• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Presidenti i Botswanas nuk pëlqen gratë e trasha

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Ian Kham (57 vjeç) është njëri prej beqarëve më të pëlqyer në Botswana. Ky president i gjatë dhe i trashë, i cili me vizatimet në fytyrë dhe sharmin e tij të përkujton versionin antik të Barack Obamas, kohë më parë deklaroi se nuk pëlqen që bashkëshortja e tij e ardhshme të jetë e trashë dhe e shkurtë.
Pasi fjalët e tij morën dhenë, ai u përpoq ta sqarojë se ishte mahitur dhe si president nuk mendon ta zgjedhë zonjën e parë vetëm në bazë të pamjes fizike.
Duket se e tëra ishte mahi pasi presidenti me këtë rast tha se nuk dëshiron ta ketë një bashkëshorte si “ministrja e administratës lokale e cila me peshën e saj mund t’i thyejë mobiliet dhe t’i prishë amortizerat e makinës dhe kush e di se mund të futej lirshëm nëpër dyert e shtëpisë”. Ministrja e lartpërmendur ishte e pranishme dhe qeshi me këtë deklaratë, ashtu si edhe ministrat tjerë.
Kham mbeti beqar pasi siç thotë “tërë jetën ia kushtoi politikës dhe thjeshtë nuk kishte kohë për të gjetur nuse”. I është propozuar për bashkëshorte Miss Botswana 2010 njëherësh edhe përcjellësja e parë e Miss Botës. Koha do të dëshmojë nëse do ta dëgjojë këtë propozim ose edhe kësaj radhe bëhet fjalë vetëm për një mahi.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Presidenti i Botswanas nuk pëlqen gratë e trasha

....Une nuk kuptova gje .... fare, fare ama nga gjithe kjo qe lexova !
E si perfundim SEa, do e marre te shendoshe apo Miss , nusen ky ??? :p:p
 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,095
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Presidenti i Botswanas nuk pëlqen gratë e trasha

Trashe=Shendoshe Mahi=Shaka

O SEa ku e ke perkthy kte moj??

Me te shemtuaren ka per te marre po he.... se ja mbyll zoti syt.
Gjithmone ato qe kan kerkesa te medha marrin ate te currit :)
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Presidenti i Botswanas nuk pëlqen gratë e trasha

E po ky "Curri" ...qe thua ti Roxy, u mor me politike prandaj..keshtu qeee Curri, Curr do mbetet....-party-
 
Top