• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Politika dhunon Kishen Orthodhokse

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Pikët
38
Politika dhunon Kishen Orthodhokse

“Maskarenj”, Vasili: Rama dhunon kishat, refuzojini vandalët!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kandidatin e PS për Bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili u shfaq me elektoratin në kishë.

Sipas Vasilit, Rama po dhunon kishat për fushatë, duke e cilësuar këtë mëkatin më të rëndë. Më tej, Vasili shton se pushteti i Ramës është i nëmur, është i mallkuar, pasi është prodhim i të pa feve, që fe kanë krimin, vjedhjen dhe grabitjen.

Reagimi i Vasilit:
Babloku dhe rilindja dhunon kishat per fushate, Mallkuar qofshin!!(FOTO). Edi Rama dhunon kishat. Rilindja ve dore edhe mbi kishat. Maskarenjte e rilindjes bejne fushate brenda ne kishe.

Shikojini FOTOT se si ne Lekël, te Bashkise Tepelene, bejne fushate brenda ne kishe. Flasin kusaret e rilindjes me kryqin e shenjteruar perballe!? Mekat me te rende se ky nuk ka.

Ky kalon cdo kushtetute, eshte me i rendi dhe me i pafalshmi i te gjithe fajeve,pasi keta horra nuk kursejne as kishat ne histerine per te rrembyer pushtet. Asnje shqiptar i ndershem mbeshtetes i cdo partie qofte nuk e fal kurre kete dhunim te shenjterise se besimit.

Ku dallojne keta nga Partia e Punes qe ju vuri kazmen kishave? Jane te njejtet, me te njejten urrejtje per fene dhe besimin. Vetem keta mund ta bejne. Pushteti tyre eshte i nemur, eshte i mallkuar pasi eshte prodhim i te pa feve,qe fe kane krimin vjedhjen dhe grabitjen. Refuzojeni ashper keta vandale te besimit,qe arriten kulmin e mekatit te tyre njerezor.

Eshte i bekuar dhe legjitim çdo qendrim,veprim apo aksion ndaj tyre. Te gjithe bashke kunder atyre,qe nuk besojne tek atdheu,tek familja dhe tek zoti!!
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
58,075
Pikët
113
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Fushatë elektorale edhe në kishë: Fjala e lënë në vend të shenjtë duhet të marrë udhë

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kandidon për një mandat tjetër këtë bashki, ka habitur me veprimin e rradhës.

Ai ka zhvilluar një takim elektoral brenda ambienteve të kishës së fshatit Lekël mbrëmjen e së shtunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Peçi flet gjerë e gjatë për kontributin e këtij fshati gjatë historisë, ndërsa në fund bën edhe premtimet për katërt vitet e ardhshme.

Megjithatë, ai ka një shpjegim për këtë, duke e cilësuar traditë këtë veprim.

“E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet. Në kishë, edhe pse në orë tepër të vonë, aty gjeta mikpritjen si rrallëkund, të burrave dhe grave të këtij fshati, që dikur ka qene një qendër e rëndësishme me ndikim në rrëzë. Të flasësh me Lekëliot për historinë, traditën, njerëzit, me siguri do duheshin ditë të tëra sepse padyshim është fshati më historik në ish- rrethin e Tepelenës”, deklaroi Peçi.

Në postimin e tij mbi këtë takim, kryebashkiaku i Tepelenës tha se u fol edhe për premtimet elektorale.

“Biseduam e folëm gjatë, megjithatë besimi dhe shpresa për t’i kthyer Leklit vëmendjen është e madhe. Projekti i rrugës dhe qendrës së fshatit janë gati dhe kemi kërkuar realizim e tyre. Premtimi im është që do bëj të pamundurën për ta bërë pjesë të Programit Qeveritar 100+ Fshatrat, pasi kostot për ta realizuar me buxhet të bashkisë, do të bëjnë të mundur vetëm rivitalizimin e qendrës së fshatit. Lekli duhet të jetë patjetër në hartën turstike, pasi përfaqëson Rrëzën dhe duke e lidhur me Kurveleshin që tashmë ka marrë udhë, do mund të kemi në të ardhmen, një Tepelenë me vlera të vërteta turistike”, tha Peçi.

j.l./ dita
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
58,075
Pikët
113
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Lexo pak se si e ka traditë Lekli o prift koqe. :p
Na prure dhe opinionin e Tritan preshit se edhe atë kishim mangut. :p
 
ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Pikët
38
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

MITROPOLIA E SHENJTE E APOLLONISE DHE E FIERIT

DEKLARATË

Duke marrë shkas nga një emision i dhënë në ERTV, dhe nga qarkullimi i këtij emisioni në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kryetare Bashkie jep një intervistë në ambjentet e një Kishe, pa dijeninë dhe lejen tonë, kërkojmë nga pushteti politik dhe vendor, si edhe nga të gjitha forcat politike, shoqata apo individë, që të mos përdorin Kishat dhe Tempujt e Shenjtë për deklarata, mbledhje apo mitingje politike.
Përdorimi i tyre për motive të tilla përbën së pari një Sakrilegj ndaj vendeve të Shenjta dhe fyerje të ndjenjave të besimtarëve, pasi ato janë vend lutje dhe adhurimi. Së dyti, përbën shkelje të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057 Date 22.01.2009). Pikërisht, neni 21 dhe 23 i këtij ligji ndalon ndërhyrjen dhe përdorimin e objekteve fetare nga autoritetet shtetërore, me përjashtim të urdhërit ekzekutiv, pasi është marrë pëlqimi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
 
nghi ngo

V.I.P
Anëtar
Nov 22, 2013
Postime
2,881
Pikët
113
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Hajde zgjedhje hajde, edhe politikanet amerikan do I kene zili keta tanet...
 
ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Pikët
38
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Shtëpia ime është shtëpi lutjesh

Duke ndjekur me shqetësim situatën e vështirë që po kalon vendi në këtë problem pa zgjidhje për zgjedhjet vendore, jo vetëm si shtetas, por dhe si besimtarë orthodhoksë i lutemi Zotit çdo ditë që të ndriçojë të gjithë aktorët përgjegjës për situatën, që të tregohen vërtetë burra shteti dhe të zgjidhin sa më paqësisht me urtësi dhe largpamësi këtë situatë, që ka sjellë në përplasje institucionet shtetërore, partitë politike dhe duke e ndarë dhe përçarëmë dysh shoqërinë në vendin tonë të vogël.

Kjo është shprehur edhe në deklaratën publike që Kisha Orthodhokse ka bërë për situatën më datë 02.06.2019: “Prandaj, me shqetësim të madh dhe përulësi, do të lutemi në të gjitha kishat që Perëndia i paqes dhe i urtësisë të inkurajojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e drejtimit të vendit, që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e detyrës, me të cilën janë ngarkuar, të gjejnë rrugën e pajtimit dhe të mirëkuptimit dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për të gjitha problemet, për të mirën e vendit dhe të popullit tonë”.

Duke respektuar te drejtën e çdokujt për të bërë po apo jo fushatë elektorale në vende publike, apo të përshtatshme për të tilla punë, vërejmë me keqardhje se këto ditë po përdoren edhe Kishat Orthodhokse në funksion të fushatës elektorale nga kandidatët e përzgjedhur për kryetar bashkie të Partisë Socialiste, më konkretisht znj.Majlinda Bufi Kryetare Bashkisë Roskovec ka bërë një intervistë në kishën e shën Nikollës në Kurja të Rroskovecit dhez.Tërmet PeçiKryetar Bashkie i Tepelenësnë kishën e fshatit Lekël.

Këto biseda dhe takime elektorale janë bërëjo thjeshtë në ambientet e jashtme të kishës, por brenda në tempull, përpara altarit të shenjtë, në vendin ku populli qëndron për t’iu lutur Zotit.

Kjo fushatë dhe propagantë elektorale brenda tempullit fyen shenjtërinë e vendit dhebie ndesh me kanunet kishtare të Kishës Orthodhokse duke u cilësuar si sakrilegj, sepse kisha nuk është një arenë politike, “por shtëpia e Perëndisë”(Heb 10:21), vend lutjesh për të gjithë ata që duan të pajtohen me Zotin, me të afërmin madje edhe me armikun.

Kisha nuk bëhet palë më asnjë qeveri,parti apo koalicion partish,por i lutet Zotit për presidentin,kryeministrin,ushtrinëe çdo vendi dhe në çdo kohë, që ata persona të zgjedhur me votën e popullit të kryejnëdetyrën që Zoti i Gjithëpushteshmi ua ka dhënë për të mirën e popullit: “sepse çdo pushtet vjen prej së larti”(Romakve 13:1) dhe çdo pushtet tokësor i nënshtrohet pushtetit qiellor.

Vërtetë qeveria e “Rilindjes” nëpërmjet Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka restauruar disa kisha monumente kulture, por kjo nuk e bën aspak qeverinë pronare të ligjshme dheqë mund të bëjë çfarë të dojëme këto objekte kulti të shenjta, pasuri e patundëshme dhe shekullore e KOASH-IT, ashtu siç ka ndodhur në mënyrë të përsëritur në disa kisha monumete kulture të restauruara, ku pa dijeninë e Kishës Orthodhokse janë kryer aktivitete nga Ministria e Kulturës të cilat nuk i përshtaten shenjtërisë së vendit dhe për këto raste të përsëritura Kisha Orthodhokse ka reaguar gjithmonë.

Është mirë që sa më shpejtë ata që janë përgjegjës për këto veprime të fundit arrogante në kufijtë e sakrilegjit t’i kërkojnë falje KomunitetitOrthodhokse dhe të përpiqen maksimalisht për të mos e përsëritur më.

Në të kundërtën e gjitha kjo po na risjell në kujtesë ne besimtarëve, por edhe gjithë popullit ndërhyrjet brutale të shtetit ateist-komunist mbi kishat dhe tempujt fetarë, duke i tjetërsuar ato në shtëpi kulture, kinema në dhe çdo formë tjetër për propagandën ateiste-komuniste.

Duhet patur kujdes sepse historitë e harruara rrezikojnë të përsëriten.

Si shqipëtar, shtetar, dhe popull i thjeshtë duhet të bëjmë kujdes në lidhje me shenjtërinë e vendeve të kultit, sepse kemi bërë një gabim popullor jo shumë vite më parë,që pati shumë kosto të cilat duket akoma nuk i kemi shlyerdhe jemi në borxh akomame Zotin,sepse aktualisht pronat të komuniteteve fetareedhe atij orthodhoks mbahen arbitrarisht nga shteti.

Në qoftë se përsëriten po ato veprime sakrilegje si më parë është një faj i pajustifikueshëm për ata që me arrogancën e keqpërdorimit të pushtetit laik na i rishfaqin dhe po heshtëm dhe nuk reagojmë në mënyrë qytetare është një faj kolektiv.

Së fundi Kisha Orthodhokse është:“trupi i Krishti dhe Ai kreu i saj”. (Kolosianve 1:18)Zoti Jisu Krisht edhe psepaqësor kur pa që populli i pabesë i përkrahur nga krerët përdhoste Tempullin e shenjtë në Jeruzalem ai mori një kamzhik më dorë pëmbysi gjithçka fyese për vendin dhe u tha me zëmërim atyre që ishin përgjegjës për gjendjen: “Është shkruar: “Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje”, por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh”. (Mateu 21:13)

Zoti na ruajtë nga mëkate të tilla.

Miron Çako; përgjegjës i Zyrës Së Katekizmit pranë kryepeshkopatës KOASH-it./CNA.al
 
ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Pikët
38
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

DEKLARATË

Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës,ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare.

Tiranë, 24 qershor, 2019

Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës
 
ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Pikët
38
Përgjigje e: Politika dhunon Kishen Orthodhokse

Nga dashuria e madhe per atdheun dhe "nacionalizmin"" e rilindjes, po kryejne aktin e fundit te ikones se komunizmit, perdhosjen e Kishes se vertete te Krishtit. "Komunizmi" vazhdon pa iu dridhur qerpiku rrugen drejt qellimit te tij final, "nga te gjithe sipas aftesive, te gjitheve sipas nevojave". nevojat e popullin plotesohen perdite e me mire nen udheheqjen e.......imer lales
 
Last edited:

Solon12

Anëtar
Anëtar
Jun 1, 2020
Postime
84
Pikët
18

ne shqiperi laicizmi shtetror =/= ateizmi komunist ose zjarrte

Në kohërat e lashta, nuk kishte asnjë besim "personal" ose privat, por përkundrazi feja e njerëzve (etnos) ishte e njëjtë me atë të individit. Ky ishte rasti edhe për shqiptarët, që vinin barinj migratore qe mbanin fejen e bizantinet. Sigurisht që disa në veri u bënë katolikë për shkak të afërsisë së tyre me Romën. Unë e kam humbur atë, por ka qenë një libër që raportonte shndërrimin e shqiptarëve të ndryshëm ortodoksë në katolizëm në LEZHA rreth fillimit të viteve XII.

dhe një shumicë e madhe në qytete u bë myslimane, sepse ne ballkanet ka qene nje fenomen qytetar. Të tjerët neper fshatrat u konvertuan nga misionarët sufistë ose deshiren per një jete pa betejat e një dhimmin.Qytetërimi bizantin është vendi ku ecim çdo ditë. Ne qëndrojmë në eshtrat e një titan dhe nuk e kuptojmë këtë fakt. Unë mendoj se shtetet e ardhshme në Shqipëri duhet ta marrin në konsideratë këtë civilizim e vjeter dhe jo komunizmin apo kapitalizmin amerikane. Një ide mesjetare pa oligarkinë e ndyrë të kapitalizmit moderne. Sidoqoftë, qindra vjet nën turqit i kanë "socially conditioned" shqiptarët me qëllim ta harrojnë këtë. Si mundesh te predikohesh një ide e shkëlqyer nëse është në zhdukje dhe askush nuk do t'ju dëgjojë, ose më keq do t'ju sulmojë me ad hominemet

Unë do të isha i prirur të pajtohem me këtë. Tendenca ateist i nacionalizmit shqiptar rilindjes ishte një gjë e rrezikshme pasi u hap për dhunë kundër kishës, dhe vrasja e priftërinjve dhe murgjve të ndryshëm. Kisha ende nuk është rikuperuar përsa i përket monastikës .. të cilët mund të llogariten me gishtrat.

Ndryshe nga Gjermania e cila ishte në një konflikt fetar të brendshme (kulturkampf) Shqipëria ka katër. Unë mendoj se rilinasit e dinin këtë dhe shkuajten për një etnonacionalizëm laik nën një gjuhë të vetme për të mbledhur sa më shumë njerëzit shqiptar. Kjo gjithashtu do të thotë se shoqëria shqiptare do të ketë gjithnjë një angth ekzistenciale.

Ideologë të tjerë si Ismet Toto (nuk ishte ne rilindjen por "neoshqiptarist") ishin pothuajse proto-komunist në urrejtjen e tyre ndaj klerit. Enveri në kujtimet e tij mban ne mendje dhe imamin e dehur në qytetin e tij origjinale. Kjo ishte një periudhë kur feja më e madhe në Shqipëri, Islami, mbeti pa kokë, pasi osmanizmi dhe kalifi në Kostandinopojë u zhdukën.

kjo më kujton një poezi nga poeti me origjinet ortodoks Migjeni

"Perdite peredojne zotat
dhe rreshqasin trajtat e tyne
mbi vjet dhe shekuj
dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri
nder tru te njerzimit zoti galuc ka ndejun
vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun
ne shej pendimit
dhe bertet ne kulm te hidhnimit:
cka cka krijova?!
--e njeriu nuk e di
a asht zoti pjella e tij
apo ai-- vete pjella e zotit?
por e shef se asht kot se kotit
me mendue mbi nje idhull
qe nuk pergjej
dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri
ka ardhe nje kohe
ne te cilen njerzit po kuptohen fare mire
per me ndertue kullen e babilonit
dhe ne maje kulles ne maje te majes se fronit
ka me hype njeriu
dhe ka me thirre
Perendi! Ku je?"

Komenti i Niçes për Zotin është i vdekur, vjen në mendje. Njeriu dhe krijesa eshte futur si baza ontologjik dhe jo zoti ne shteti

Une nuk mundem te braktis nacionalizmin shqiptar si ide. Megjithëse une jame shumë më e ndryshme se ajo tipike.. Unë jam ortodoks, paraardhësit e mi ishin muslimanë por ata fillimisht ishin ortodoksë. Ne jetuam nën Ortodoksinë për një mijë vjet, asnjë sasi moderniteti nuk mund ta fshijë atë. Sidoqoftë, të kesh shqiptarët të kuptojnë këtë fakt dhe disa mbretëri të shenjta që themelohen është ... qesharake. Kështu që unë mendoj se teoricienët duhet të largohen nga ateizmi i djallzuar dhe / ose një gjendje fetare e pamundur.

Një tjetër gjë, komunizmi nuk ka qenë kurrë nacionalist. Kjo eshte një ideologji që do te shkatëroj kufijtë. Ideja që Stalini ishte një "nacionalist" është një mit. Komunizmi në Shqipëri përdori vetëm nacionalizmin si një mjet pozitivist pa e kuptuar thelbin e tij.

Do të ishte gabim të mendosh që faza e parë e periudhës së botës diktatura e proletariatit do të shënojë fillimin e vdekjes larg kombet dhe gjuhët kombëtare, fillimi i formimit të një të përbashkët gjuhe. Përkundrazi, faza e parë, gjatë së cilës do të bëhet shtypja kombëtare të shfuqizohen plotësisht, do të jetë një fazë e shënuar nga rritja dhe lulëzimi i saj kombet e shtypura më parë. . .
Vetëm në fazën e dytë të periudhës së diktaturës botërore të proletariatit, në masën që një ekonomi e vetme socialiste botërore është ngritur në vend të botës ekonomia kapitaliste - vetëm në atë fazë do diçka në natyrën e një të përbashkët gjuha fillon të marrë formë; sepse vetëm në atë fazë kombet do të ndiejnë nevojën të kenë, përveç gjuhëve të tyre kombëtare, një ndërkombëtar të përbashkët gjuhë - për lehtësinë e marrëdhënies dhe të ekonomisë, kulturore dhe politike Se vendi u emërua "Rusi" nuk i ndodhi. Bashkëpunimi. . . .

Në fazën tjetër të periudhës së diktaturës botërore të proletariatit - kur sistemi i ekonomisë socialiste botërore bëhet i konsoliduar sa duhet dhe
socializmi bëhet pjesë e pjesës së jetës së popujve, dhe kur praktika bind kombet për përparësitë e një gjuhe të përbashkët mbi atë kombëtar
gjuhët - dallimet kombëtare dhe gjuhët do të fillojnë të vdesin dhe të bëjnë vend për një gjuhë botërore, të përbashkët për të gjitha kombet. E tillë, për mendimin tim, është pamje e përafërt-e së ardhmes së kombeve, një pamje e zhvillimit-të kombet gjatë rrugës për bashkimin e tyre në të ardhmen" ( Lenini dhe çështja kombëtare, 1929)

Zgjidhja ime nuk është në të vërtetë një zgjidhje sepse zgjidhjet janë provuar. Prsh ne libri "mbreteri gjasht muajsh" (faqe xviii) thote:

"nëse Shqipëria duhet të ruajë monarkinë e saj apo të bëhet republikë u diskutua në Janar 1920 në Kongresin e rëndësishëm Kombëtar të mbajtur në qytetin e Lushnjës, nën udhëheqjen e Akif Pasha Lushnja. Deputetët në Lushnjë vendosën në favor të të parës, por shtynë çdo diskutim se kush mund t'i ofrohet froni derisa vendi të ishte më i sigurt. Atëherë ata zgjodhën një Këshill të Lartë të Regjencave, të përbërë nga katër anëtarë, secili përfaqëson një fije fije të ndryshme, këta janë dy muslimanë, një nga sekti i butë bektashian dhe një nga sekti më i rreptë Suni, një Katolik Romak dhe një i Krishterë Ortodoks. Anëtari i lartë apo Presidenti i këtij Këshilli të Lartë ishte Akif Pashë Elbasani. Kompetencat e Këshillit ishin të kufizuara dhe kurrë nuk ishin përcaktuar qartë, megjithëse ata kishin një rol të rëndësishëm në thirrjen e zgjedhjeve dhe në formimin e kabineteve. Katër Regjentët u referuan në mënyrë popullore si "mbretërit e çerekut", dhe kjo kureshtare, nëse jo unike, kushtetuese mbeti koka nominale e shtetit për pesë vjet deri në janar 1925, kur Ahmed Bej Zogu drejtoi një grusht shteti dhe shpalli një Republikë."

Në fund të fundit, ndërsa do të vlerësoja një fe të vetme për të gjithë. Do t’i lehtësonte gjërat aq më lehtë. Paqja fetare në Shqipëri është çuditërisht e mirë (pervec rastet si sali butkes ose ali pashes) duke marrë parasysh faktin se katër sekte janë afër njëri-tjetrit. Fokusimi e kombit duhet të vijet në gjuhë dhe jo feja sepse funksionoi. Asnjëherë nuk ka pasur një luftë fetare në shkallë të gjerë për shkak të saj. Angthi ekzistencial është një efekt anësor i trishtuar me të cilin duhet të mësohemi si nje fakt i jetes politik.
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,498
Pikët
113
Sikur ti kishe bërë një korrektim nga ana gjuhësore këtij shkrimi do të ishte një gjë e mirë sepse do të ishte më e lehtë për të kuptuar se çfarë ke në mendje.
 
magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
15,438

Je komplet gabim, shqiptaret ishin ne fillim te gjithe pagane, gradualisht me vendosjen e krishterimit si fe e perandorise romake u konvertuan te gjithe pa perjashtim ne katolike, formalisht. Me renien e perandorise romake te perendimit, territoret shqiptare i kaluan bizantit. Filloi konvertimi i dyte masiv i shqiptareve(por jo menjehere, shume shekuj me pas kur lindi sekti ortodoks), nga katolike ne ortodokse, por kjo vetem ne jug, ne veri bizanti nuk kishte kontroll te plote, nuk mundi ti konvertonte dot. Me pushtimin osman fillon konvertimi i trete masiv i shqiptareve, ne jug dhe veri. As osmanet nuk munden dot te konvertonin 100%.
Kjo eshte historia.
Te tjerat jane perralla me janullaq.

Ps. Konvertimi masiv i shqiptareve nga katolike ne ortodokse, filloi disa dekada ne vone pas shizmes se madhe( krijimi ne territoret lindore i sektit ortodoks dhe shkeputja nga katolicizmi) e cila ndodhi ne vitin 1056.

Pra ka filluar diku ne vitin 1100.
 
1596047507957.png

1596047537141.png

Artikulli e prevalitanisë e cila është përafërsisht analoge me Shqipërinë. nga 284-600, ajo kurrë nuk ishte nën Perandorinë perëndimore!

Ju jeni duke falsifikuar historinë. Jo vetëm kaq por po falsifikoni edhe teologjinë. Kishat "romake" dhe kishat ortodokse ishin një nën këshillin e kalcedonit. Kemi qene te gjithe "katholik" sepse katolikos eshte universal.. Sidoqoftë, me prezantimin e klauzolës filioque ne 589 solli një doktrinë heretike në kishën perëndimore që përfundimisht u përhap në lindje në Itali.

Atëherë me një skizëm të madh në 1054, kishat lindore nuk ishin të gatshme të pranonin Papën e Romës si autoritetin suprem të kishës, ose filioque si të vërtetën. Dhe ata u shkëputën. Disa peshkopë afër bregdetit verior anën e Papës. Pjesa tjetër mbeti ortodokse.

Te tjerat jane genjeshtrat nga janullaq? ahaha po mbaje ata francesco-t ne rome afer.
 
Last edited:

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
15,438
Pikët
113
😁
View attachment 49393

View attachment 49394

Ca thua mer , me tregon mua tetrarkine e Dioklecianit😁
Di per Dioklecianin 100 here me shume se gjith janullaqet e botes te marre se bashku. Praevalitana ishte nje ndarje administrative e Dioklecianit e cila ishte pjese e prefektures se Illyricum . Apo s'ta ka thene janullaqi????

Sekti ortodoks filloi ne vitin 1054, nuk ekzistonin ortodokse para ketij viti.

Mesoje historine e qishes tende .

Eshte njesoj sikur te thuash rrethi i Beratit nuk ben pjese ne shqiperi.

Praevalitana e prefektures Illyricum ishte pjese e perandorise romake. Po ta perseris prape qe ta futesh ne tru , nuk ishte shtet me vete.

Kryeqendra e Praevalitanes ishte Shkodra dhe jo athina.

Nuk ishte as greqi njeher, u quajt prefektura ILLYRICUM.
 
Last edited:

magnus

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
15,438
Pikët
113
1200px-321c_AD_reforms_Constantine_I_in_the_prefecture_of_Illyricum.svg.png

Kjo harte eshte Illyricum ne kohen e Konstandinit te madh. Pjesa jeshile jane helene, pjesa kafe jane shqiptaret.

Kshu thuji janullaqit😁

Lexoni ndonje liber historie dreqi e mori, idiote fetare ortodokse.
 
Solon12

Anëtar
Anëtar
Jun 1, 2020
Postime
84
Pikët
18
😁
Ca thua mer pall, me tregon mua tetrarkine e Dioklecianit😁
Di per Dioklecianin 100 here me shume se gjith janullaqet e botes te marre se bashku. Praevalitana ishte nje ndarje administrative e Dioklecianit e cila me vone u quajt Illyricum o cop gamori. Apo s'ta ka thene janullaqi????

Sekti ortodoks filloi ne vitin 1054, nuk ekzistonin ortodokse para ketij viti.

Mesoje historine e qishes tende te dhjere hajvan.

Eshte njesoj sikur te thuash rrethi i Beratit nuk ben pjese ne shqiperi.

Praevalitana e cila me vone u be Illyricum ishte pjese e perandorise romake. Po ta perseris prape qe ta futesh ne tru gamor, nuk ishte shtet me vete

Nuk ishte as greqi njeher, idiot, u quajt ILLYRICUM me vone.
Mbyll gojën sepse helmi është e vetmja gjë që po thuash.tetrarkia zgjati nga 293 në 313. Harta që po ju tregoj është menjëherë pas vdekjes së Perandorit Theodosius nga edemë në 395! Diokleciani vdiq në 311! Kjo nuk ka asnjë lidhje me asgjë!
Në kohën e krizes ikonoklastin, Papa ishte bazamenti i Ortodoksisë. Pa përmendur epërsinë e Pjetrit mbi kishën! Jo filioque! Ai ishte ortodoks! Evropa ishte ortodokse!

Unë vetëm po shkruaj të vërtetën. E cila nuk njeh kombësi. Ju nuk jeni përgjigjur në argumentet teologjike per klazen e filioques qe u be me vone ne spanje, edhe pastaj papa ortodokse (e asaj kohes ne Rome) e mori si pjese e vetes. Unë nuk kam thene asgjë për greqinë. Une nuk jam grek dhe as jam nene janullatos, pse jani aq te djallzuar kunder kete plak. Me shume e keni ate sepse Zervas apo nje greke tamam i keq,
 
Më fal, një pyetje kisha. Ti shkruan në një gjuhë tjetër dhe e përkthen në Shqip me Google?
 
Solon12

Anëtar
Anëtar
Jun 1, 2020
Postime
84
Pikët
18
View attachment 49407

Kjo harte eshte Illyricum ne kohen e Konstandinit te madh. Pjesa jeshile jane helene, pjesa kafe jane shqiptaret.

Kshu thuji janullaqit😁

Lexoni ndonje liber historie dreqi e mori, idiote fetare ortodokse.
Ok magnus, fitove. Wow... e paske te drejt. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë aq i gabuar në lidhje me fenë time. E gjithë ajo tokë gjatë shekullit të 4-të ishte nën katolikët shqiptarë gjithë këtë kohë!
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,370
Pikët
113
Vendndodhja
Ok magnus, fitove. Wow... e paske te drejt. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë aq i gabuar në lidhje me fenë time. E gjithë ajo tokë gjatë shekullit të 4-të ishte nën katolikët shqiptarë gjithë këtë kohë!
@Solon12 nga antare si @magnus @ZET @Ajnej @Zeus10 etje do mesosh shume gjera. Perfito nga rasti qe i kemi ketu se do i jesh mirnjohes.
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
10,498
Pikët
113
View attachment 49407

Kjo harte eshte Illyricum ne kohen e Konstandinit te madh. Pjesa jeshile jane helene, pjesa kafe jane shqiptaret.

Kshu thuji janullaqit😁

Lexoni ndonje liber historie dreqi e mori, idiote fetare ortodokse.
Të pata shkruar dikur për një artikull të Kristo Frashërit që fliste për Këshillin e Nikeas dhe që këta mjekërcjapët e zhdukën nga interneti. A e mban mend?
 
Top