• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,516
Pikët
113
Esenin ne shqip nga i madhi Jorgo Bllaci.

Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pak?

Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pak?
Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprapë, ndizesh e merr flakë,
Tek shtërngohesh supeve të mi.

Mike epsh e tëra , lajka s’dua,
As i vrazhdë nuk të sillem dot.
Veç me thuaj, sa kështu si mua,
Puthur e shtërnguar ke gjer sot!

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehër pa u ulur ti s’ke lënë,
Siç po rri tani në prehërin tim.

Dhe në këto çaste, ndonjë tjetër,
Sjell ndërmend ti, syçkat tek pulit.
Mos pandeh se po mërzitem tepër.
Tjeterkënd e kam dhe unë në shpirt.

S’eshtë fat kjo lidhje mëndjelehtë,
Po një flakë çasti. Veç ta dish,
Siç të njoha rastësisht i qetë,
“- Mirëmbetsh!”, – do të të them sërish.

Edhe ti do marrësh udhën tënde,
Do bësh pluhur ditën plot mërzi,
Veçse, mos lakmo t’i prishësh mendjen,
Kujt s’ka njohur puthje e dashuri.

Krah për krah me ndonjë tjetër djalë,
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish,
Ndoshta, edhe unë do të kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish!

Ti më fort pas tjetrit do të ngjeshesh
Dhe me kryet ulur, ftohtësisht,
“- Mirëmbrëma!” – do më pëshëndesësh,
Ndërsa unë: “- Mirëmbrëma Miss!”.

Dhe asgjë nuk do më turbullojë,
S’do më dridhet shpirti për asgjë!
Kush ka dashur, s’mund të dashurojë!
Kush është djegur, s ‘mund të digjet më!

Puthmë moj e dashur puthmë

Puthmë moj e dashur puthmë
Gjer në dhimbje gjer në gjak
S’e duron dot ftohtësirën
Zemra ndezur zjarr e flakë

S’është kupa e përmbysur
Mes gazmorëve për ne
Ti një gjë kupto moj mike
Veç një herë rron mbi dhe

Shih në mes të errësirës
Hënën që shkëlqim vërshon
Sikur t’ish nje korb i verdhë
Përmbi tokë fluturon

Puthmë de se kalbësia
Këngën time ma këndoi
Ka të ngjarë qielli lart
Fundin tim parashikoi

Eh moj forcë që venitesh
Do të vdes kjo s’ka dyshim
Vetëm dua t’i puth mikes
Buzët gjer në fundin tim

Që pa turp edhe pa drojtje
Embëlsisht kur t’ëndërroj
Tok me shushurima vishnjesh
“Jam e jotja” – të jehojë

Që si shkuma përmbi kupë
Drita mos na shuhet ne
Ndaj këndo moj mikja ime
Veç një here rron mbi dhe.


Shqipëroi: Jorgo Bllaci

 

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,516
Pikët
113
LETËR NËNËS!

Gjallë je, ti moj nënokja ime?
Gjallë jam edhe unë… të përshëndes
Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje
Izbën tënde deri në mëngjes.

Mora vesh se ti je merakosur
Atje larg për mua përsëri
Se ti shpesh del rrugës e brengosur
Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.

Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,
Të fanitet ty gjithmonë sikur
Diku mua larg në një mejhane
Një i dehur thikën po ma ngul.

Kot ti nënë rri me gjak të ngrirë,
Ky nuk është veç vegim i zi
S’jam aq vagabond i pamëshirë
Sa të vdes pa të shikuar ty.

Unë i ëmbël jam prapë si më parë
Ëndërroj kur fushat larg vërej
Që së shpejti nga këto mejhane
Në shtëpinë e vogël prapë të kthej.

Do të kthej atëherë kur të mbushet
Kopështi ynë i bardhë me blerim
Vetëm ti si tetë vjet më parë
Mos më zgjo herët në agim.

Mos m’i zgjo ti ëndërrat që m’u zverdhën
Mos kujto atë që vate e shkoi…
Se në botë humbjet edhe lodhjet
Herët i provon nënë moj.

Mos mu lut t’i falem zotit prapë!
Tek e shkuara nuk ka më kthim
Vetëm ti je gazi im i vetëm
Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.

Pra ti flaki brengat nëna ime,
Mos u trishto për mua përsëri
Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe
Mbështjellë me të vjetrin shall të zi.

-Sergej Esenin-

*Përktheu : Ismail Kadare


Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t'i fanit këto ndër sy.
S'jam aq pijanec i lig sa ç'thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?

Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T'iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.

Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.

As t'i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t'artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.

Ndaj merak ti mos m'u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.

Kete version nuk e di se kush e ka perkthyer ( ka mundesi Jorgo Bllaci)

Leter Nenes

Gjallë je, nënoke?
Edhe unë gjallë jam!
Shëndet më paç, shëndet!
dritë e beftë krejt kjo mbrëmje e lum
Izben tënde, që me mall më pret
Thon se je ligur e je tretur
Nga meraku im, por nuk ankon
Se, pështjell me një shall të vjetër
fillikat rrugës shpesh kalon
Dhe kur mugëtirë e kaltër bie
një vegim i zi të kall ty frikë
Sikur në sherr diku në pije
Vjen dikush e ma këput me thikë
Kot e dashur, vuan kaq, besom
Brenga t’i fanit këto ndër sy
S’jam aq pijanec i lig sa thonë
Si do vdes pa të të parë ty?
Unë jam po foshnje, si njëherë
Dhe një shpresë veç ushqej në gji
T’iki nga ky tym e kjo poterë
te shtëpiza jonë aty të vij
Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim
Vetem ti, si tetë vjet më parë
Mos më zgjo aq herët në agim.

(tjeter version)


LETËR NËNËS

Si ia shpie moj nënokja ime?
Mirë jam dhe unë. - Të përshëndes!
Në atë izbën tënde paç bekime
Mbrëmjeve kur muzgu zë të zbresë.

Po më thonë se fort je merakosur,
Bëhesh vrere për fatin tim të nxirë,
Del e sheh tej rrugës së pasosur,
Mbledhur shuk me shallin cop' e grirë.

Dhe kur bie mbrëmja rreth e qark,
Një vegim i shkretë të shtika frikën:
Se në një mejhane diku larg
Vjen një horr edhe më ngulka thikën.

S'ngjet asgjë, nënoke! - Mbaje shpirtin:
Është veç një makth që po të shtar.
Aq i lig nuk jam sa ç'dërdëllisin
Dhe s'do vdes me sy pa të parë.

Foshnjarak kam mbetur si dikur,
Me një ëndërr që gjithnjë më grish.
Jetandrallash mos mu shpiftë kurrë;
Veç në atë shtëpi të jem sërish!

Do të kthehem kur do gjethen degët,
Kur të harlise kopshti në blerim;
Veç nga gjumi mos më ngri kaq herët, -
Si tetë vjet më parë në agim.

Mos e zgjo atë që iu shpurritën
Ëndrrat e një moshe patravajë.
Ti s'e di sa jetën ma sfilitën
Vuajtjet, që s'gjej dot prehje në asnjë skaj.

As të falem, - më ti mos më cit,
Siç ma bëje shumë vjet më parë.
Vetëm ti çdo dhimbje ma fashit,
Vetëm ti je gazi im i rrallë!

S'ka pse bëhesh njësh ti me trishtimin,
As të të hajë brenga e nxirë.
S'ka pse del e rrugës humb vështrimin,
Mbledhur shuk, me shallin cop' e grirë.

Shqipëroi: Luan Rexhepi

Esenin

Miku im i shtrenjte,lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam,ta dish!
Fati po na ndan sot pa deshire,
Po diku do shihemi serish!

Lamtumire mik,pa fjale e lote!
Vetullat ti ngrysesh,s'ka perse.
Vdekja s'eshte gje e re ne bote.
As te rrosh nuk eshte gje e re.

28 Dhjetor 1925

(kjo eshte poezia e fundit e poetit qe e ka shkruajtur me gjakun e tij ne castet e fundit te jetes)

Në freskinë e një vjeshte është bukur

Në freskinë e një vjeshte është bukur,
të dridhet shpirti si gjethe mbi mollë –
dhe të shohësh parmendën e diellit
si çan sipërfaqen e lumit, ujin kaltror.

Është bukur të shkulësh nga trupi
Gozhdën e nxehtë të një kënge
dhe me fustan të bardhë festiv
të presësh trokitje në derën tënde.

Unë mësoj me zemër, mësoj, të ruaj
në sytë e mi lulen e egër të qershisë
Vetëm vetpërmbajtja ndjenjat ngroh
Kur një krisje e hollë gjoksin e gris.

Në heshtje kumbon kambanorja e yjeve,
Për mëngjesin çdo gjethe është një qiri.
S’do lejoj të futet në dhomën time askënd
s’kam ndërmend t’i hap derën kujt assesi.

Përktheu Falli Haliti.

Esenin :

Ah se c’djall tufani,
tere egersi,
Me te bardha gozhde
ngulet mbi cati.

Vecse une s’dridhem,
s’trembem se per fat ,
Kam tek ty mberthyer
shpirtin arrakat


Sa e mirë qe Tanjusha

Sa e mirë qe Tanjusha
Më të bukur s’kish në fshat
Sarafani me tantella
Ç’hijeshi i kish në shtat
Te përroi para gardhit
Zbriti vajza plot hare
Përtej mjegullës së bardhë
Hëna luante me re
Doli djali, uli kokën kaçurrele para saj
“Lamtumir” me një tjetër
I tha: Fatin do ta ndaj
U zbeh vajza si qefini
Porsi vesa, erdh’ u gri
Si nepërkë i’u nder gërsheti
Zemra iu helmua në gji
“Oh, po ndaj dhe unë erdha
Ftohtas iu përgjegj ajo
“Të të them se do martohem
Me një tjetër që më do”
Në mëngjes gjëmoi kisha
Çifti s’dihej cili qe
Kurse tutje s’qanin gjelat
Pragu i Tanjës qe në vaj
Një sopatë e zezë tëmblin
Plagë, i’a kish bërë asaj
Pika gjaku kish kurorë
Balli vajzës i pa fat
Sa e mirë qe Tanjusha
Më të bukur s’kish në fshat


kjo eshte poezia "LETER NGA NENA" nga Esenin

Perse te flas,
E c'te mendoj gje tjeter,
C'te shkruaj
E c'te them ne varg?
Mbi tryezen e merzitur
Kam nje leter,
Qe nena ime
Ma dergon nga larg.

Ajo me shkruan:
"Bej si bej, o bir,
Dhe eja ne shtepi
Per kershendella;
Po mos harro,
Nje shall per mua bli
Per plakun
Bli poture me tegela.

Shafran ne zemer kam,Qe je poet,
Qe zure mik e shok nje nam te rende;
Per mua plaken fare s'ishte keq,
Sikur te ktheje arat ne parmenda.

U plaka
Dhe ne gjunjet skam fuqi,
Po ti sikur mos braktisje strehet,
Tani do te kisha nuse
ne shtepi
Dhe do perkundja
Nipin tim ne preher.

Po ti femijet
neper bote i dhe,
Ia fale tjetrit gruan mire e mire,
Dhe mbete
Pa familje, pa fole
Ne pellgun e mejhanes se peshtire.

Po c'pate, c'pate bir,
pellumbi im?
Ti ishe kaq i brishte
E kaq pa fjale;
Dhe bota thoshte plot me pergjerim:
Ky Sander Esenini
Paska djale!

PO shpresa jone vate
Doli bosh,
Na hidheroi zhgenjimi shpirtin shume
Yt ate e kishte mjaft gabim kur thosh:
Poeteve u derdhet parja lume!

Sado te marresh,
Ne shtepi s'dergon,
Kete e di,
Prandaj po flas kaq hidhur.
Poeteve paraja s'u qendron,
Se jane xhepashpuar,qesezgjidhur.

Shafran ne zemer kam
Qe je poet
Qe zure mik e shok nje nam te rende;
per mua plaken fare s'ishte keq
Sikur te ktheje arat
Me parmende.

Tani pa kuaj jemi
E pa pleng!
Sikur mos humbje rrugeve te qytetit,
Ketu ne fshat,o bir, ti kishe mend
Te beheshe kryetar komiteti.

Dhe ne do mbroheshim
E s'do na merrnin ters,
Dhe ti s'do bridhje i merzitur vone;
E beja gruan tende te endte lesh,
Te kishte paqe pleqeria jone".

...................................

Une letren hap
Dhe mendte i kam ujem;
Mos valle e humba daljen neper shtigje?
Por c'ka mendoj
Me vone do t'ju them
Kur nenes sime
Shpejt t'i kthej pergjigje.

perktheu D.Agolli


VETEM MES RRAFSHINES SE SHKRETE


Ah, foli mjaft korijëz e praruar,
Me gjuhën e mështeknave plot gaz,
Po gjithë dhembje larg duke mërguar,
As pyesin kojrillat c’lënë pas.

Ç’të pyesin e kush në këtë botë,
Nuk ndihet shtegëtar që vjen e shkon?
Për cilindo që ikën, nën hënëzën e plotë,
Lirishtja buzë pellgut ëndërron.

Jam vetëm mes rrafshinës krejt të shkretë,
Kurse kojrillat era larg i shpie,
Rininë sjell ndër mend, plot gaz e jetë,
Po s’ndjej në zemër pikëz dhëmbshurie.

As vitet humbur kot, as lulëzimi
I jargavanit, mall s’më zgjon në gji.
Në kopësht mbase ndizen zjarr rjabinat,
Po zjarri i tyre as që ngroh njeri.

Nuk bëhet shkrumb rjabina, dhe në u djegtë,
As bari i zverdhur fushës pa mbarim.
Sic hedhin drurët mengadalë gjethet,
I hedh dhe unë fjalët plot trishtim.

Dhe nëse era e kohës, e tërbuar,
Atje ku s’duhet i gropos diku,
Ju thoni: që korijëz e praruar
Ajo që foli dhembshurisht kështu.

***

Erë, erë e dëborës, moj erë,
Merrmi vitet në krahët e tu,
Dua djalkë të jem edhe një herë,
Apo lule luginës diku.

Nën një fyell bariu plot dhëmbje,
Dua sytë t’i mbyll në harrim;
Zile yjesh, me borën e mbrëmjes
Të më bien në vesh pa pushim.

Oh, sa bukur e dredh ajo këngën,
Në tufan dëshpërimin kur derdh,
Do të desha diku, me një këmbë,
Ndanë rrugës të rrija, si bredh.

Hingëllima në terr kur të ndjeja,,
Të pushtoja kaçubën përbri...
Zgjati putrat, o hënëz, drejt meje,
Merrmi brengat në qiell tek ti!

RREFIMI I HULIGANIT

Gjithkush të këndojë s’di,
As gjithkujt i takon, si mollë,
Ndër këmbë të tjerësh të bjerë.

Rrëfim më të madh se ky,
Huligani s’ka bërë asnjëherë.

Shpupurisur kështu, dua vetë,
Me kokën, si llampë vajguri mbi sup, të bredh:
Vjeshtës së shpirtrave tuaj, vjeshtë pa fletë,
Dritë në terr t’i hedh.
Më pëlqen kur të shara dëgjoj,
Dhe kur gurët më vinë si breshër,
Vetëm ngre duart
Dhe flakën e flokëve mbroj.

Sa mirë më vjen n’atë çast, kur tek mbrohem ashtu,
Kujtohem se ka dhe një pellg mes blerimesh mbi
tokë,
Se kam edhe unë një mëmë e një babë dikur,
Që për vjershat e mia vërtet s’çajnë kokë,
Veç të shtrenjtë më kanë, si fushën e si bereqetin,
Si shiun, që jetën gjallon në pranverë;
Për çdo të bërtitur ndaj meje, do suleshin rreptas
Si cfurqe mbi ju, njëherësh!

Të varfrit e mij katundarë!
Tani u rrëgjuat e rroni
Me frikën e zotit dhe fundit të zi të kënetës;
Oh, po si nuk kuptoni
Që sot në Rusi biri juaj
Çmohet mbi gjithë poetët?
Mbani mend? Ju pikonte në zemër,
Kur zbathur dikur pllaquritej nëpër baltovina,
Kurse sot mban cilindër
Dhe këpucë llustrina.
Po huqet e hershme të fshatit,
Kur bridhte pa fre, s’i harron;
Çdo lope, nga çengeli i dyqanit të kasapit,
Të fala që larg i dërgon.
Papo kur shesheve sheh karrocierë,
Erë e plehut ndër mend i bie,
Dhe bishtin e çdo kali gati është aherë
Ta mbajë si bisht fustani nusërie.

E dua atdhenë,
E dua fort atdhenë,
Sidoqë ka një ndryshk të shelgtë brenge.
Dhe derrat feçkëndotur më pëlqejnë,
Dhe zhurma e bretkosave ndër pellgje.
Sa mall kam për vitet fëminore,
Për ato mbrëmje prilli, që s’më shqiten nga kujtimet:
Gulaç sikur qëndronte panja jonë mes oborrit
Dhe ngrohej në zjarr të perëndimit.
Sa herë nëpër degët e saj jam kacavjerrur,
Sa vezë sorrash kam vjedhur ndër fole!
A thua e ka blerimin e atëhershëm
Dhe koren e lëmuar ende?
Po ti, o qeni im,
Besniku im i shkretë?!
E di, je plakur mjaft e je verbuar
Dhe angullin oborrit bishtpërpjetë,
Se dyer e haure ke harruar.
Oh, e mbaj mend dhe sot e kësaj dite,
Si copn’e bukës kapnim ne së toku
Nga dorë e nënës, e si e kollofitnim,
Në pjesë pa i hyrë shoku-shokut.
Njëlloj edhe sot kam mbetur!
Sytë më lulojnë po njëlloj,
Si lule kokoçelesh nëpër thekër;
Të shpreh atë ç’ka ndjej në shpirt më tepër.

Natën e mirë!
Të gjithëve natën e mirë!
Kosorja e muzgut po tringëllin mes barit...
Nuk di pse paskam sonte dëshirë
Hënën të shoh nga dritarja,
Oh, sa dritëz e kaltër! Në kaq kaltërsi,
S’të vjen keq as të zbresësh në varr.
Dhe cinik s’ka pse dukem aspak, që tani
Te menderja llampën po var.
O Pegasi i mirë e i lodhur,
Trokun tënd aq të butë a ia vlen këtë çast ta kërkoj?
Unë mjeshtër i egër kam ndodhur,
Për minjtë lavde këndoj.
Ç’po më zien radakja, furrë e trazirë.
Verë flokët çaprazë kullojnë.
Një velëz e verdhë të jem, kam dëshirë,
Te ky vend, ku sot lundrojmë.

RUSIA SOVJETIKE

Ky uragan kaloi. Pak ne mbetëm.
Sa miq e t’afërt na mungojnë sot.
U ktheva rishmëz te ky vend i shkretë,
Pas tetë vjetësh plot.

Po kujt t’ia flas një fjalë, për të ndarë
Këtë gëzim plot helm që gjallë jam ende?
Deri mulliri, zog me flatra trarësh,
Qëndron në vend symbyllur e s’më sheh.

Këtu tani s’më njeh njeri.
Krejt gjindja nga kujtesa më ka fshirë.
Edhe shtëpinë e prindërve të mi
E ka mbuluar pluhuri dhe hiri.

Po rishmëz jeta zjen.
Të rinj e pleq
Më shfaqin para sysh lloj-lloj fytyrash,
Veçse kapelen s’kam se kujt t’ia heq
Dhe strehë s’gjej në asnjë vështrim të tyre.

“Mos po lajthis?” – vras mendjen i shastisur,-
“A jam në atdhe a tjetërkund kështu?”
Këtu për cilindo jam një shtegtar i ngrysur,
Që larg i ardhur, zoti e di nga ku.

Dhe cili? Unë!
Unë, biri i fshatit,
Që emër do t’i lerë historisë,
Vetëm sepse dikur në të, një mëmë e ngratë,
Poetin skandaloz i dha Rusisë.

Po zëri i mendjes zemrës po m’i thotë:
“Eja në vehte, pse të mbetka hatri?
Një brezi tjetër, me një tjetër botë,
Një dritë e re tani i ndrin në vatra.

E kurse ti tashmë je fishkur ca.
Rinia sot këndon të tjera këngë,
Dhe, besa, s’i këndoka keq! Ata
Jo fshatin, po një botë kanë nënë”.

Ah, mëmëdhe! Ç’u bëra qesharak.
Një e skuqur më shket faqeve dhe druaj
T’i flas ndokujt, se s’më kupton aspak.
Në vendin tim po ndihem krejt i huaj.

Ja, njerëzit janë mbledhur lart te zyrat,
Siç mblidheshin dikur, kur vinte koha e meshës,
Dhe mbarë e mbrapsht, me fjalët më të ndyra,
Fjalosen si e qysh për hallet e jetesës.

Zbret buzëmbrëmja. Perëndimi i heshtur
Mbi gushën gri floririn derdh ngadalë.
Si viçat, tutje kthesës, gjunjtë e zhveshur
Fillojnë e fshehin plepat ndër kanale.

Një këmbëprerë veteran tregon,
Si, pa u sprapsur as nga gjylja e topit,
Dikur, nen komandantin trim Budjon
Të kuqtë iu vërsulën Perekopit.

“kështu edhe kështu ne u përleshëm...
Kështu atje e mundëm borgjezinë...”
Dhe panjat zgjasin degët, porsi veshë,
Dhe gratë n’errësirë psherëtijnë.

Nga mali komsomoli, ja, po zbret.
Kumbon fisarmonika anembanë.
Dhe turmëza gazmore sokëllet
Agjitkat e të Varfërit Demjan.

Ç’të bësh, atdhe!
Këtu arriti puna.
Kujtoja se me ty jam shkrirë përgjithnjë.
Por sot s’u dashka arti im, as unë,
Me ç’po shikoj, tani s’u dashkam më.

Megjithatë,
Mëri nuk mbakam dot.
Për ç’të shërbeva, nuk pendohem kurrë.
Paçka se kënga ime s’duhet sot, -
Unë këndova aherë kur ti ishe sëmurë.

Po i pranoj të gjitha.
Koha bën të sajën.
Pas gjurmëve të reja gati jam të shkoj.
Ia fal të gjitha tetorit edhe majit,
Veçse të shtrenjtën lirë s’e lëshoj.

S’ua lë të tjerëve ndër duar,
As mëmës dhe as mikut, apo gruas.
Ajo veç mua tingujt plot mall m’i ka besuar.
M’i ka kënduar këngët e embëla veç mua.

Lulzo, rini! Hidh shtat dhe harlisu!
Ti tjetër jetë ke dhe tjetër këngë sot.
Unë diku drejt caqesh që s’i njoh po nisem,
Ç’më zjen në shpirt, ta shuaj përngamot.

Po dhe aherë
Kur në krejt planetin
S’do ketë brenga më
Dhe as armiqësi,
Do t’ia këndoj,
Me gjithë forcën prej poeti,
Të gjashtën pjesë tokës,
Që thirret shkurt: “Rusi”.

1) Demjan Bjedni (Bjednij, në rusisht do të thotë i varfër), vjershëtor. Agjitka, vjersha deklarative.

***

Mbrëmja vetullat ngrysi. Se ç’kuaj
Hingëllijë n’oborr, nuk po di.
Dje na humbi rinia, më thuaj,
Dje u puthëm së fundi ne të dy?

Trojkë e vonë, ç’gërhet? Më ngadalë!
Jeta jonë as ka gjurmë gjëkund.
Ndoshta nesër, në shtrat të spitalit,
Do të prehem në paqen pa fund.

Apo ndoshta papritur do ndihem
I shëruar e plot gjallëeri
Dhe do rri të mbaj vesh, gjer të shkrihem,
Shushurimn’e qershive nën shi.

Do harroj ç’plagë zemre më brejtën
Këta vite të turbullt stuhish.
O fytyrëz, e dashur, e shtrenjtë!
Ndër kujtime, veç ti do më ndrish.

Mund që nesër të dua një tjetër,
Po, ta dish, dhe asaj, orë e çast,
Veç për ty, për mikeshën e vjetër,
I përmallur gjithnjë do t’i flas.

Do t’i flas për të bukurën kohë,
Kur ne shkriheshim n’ëndërra blu...
Koka ime e kriskur, moj kokë,
Ku t’u shkrep të më shpiesh kështu?

***
Bluza ngjyrë qielli. Sytë blu. Nuk di
Si m’u shkrep t’i flisja mikes me dredhi.

“Mos po nis tufani? – pyeti ajo, -
Të hedh dru në stufë, të të shtroj a do?”

“Atje lart, - ia ktheva, - dikush po na sheh
dhe lule të bardha po lsëhon mbi ne.

Hidhja drutë stufës, shtrona shtratin, ç’pret?
Se, aty, në zemër kam tufan vërtet?

***

Ç’ke që më ngërdheshesh? Dorën pse ma tund?
Ty as nëpër mendje nuk të shkoj gjëkund.

Kam një mike tjetër, kete, besoj, e di,
As t’i hodha sytë, as erdha tek ti.

Dola këndej pari, jo se s’rrija dot,
Desha vec dritaren të shikoja kot.

***

Një dëfrim veç tani më ka mbetur –
Gishtat gojës e fort fishkëlli!
Kudo thonë: mbi mua s’ka tjetër
Skandaloz e rrugaç në Rusi.

Humbje e madhe ky nam, po s’mërzitem,
Jeta humbje ka plot kësisoj.
Turp që zotin besova kaq vite,
Po mjerim që tani s’e besoj.

Kohë, o kohëz e largët, e artë!
Llavë e jetës gjithçka e bën shkrumb.
Unë, veç për t’u djegur më qartë,
Pas skandaleve renda gjithkund.

Mirësinë dhunti ka poeti;
I këtillë prej fatit u pre.
Trëndafilin me zhabn’e kënetës,
T’i martoja kam dashur mbi dhe.

Kushedi, mbase ç’ëndërra thurra,
Dorë e kohës m’i shterri ndër sy.
Veç, në shpirt, gjersa djajtë m’u turrën,
Domethënë kish engjëj aty.

Pikërisht për këtë tjetër anë.
I paudhi ku dot nuk u fut,
Cilindo që të kem aty pranë,
Do ta lus, në të fundmin minut,

Që për gjithë mëkatet e mia,
Për gjithçka zemërova tënzonë,
Të më veshin këmishë rusie,
Të më venë të vdes nën ikonë.

KUR NDIZET FLAKA

Nga krijimet e hershme


**


Për qiejt shpirti mall më ndjen.
Ai s’banon në këto vise.
Sa më pëlqen të shoh ndër pemë
Si flakë e blertë nis e ndizet.

Degët e trungjeve të artë
Një frymë fshehtësie i ngroh,
dhe fjalë e yjeve të zjarrtë
Bulon me gjethin nëpër to.

Unë e kuptoj gjuhën e fshehtë
Të kësaj toke. Po s’arrij
Që pasqyrimn’ e një komete
Nga faqe e ujrave ta fshij.

Me bishtin nuk arrin dot kali
Ta fshijë hënëzën që pi...
Pse s’mbin vështrimi ynë vallë,
Siç mbin që thellë gjethi i ri!





LOPA

Dhëmbët i ranë dhe brirët
Cipëz i vunë nga motet.
Egër sillet lopçari,
Shkopin s’ia ndan në kullotë.

Zhurmën s’e ka më për zemër,
Minjtë e bezdisin në stallë.
Sjell ndërmend, e shushatur
Viçin e vet këmbëbardhë.

Erdhën ia hoqën nga gjiri,
Pa iu gëzuar ende;
Varur në degëz të shelgut
Era lëkurën ia rreh.

Befas te grazhdi, si birin,
Vijnë dhe nënën e kapin,
Lakun ia hedhin në qafë,
Zvarrë ia shpien kasapit.

Brirët i zhgreu pas toke,
Palli me zë vajtimtar...
N’ëndërr iu shfaqën korije,
Fusha, mbuluar me bar.




**

Mështeknëz flokëblerta,
O gjoks i vashës ti,
Aq humbur në mendime,
Mbi pellgun pse po rri?

Ç’të pëshpërin ty era
Dhe rëra ç’të zhurmon?
Mos krehërin e hënës për flokët ëndërron?

Të gjelbërat mendime
Ç’trazim t’i ngryska vallë?
Në shushurimën tënde,
Një brengë ndjej, një mall.

„Këtu, - o mik i dashur,-
Më thotë ajo dhe fshan, -
Nën yjtë e natës sonte
Erdh qau një çoban.

Dhe hëna shtroi hijet,
Blerimin rreth ndriçoi...
Ah, gjunjët e zbuluar
Ai seç m’i pushtoi.

Dhe, përmes shushurimash,
më tha me zjarr në gji:
-Shëndet, gjersa të kthehen
Kojrillat përsëri!“


KENGE PER BUSHTREN


Një mëngjez, te cep’ i avllisë,
Nën rrogozët e nderur, mbi kashtë,
Një bushtër dha shtatë këlyshë,
Të shtatë krejt kuqalashë.

Deri ndaj mugëtirës,
I krehu me gjuhë, i llastoi.
Rrëke dëbora e shkrirë,
Nën barkun e ngrohtë i kulloi.

Po më tëerrur, si mblodhi pulat
Dhe i mbylli pastaj në qymez,
I zozi vajti te bushtra,
Këlyshët i mori në thes.

Nëpër pirgje dëbore, pellgje,
E ndoqi me ankth mëmä e ngratë,
Ujrat, ku putra i shkelte,
Dridheshin, dridheshin gjatë.

Po kur pakëz u ndal të lëpinte
Nëpër ijë djersët çurg,
Mbi kasolle hëna tek ndrinte,
Si një nga këlyshët iu duk.

Përvajtshëm thellë angulliti,
Me vështrimin mbëthyer atje.
Po hëna lehtë rrëshqiti,
Tej mbas kodrinës u fsheh.

Dhe, si gurët që shpesh u vërvisin
Për tallje qenve të gjorë,
Sytë e saj u rrokullisën,
Porsi yje të artë, mbi borë...


***

Shih, lumturi budallaçka
Në kopsht nga dritaret shikon!
Heshtas mbi pellg perëndimi,
Si mjelmëz e kuqe pluskon.

Shëndet, qetësi e florinjtë,
Plot hije gjithkund! Mbi çati,
Tufë e laraskave roje
Yllit të mbrëmjes i rri.

E drojtur, diku para kopshtit,
Kalina ku lulet harlis,
Një vashëz, krejt në të bardha,
Embël një kënge ia nis.

Dhe hapet, si rraso e kaltër
Mbi fushë, e natës freski...
Eh, lumturi budallçka,
Purpur i faqeve ti!

***

Sa e mirë qe Tanjusha, më të bukur s’kish në fshat;
Sarafani me tantella ç’hijeshi i kish në shtat.
Te përroi prapa gardhit zbriti vajza plot hare.
Përtej mjegullës së bardhë hëna luante me re.

Doli djali, uli kokën kaçurrele para saj:
“Lamtumirë! Me një tjetër, - i tha, - fatin do ta ndaj”.
U zbeh vajza, si qefini, porsi vesa erdh u ngri,
Si nepërkë iu nder gërsheti, zemrën i helmoi në gji.

“Oh, po ndaj dhe unë erdha, - ftohtas iu përgjegj ajo, -
Të të them se do martohem me një tjetër që më do”.
Në mëngjez gjëmoi kisha, një kurorë u vu atje;
Shkoi dasma mbi karroca, çifti s’dihej cili qe.

Kurse tutje s’qanin gjelat, pragu i Tanjës qe në vaj:
Një sopatë e zezë tëmblin plagë ia kish bërë asaj.
Pika gjaku kish kurorë balli i vajzës së pafaj...
Sa e mirë qe Tanjusha, më të bukur s’kish në fshat.



nga MIKU IM I SHTRENJTE LAMTUMIRE

**


Rreptas përdridhet shakull’ i borës.
Fushës, një trojkë turret gazmore.

Turret me të një rini krejt e huaj.
Kohëz gëzimesh, ku je ti, më thuaj?

Ike mes shqotash, revan duke ngarë,
Ja, si kjo trojkë, që rend kaq e marrë.

QENIT TE KACALLOVIT

Nëm putrën Xhim, si mik, si shok;
Të tillë putër s’më kanë zënë syri.
Eja t’i lehim hënës të dy tok,
Tani që hesht kudo përreth natyra.
Nëm putrën, Xhim, si mik, si shok!

Pëllumbi im, kështu mos u lëpi,
Një gjë të thjeshtë shih mos e kuptosh,
Po ç’halle ka kjo botë ku di ti,
Dhe as që di si duhet të jetosh.

Pronarit tënd të mirë e të dëgjuar
I vinë miq të shumtë gjithëmonë;
Sikush prej tyre, duke të lëmuar,
Të buzëqesh edhe të ledhaton.

Si qen që je, për dreq, je shumë i mirë,
Me këtë pamje që gjithkënd afron.
Gjithkënd e puth ti duke e lëpirë,
Sidoqë leje fare s’i kërkon.

I shtrenjti Xhim, mes miqve që të vinë,
Nuk di, do ta kesh parë ndonjë herë,
Atë që shpirtit nuk ia ndan mërzinë,
Po rri e heshtur edhe pik’ e vrer?

Në ardhtë ajo, të jap një porosi:
Në vendin tim, vështroja sytë e saj
Edhe për mua dorën ia lëpi,
Për gjithë ç’kisha apo s’kisha faj.

**
Mbi dritare, hëna. Era, nën dritare.
Plepi, më të zhveshur, krejt argjend i larë.

Tej një harmonikëz vetmitare qan,
Po sa shumë i largët zëri i saj më ngjan.

Qan e qeshet kënga, dridhet plot hare.
Bliri degërëndë, bliri im ku je?

Dikur edhe unë merrja harmonikën
E me tinguj malli, shkoja zgjoja miken.

Po tani një hije jam për sytë e saj.
Nën këngën e huaj, edhe qesh, dhe qaj.


**

Mos u këput, o ylli im,
Shkëndrit e derdh të ftohtat rreze,
Se gjallë zemra s’regëtin,
Që prapa gardhit të varrezës.

T, si në gusht ndriçon mbi ara,
Dhe heshtjen fushës pa mbarim
Ia mbush me klithma më të qarë
Kojrillash gati për shtegtim.

Teksa në qiell të kërkoj,
Nuk di nga ç’pyll apo kodrinë,
Një melodi sikur dëgjoj
Për tokën mëmë e për shtëpinë.

Dhe vjeshta ngjyer ar e tëra,
Me erën drutrët tek përthan,
Për gjithë ç’deshi e la, mbi rërë,
Me lotët e fletishtes qan.

E di, e di që shpejt do vijë
Dhe ora, kur pa pasur faj,
Nën atë gardh të ulët zije
Do fle dhe unë paskëtaj.

Do shuhet flaka ledhatare,
Do bëhet zemra baltë e hi.
Dhe miqtë vargje hokatare
Do m’i skalisin gurit gi.

Por unë do t’u kisha thënä:
Skalitni në më patët mik,
“E desh atdheun, tokën mëmë,
siç do tavernën një pijanik.”


TUFANI


Tirreni, ditë, fillin,
Si dikur!
Shpirt’ i të gjallit nuk ndryshon kollaj.
Me ç’shoh,
As me vetvehten s’do merrem vesh dot kurrë;
I huaj krejt i dukem dhe asaj.

Bëj të lexoj,
Po libri shket nga dora.
Më hapet goja,
Gjumë po më vjen.
Qan pareshtur drejt dritores,
Varrimin tim sikur po parandjen.

Pa pupla mbetur,
Panja majënxirë
I qahet qiellit
Për blerimn’ e shkuar,
Një palo shtyllë
Duket n’errësirë:
O varet kush në të,
O do rrëzuar.

Edhe i ppri
Duhem varur unë,
Me duart lidhur prapa, menjëherë,
Sepse atdheut
I kam prishur gjumin,
Me këngën e sëmurë
Dhe të çjerrë.

Këngë këndezash
Unë s’duroj dot,
Dhe ja ku po ju them, se për gurmazi
Do ta mbërtheja çdo këndez në botë,
Që natën
Mos ia ndjeja kurrë avazin.

Veçse lajthita
E si këndez dhe vetë,
Pa gdhirë dita,
Klithmën e lëshova.
Harrova amanetet e tim eti,
Me derte zemre e vjersha u ngatërrova.

Gjëmon tufani,
Porsi demi çirret,
Kur thikën e kasapit ndjen në bark.
Në mjegullën e ftihtë
Dhe të ngrirë,
S’kuptohet
S’kuptohet
Ku është afër
E ku larg...

Me siguri,
E hëngrën qentë hënën,
Prej kohësh
Nëpër qiell s’po duket më.
Duke tërhequr filin prej shtëllungës, nëna
Me boshtin bisedon,
Pa zë.

Maçoku shurdh
E ndjek atë bisedë,
Që lart nga stufa,
Gjithë madhështi;
S’i tremben kot gjtionët,
Se vërtet
Përngjan si buf i zi.

Ç’më mbyllen sytë,
Sa më çele pakëz,
Më bëhet sikur jam
Në botë përrallash;
Tek tjerr,
Më duket nëna
Shtrigë plakë.
Maçoku më nxjerr gjuhën,
Sikur tallet.

Nuk di në jam sëmurë,
Veç mendimet
Andej këndej
Më bredhin kuturu.
Mbi krye ndjej
Lopatat e varrimit
Dhe një këmbanë vaji
Larg diku.

Groposur e shoh vehten
Thellë varrit,
Tak “allilluia”
Dhjaku më këndon.
Qepallat hap
E fus dy pare bakri,
Pastaj i mbll ngadalë
Përgjithmonë.

Me këto dy kacidhe sysh të vdekur,
Varrmihësi do ndihet pak më ngrohtë;
Mbi mua
Baltën si të ketë hedhur,
Do vejë e do të kthejë ndonjë gotë.

Edhe “Ky qe çudi!” – do mërmëritë -
Dy gurë bashkë s’la
Sa ishte gjallë,
Aman pesë faqe nuk arriti
Të fuste dot në tru
Nga “Kapitali”.


**

Po rrëshqasin sajet. Sajet po rrëshqasin.
Ç’bukuri, me miken, fushës të humbasim!

Era vjen e drojtur, tutje shket e heshtur.
Rrokullisen zilkat fushëzës së zhveshur.

Eh, ju saje! Kali im me halle!
Dikur larg në panjë po harbon në valle.

Do vemi t’i themi: “Ç’bëhet, ç’paska ngjarë?”
Treshe pastaj vallen kemi për ta marrë.


**

Ah, se ç’djall tufani! Gjithë egërsi,
Me të bardha gozhdë ngulet mbi çati.
Veçse unë s’dridhem, s’trembem, se, për fat,
Kam tek ti mbërthyer shpirtin harrakat.


**

Panja im e zhveshur, nën tufan të bardhë,
Krrusur e brengosur pse qëndroke vallë?

Diç do të kesh parë, diç do kesh dëgjuar.
Duket, për shëtitje fshatit ke kaluar,

Pa po duke ecur, si një roje e dehur,
Pirgjeve ke ndrydhur këmbën papandehur.

Ah, tani dhe unë s’po marr vesh ku gjendem.
Me ca miq orgjie, kuturu po endem.

Di që te një pishë, te një shelg ndalova;
Në tufan, me këngë, verën e kujtova.

Dhe m’u duk se isha panjë edhe vetë,
Veçse jo e zhveshur, po me degë e fletë.

Edhe marramendthi, rrumbull krejt pothuaj,
Rroka një mështeknë, si gruan e huaj.

NDËRMEND SJELL...

Ndërmend sjell e dashur gjithmonë
Shkëlqimin e flokëve të tua,
Erdh koha që neve u ndamë;
E rëndë ka qene për mua.

Kujtoj atë mbrëmje vjeshtore
E zhurma gjethesh të thatë
Le të ishin të shkurtra ditët,
Se hëna na ndrinte më gjatë.

Mbaj mend si më the ti një mbrëmje:
"Do shkojnë të kaltërat vjetë
Dhe ti do t'më harrosh, i dashur
Do shkosh kushedi me një tjetër."

Dhe sot dega e mbushur me lule
Për ty ç’më kujtoi prap mua.
Sa ëmbël me lule mbulova
Dikur kaçurrelat e tua.

Dhe zemra ty pa të braktisur
Një tjetër duke dashuruar,
Porsi një rrëfenjë të dashur
Gjithmon' të kujton pa pushuar.

Perktheu : Ismail Kadare.

UNË S’KAM NDRYSHUAR

Unë s’kam ndryshuar.
S’ka ndryshuar zemra ime.
Si zambakët nëpër thekër çelin sytë e mi.
Duke shtruar rrogozat e artë të vjershave intime,
Diçka të dhimbshme të them sonte kam dëshirë.
Natën e mirë, të gjithëve!
Natën e mirë!

S’tringëllin më mes barit kosa e muzgut të mbrëmjes.
Kam shumë dëshirë që nga dritarja ime
Të pshurr sonte kundër hënës.

Përktheu: Faslli Haliti

NJERIU I ZI



Ah, mik, o mik,
Jam shumë, shumë i vrarë.
S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lëngatë kështu.

S’e marr vesh,
Fishkëllin nëpär fushën pa jetë erë e marrë,
Apo mos, si gjethnaja në pyll,
Po më bie alkooli në tru.

Koka veshët m’i tund,
Siç i tund zogu flatrat;
Bën të ikë prej qafës,
S’duron dot aty.
Një i zi, një i zi,
Një njeri krejt i zi,
Sterrë i zi,
Vjen e m’ulet te shtrati.
Një njeri sterrë i zi
S’po më lë të mbyll sy.

Dhe ky sterrë njeri
Mban një libër të ndotur në duar.
Papo, krrusur mbi mua,
Si murg mbi dikë nën qefin,
Seç fillon më lexon
Për një palo rrugaç të mallkuar
Dhe në shpirt më kall tmerr e më ngrin.
Ky njeriu i zi,
Sterrë i zi!

“Pa dëgjo, pa dëgjo –
Nis më thotë, -
Te ky libër ka plot
Endërrime dhe plane.
Ky njeri paska rrojtur
Në një vend të botës,
Ku harbojnë gjithkund sharlatanë.

Dhe, për dreq, n’atë vend
Esht’ e pastër dëborë e dhjetorit,
Papo qerthuj gazmoë
Sajojnë tufanët atje.
Ky njeri paska qenë
Ndër horrat, më horri,
Ndër ata që takohen
Fort rrallë mbi dhe.

Ish i pashëm,
Madje dhe poet.
Mbase pak i fuqishëm,
Por që mbresë të linte në zemër;
Dhe ky quante vashëz fisnike,
Mikeshëz të vet,
Një dyzet e kusur vjeçe femër.

Mendje e shkathët dhe duar,
Ja ç’duhet, - thoshte ai, -
Shpirtrat e plogët janë fatzes gjithënjë.
Tjetërsohu me gjeste,
Ja ç’ka më fort rëndësi;
Do të vuash paksa,
Por, s’ka gjë!

Në shqotë e shtrëngatë,
Në thëllimet e jetës,
Ndër humbjet e rënda,
Kur mezi i mban lotët,
Të shtiresh i qeshur, i qetë,
Ja ky është arti m’i lartë në botë!”

“O njeriu i zi!
Mos e zgjat, se durimi m’u sos!
Ti nuk je polumbar,
Ndaj të zhytesh më tej mos guxo!
As më duhet në qënkej dikur
Një poet skandaloz;
Gjej të tjerë e lexoua këto!”

Njeriu i zi
Më vështron gjithë krupë,
Sytë i bëhen jeshilë prej vrerit,
Sikur do të më thotë
Se s’jam veç kusar i paskrupullt,
Që mendjen rri vras
Qysh t’i turrem, si brac, ndonjërit.

Ah mik, o mik,
Jam shumë, shumë i vrarë.
S’e marr vesh nga m’u shpik kjo lëngatë kështu.
S’e marr vesh,
Fishkëllin nëpër fushën pa jetë erë e marrë,
Apo mos, si gjethnaja në pyll,
Më ka rënë alkooli në tru.

Nata e akullt.
Hesht udhëkryqi tutje.
Vetëm fill po qëndroj në dritorez.
Mysafirë nuk pres të më vijnë.
Fusha, mbuluar me pluhur gëlqereje të butë.
Si kalorës mbi kuaj,
Drurët në kopësht po rrinë.

Diku qan një zog nae i harruar.
Po trokojnë kalorësit e drunjtë.
Pa u drojtur aspak,
Prpaë njeriu i zi
Vjen më rri në kolltuk i shpenguar,
Ngre cilindrin paksa,
Pastaj rendigotin flak.

“Pa dëgjo, - më gërthet
E më sheh në fytyrë,
Papo duke u përkulur,
M’afrohet më shumë. –
Batakçi të këtillë
S’më ka zënë syri,
Që të vuajë kot
Për gjumë.

Ah, dhe mbase gabohem!
Por, ç’hënë përjashta! Vështro:
I dehuri vallë
Ç’ dashka ende që të kotet?
Ndoshta, me kofshët e trasha,
Fshehtas të vjen “ajo”
Dhe ti do të rrish t’i lexosh
Ndonjë vjershë të mekur, plot lotë.

Milet i lezetshëm poetët!
I dua vërtet! –
Pothuaj të gjithë
Të njëjtit avaz ia thonë:
Një kursanteje, me puçërza ballit,
Një përbindësh me flokë të gjatë i flet
Për botëra e botëra,
Kapluar prej epshesh gjithmonë.

Na ishte dikur në një fshat,
S’më kujtohet tani,
Në një familje të thjeshtë fshatare,
Diku në Kalugë a Rjazan –
Nuk e di –
Një djalë sykaltër
E me flokë si ar...

Dhe ky djalë u rrit,
U bë dhe poet,
Mbase pak i fuqishëm,
Po mbresë të linte në zemër,
Dhe quante vashëz fisnike,
Mikeshëz të vet,
Një dyzet e kusur vjeçe femër”.

O njeri sterrë i zi!
Mysafir shëmtarak!
Këtë nam e ke ti qysh prej kohësh,
Jo unë!
Mbushem me mllef,
Zemërohem, tërbohem
Dhe turinjve
Ia vesh me bastun...

Hëna vdiq,
Kaltëron në dritorëz agimi.
Ah, moj natë, moj natë!
Ç’ishe sonte kështu kaq e zhgrryer?
Vetëm fill rri tani, me cilindër në kokë,
Në dhomëzën time.
Vetëm fill...
Me pasqyrën e thyer.

gjeni me shume ketu:


zevendesoni

0 me o
! me i
@ me a
 
Last edited:

73ka

V.I.P
Anëtar
Mar 27, 2015
Postime
1,567
Pikët
113
Hapi temen... hapsi asht perjashtu lol

Is it even safe to post here?
 

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,516
Pikët
113
Perseri Esenin

(i perkhtyer ne shqip)

''AH memedhe, c'u bera qesharak!
Nje e skuqur me shket faqeve dhe druaj
T'i flas ndokujt, se s'me kupton aspak...
Ne vendin tim po ndihem krejt i huaj!''

C'te besh, atdhe!
Ketu arriti puna
Kujtoja se me ty jam shkrire pergjithnje.
Po sot s'u dashka arti im, as une,
Me c'po shikoj, tani s'u dashkam me!


Sa here e kam peshperitur kete strofe, jo rralle edhe denesur si femije, dhe me vinte cudi pse nuk e kisha shkruar un po dikush tjeter, dhe ne nje gjuhe tjeter. Por erdhi nje cast e u kujtova se zhgenjimet e mia i kane perjetuar edhe te tjere, madje dhe ne vendin qe naivet e pandehnin parajsen e rruzullit Jorgo Bllaci (duke perkthyer Rusia Sovjetike te te madhit Esenin)


Brengosem kur te shoh ne sy
nga dhimbja zemra s'di te heshte.
S'ka mbetur me per ne te dy
Vec bakri i shelgjeve ne vjeshte.

Te tjera buze, une e di,
Ta thithen afshn' e perveluar
Tani rigon vec pakez shi
Nga shpirti yt pergjysme shuar.

Po pune e madhe! Frike s'ndjej.
Diku mendimin duke tretur,
Nje lloj gezimi prape e gjej,
Packa se mes batakut mbetur.

Per buzeqeshje e qetesi
As e kam ndrydhur jeten time
pak rruge shkelem kushedi,
por kemi bere kaq gabime.

O c'jete qesharake kjo,
Plot paradokse dhe genjeshtra!
Varreze kopshti, pa shiko
Meshteknave u zbardhin eshtrat!

Ashtu do mbesim edhe ne,
As do lulojme, as do zhurmojme,
Kur dimri lule s'ka perse
Per to te rrime e te vajtojme?


Mbremja vetullat ngrysi. Se c'kuaj
Hingellijne n'oborr, por nuk po di
Dje na humbi rinia, me thuaj,
Dje u puthem se fundi te dy?

Trojke e vone, c'gerhet? Me ngadale!
Jeta jone as la gjurme gjekund.
Ndoshta neser, ne shtrat te spitalit
Do te prehem ne paqen pa fund.

Apo ndoshta papritur do ndihem
I sheruar e plot gjalleri
Dhe do rrij te mbaj vesh, gjer te shkrihem,
Shushurimn'e qershive nen shi.

Do harroj c'plage zemre me brejten
keta vite te turbullt stuhish
O fytyrez, e dashur, e shtrenjte!
Nder kujtime, vec ti do me ndrish.

Mund qe neser te dua nje tjeter,
Po, ta dish, dhe asaj, ore e cast,
Vec per TY, per mikeshen e vjeter
i permallur gjithnje do t'i flas.

Do t'i flas per te bukuren kohe,
kur ne shkriheshim n'endrra BLU...
koka ime e krisur, moj koke
Ku tu shkrep te me shpiesh keshtu?

******************

C'ke qe me ngerdheshesh? Doren pse ma tund?
Ty as neper mendje nuk te shkoj gjekund.

Kam nje mike tjeter, kaq, besoj, e di
As ti hodha syte, as erdha tek ti

Dola kendej pari, jo se s;rrija dot,
Desha vec dritaren te shikoja kot .
 
Last edited:

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,516
Pikët
113
Adam Mickiewicz
Poeti kombetar i Polonise
(por gjithashtu i Lithuanise dhe Bjellorusise)

Miqesi te jete valle apo dashuri

Kur ty s'te shoh ,nuk qaj ,nuk renkoj
Mendjen nuk humbas kur te degjoj
Megjitheate kur kohe ri pa te pare
Diçka me mungon ,ndjej mallin te me mare
Dhe veten pyes une me kureshti
Miqesi te jete kjo ? a dashuri?

Kur dora ime tenden e mbeshtjell
Zhytem e dashur ne paqe te thelle
Dhe jeta shkon e nderohet ne nje ender
Por e zgjon pa pritur rrahja e fort ne zemer
Qe kureshtare pyet perseri:
Miqesi te jete kjo ? a dashuri ?

Kur kengen varg pas vargu per ty ngrita
Nga shpirti poetik diktat nuk prita;
Por i habitur s'mora vesh as vete
Mendimet ,rima ,si erdhen kaq lehte?
Dhe pyeta se fundmi perseri:
Miqesi po me inspiron ? a dashuri? / (Miqesi te jete valle apo dashuri ?)
 

lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,516
Pikët
113
Si qenka poet kombetar i tre kombeve!
Adam Bernard Mickiewicz ([mit͡sˈkʲɛvit͡ʂ] (About this soundlisten); 24 December 1798 – 26 November 1855) was a Polish poet, dramatist, essayist, publicist, translator and political activist. He is regarded as national poet in Poland, Lithuania and Belarus. A principal figure in Polish Romanticism, he is one of Poland's "Three Bards" (Polish: Trzej Wieszcze)[1] and is widely regarded as Poland's greatest poet.[2][3][4] He is also considered one of the greatest Slavic[5] and European[6] poets and has been dubbed a "Slavic bard".[7] A leading Romantic dramatist,[8] he has been compared in Poland and Europe to Byron and Goethe.[7][8]

Mickiewicz ka lindur 24 December 1798 ne Zaosie te Lituanise (Preandoria Ruse e kohes ) qe sot eshte pjese e Bjello Rusise.
 

AleXandra

~Spring time~
Anëtar
Jun 6, 2020
Postime
898
Pikët
93
Vendndodhja
`Pertej horizontit`
Unë jam po foshnje, si njëherë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji.
Te iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.
Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë,
Anekënd të vishet me blerim.
Vetem ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.
Mos e zgjo atë që u dëshpêrua,
Mos e ndiz atë që ska më prush!
Me zhgënjime zemra m'u lëndua,
Dhe me lodhje jeta shpejt m'u mbush!
Mos më shty ti lutem Perëndisë,
Tek e vjetra s'mbahem, ska më kthim!
Vetëm ti je mall i dhembshurisë,
Vetëm ti je drit' e shpirtit tim.
Hajt pra, harro, mos rri e shqetësuar,
Dhe për mua hesht, mos u mundo!
Rrugëve mos dil shpesh e vetmuar,
Dhe me shall të vjeter mos nxito.

| Sergei Esenin |
 
Top