• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,762
Pikët
113
Cfare preferoni me shume artin abstrakt (me pak fjale linja, ngjyra dhe forma ne harmoni midis tyre) apo artin figurativ (qe perfaqson pak me shume realitetin dhe subjektet njihen me lehte)..?
`thankyou`
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,217
Pikët
83
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Te dyja.

Abstraktin ndoshta pak me shume ,me duket sikur sme merzitet kurre. Ndersa Figurativi vjen nje pike qe mendon dicka tjeter ne vend te tij :D
 

PuffetiNa

MbetiTeThemiNaIshteNjeher
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,150
Pikët
113
Vendndodhja
N'tok t'bukes
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Dyjat me pelqejne mua vizatimin e kam pas qejf qe ne shkoll fillore po asnjehere nuk arrita ta kuptoj ..:O
Sidmos me pelqejne ato vizatime engimatike ose misterioze sdi si ta quaj qe tregon shume gjera ai punim po ne fakt duket i pakuptushem .....kjo abstrakt qe quhet me pelqen shume po me zhyt shume ne mendime ...harrohem ne ngjyra

Kur isha parashkollor kam vizatu shume po sdi me shume me ka terhequr te vizatoj instrumente sidomos ''violinen '' me shkonet per se mbari vetem telat nuk disha mire me i be haha :p
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,966
Pikët
0
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Abstraktja nuk më pëlqen.
Po të shikojmë një vepër të Rembrandit dhe një të Pikasosë, nuk është e vështirë të zgjedhësh,
po njerëzit e sotëm mahniten pas artit "të thellë" të Pikasos.

REMBRANDT


PIKASO
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,762
Pikët
113
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Nuk kuptova pse i vure ne krahasim?
Per mua Rembrandt eshte gjeni..ashtu siç eshte gjeni Pikaso..
Edhe per mua sinqerisht eshte e veshtire zgjedhja ne kete rast..:)
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,966
Pikët
0
Po sigurisht që duhen bërë krahasime, se e tillë është edhe pyetja e temës.

Mos u nis nga emrat, po gjyko me mendjen tënde. Në këtë rast ti nuk pëlqen pikturën, po nisesh nga emri i njohur. Çfarë të pëlqen ty tek piktura e dytë? Për mua ajo është thjesht një shkarravinë.

Sikur të mos e dije se kush e kishte bërë këtë pikturën e dytë, jam i sigurt që do të thoshe se nuk të pëlqente.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,762
Pikët
113
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

S'jam fare dakort...per faktin se historia e artit ka nje fill, nje evolucion dhe nje mbarim..ne artin abstrakt (ne te cilin nuk hyn Pikaso :) ) nuk kemi te bejme me subjekte te tilla dhe mos mendo se arti abstrakt eshte me i lehte..nejse une nuk te mund te te bind sepse bindja vjen nga studimi..dhe nga te berit art..dhe çdo njeri preferon ate art me te cilin eshte "rritur"..Varet se çfare ideje ke ti per artin dhe se sa di ti per artin..
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,966
Pikët
0
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Roberi, unë jam rritur me të dyja llojet. Unë di shumë për artin dhe nuk do të thotë se ata që nuk mendojnë si ty, nuk dinë ose nuk marrin vesh nga arti. Në shkollë pjesa më e madhe e shokëve të klasës pëlqenin artin abstrakt, sepse kështu u dukej vetja më modernë dhe të kohës. Mua nuk më pëlqente.

Të bëra një pyetje se çfarë të pëlqen tek piktura e dytë, po nuk m'u përgjigje, the vetëm ca fjalë të përgjithshme.

Arti klasik kërkon më shumë punë se shkarravinat e abstraktes dhe kjo është edhe një nga arsyet që të rinjtë e sotëm merren me të. Përveç kësaj, me këtë "art" u duket vetja më modernë dhe të kohës. Nuk është se mendojnë me mendjen e tyre, por kështu kanë dëgjuar.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,762
Pikët
113
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Tek e dyta me pelqen ndertimi i vizatimit...ekuilibri kromatik, me pelqen qe nuk eshte banal, me percjell emocion sidomos foto e dyte..tek e para me pelqen qe ke nje diagonale si pike referimi dhe nuk kufizohesh vetem duke e pare ne siperfaqe..nje njeri qe di te kuptoj artin o Bato nuk shef formen e piktures(ate qe quhet estetike) po nje sere detajesh..detajet i sheh atehere kur di per artin jo atehere kur di vetem emrat e piktoreve...
Po ta perseris, Pikaso nuk hyn ke abstraktja...jane te dy piktore figurative por te rrymave te ndryshme...
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,966
Pikët
0
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Po mirë moj vajzë, ti klasifikoji si të duash. Pikturat flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për klasifikime. Unë di që Pikasoja ishte ai që i hapi rrugën këtij të ashtuquajturit art modern, e që sa vjen e bëhet më abstrakt.

Arti nuk është të dish të kuptosh, po është me të ndjerë. Nëse syri yt nuk e pëlqen, nuk duhet të të pëlqejë sepse dikush tjetër thotë që është modern dhe duhet të dish ta kuptosh.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Bato.

Te shohesh nje pikture realiste eshte njesoj si te te shohesh ty, si te me shohesh mua, si te besh nje xhiro ne natyre, Ndersa... te shohesh nje pikture sureale eshte si te shohesh brenda teje, brenda meje. pertej natyres,

Ka goxha diference.
 

busavata

Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 29, 2010
Postime
8,605
Pikët
113
Vendndodhja
Gjilan
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

kjo asht nga ekspozita e nje shokut tim , ndoshta edhe e njihni ..



si quhet ky lloj i Artit ?
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,581
Pikët
48
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Figurativ.O me mire artistet,qe per nje veper arti,humbin "pak" kohe....(dhe kur shgaravisin,te pakten te bejne per "nje" muaj jo per nje dit).
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,966
Pikët
0
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Bato.

Te shohesh nje pikture realiste eshte njesoj si te te shohesh ty, si te me shohesh mua, si te besh nje xhiro ne natyre, Ndersa... te shohesh nje pikture sureale eshte si te shohesh brenda teje, brenda meje. pertej natyres,

Ka goxha diference.
Kryeplak, natyralen asnjëherë nuk mund ta zëvendësosh, por bukuria e pikturës aty është. Të shohësh se sa i aftë është piktori që t'i afrohet natyrales.

Në qoftë se ti mendon se shkarravinat e joreales mund të shohin brenda njeriut, ky është mendimi yt. Unë nuk ndihem shkarravinë në brendësi, por ndihem natyral.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Kryeplak, natyralen asnjëherë nuk mund ta zëvendësosh, por bukuria e pikturës aty është. Të shohësh se sa i aftë është piktori që t'i afrohet natyrales.

Në qoftë se ti mendon se shkarravinat e joreales mund të shohin brenda njeriut, ky është mendimi yt. Unë nuk ndihem shkarravinë në brendësi, por ndihem natyral.
Ate qe ti e quan "Shkarravine" une e konsideroj "Art"

gjithsesi cdokush ka shijet e veta, por mund te jene edhe te kushtezuara pasi te shohesh surealen eshte si te shohesh pas nje muri, syri normal( natyre) smundet ta konceptoje kete, Ai qendron ne 3D-ne e tij 180 grade shikim, nderkohe qe surealizmi eshte nje tjeter dimension shume here me i larte se normalia natyre,

Te praktikosh surealizmin sdo te thote qe sje i afte te besh realizmin,


P.S Realistet thjesht kopjojne, ( ska sgje ndryshe nga pema ne natyre nga ajo ne pikture,) surealistet kompozojne,
Te besh Art do te thote te krijosh, jo te kopjosh.
_________________________________________________________________________
Realizem
Ska asgje te re ne kete pikture vec asaj qe shoh cdo dite ne mes te Korces, Katedralen.
__________________________________________________________________________
Surealizmi.
Mundesh te kuptosh cndodh ne kete telajo? Pse ai trup gjendet atje? cfunksion ka? pse levizja eshte....? Ckam dashur te shpreh...? Valle ka qene nje enderr e imja?( vertet si mundet te hedhesh nje enderr qe e sheh vetem pak caste ne gjume , mbin nje telajo? ajo eshte e paforme... dileme e madhe te cilen e zgjidhi Pikaso.)( te gjitha keto tek Katedralia , as nuk me duhet ta shoh pikturen per te gjetur pergjigjet, me mjafton fjala Katedrale,
__________________________________________________________________
Pablo Pikaso
Endra
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,966
Pikët
0
Kryeplak, e kuptoj që ti e ke për zemër pikturën jorealiste dhe nuk të pëlqejnë ato që them, po ja që unë i them gjërat siç i mendoj. Unë mund të them edhe që secila rrymë ka të veçantat e saj, janë të gjitha të bukura dhe kështu e mbaj mirë me të gjithë, po nuk më pëlqen të jem hipokrit.

Përpara se të shqyrtoj shembujt që ke sjellë, dua të merrem pak me fjalinë ku the se realja është kopjim, ndërsa jorealja është krijim. Ky lloj "kopjimi" nuk është i lehtë, jo çdo njeri mund ta bëjë dhe aty duket edhe aftësia e piktorit, sa i afrohet origjinales, megjithatë pikturat realiste nuk bëhet vetëm duke "kopjuar", por edhe duke krijuar diçka që ke në mendje. Mund të krijosh portrete, natyrë ose çdo gjë tjetër, pa i parë diku.

Këto që ke sjellë ti janë piktura të zgjedhura, megjithatë po i shqyrtoj një e nga një.

Katedralja është një punim i dobët që ti qëllimisht e ke sjellë, për të mbrojtur ato që thua, mirëpo po të shohësh pikturën realiste që solla unë, ndryshojnë si nata me ditën. Jemi duke folur për piktura realiste të bukura e të arritura.

Piktura e dytë me atë femrën, është po ashtu një pikturë e zgjedhur. E bukura e asaj pikture (për aq bukuri sa ka) është pikërisht se ajo i afrohet pak reales. Në atë pikturë ne shohim një palë mollaqe, një bel të hollë dhe një trup të bukur. Dihet që femra lakuriq është e bukur, e sidomos kur e sheh nga prapa, është shumë joshëse.

Piktura e tretë nuk është aq e keqe sa ajo që solla unë, për të vetmen arsye se nuk është aq e shtrembëruar sa ajo. Me këtë nuk dua të them që piktura "Ëndrra" më pëlqen. Për mua është një shkarravinë e pakuptimtë, por dua të them që sa më shumë t'i afrohet reales një pikturë, aq më e bukur është. Sinqerisht nuk arrij të kuptoj se çfarë sheh interesante ti tek piktura "Ëndrra"! Mua më krijon një ndjenjë zbrazëtie kur e shoh.

Vetë fjalët abstrakte dhe joreale do të thonë e pakuptimtë dhe e pavërtetë. Unë jam për të kuptimtën dhe të vërtetën.
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,762
Pikët
113
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Po mirë moj vajzë, ti klasifikoji si të duash. Pikturat flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për klasifikime. Unë di që Pikasoja ishte ai që i hapi rrugën këtij të ashtuquajturit art modern, e që sa vjen e bëhet më abstrakt.

Arti nuk është të dish të kuptosh, po është me të ndjerë. Nëse syri yt nuk e pëlqen, nuk duhet të të pëlqejë sepse dikush tjetër thotë që është modern dhe duhet të dish ta kuptosh.
O Bato po ne qoftese ty nuk te pelqen ajo piktura e Pikasos(sepse me siguri di pak per historine e artit dhe zhvillimin) nuk do te thote qe nuk me pelqen edhe mua :D..
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,762
Pikët
113
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Kryeplak, natyralen asnjëherë nuk mund ta zëvendësosh, por bukuria e pikturës aty është. Të shohësh se sa i aftë është piktori që t'i afrohet natyrales.

Në qoftë se ti mendon se shkarravinat e joreales mund të shohin brenda njeriut, ky është mendimi yt. Unë nuk ndihem shkarravinë në brendësi, por ndihem natyral.
:O:O
O Batoooooooooo...:D
Taashi nigjo lalin tat, ;)..Natyren ti une apo kushdo piktor ta harroj dhe s'ka per ta arritur ndonjehere..dhe te imitosh natyren eshte TE BESH DICKA JONATYRALE...Ke nje steriotip shume negativ: Nje artist eshte i zoti atehere kur ben gjera afer te vertetes. JO!
Nuk eshte ashtu..nje veper arti quhet veper sepse te percjell diçka qe nuk ta percjelle dot nje tjeter..
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,762
Pikët
113
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Kryeplak, e kuptoj që ti e ke për zemër pikturën jorealiste dhe nuk të pëlqejnë ato që them, po ja që unë i them gjërat siç i mendoj. Unë mund të them edhe që secila rrymë ka të veçantat e saj, janë të gjitha të bukura dhe kështu e mbaj mirë me të gjithë, po nuk më pëlqen të jem hipokrit.

Përpara se të shqyrtoj shembujt që ke sjellë, dua të merrem pak me fjalinë ku the se realja është kopjim, ndërsa jorealja është krijim. Ky lloj "kopjimi" nuk është i lehtë, jo çdo njeri mund ta bëjë dhe aty duket edhe aftësia e piktorit, sa i afrohet origjinales, megjithatë pikturat realiste nuk bëhet vetëm duke "kopjuar", por edhe duke krijuar diçka që ke në mendje. Mund të krijosh portrete, natyrë ose çdo gjë tjetër, pa i parë diku.

Këto që ke sjellë ti janë piktura të zgjedhura, megjithatë po i shqyrtoj një e nga një.

Katedralja është një punim i dobët që ti qëllimisht e ke sjellë, për të mbrojtur ato që thua, mirëpo po të shohësh pikturën realiste që solla unë, ndryshojnë si nata me ditën. Jemi duke folur për piktura realiste të bukura e të arritura.

Piktura e dytë me atë femrën, është po ashtu një pikturë e zgjedhur. E bukura e asaj pikture (për aq bukuri sa ka) është pikërisht se ajo i afrohet pak reales. Në atë pikturë ne shohim një palë mollaqe, një bel të hollë dhe një trup të bukur. Dihet që femra lakuriq është e bukur, e sidomos kur e sheh nga prapa, është shumë joshëse.

Piktura e tretë nuk është aq e keqe sa ajo që solla unë, për të vetmen arsye se nuk është aq e shtrembëruar sa ajo. Me këtë nuk dua të them që piktura "Ëndrra" më pëlqen. Për mua është një shkarravinë e pakuptimtë, por dua të them që sa më shumë t'i afrohet reales një pikturë, aq më e bukur është. Sinqerisht nuk arrij të kuptoj se çfarë sheh interesante ti tek piktura "Ëndrra"! Mua më krijon një ndjenjë zbrazëtie kur e shoh.

Vetë fjalët abstrakte dhe joreale do të thonë e pakuptimtë dhe e pavërtetë. Unë jam për të kuptimtën dhe të vërtetën.
Kopjimi eshte gjeja me e thjeshte per nje piktor se eshte vetem teknike..edhe tekniken e meson edhe qeni...

Sa per Guerniken(Endrren) nuk mund te te pelqeje sepse ti ndalesh tek forma(estetika)...ndal sa i bukur eshte nje sy apo nje dore...Po te shohesh Endrren sipas kompozimit te Pikasos ti LODHESH dhe te vjen ankthi..E kupton qe keto vepra nuk jane kot vepra, por jane vepra sepse mbartin diçka me shume se bukuria ne vetvete..
Pastaj Bato sipas arsyetimit tend, Pikaso qe nuk ben realizem, nuk di te Bej nji pikture NJELLOJ si eshte vertete? Ai vizatonte qe kur ishte 6 vjeç..:)
 

atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,110
Pikët
0
Përgjigje e: Preferoni artin abstrakt apo figurativ?

Mua me pelqen arti horizontal i Vatsyàyana.
 
Top