• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Prane tryezes - tradita jone

Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Me shtyn shume kurioziteti sa nga ju ulen te gjithe ne tavolinen e bukes dhe hane te pakten nje vakt buke te gjithe bashke. Sa te tjere thone nje lutje perpara se te hane. Sa besojne ne kete rit dhe sa jane kunder. Kush eshte lutja me kuptimplote qe ju beni para se te filloni...Ne familjen tone kurre nuk fillohet(j) pa u ulur babi dhe pa u thene lutja per buken. Po mundohem ta kujtoj ketu:
"Faleminderit zoti jone per buken qe na fale sot. Keto fjale te thjeshta dalin nga zemrat tona te mbushura me miresine tuaj. Na jep uraten per kete ushqim qe kemi perpara dhe per duart e atij qe e pregatiti. Shpresojme qe fjalet e dala nga buzet tona te shperndahen me dashamiresi nga zemrat tona ne tryezat e te tjereve qe meritojne po kete urim." "Amin!"
E di qe nuk e kam thene mbase tamam...une kurre nuk e kam thene vete ne tryeze, pervec "amin"...por riti ka qene shume i rendesishem ne familjen tone qe e kishte zanafillen qe nga stergjysherit.
(Njeri stergjysh i imi ka luftuar dhe ka marre shtate plage ne betejen per Plave-Guci ku i eshte thurur edhe kenge, kurse gjyshi i babait tim eshte plagosur ne luften e Vlores kunder Italianeve, por shpetoi sepse plumbi e kapi ne sahatin prej floriri qe i kishte falur i jati i tij! E theksoj qe ne nuk jemi as nga veriu dhe as laberia!)
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
50,559
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Përgjigje e: Prane tryezes - tradita jone

Teme e bukur :)

Mbaj mend qe kur mbaronim se ngreni , babai im gjithmone thonte - O Zot, Shtoje- por jo qe benim lutje ... zakonisht vetem darken hanim te gjithe bashke... ne vaktet e tjera nuk mblidheshim te gjithe ne te njenten kohe, dhe ne shume raste plaste noj sherr I vogel mes njeri tjetrit ne tryeze... Kshuqe evitonim njeri tjetrin, kemi qene si ushtare te vegjel , plaste keq :p

Ps...Me duhet ta pranoj qe dimri ishte stina ime e preferuar ne k'te rast, pasi pothuajse na mbante mbyllur brenda , na denonte -enderron-
 
Top