërtet je shfaqur.
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

USA NR1, të falenderoj e përshëndes me...

Ka kohë që s’kam kohë

Ka kohë që të pres
Sa koha u mërzit
Nuk di nga ç’kohë vjen
Në ç’kohë do vish s’e di.

Ka kohë që të mendoj
Sa plak u bë mendimi
Nuk di më tej ç’fitoj
Veç di që s’humb durimi.

Ka kohë që s’kam më kohë
Veç në ma sjellsh një ditë
Do pres botës pa botë
Ku s’vdesin dashuritë.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

dashurija kurrë nuk vdes,
disa janë mësuar, me durim,
ky është fati yn,
pse koha kalon,
a'thua është faji jonë,
a thua është Bota e madhe,
pse nuk është nganjëherë reale,
dashurinë që e meriton,
pse të gjithë se fitojn,
të gjithë plakemi në mendime
dashuria nganjëherë është si jetime,
por jeta duhet të jetohet,
e dashuria e re prapë fitohet,
por e para kurrë s'harrohet.......
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

Ku iku?

Ku iku vala e detit
Që natës erdhi fshehur?
Në ç'breg dashuruar mbeti
Dhe mua më la dehur?

Ky breg i zemrës sime
Më kot e priti valën
Ajo dhe n'ëndërrime
Të etur ma la natën.
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë


Mos më tradhto, o lot.

Mos më tradhto, o lot
Qëndro në shpirtin tim
Mos marë vesh kjo bot'
Burimin që të lind.

Le ta kalojmë bashkë
Atë që bashk' na dhemb
Se bota aty jashtë
Me dhimbjen tonë do qesh'.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,914
Pikët
113
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë


Mos më tradhto, o lot.

Mos më tradhto, o lot
Qëndro në shpirtin tim
Mos marë vesh kjo bot'
Burimin që të lind.

Le ta kalojmë bashkë
Atë që bashk' na dhemb
Se bota aty jashtë
Me dhimbjen tonë do qesh'.
Miremengjesi.
Jeni pasuri per forumin.
KLM.
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

Miremengjesi.
Jeni pasuri per forumin.
KLM.
Faleminderit SystemA! Ju po me pasuroni mua me besim e inkurajim. Te pershendes me...

Të lidhur nga një fjalë

Dhe fjala m'u bë gjak
Dhe gjaku-rrahje zemre
Dhe rrahja prapë fjal'
Vazhdoi magjin' drejt teje.

Dhe..., s'ka më "Dhe" pastaj
Pastaj jemi veç ne
Të lidhur nga një fjal'
Që siç ta dhashë, ma dhe.
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

Në fillim ka qënë shikimi

Kush tha, ka qënë fjala në fillim?
Sa lehtë merret i qënë një postulat
A mund të ketë një fjalë, pa një shikim
Që flet e të mahnit pa thën' një fjal'?
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

Një çast, vetëm një çast

Një çast, vetëm një çast, mendomë dhe ti mua
Një çast, vetëm një çast dhe unë po të mendoj
Një herë, vetëm një herë, më merr krahve të tua
Një herë, vetëm një herë, pastaj le ta harrojm’.

Kështu, vetëm kështu, mes nesh duhet të ndodhë
Kështu, vetëm kështu, fillimi ka një fund
Përndryshe, oh për ndryshe, kjo e rrezikshmja lojë
Do kthehet në mani, që s’do ndalojë kurrë.
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

Fshika

Sikleti në shpirt
Shpirti në siklet
Më në fund një fshik'
Në buzë më del.

E prek me gjuhë
Më dhemb, më djeg
Më mburret, "Jam unë,
i tmerrshmi siklet!"

"Thuaj që isha
Tani nuk je më"
Ja kthen fshika
Dhe zhduket me të.
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

Një flutur...

Rreth syrit si rreth dritës
Një flutur sot s'mu nda
Qëndruar mbi qerpikë
Të shenjtat fjalë më tha:

Nëse beson në shpirt
Një shpirt sot po të flet
Më mori malli, bir
Sa dheu s'po më tret.
Më lerë të çmallem sot
Këtu në sytë e tu
Më ndje në s'më shikon
Më ke o shpirt, këtu.
Këtu do t'vij përher
Qerpikë do bëj krahët
Do thaj lotin që del
Dhe dhimbjen do ta thaj.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,169
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

Mondsha jemi krenar per ty qe je pjes e forumit Forum-Al.. te uroj suksese. Me Respekt Mandi
 

mondsha

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
388
Pikët
0
Vendndodhja
Nga viti 1997 familjarisht ne Selanik
Përgjigje e: Një çast me fshehtësinë

Mandi te falenderoj dhe pershendes me....

Gravata ime

Ta lidhja s'mësova asnjëherë
Të zgjidhur asnjëherë nuk e lashë
Ka kohë që më pret e më pret
Të varet qafës sime kjo gravatë.

Dhe si shirit i vjetër i një filmi
Më shfaq një kohë të shkuar bukurie
Kur meteorë shikimesh mbi ne binin
Dhe treteshin si sot gravata ime.
 
Top