• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Princi William martohet më 2012

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa



Londër, 13 shtator - Princi William më në fund, pas disa paralajmërimeve, ka caktuar kohën e martesës me të dashurën e tij Kate Middleton.

Çifti që është në lidhje që 8 vjet, siç njofton “New of the World”, do të martohet më 2012, në kohën kur në Britaninë e Madhe mbahen Lojërat Olimpike, por edhe jubileu i diamantit të mbretëreshës.

Të gjitha këto ngjarje, shumë të rëndësishme për britanikët, do të zhvillohen gati në të njëjtën kohë dhe gjithë sytë e publikut do të jenë të drejtuar nga Londra.

Kjo martesë shihet edhe si një mundësi e shkëlqyer për të siguruar vendi i duhur për monarkinë në zemrat e njerëzve, në kohën kur fokusi i të gjitha medieve botërore do të jetë i drejtuar nga Britania e Madhe.
 
Top