• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi/Proze/Esse

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Kamarjeria
Cdo dite nga gjumi zgjohem ne qetesi.
nga endrra e bukur ku me shoqeron ti ,
e bukura kamarjere ne qytetin tim,
me syte e tu hazel ,dhe flokun gershet te zi.

Sa here aty vije, kafe te pi,
ashtu si ne enderr me shfaqesh ti,
me buzeqeshjen e bukur dhe plot hijeshi.

Zeri yt i embel pushton kete gjithesi,
kur me thua:- Urdheroni zoteri!

Ah kjo kafeja si me porosi ,
jo nuk mbaron kaq shpejt,
sikur ta di ,
qe une me gjate dua te rri ,
se me ty kam rene ne dashuri.

A valle kamarjere e qytetit tim ,
kafese time i ke bere magji,
pasi ajo s po mbaron
por po zgjat ne pafundesi.

Faleminderit ,bukuroshe
qe me dhe nje mundesi,
kafene ta shijoje,
kaq gjate ne qetesi,
per ty te krijoj disa vargje,
dhe te thur nje poezi.

Frymezimi qe me fale ti,
ne letren e bardhe po e hedh tani.
Te betohem, ne zot a perendi,
nese cdo dite me frymzon ti ,
do te thur poezi.

Me germa do ta pushtoje shpirtin,
derisa te deh,
me te emblen dashuri.

Neser kur serish kafe te pi,
nuk do ta paguaje me leke,
por me poezi.
Nese ti me pranon,
qofte per jete kjo dashuri.

(Shkeputur prej vellimit tim poetik Frymezim Shpirteror)
V.H.
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Qe kur lindem u vume ne gare!
Te rritemi me shpejt!
Te vrapojme me shpejt!
Te dukemi me te bukur!
Te dukemi me te mencur!
Te behemi me te pasur!
Te behemi VIP mes atyre njerzve qe ndodhemi!
Kur kthen koken pas sot dhe mendon rreth kesaj gare! Ç'te mendosh me teper ?
Asgje s ka ngelur nga kjo gare , vecse endrra dhe iluzione qe jane bere pluhur.Thjesht nje humbje kohe!
Thjesht nje xhelozi qe s te con asgjekundi vecse lind rritet dhe shperthen brenda teje. Pasi atij shperthimi trupi dhe shpirti yt te lidhur si nje nyje gordiane zgjedh :rrugen e pasionit dhe te arsyes.
Kush zgjedh rrugen e pasionit do ti rikthehesh gares perseri por me nje kamuflim tjeter.
Kush zgjedh rrugen e arsyes e ka kuptuar mjaft mire qe ne jemi ngaterruar me jeten.
Jeta eshte sfide nuk eshte gare.
Ne moment qe do te shkeputemi nga gara atehere do te fillojme te perballemi me sfidat e jetes dhe do te kuptojme mjaft mire se cfare eshte jeta duke u perballur njekohesisht me sfidat e saj.
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Gjithmone jam i gatshem ti ndryshoje mendimet e mia sipas udhezimit tend, por me nje kusht te vetem.
Tregome veprat qe kane krijuar mendimet e tua, ndryshe je ti ai/ajo qe duhet te ndjekesh udhezimet e mia pastaj.
V.H.
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Njerez te mire ka kudo , ka ne cdo kohe, dhe ne cdo vend. Ata jane te paket, ata jane veshtire per tu gjetur por jo se eshte e pamundur. Ne duhet te bejme shume kujdes nga njerezit qe shtiren si te mire.
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Nuk e di.
Sonte nuk e di ,
se cfare me ka gjetur .
Per here te pare,
me goten e veres ne dore ,
tera dhimbjet e mia dhe lotet e mi ,aty i kam mbledhur.

Gota e veres u mbush me dhimbje dhe me lot ,
mbi trupin, dhe shpirtin tim tashme e tera eshte derdhur.

Vera e kuqe dhe e turbullt shume keq me ka dehur.
Oh kur shoh veten tashme ne pasqyre,
po dukem mjaft i zbehur.

Nuk po di pra ,
nese une sonte ,jam normal apo i cmendur.
vera trurin tim si predhe e ka goditur.
dhimbja shpirtin tim sonte si gur e ka gdhendur.

Mendimet e mia te turbullta,
ne goten e veres i kam tretur.
Ato qe ty dot dikur,s mundesha ty ti thosha,
po i mar nga gota e veres,
ashtu te tretura
dhe po i hedh tek ditari im,
aty ku ruaj kujtimet e vjetra.

Ngaqe sonte ,kam dhimbje dhe jam i dehur ,
s' mundem me shume,
te shkruaj dot.
Te betohem bukuroshja ime,
serish do te vazhdoje ,
naten tjeter letren e bardhe,
ta mbush me germa ,
dhe goten e veres, plot me dhimbje dhe me lote.
(Shkeputur prej vellimit tim poetik <Frymezim Shpirteror>)
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Me pergojuan, shpifen per mua, me paragjykuan. Disa besuan sepse duke qene mendjeshkurter aq kuptonin, disa te tjere dhe pse e dinin qe une nuk isha i tille duke qene te ligj i besonin ata qe flisnin , sepse ashtu kenaqeshin. Te miret ishin me mua dhe nuk mereshin te degjonin llomotitjet neper mejhane apo rrugica , vecse shprehnin ngushellime dhe per ata qe flisnin dhe per ata qe degjonin. Uhhh.. sa kohe humben duke u mare me mua, por une nuk ndryshova as per ata qe folen as per ata qe degjuan, as kohen nuk e humba per tu mare me ta. Une isha me miqte e mi te mire qe me vlersojne ashtu si dikur dhe sot , ashtu si jam.
Faleminderit ju goje te liga qe mereni me jeten time. Faleminderit dhe ju degjues te keqinj qe deshironi te degjoni cka u pelqen. Meshirim per ju naive qe besoni cka ju ofrohet para syve.
Faleminderit o bote e piste, ti mund te njollosesh rrobat e mia por jo karakterin tim! Une do te jem ai qe isha dje dhe po ai qe jam sot. Nese neser ndeshkoheni per ligesite e juaja, ju premtoj se kurre nuk do te gezohem per ju, foles dhe degjues, pasi po te ishit te mire nuk do te silleshit keshtu. Qofshit lojtare apo tifoze ,Zoti ju meshirofte ju njerezit e ligj ,dhe Zoti ju bekofte ju te miret.
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Iku koha, ngelen kujtimet.
te bukura apo te trishta,
ato nuk hiqen prej mendjes time.
Me kohen ike dhe ti, por per ty i thashe kohes ti fshije tera kujtimet me ty, dhe ti zevendesoje ato me nje fushe te gjelbert te rrethuar me blina , te ulem aty dhe te meditoje, sa here te jete e nevojshme per mua.
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Guri ne pluhur u shnderrua, nga vetetima qe e goditi ,pastaj pluhurin e zhduki era ne hapesiren e pafund dhe asgje nuk ngeli . Dhimbja eshte mjaft e cuditshme, dhe ajo u shkaktua nga rrufeja e dashurise tende, dhe u therrmua derisa u tret, por fatkqesisht aty mbeti, brenda shpirtit tim e tretur. Cila valle do te jete ajo ere magjike qe ta shkeputi kete dhimbje prej shpirtit tim, dhe ta shperndaje si pluhuri i gurit, pasi shume po me mundon. Vec ti e ke ate eren magjike qe ta zhdukesh kete dhimbje te tretur brenda meje. Shpirti im nuk e duron dot kete dhimbje , ndryshe do te vuaje ne heshtje pa iu ankuar kujt.
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Maskat e virusit do te zhduken, por maskat e njeriut jo.
Virusi do te zhduket, por virusi i ligesise qe mban njeriu ne shpirt kurre nuk do te zhduket, Virusi eshte i rrezikshem pasi more jete njerezish per nje vit,
Virusi i ligesise se njeriut eshte i tmerrshem , pasi prej shekujsh po mer jete njerezish.
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Kembet e mia shkelin mbi barin e jeshil, por bari nuk ankohet.
Nuk di valle a po mekatoj qe shkel barin ?Syte i drejtoje nga qielli ! Ai mbulohet nga rete por nuk ankohet.
A valle jam une shkaktari i kesaj ndodhie?
Une mar fryme dhe oksigjeni perreth zhduket.
Prape ne dileme nese jam fajtor.
Nuk eshte faji im pse kjo ndodhi rreth meje.
Ndoshta shpirtrat e lige do te me fajesojne padrejtesisht ,por nuk me behet vone. Ata jane djaje.
Ndoshta une nuk jam shenjtor por jam i sigurt qe s jam djall.
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Puthjen tende nga larg e ndiej.
Si vetetime ne erresiren e kesaj nate ajo ndricoi, fluturimin e saj, dhe pse ishte i gjate, per disa caste e realizoi, si shigjete ne buzet e mia u ndal, dhe tere afshin e nxehte aty e cliroi .

Nje oaz puthjesh u krijua ,
dhe tere erresira e kesaj nate u ndricua
vecse per ty dhe per mua.
V.H
 

Elvis_Mason

V.I.P
Anëtar
Sep 20, 2020
Postime
1,164
Pikët
113
Vendndodhja
Ne kerkim te kohes se humbur
Per ty Shqiperi!
Shqiperia ka shume per te shkruar ,
sikur qielli te ishte leter e bardhe,
nuk do te ishte mjaftuar..
Sikur deti te ishte boje ,
i teri do te kishte shteruar.
Sikur toka te shnderrohej ne germa,
e tera do te ishte konsumuar.

Asgje pra nuk me ngelet me shume ,
as per te shkruar, as per te treguar.
vecse per te luftuar,
me arme dhe me duar.

Kur fisheket te jene mbaruar,
do te luftoje me duar.
kur duart mia te jene coptuar ,
do te luftoje, me shpirtin e revoltuar.
Me mire le te vdes si nje hero,
se sa askushi i skllaveruar.

Kurre nuk kam per tu dorezuar
ndaj ketij shteti te korruptuar.
ku prej vitesh na kane shtypur,
na kane vjedhur, e torturuar.

Nga vendi yne na kane larguar,
ne emigrim ne kemi shkuar,
me endrra dhe shpresa ,
jetojme serish,
ne vendin tone , ne per te shkuar.

Per popullin tim,
kam per tu sakrifikuar,
dhe kurre s'kam per tu ankuar,
as nga dhimbja, as nga lodhja,
derisa i teri te jem konsumuar .

Te lutem o Zot ,
bekimin me jep sot,
nga kurbeti larget te kthehem,
se s'po duroj dot.

Dhimbja e popullit tim,
shume po me mundon,
pertej oqeanit e ndiej kur renkon.
me lotin ne sy , dhe shpirtin qe lengon .

Ah ky popull i mjere ,
prej vitesh ndihme kerkon,
por asnje vesh i shurdhet ,
jo kurre nuk e degjon.

Kete vend o zot qe e bekove ti,
shenjtoret e djallit,
e shnderruan ne ferr te zi.

Dikur brekegrisur dhe sot te kollarisur ,
ne karrigen e pushtetit qendrojne te kaperdisur.
Ah kjo etja per pushtet ,
ne kriminele i shnderroi,
derisa shtypen pa meshire,
edhe popullin e vet.

Oh, ne Shqiperi te rroje burrokracia,
sepse eshte mbytur meritokracia.

Nje fjale te fundit ,
dua ti them popullit tim,
le te jete revolucioni,
per ne nje shpetim.
Amin, Amin, Amin!
(Shkeputur prej vellimit tim poetik
Frymezim Shpirteror)
V.H.
 
Top