• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi të preferuara shqipe

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
646
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
Re: Poezi te Preferuara--SHQIP

esht per te ardhur keq po per poezin shqipe smund te flitet fare pas kohes se mbretit zog pra duhet par nga zogu e para tij per poet shqiptar
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Titulli: Poezi te Preferuara--SHQIP

Iken, vjen e iken prape,
Ne Kujtime ne Harrese,
Here i Qete e here me vrap,
Vallezon neper Kujtese.

Rend ne qiej, neper re,
Ndez nje YLL, nje tjeter fik,
Zbres ne detin e trazuar,
Me krahe valet shpupurit.

Me Afron e me shtyn tutje,
Me le mall e, merr Mall,
Merr nje puthje, jep nje puthje
Gjysm' e vdekur, gjysem gjalle.

"Dhente Zoti te te doje ndokush me Shume se une"
 

Ana

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
155
Pikët
0
Vendndodhja
Somewhere far from home
Re: Poezi te Preferuara--SHQIP

Ah Sweet lies,
That turn my head.
Sweet lies that take me to heaven's nest
Sweet nothings you whisper in my ears.
So many I recall when I wipe my tears.

Tear-Stained pillows greet me when I wake
And I feel my heart starting to break.

Author. yours truly
J. A
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi te Preferuara--SHQIP

MREKULLI"
Perla mblodha
ajrit te mengjesve,
u bera krijuese
e nje mrekullie...
lumja un,
qe mbaja ne duar
trupin éngjéll
te njéfemije..
by..A.papamihali
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi te Preferuara--SHQIP

NDJENJAT JAN PASURI!

THone qe "Arsyeja rrit njeriu,ndersa ndjenja e ben ate te pasur"
Mbase ne bazen e kesaj thenieje kerkojme te pasurohemi gjithnje e me shume.
Dua te jem e pasur deri ne vdekje!
Mbase do mbetet dicka pas,qe nuk do te vdese kurre.
Mbase dhe keto poesi...

(A.papamihali)
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi te Preferuara--SHQIP

NEN TINGUJT E NATES

Dita stafeten i dha nates,
E prisja dicka te till,
Kur muzgu ze te bjere,
Frymezimi merr zanafille.

Heshtje dhe perseri muzike,
Mbremjeve degjoj nje serenate,
Nese di dhe naten ta jetosh,
Jeta esht dyfish e gjate.

by (A.papamihali)
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi te Preferuara--SHQIP

KUR FLENE DASHURITE

Dashurite,
flene ndonjehere,
por s"do te thote,
qe kane vdekur..

Dashurite,
vetem flene,
tek presin dy duar
ta zgjojne me te prekur...
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi te Preferuara--SHQIP

KUR S"MUNDESH

Ndonjehere..dua te tregoj,
ate c"ka ti s"mund t"a shohesh.

Ndonjehere..dua te shoh,
ate c"ka ti s"mund t"a tregosh.

Ndonjehere..lajthis pas teje,
atehere,ti gjithcka tregon...
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,724
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Titulli: Re: Poezi te Preferuara--SHQIP

Nga erdhi kjo dashuri
Ne kohen kur nuk mendoja me kete fjale
Ishte me siguri si ndeshkim,
Per mua qe me zotin "tallet"...

Si yjet jane vertete dashurite,
Kerkojne hapesira te medha e po aq Mund.
Por jeta e njeriut s'eshte galaktike
Qe te nxeje kaq katastrofa e shkrumb.

S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja t'i nxjerr perjete
Per tragjiket e vjeter dhe shkrepetimat
Do te me duhet ndoshta Nje jete !

Nga supet si ta heq kete barre,
Ku ta hedh kete peshe ë si ë
Me ate s'mund te jem ketu poshte
Por as Lart, dot s'e le kurresesi.

E Munduar gjer ne ëastet e fundit
Nga..... nga pengu tragjik
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do te bej e do te ik .......!
 

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy
Titulli: Poezi te Preferuara--SHQIP

Poezi nga Gjergj Fishta




Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjëma e rrfës zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu ë' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; ë' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhë ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lën mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thënun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhënun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' më para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp më s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhë të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xëni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kënë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë ëdo fës qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për të gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ë'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

Nga Fishta
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
460
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: Poezi te Preferuara--SHQIP

Mimoza Ahmeti

--------------------------------------------------------------------------------

ARMIKU IM

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket
armiku im.
E c'do te ish jeta ime pa ty
dhe jeta jote pa mua?
Askush s'mund ta dije
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket)
Armik.Armiku im!
Prej teje rash ne gjume dhe perfitim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjelberoi lenda ime, u zgjua
dhe u perendua,
kur vrasja shpirtrat mbertheu.
Oh, ne te vertete ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime,
armiku im.

Pikerisht ato qe ne zhvleresuam
ndersa rruges ecim
qe asnjehere s'i ditem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin
me injorim lane pasoje
mbi shpirtin tend
mbi shpirtin tim.
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
611
Pikët
0
Përgjigje e: Poezi te Preferuara--SHQIP

I bie kitares kitaristi i vjeter
mbi dhimbjen e botes melodi e mekur
i bie kitares kitaristi i plakur
troket mbi xham melodi e akullt
i bie kitares kitaristi i mjer
e bota lekundet melodi e cjerr
i bie kitares kitaristi i vdekur
melodi e vrare melodi e vdekur.
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
460
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: Poezi te Preferuara--SHQIP

Mund të shkruaj--Pablo Neruda

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.

Të shkruaj, për shëmbull:”Nata është yjësuar,
Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg.”

Era e natës sillet në qiell dhe këndon.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.

Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia.
E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.

Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu.
E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.

Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.

Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.

Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.

Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon. Atje larg..
Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.

Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të.
Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.

E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë
Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.

Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.

E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.

Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.

Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve,
Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.

Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj
 

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
460
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
Përgjigje e: Poezi te Preferuara--SHQIP

love it love it love it


Idealja

Po, do doje:

Vilë mes gjelbërimit me taracë mermeri,
nga pas rruga „Fridrih“, përpara liqeni;
me pamje të bukur, në stil – mondane,
nga dritarja e banjos të duken malet -
Kinemanë në mbrëmje larg mos e kesh.
Gjithçka e bukur, pa teprime, thjesht:

Të jenë nëntë dhoma – jo, më mirë dhjetë!
Pemët të ngrihen mbi çati përpjetë,
radio dhe ngrohje, fshesë me vakuum,
shërbëtorë të bindur që s'flasin kurrë,
grua sojlie, të ëmbël fare -
(një tjetër rezervë për në fundjave) -,
biblotekë të mbushur përplot me libra,
rretherrotull heshtje sa të ndihet miza.
Katër kuaj race, në stallë dy poni,
tetë makina të mira, alamet motori -
t'i ngasësh vetë, ndryshe s'vlen aspak!
Po t'u mbush mendja del dhe për gjah.

Hë, se për pak kisha harruar:
Alamet kuzhine – super të gatuar -
verë të vjetër në kupë të rrallë -
ha sa të zhdëpesh, mbetesh si ngjalë.
Dhe para. Dhe bizhu, një të majmë porcion.
Pastaj dhe një milion, pastaj dhe një milion.
Dhe udhëtime. Jeta ngjyrë ylberi.
Fëmijë të shkëlqyer. S'ka më mirë – shëndeti.

Po, do doje!

Mirëpo dhe vetë ti e ke parë:
gjithmonë duket se është i ndarë
në pjesë të vogla fati mbi tokë.
Përherë mungon diku një copë.
I ke paratë, të grisen xhepat;
ke të mirë gruan, mungojnë monedhat -
Vjen japonezka, të bezdis erashka;
herë mbaron vera, herë gota s'paska.

Është gjithmonë diçka.
Kokën mos e unj.
Secili fat e ka një kunj.
Lakmon plot gjëra sa kohë je gjallë.
T'i kesh të gjitha – kjo ndodh shumë rrallë.


Kurt Tuholski

(përkth. nga gjerm. - tsr)
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Poezi te Preferuara--SHQIP

Nën flamujt e melankolisë

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Poezi te Preferuara--SHQIP

Dëshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.

Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E v^ërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Poezi te Preferuara--SHQIP

Edhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë...
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Poezi te Preferuara--SHQIP

Koha e pamjaftueshme

S'kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t'më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s'mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s'e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t'ju bëj të gjithëve e do ik.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,420
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Poezi te Preferuara--SHQIP

Ti qave

Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
 
Top