• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi, Proza, Ese....fetare

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Jam dëshmitar!




Kliko këtu për ta parë foton në madhësi origjinale Unë jam biri i Ademit që vij në tokë me amanetin që s’e mbanë as toka.
Dallohem nga katërkëmbëshi, prandaj kam duar që i ngris drejt qiellit,
Por, nuk i lutem qiellit, sepse atë që bartë gjoksi im, nuk e bartin shtatë qiejt.
Nuk kënaqem pse e shëtis bjeshkën pëllëmbë për pëllëmbë,
Sepse më shumë më joshë miniera që gjendet në bjeshkë.
Nuk më duhet të arrij në Hënë, nëse nuk arrij në zemrën time.
Nuk dua t’i gëzohem fatit as t’i pikëllohem fatkeqësisë,
Sepse të dyja janë të përkohshme dhe përfundojnë te i Pafundmi.

Jam lënduar për ta kuptuar se dhimbja është për të gjallët.
Jam sëmurë për ta kuptuar se ilaçi nuk ka vlerë pa sëmundjen.
Kam qarë për ta kuptuar se loti që del nuk I kthehet kurrë më syrit.
Kam buzqeshur për ta kuptuar se shtazëve u mungon buzëqeshja.
Kam folur për ta kuptuar se heshtja nuk ka kuptim pa fjalët.
Kam pyetur për ta kuptuar se nuk ka pyetje të paarsyeshme, vetëm përgjigjet janë të tilla.
Prandaj, i kam dëbuar ata që me përgjigjet e tyre m’i ndreqin vetullat e m’i vrasin sytë.
Në këtë zemër nuk ka vend për urrejtje ndaj të paditurve, por ndaj paditurisë.
Sepse, unë jam biri i Ademit që më janë mësuar të gjithë emrat.

Shpirti im ka çmimin e të gjitha përuljeve të engjëjve.
Ulja e çmimit për shpirtin tim kushton më shtrenjtë se toka dhe qiejt.
Sepse toka dhe qiejt u krijuan për mua.
Toka nuk hidhërohet nëse njerëzit nuk mbjellin,
por nëse nuk mbjellin, njerëzit do të vdesin nga uria.
Qielli nuk hidhërohet nëse njerëzit nuk freskohen me ujin e zbritur,
Por nëse nuk freskohen, njerëzit do të digjen nga etja.
Unë jam biri i Ademit që nuk e krijova as urinë e as ushqimin, as ujin e as etjen,
por jam dëshmitar i të gjithave.
Prandaj, jetoj për të dëshmuar se gjithçka nuk është E vërteta por E Vërteta është Gjithçka.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

Familja e shëndoshë - garancë e së ardhmes.



Era e vjeshtës ndjehej gjithandej, ngjyra e saj çdo gjë kishte bërë të artë, e po ashtu edhe rrugën e gjatë të parkut të qytetit, të cilën e kishte mbushur plot e përplot me gjethe të rëna nga drunjtë e gjatë dhe të bukur të atij parku. Terri sapo kishte filluar të bie, kurse lëvizjet e njerëzve kishin filluar të pakësohen; rreth e përqark parkut shumë rrallë shiheshin lëvizjet e tyre. Në skaj të rrugës kryesore të këtij parku qëndronte një vajzë e vogël, afër të dymbëdhjetave, e cila ishte habitur nga dinamizmi i qytetit dhe madhësia e tij. Ajo rastësisht kishte ardhur në këtë park, sepse qyteti për të ishte i panjohur; ajo sapo ishte shpërngulur në këtë qytet me familjen e saj. E strukur në qoshe të një rruge të parkut, vajza dukej paksa e frikësuar. Por kureshtja e madhe për atë që shihte për rreth nuk e lejonte të kërkojë ndihmë nga dikush për të gjetur shtëpinë e saj të banimit. Ajo ishte një fshatare e vogël dhe e devotshme që vinte nga një familje me parime e rregulla krejt tjera nga bota që e rrethonte, në të cilën sapo ishte futur, dhe rreziqet për të ishin gjithandej. E zhytur në harresën e asaj që shihte për rreth, vajzën e zuri terri në park. Dritat e rrugës nuk arrinin të ndriçojnë terrin e natës dhe të largojnë dramat dhe tragjeditë cilat zhvilloheshin në ato çaste, personazh i të cilave pa dashje u bë edhe kjo vajzë e vogël. Ajo kishte harruar të mendojë për tronditjen që mund t’u kishte shkaktuar prindërve të saj, pasi që skenat interesante i dukeshin për momentin me tërheqëse se mendimi për familjen. Papritmas para vajzës u shfaqën dy të rinj me një veshje të çuditshme, e cila vajzës së vogël iu duk për një moment si interesante, mirëpo thellë në shpirt nuk i pëlqeu dhe tha me vete: “Ku e ka mamin kjo? Pse është veshur kështu? Kjo duket gati moshatarja ime!” Naiviteti dhe njomësia e moshës nuk e lenin të mendojë gjëra të këqija. Përsëri pyeti veten: “A thua kanë humbur edhe këta si unë? Po sikur t’i pyesja?” Ngadalë u afrua pranë tyre, por akoma pa hapur gojën mori një vështrim të egër dhe një përbuzje. Kjo pamje aq shumë e tronditi në shpirt atë, sa që rendi me vrap duke qarë dhe u fsheh pas një druri, duke menduar: “Po vallë ç’ishte ai vështrim, unë as që u thash diç të keqe?!” Akoma pa i mbaruar lotët, një skenë tjetër edhe më tragjike po zhvillohej para syve të saj: një djalosh po vraponte si i çmendur, deri sa u ul tek trungu i një druri dhe mori një injeksion i cili u duk sikur e qetësoi. Vajza e vogël ishte shtangur nga ajo që pa dhe tha me vete: “Pse këta njerëz shërohen vet, vallë nuk ka mjek ky qytet?! Mbase është shumë i sëmurë. Po sikur t’i ndihmoja diçka?” Por në moment iu kujtua këshilla e së ëmës, e cila rrugës për në qytet i kishte thënë që mos të hyjë në biseda me njerëz të panjohur. Ashtu, duke ecur e biseduar me vetveten, u ul në një karrige të vendosur aty diku në skaj të parkut. Aspak nuk kishte vërejtur se çfarë kishte pranë, përderisa pa dashur ktheu kokën dhe filloi të bërtasë e shastisur nga ajo që pa: një vajzë tjetër me një cigare në gojë! Ajo e kapi për krahu dhe mundohej ta qetësojë. Dhe, ndonëse u qetësua, vajza e vogël akoma me frikë dhe habi e shikonte vajzën me cigare, e cila i foli ngadalë dhe i tha që mos të ketë frikë. “Mos u friko shpirt, nuk të bëj keq”, i tha ajo. Atëherë vajza e vogël sikur u qetësua dhe e pyeti një sërë pyetje: “Pse je kështu gjysmë e veshur? A nuk ke të ftohtë? Si të ka lejuar mami jot të dalësh kështu jashtë? Të lutem hiqe atë cigare nga goja se të bën dëm, mua kështu më ka këshilluar mami im”. Vajza tjetër e vështroi me mallëngjim dhe ia ktheu: “Ah sikur të isha edhe unë motra jote, dhe sikur të kisha një mami si ti”. “Po pse, ku e ke ti mamin tënd”, e pyeti me të shpejtë vajza e vogël. Atëherë ajo iu përgjigj: “Prindërit e mi janë shkurorëzuar, kurse unë, siç po më sheh, kam përfunduar rrugëve. Këtu në këtë errësirë e fitoj bukën e gojës. Ty të kam lakmi që je kaq e edukuar dhe që ke një familje të shëndoshë, e cila të ka mësuar të largohesh nga të këqijat, ngase unë ka kohë që e kam humbur atë... Por tani më fal, sepse unë më duhet të shkoj, të kërkoj kafshatën e gojës...” Vajza e vogël e vështronte duke qarë dhe e tronditur shpirtërisht, e shikonte me një keqardhje të madhe deri sa po largohej, dhe u lut me vete: “O Zot, ndihmoje këtë të gjorë”. Thjesht, naiviteti i moshës së saj dhe ndërgjegjja e pastër nuk e lanë të kuptonte se çfarë punësh po bënte ajo vajzë dhe si i nxirrte paratë në mes të errësirës. Ashtu duke qarë i ra në mendje familja e saj dhe filloi të mërzitej edhe më shumë. Mirëpo lodhja e madhe që kishte nuk e la të mendohej më gjatë, dhe vogëlushen e zuri gjumi. Akoma pa aguar mirë dita, vajza e vogël u gjet në duar të policisë. E tronditur nga ankthet e asaj nate që kishte përjetuar, e që do t’i ngeleshin si një kujtim i keq për tërë jetën, në fytyrën e saj u shfaq një buzëqeshje kur nga larg dalloi fytyrën e nënës. Vrapoi me vrap kah ajo dhe u gjet para një përqafimi të ngrohtë e të dashur. Një ditë e re dhe e ngrohtë sapo kishte aguar, rrezet e diellit kishin ngrohur dhomën e vajzës. Por edhe me e ngrohtë se kjo për të ishte atmosfera familjare që e rrethonte dhe dashuria e madhe e prindërve, të cilët i qëndronin vogëlushes mbi kokë deri sa ajo po flinte. Vitet tanimë kishin kaluar dhe ajo vajzë dikur e vogël tani më ishte në një moshë madhore, ishte në vitet e saj më të mira dhe në ndjekje të studimeve. Një ditë, në një ndejë me shoqet e veta, ajo u tregonte atyre për tmerret që kishte përjetuar gjatë një nate në vitet e fëmijërisë dhe se sa ndikim kishin pasur këshillat e nënës së saj në atë natë. Tani më ajo e kishte kuptuar se e vetmja forcë që e kishte ndaluar që mos të bëhet personazh i atyre skenave të asaj drame ishte familja e shëndoshë dhe edukata e mirë nga prindërit e saj të devotshëm, të cilët për të kishin qenë një garancë që ajo sot kishte arritur të jetë një person i nevojshëm, i dashur dhe i respektuar në shoqëri.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

TË PREMTEN NUK VIJ!


E di se nuk u pëlqeu heshtja ime asnjëherë
Por nëse ndonjëherë thashë fjalë të mira
Ato i mësova në heshtje.
Ndonjëherë të gjithëve mund të na mungojnë fjalët
Por asnjëherë nuk mungon e vërteta që thuhet me to
Sepse ne jemi vetë Fjala.

E di se do të më prisni në takimin e përjavshëm
Por kjo javë për mua s’do t’i ketë shtatë ditë
Prandaj, në vend se t’ju përgjigjem më duhet t’ju pyes:
A ka fuqi lamtumira ta ndajë zemrën nga zemra?
A ka fuqi syri ta mbajë lotin brenda?
A ka fuqi balli të ndahet nga sexhdja?
A kanë fuqi fjalët të thonë më shumë se heshtja?

Po shkoj sepse edhe unë jam si ju, kam ardhur për të shkuar
U nisa si lumi në det që nuk i kthehet më shtratit të vet
Paj shtrati asnjëherë nuk ka qenë i lumit
Por lumi ka qenë i shtratit për aq kohë sa ka kaluar në të
Prandaj, kësaj here po ju përgjigjem pa më pyetur
Se të premten nuk vij.

Të gjitha dhimbjet e botës
Nuk mund t’i durojë një zemër
Por të gjitha zemrat në botë
Mund t’i durojnë dhimbjet e veta
Sepse, secila zemër ka dhimbje aq sa ka fuqi
E si mund ta dijë sa ka fuqi një zemër që nuk dhemb?

Ashtu siç mblidhen e zbriten, pjestohen e shumëzohen
Kushedi sa numra për ta nxjerr një numër
M’u desh t’i them kushedi sa fjalë
Për ta nxjerr një fjalë të vetme
Dhe këtë fjalë të vetme si amanet ta mbani:
Nuk duhet minarja kur mungon ezani.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

Bota pa dashuri

Shterpet çdo ndjenjë
Karshi bukurisë sate
Nën lëvozhgat e brengave
Oscilon kjo fjalë…

Bota e hidhur e mbytur në llomin e budallakisë
Kërkon rikthimin në epiqendër
Aty ku dashuria luan rolin e mirësisë
Dhe jo nxitjes për djallëzi…

Kjo botë e brendshme na ngjallë për së dyti
Mbi miliona fjalë të lumturisë
Më mbyte, të mbyta, botë vrasatare
E ideologjisë së mbrapshtë…
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

Ishin dit vere
I vetëm dola në treg
Dielli përcëllonte
Duke ecur rrugës dëgjova
Një plak plisbardhë me karrocë
Që rrëfente,
Do të bjerë shi
Thoshte ai
Pas pak,
U ktheva rrugës për shtëpi
E shi filloi të bjerë
Thoshte plaku i mjerë
Janë lotët e qiellit
Dhe të diellit
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

Kur vdes zemra jote

Kur të shtohen problemet dhe brengat.



Kur qesh pa shkak.



Kur e humb besimin tek ata që janë rreth teje.



Kur harron përmendjen e All-llahut.



Kur e humb shpresën nga mëshira e All-llahut.



Kur nuk gjen zgjidhje racionale për problemet e tua.



Kur ndien urrejtjen e të tjerëve ndaj teje.



Kur tallesh me aftësitë e të tjerëve dhe mendimet e tyre.



Kur vonohesh në kryerjen e adhurimeve.



Kur nuk gjen një mik që do ta mbushte vetminë tënde.



Kur nuk je i çiltër me vetveten për mëkatet e tua.



Kur nuk gjen një mik të sinqertë.



Kur beson se nuk ka vend për ty në këtë botë.



Kur nuk lexon Kur'anin dhe harron mësimin e tij.



Kur nuk ia paraqet dobësinë e fuqisë tënde All-llahut.



Kur të keqen e kthen me të keqen, dhe të mirën e kthen me të keqen.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

Pse o njeri?!


A s'më thua o njeri
Pse Allahun e harrove
Pse nuk shkove rrugës së Tij
Por shejtanin e pasove.

Pse harrove amanetin
Në Ezel që ia ke dhënë
Pse ti ike prej rahmetit
U mashtrove me dynjanë.

Pse s'u ndale me mendue
Se n'këtë botë je udhëtarë
A harrove o i mjerë
Para Zotit që ke me dalë.

Në këtë botë ti veç punove
Pa mendue se ke me vdekë
Fjalët e Zotit i harrove
Se n'dhe trupi ka me t'u tret

Po ti dije ore vëlla
Për pendim kurrë nuk është vonë
Me lot në sy gjithë duke qarë
Ktheju Zotit mëshirëplotë

Fytyrën tënde ti ndriçoje
Me namaz dhe ibadet
Jetën me Kur'an kaloje
T'jesh i lumtur në Ahiret.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

**Atë ditë të Kijametit**

Atë ditë do të flet syri
Për gjërat që ka parë
Për të mirën e të keqen
Për shikimin e shpërlarë.

Atë ditë Do të flet veshi
Për dëgjimin në këtë botë
Për t'lejuarën, për përgjimin
Madje për çdo fjalë të kotë.

Atë ditë Do të flasin
Edhe këbët e duart njësojë
Për çdo hap që është bërë
Për çdo prekje pa nevojë .

Atë ditë Do të hesht gjuha
Ajo qe foli në këtë botë pa ndal...
Për të do të shkapërderdhen yjet
E do të qahet qielli flak val val

Atë ditë kur të përzihen detet
Nxetësi e Diellit mos të ndalet
Kur të dridhet fuqishëm Toka
E nga të këqiat të shemben malet.

Atë ditë kur të humb bukurinë agimi
E të trazohen edhe varret
Nga dënimi o Allahut o robër
Gjuha përgojuese flak do të kallet

Atë ditë kur nëna të braktis fëminë
E jetimi të kërkon hakun
Kur tirani të ulurinë
E dëshmori të ndalë gjakun.

Atë ditë Do të flet zjarri
Atë ditë Do të sundon vetëm vapa
Atë ditë Ah, atë ditë Atë ditë
Nuk ka kthim prapa.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

''Shamia''

Kur do ta vesh ti atë shami
Ah sa shumë do të kesh dobi,
Ah sa shum do të ndjesh krenari
Ah sa e lumtur do të jesh oj Moter ti.

Sa shumë nëna do të uron,
Sa shumë Zoti do të ndihmon,
Sa shum pejgamberi do të don
Sa shum feja me ty perparon.

Atë shami ti kur e ve
Sa shumë shejtanin e përze,
Sa shumë melaike me të ti i ke.
Askund vend te keqes ne ty si le

Ata Melaiket gjithmonë të ndihmojnë
Prej te keqes te Largojnë
Në rrugë të mbarë ata të çojnë
Prej shejtanit cdo herë të mbrojnë.

Thuaj: O Zot të lutemi nga dynjaja na largo lakminë,
Thuaj: O Zot na udhëzo e na e mundëso shaminë.
Agje nga Bota e kësaj jete Moter mos lakmo
Udhërin e Allahun besnikrisht Moter në vend e qo.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

A DINE KUR VDES ZEMRA JOTE?

Kur të shtohen problemet dhe brengat.
Kur qesh pa shkak.
Kur e humb besimin tek ata që janë rreth teje.
Kur harron përmendjen e Allahut.

Kur e humb shpresën nga mëshira e Allahut.
Kur nuk gjen zgjidhje racionale për problemet e tua.
Kur ndien urrejtjen e të tjerëve ndaj teje.
Kur tallesh me aftësitë e të tjerëve dhe mendimet e tyre.

Kur vonohesh në kryerjen e adhurimeve.
Kur nuk gjen një mik që do ta mbushte vetminë tënde.
Kur nuk je i çiltër me vetveten për mëkatet e tua.
Kur nuk gjen një mik të sinqertë.

Kur beson se nuk ka vend për ty në këtë botë.
Kur nuk lexon Kuranin dhe harron mësimin e tij.
Kur nuk ia paraqet dobësinë e fuqisë tënde Allahut.
Kur të keqen e kthen me të keqen dhe të mirën e kthen me të keqen.
 

unejsa

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 27, 2010
Postime
386
Pikët
0
Vendndodhja
Shijak
Përgjigje e: Poezi, Proza, Ese....fetare

**Ah Nënë e dashura Nënë**

Ah Nënë e dashura Nënë
Ah sa më mungon e dashura Nënë,
Më shikon Nënë as’kush nuk kujdeset për mua
As’kush Nëna ime si kur ti nuk më thot të dua.

Ah e dashura Nënë për ty këtë natë po qaj
Këtë natë errësire për ty lotë s’mund ti mbaj,
Të gjithë më kanë harruar jam mbet jetime
Të gjithë më kanë lënë Jetime Jetime thirret jeta ime.

Si mund ta hap Zemren e ta shpreh dashurinë për ty
Si mund të them vetem edhe njëhere të Dua në sy
Si mund të jem edhe një here në perqafimin tendë
Si mund të them edhe njëhere me zemer të dua Nënë.

Ti ishe mëshira ime dhe mbrojtësja ime.
Ti ishe dashuria e vetme e vërtet në jeten time,
Tek ti oj Nëna ime isha e falur para se të gaboja
Më falje Nënë e dashur para se falje të kërkoja.

Kur isha e sëmurë nuk haje e as nuk pije
Duke e lutur Zotin që të shërohesha afër më rrije,
Të shija se si i fshije lotet me cep të shamis
Në atë vend jam un sot njësoi veproi prej mërzis.

Më mungon zëri yt,Më mugon aroma jote
Më mungon dashuria edhe afërsia jote,
Oj Nëna ime jam Jetime nga bota e ndarë
Askush kur unë rrëzohem nuk më puthë vendin e vrarë.

Kush më fali dashuri, ngrohtësi e ledhatime?
Kush më mësoi të dua?të jem e butë,e ëmbël se sa ti oj Nëna ime,
Jam mërzit oj Nëna im të shoh Namaz duke falur
Duke e lutur Allahun në mëshiren e ti për të na marrur.

Edhe pse nuk jam me ty të përqafoi me mall
Të dua Nëna ime dhe të gjitha nga Jetimja i ke hallall,
Të dua Nëna ime derisa një dit të jesh prap me mua
TË DUA NËNA IME, ME ZEMER TË DUA!
 
Top