• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Policia arrestoi “Rambon” boshnjak

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Policia në qytetin Bihac të Bosnjës arrestoi të mërkurën Nedzad Klicicin nga Cazini, dhjetë ditë pasi që postoi videon në YouTube në të cilën i armatosur deri në dhëmbë demonstroi shkathtësitë e tij luftarake, shkruan të enjten gazeta boshnjake “Dnevni Avaz”.
Inspektori i policisë në Bihac, Mehmed Libic tha se Nedzad Klicici është ftuar për bisedë informative ndërsa kundër tij kanë filluar hetimet.

“Gjatë xhirimit të klipit janë shfrytëzuar lloje të ndryshme të armëve”, tha Libic, duke shtuar se kjo ka detyruar policinë të nisë hetimet.

Përveç armëve të ndryshme automatike të cilat janë të ndaluara në Bosnje dhe Hercegovinë, Klicic tregoi se posedon edhe raketahedhës të tipit “zola”, granata dore si dhe së bashku me armët e tij të rrezikshme ai ka prezantuar edhe një gjarpër të madh për të cilin është vërtetuar se është i llojit piton. Gjatë hetimeve policia ka zbuluar edhe pjesët e granatave dhe raketahedhësit në vendet ku është xhiruar klipi.
 

tété

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2010
Postime
1,710
Pikët
0
Vendndodhja
Do te me besh gje vizite?
Përgjigje e: Policia arrestoi “Rambon” boshnjak

Ok mon chou, ti e din lol

Filozofia ime eshte qe te qesh sa me teper se per te qare eshte kq e thjeshte sa nuk behet..
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Policia arrestoi “Rambon” boshnjak

Sa kam qeshur kur e kam parë. E hapa direkte në YouTube, ç'të shikoja?! Një gomar i cili i dukej vetja në Vietnam duke luftuar me kukulat e Saigonit. Pra, një Don Kishot në miniatur, i cili bënte luftë me mullinjt e erës :p
 
Top