• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Preferohet vitamina D në shtatzëni

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Me vite të tëra mjekët kanë menduar se sasia e tepërt e vitaminës D gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë anomali të lindjes te fëmijët. Ndërsa një studim i ri vë në dyshim kufijtë e vendosur se “kalimi i 2.000 IU në ditë të kësaj vitamine është i dëmshëm edhe për shtatzënat edhe për popullatën tjetër”. Në studim kanë marrë pjesë 500 shtatzëna, në muajin e dytë dhe të tretë, të ndara në tri grupe. Grupi i parë ka marrë 400 IU, i dyti 2.000, ndërsa i treti 4.000 IU në ditë. Rezultatet kanë treguar se shtatzënat të cilat kishin marrë 4.000 IU vitaminë D, ishin më pak të rrezikuara për lindje të parakohshme. Shkencëtarët nuk kanë vërejtur asnjë efekt të dëmshëm te shtatzënat që kishin marrë këtë dozë të vitaminës D. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nevojiten studime shtesë për të siguruar të dhëna që do të vërtetojnë dozën e saktë të rekomandueshme të vitaminës D për shtatzënat. Ndërsa, sipas tyre, ky studim tregon se dozat aktuale të rekomanduara janë të ulëta.
 
Top