• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi te huaja te perkthyera...

gladiola

V.I.P
Anëtar
Aug 14, 2010
Postime
3,883
Pikët
113
Vendndodhja
Shqiperi...Korce
Ne mundsh!

Ne mundsh ta ruash arsyen
Kur bota humb fillin, e fajin ta hedh ty...
Dhe vetes ti besosh
Sa here te ty dyshojne
E ste perfillin,por
Edhe dyshimet drejt ti gjykosh,
Ne mundsh te rrish ne pritje,
Nga pritja pa u lodhur
E kur te urrejne,urrejtje te mos ushqesh,
Madje,
Ndaj shpifjeve te rrish pa folur,me thjeshtesi,
Me to pa rene ndesh
Ne mundsh te mendosh
Por jo gjer ne shkatrrim,
Te enderrosh,por jo si rob enderrimesh...
Ne i detyrofsh dot muskul e nerv
Dhe puls e zemer te te sherbejne,
Edhe kur gjithcka duket e kote e te qendrosh,
Kur ska asgje vec vullnetit,
Qe vec nje fjale
Qendro! gjithnje te thote...
Nese armiku ose miku
Ste bejne dot te vuash
Dhe gjithcka e cmon per aq sa e meriton
Ne mundsh te mbushesh minutat aq te renda
Me vepra qe peshojne,
Dije dhe mos ki asnje dyshim
E jotja do te jete Bota,me cka brenda,
Dhe burre do te jesh
Biri im...




Joseph Rudyard Kipling
 

gladiola

V.I.P
Anëtar
Aug 14, 2010
Postime
3,883
Pikët
113
Vendndodhja
Shqiperi...Korce
Përgjigje e: Poezi te huaja te perkthyera...

KROI


Rrotull nje uje krejt akull
Sec murmurit se larti
Mu neper deget e molles
Nga shushuritja e fleteve
Rrjedh nje tpergjumur i embel...


Saffo
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Poezi te huaja te perkthyera...

Kur ti fle

Ti fle natës
unë kam pagjumësi
të shikoj të flesh
kjo më ben te vuaj



Gjithe netët qaj gjithë natës
dhe ti endërron dhe buzëqesh
por kjo nuk mund të zgjasë më
një natë me siguri do të të vras
ëndrrat e tua atëherë do të mbarojnë
dhe meqë do të vras veten
e mbaruar edhe e imja pagjumësi
dy kufomat tona të bashkuara
do të flenë së bashku në shtratin tonë të madh.



Ti fle natës
unë kam pagjumësi
Të shikoj të ëndërrosh
kjo më bën të qaj



Ja dita dhe ti befas zgjohesh
dhe mua ti më buzëqesh
ti buzëqesh me diellin
dhe nuk mendoj më për natën
Ti i thua fjalët gjithmonë njëlloj
"A ke kaluar një natë të mirë"
dhe unë përgjigjem si dje mbrëma
"Po i dashur kam fjetur mirë
dhe të kam ëndërruar ty si çdo natë..."

Jacques Prevert
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Poezi te huaja te perkthyera...



Mesazhi

Derën që dikush ka hapur
Derën që dikush ka mbyllur sërisht
Karrigen ku dikush është ulur
Macen që dikush ka përkëdhelur
Frutin që dikush ka kafshuar
Letrën që dikush ka lexuar
Karrigen që dikush ka rrëzuar
Derën që dikush ka hapur
Rrugën ku dikush vrapon akoma
Drurin që dikush kalon përtej
Lumin ku dikush hidhet
Spitalin ku dikush është i vdekur

Jacques Prevert
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,958
Pikët
63
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Poezi te huaja te perkthyera...

Kenge ne gjak

Ka njolla te medha gjaku ne bote
ku shkon gjith ky gjak i perhapur?
a eshte toka qe e pi dhe dehet
dehje e çuditshme atehere
kaq e matur... kaq monotone...
Jo toka nuk dehet
Toka nuk rrotullohet gabim
ajo shtyn rregullisht veturen e saj te vogel kater stinet e saj
shiun... boren...
bresherin... kohen e bukur...
ajo nuk eshte asnjehere e dehur
mezi i lejon vetes here pas here
nje vullkan te vogel fatkeq.
Ajo rrotullohet toka
rrotullohet me pemet e saj... me kopshtet e saj... shtepite e saj...
ajo rrotullohet me njollat e medha te gjakut
dhe te gjitha gjallesat rrotullohen me te dhe gjakosen...
Ajo ajo s'do t'ia dije
toka
Ajo rrotullohet dhe te gjitha gjallesat fillojne te ulerijne
ajo s'do t'ia dije
ajo rrotullohet
nuk ndalon se rrotulluari
dhe gjaku nuk ndalon se rrjedhuri...
Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare
gjaku i vrasjeve... gjaku i luftrave...
gjaku i mjerimit...
dhe gjaku i njerezve te torturuar ne burgje...
gjaku i femijeve te torturuar qetesisht prej babait dhe mamase se tyre...
Dhe gjaku i njerezve qe gjakosen nga koka neper biruca...
dhe gjaku i puntorit
kur puntori rreshket dhe bie nga çatia
Dhe gjaku qe vjen e qe vershon me vale te medha
me te porsalindurin... me femine tjeter...
E ema qe bertet... femija qan...
gjaku rrjedh... toka rrotullohet
toka nuk ndalon rrotullimin
gjaku nuk ndalon rrjedhjen
Ku shkon gjithe ky gjak i shperndare
gjaku i te rrahurve... i te poshteruarve...
i te vetvrareve... i te pushkatuarve... i te denuarve...
dhe gjaku i atyre qe vdesin keshtu... aksidentalisht
Ne rruge kalon nje i gjalle
me gjithe gjakun e vet brenda
papritur ja tek eshte i vdekur
dhe gjithe gjaku i tij eshte jashte
dhe te gjallet e tjere bejne te zhduket gjaku
ata e marrin trupin
por eshte ngulmues gjaku
dhe atje ku ishte i vdekuri
shume me vone krejt i zi
pak gjak qendron akoma
gjak i mpiksur
ndryshk i jetes ndryshk i trupave
gjak i mpiksur si qumeshti
si qumeshti kur rrotullohet
kur rrotullohet si toka
si toka qe rrotullohet
me qumeshtin e saj... me lopet e saj...
me te gjallet e saj... me te vdekurit e saj...
toka qe rrotullohet me pemet e saj... te gjallet e saj... shtepite e saj...
Toka qe rrotullohet me martesat...
varrimet...
guackat...
regjimentet...
toka qe rrotullohet e rrotullohet
me perrejnte e saj te medhenj prej gjaku.


Deshperimi eshte ulur mbi nje stol

Ne nje park mbi nje stol
Eshte nje burre qe therret kur kalojme
Ai ka syze nje kostum te vjeter gri
Ai pi nje cigare te vogel ai eshte i ulur
Dhe therret kur kalojme
Ose thjesht ju ben nje shenje
Nuk duhet ta shikojme
Nuk duhet ta degjojme
Duhet te kalojme
Te bejme sikur nuk e shohim
Sikur te mos e degjonim
Duhet te kalojme te shpejtojme hapin
Nese e shikoni
Nese e degjoni
Ai ju ben shenje dhe asgje asnjeri
Nuk mund t'ju pengoje te shkoni te uleni prane tij
Atehere ai ju shikon dhe qesh
Dhe ju vuani tmerresisht
Dhe burri vazhdon te qeshe
Dhe ju qeshni me te njejten qeshje
Egzaktesisht
Me shume qeshni me shume vuani
Tmerresisht
Me shume vuani me shume qeshni
Pandreqshmerisht
Dhe ju rrini atje
I ulur i ngrire
Duke qeshur mbi stol
Femijet luajne fare prane jush
Kalimtare kalojne
Qetesisht
Zogj fluturojne
Duke lene nje peme
Per nje tjeter
Dhe ju rrini atje
Mbi stol
Dhe ju e dini e dini
Qe kurre me nuk do te luani
Si keta femije
Ju e dini qe kurre me nuk do te kaloni
Qetesisht
Si keta kalimtare
Qe kurre me nuk do te fluturoni
Duke lene nje peme per nje tjeter
Si keta zogj


Tek luleshitesja

Nje burre hyn tek nje luleshitese
dhe zgjedh lule
luleshitesja mbeshtjell lulet
burri ve doren ne xhep
per te kerkuar parane
parane per te paguar lulet
por ai ve ne te njejten kohe
menjehere
doren mbi zemren e tij
dhe bie

Ne te njejten kohe qe ai bie
paraja rrokulliset ne toke
dhe po ashtu lulet bien
ne te njejten kohe me burrin
ne te njejten kohe me parane
dhe luleshitesja mbetet
me parane qe rrokulliset
me lulet qe demtohen
me burrin qe vdes
sigurisht e gjithe kjo eshte shume e trishtueshme
dhe duhet qe ajo te beje diçka
luleshitesja
por ajo nuk di si t'ja beje
ajo nuk di
nga cila ane t'ja filloje
Ka kaq shume gjera per te bere
me kete burre qe vdes
keto lule qe demtohen
dhe kjo para
kjo para qe rrokulliset
qe nuk ndalon se rrokullisuri.


Familjare

Mamaja ben triko
Biri ben lufte
Ajo e merr kete krejt natyrale mamaja
Po babai çfare ben babai?
Ai ben biznes
Gruaja e tij ben triko
Biri i tij luften
Vete biznes
Ai e merr kete krejt natyrale babai
dhe biri dhe biri
Cfare gjen biri?
Ai nuk gjen absolutisht asgje biri
Biri mamaja e tij ben triko babai i tij biznes ai luften
Kur te kete mbaruar luften
Ai do te beje biznes me babain e tij
Lufta vazhdon mamaja vazhdon ajo thur triko
Babai vazhdon ai ben biznes
Biri eshte vrare ai nuk vazhdon me
Babai dhe mamaja shkojne ne varreze
Ata e marrin kete krejt natyrale babai dhe mamaja
Jeta vazhdon jeta me trikon luften biznesin
Biznesi lufta trikoja lufta
Biznes biznes biznes
Jete dhe varreze


Mengjesi

Ai e hodhi kafen
Ne filxhan
Ai hodhi qumeshtin
Ne filxhanin e kafes
Ai hodhi sheqerin
Ne kafen me qumesht
Me lugen e vogel
E perziu
E piu kafen me qumesht
Dhe e la filxhanin
Pa me folur
Ai e ndezi
Nje cigare
Beri rrathe
Me tymin
Hodhi hirin
Ne tavell
Pa me folur
Pa me shikuar
U ngrit
Ai vuri
Pallton e tij te shiut
Sepse binte shi
Dhe u nis
Nen shi
Pa nje fjale
Pa me shikuar
Dhe une mora
Koken time ne dore
Dhe qava


Gaforrja

Ai thote jo me koke
por ai thote po me zemer
ai thote po atyre qe do
ai i thote jo profesorit
ai eshte ne kembe
e pyesin
dhe te gjitha problemet i jane drejtuar
papritmas e qeshura e marre e ze
dhe ai i fshin te gjitha
shifrat dhe fjalet
datat dhe emrat
frazat dhe kurthet
dhe me gjithe kercenimet e mesuesit
nen uuu-te e femijeve shembullore
me shkumesa te te gjitha ngjyrave
mbi derrasen e zeze te fatkeqsise
ai vizaton fytyren e lumturise.


Fjalimi mbi paqen

Nga fundi i nje diskutimi shume te rendesishem
burri i madh i Shtetit duke u penguar
mbi nje fraze te bukur boshe
bie brenda
dhe i hutuar me gojen e madhe te hapur
duke ju marre fryma
tregon dhembet
dhe karia e dhembeve te arsyetimeve te tij paqesore
e acaron kaq nervin e luftes
çeshtja delikate e parase.


Profesori
Nxenesi Hamlet!

Nxenesi Hamlet
(duke kercyer prej vendit)
He... Cfare... Me falni... Cfare po ndodh... Cfare ka... C'eshte?...

Profesori
(i pakenaqur)
Nuk mund te pergjigjeni <<ketu>> si gjithe te tjeret?
E pamundur,ju jeni akoma neper re.

Nxenesi Hamlet
Te jesh apo te mos jesh neper re!

Profesori
Mjafton.Pa shume naze.Dhe me zgjedhoni foljen jam,si gjithe te tjeret,kjo eshte e gjitha qe ju kerkoj

Nxenesi Hamlet
To be...

Profesori
Ne shqip,ju lutem,si gjithe te tjeret.

Nxenesi Hamlet
Mire,zoteri.(Ai zgjedhon)
Une jam apo nuk jam
Ti je apo nuk je
Ai eshte apo nuk eshte
Ne jemi apo nuk jemi...

Profesori
(teper i pakenaqur)
Po jeni ju qe nuk jeni,miku im i shkrete!

Nxenesi Hamlet
Eshte e sakte,zoti profesor
Une jam <<ku>> nuk jam
dhe,thelle thelle,he,po ta mendosh,
Te jesh <<ku>> mos te jesh
Kjo eshte mbase gjithashtu çeshtja.

Jacques Prevert
 

gladiola

V.I.P
Anëtar
Aug 14, 2010
Postime
3,883
Pikët
113
Vendndodhja
Shqiperi...Korce
Përgjigje e: Poezi te huaja te perkthyera...

Meri Morisan

O Meri eja ne dritare
Eshte ora jone e deshiruar?
C’kushtojne mijera thesare
Perpara syve te adhuruar!
Mundim te madh do te duroja
Si skllavi qe duron i strukur
Kur zemren tende ta fitoja
Moj Meri Morisan e bukur!

Dje me muzike e me vjoli’
Nder djem e vajza kercimtare
Mendimi me shkoi tek ti
Une isha atje po s’ndjeja fare
Kish fort te bukura nder to
Kish plot me nur sa s’behet me
Po une thashe: “Nuk ka jo
si Meri Morisan asnje!”

O Meri do ti ta mundosh
Ate qe zbret per ty ne varr?
Dhe shpirt e zemer t’i coptosh
Per fajin se te do me zjarr?
Ne s’me pranon si dashuror
Trego per mua pak meshire!
Ti s’mund te kesh nje shpirt mizor
Moj Meri Morisan e mire.

(perktheu Lasgush Poradeci)
 

gladiola

V.I.P
Anëtar
Aug 14, 2010
Postime
3,883
Pikët
113
Vendndodhja
Shqiperi...Korce
Përgjigje e: Poezi te huaja te perkthyera...

Me zuri nata rruges.

Ne mal me zuri nata pus
Debora shfrynte , ish Janar
C´do porte ish kycur, s´dilte kush
Dhe s´gjeja vend te ndizja zjarr.

Papritur fati shpejt mu qas.
Nje vajze poqa per cudi!
Ajo me ftoi ta ndiqja pas.
Te gjeja vater e shtepi.

Ne gjunje u fala mu ne prag.
Qe s´ngriva akull e kallkan;
I thashe :-shtrome nje jatagan
I thashe :-hidhme nje jorgan.

Ajo me gjeti nje carcaf.
Ma shtroi dyshekun shpejt e shpejt.
Nje vere nxorri nga nje raft
Me tha te flija me shendet .

Te ndahesha me vinte keq ,
dhe mora zemer gjeta shkas.
- I kendshem qenka ky dyshek
por nje jastek une e kam pak .

Me solli ne ode nje jastek ,
ma vuri me kujdes nen vesh .
dhe une i dhashe fet e fet
nje puthje te embel si peshqesh .

Ju skuqen faqet si perri
i derdhi fjalet si mendafsh.
Nese ke nder e dashuri ,
me ler te paster , ahh me qafsh.

Mendafsh i bute ish flok i saj
dhe bar mbi shteg e monopat.
Ish trendafil i kuq ne maj ,
ajo qe shtroi ate krevat.

E kish te bukur kraheror
nje kraheror qe vetem zbardh,
si dy kodrina me debore
qe ngre mes eres dimri i madh.

E perqafova plot me mall
ate qe shtroi ate krevat.
E paster ish , o Zot me fal,
si ky tufan qe fryn ne shpat.

Ajo me mua nuk u sha
dhe nuk i hapi syt e zez.
Mes meje dhe mes murit ra
dhe s´fjeti dot gjer ne mengjes.

Dhe kur u zgjua prap mu qas
e perkedhela perseri.
Ma prishe jeten ,ah me qafsh
me foli e imja dashuri.

Dhe tek i puthja ata sy ,
me belbezonte : mos e mos
I thosha kur te jem me ty,
sa here shtratin do ma shtrosh?

Gjilperen mori ne mengjes,
u ul e heshtur ne minder.
Kemishen time me kujdes
e qepi plot me mall e nder.

Dhe ikin vitet nje nga nje ..
dhe lulja cel dhe fryn tufan.
Por se harroj ne jete ate,
qe shtroi dyshekun me jorgan...

{Robert Berns}
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
19,661
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Përgjigje e: Poezi te huaja te perkthyera...

Degjova se do qe te na lesh,
Mos
Kerkon nje tjeter, nje mik tjeter,
Mos
Mos
C'kerkon ne boten e askujt, o i huaj?
Per cilin te semure e ke fjalen,
Mos
Buzet do na thahen, nese do thahesh ti
Syte mi ke mbushur me lot
Mos
Mos na vidh, mos shko ne ate rruge,
Mos veshtro ata te vjedhurit mos,
Mos
Ej hene universi ra kokposhte per ty
Edhe ne po biem kokposhte nga ti
Mos
Nese nuk ke fuqi te mbash afer te dashurit,
Atehere pse habitesh nga dashuria,
Mos
Ej ti qe ke parajsen dhe ferrin,
Ti qe do te na kthesh ferrin ne parajse,
Mos
Nese e braktis, Hena do te kaloje ne mbreterine e pikellimit,
Deshiron ta rrezosh shtepine e Henes,
Mos
Ej ti qe sovraniteti yt eshte mes jetes dhe vdekjes,
Qe po iken nga ajo fije e ekzistences
Mos
Syte e mi me mekat, jane hajdut te bukurise tende,
Oh ti qe po me vjedh dicka me vlere,
Mos
Nese kam nje shanc te dyte, bija ime
Do te thot se nje shanc e kam humbur
Nese ka ndodhur dicka e tille
Femija, armiqte e miqte i ka hedhur menjane
Edhe une atehere e mesova.
Jeta e dyte, bija ime, nuk eshte nenshtrim nga tradhetia e se pares,
Por i eshte nenshtruar tradhetise se jetes se pare.
Cdokush heq dore nga nje shans i dyte
Por asnjeri nuk deshiron qe ta kujtoje se si u fut ne ate porte te keqe heren e pare
Mes jetes se pare dhe te dyte kishte nje te vdekur
ASGJE NUK MBARON, CDO GJE
NRYSHON......

{Mevlana Celaleddin Rumi}​
 

gladiola

V.I.P
Anëtar
Aug 14, 2010
Postime
3,883
Pikët
113
Vendndodhja
Shqiperi...Korce
Përgjigje e: Poezi te huaja te perkthyera...

Mihai Minesku

Gjer tek ylli

Nga ylli, rruga gjer tek ne,
Është e gjatë dhe s'mbaron
Që drita të vijë përmbi dhe
Me mijëra vite do të shkojnë.
Ndoshta ylli s'është më,
U shua në botën errësirë
Po drit' e tij ecën gjithnjë
Tashmë tek ne ka arrirë.
Nga kandili i tij i shuar,
Ndriçimi endet nëpër botë
Ylli shumë pat jetuar,
Por kur vdiq, erdhi në tokë.
Kur dashuria ikën e s'vjen
E mbulon hija e trishtimit
Kujtimi i saj prapë na gjen,
Siç na gjen vala e ndriçimit.
 
Last edited:
Top