• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Prindërit shqiptarë të painteresuar për shkollën e fëmijëve

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Studimi: Prindërit nuk janë pjesë e reformave në arsim, pasi nuk iu është marrë kurrë mendimi

Pjesëmarrja e prindërve të nxënësve në shkollë është tepër e ulët. Sipas një studimi të kryer nga Qendra për Arsim Demokratik (CDE) dhe Unicef, përfshirja e prindërve ka disa dobësi. Një prej tyre është niveli i ulët i ndërgjegjësimit të prindërve mbi rolin e tyre dhe detyrimet si edukatorë të fëmijëve të tyre dhe prirja për t’ia deleguar këtë rol shkollës. Një nga treguesit e pjesëmarrjes së kufizuar të prindërve është fakti që në takimet e shkollës marrin pjesë më pak se gjysma e tyre. Gjithashtu cilësia e pjesëmarrjes është e ulët, duke nënkuptuar pasivitet në vend të aktivizimit dhe të qenit pro aktiv. Një tjetër dobësi është edukimi i mangët i mësuesve dhe drejtuesve të shkollës në lidhje me komunikimin dhe bashkëpunimin me prindërit. Gjithashtu ka një dobësi të dukshme të prindërve në lidhje me aftësitë për t’u vetë organizuar në këshillat e prindërve.
Studimi
Një tjetër studim nga Fondacioni Soros, me 300 drejtorë shkollash nga shkollat e vendit nxjerr të njëjtat përfundime. Që do të thotë se pjesëmarrja e prindërve në shkollat ku mësojnë fëmijët e tyre është shumë e ulët dhe jo cilësore. Sondazhi i drejtorëve të shkollave hulumtoi mbi çështje si: veprimet e shkollës për përfshirjen e prindërve në jetën e shkollës; qëndrimet e drejtorëve të shkollave mbi përfshirjen e prindërve në jetën e shkollës; pengesat në krijimin e bashkëpunimit shkollë-prindër; dhe praktikat e pjesëmarrjes. Nga ana tjetër, sondazhi i prindërve u përqendrua në dimensionet e pjesëmarrjes si takimet e prindërve në shkollë, informacioni i shkruar për prindërit, mbështetja për të nxënit, vullnetarizmi, pjesëmarrja në vendimmarrje, bashkëpunimi shkollë-komunitet; si dhe në variabël të tjerë parashikues si p.sh. pengesat në komunikim, perceptimi nëse shkolla është e hapur, përfaqësimin e prindërve, si edhe perceptimin mbi rezultatet që sjell përfshirja në shkollë.
Prindërit
Sipas Dispozitave Normative, prindërit kanë të drejtën t’i kërkojnë institucioneve të arsimit; për të siguruar kushtet normale të arsimit, të kontribuojnë në progresin e procesit të arsimit, të kërkojnë informacion mbi programet, objektivat, rregulloret dhe aktivitetet e arsimit, të kërkojnë informacion mbi progresin e fëmijës së tyre, të zgjidhen dhe të zgjedhin në bordin e shkollës, të marrë pjesë në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore, të ankohen dhe të propozojnë tek drejtori i shkollës, stafi i shkollës apo bordi i shkollës dhe të marrin një përgjigje jo më vonë se 30 ditë nga dorëzimi i ankesës.
Mësuesit
Sipas gjetjeve të sondazhit të drejtorëve të shkollave të ndërmarrë nga Projekti “Përparimi i përfshirjes dhe cilësisë në arsim në Evropën Juglindore” 2008, mësuesit nuk janë të prirur t’iu kërkojnë prindërve të marrin pjesë në organizimin e aktiviteteve më tepër se një herë në muaj. Ata priren t’i kërkojnë prindërve të përfshihen një herë në tre muaj ose një herë në semestër. Aktivitetet ku prindërit kërkohen të kontribuojnë më pak sipas drejtorëve të shkollave janë ngritja e fondeve për shkollën, ndihma për prindërit e tjerë mbi edukimin e fëmijëve të tyre dhe ndihma në mësimdhënie.” Sipas të dhënave grupet me prindërit e nxënësve, të ndërmarra nga i njëjti Projekt, “ndërtimi i një shkolle ku të gjithë fëmijët të trajtohen në mënyrë të barabartë duhet të jetë prioritet, këta prindër thonë se nuk janë pjesë e reformave në arsim, pasi nuk iu është marrë kurrë mendimi. Prindërit, sidomos ata të përjashtuar nga ana sociale si minoritetet dhe të varfrit, nuk janë të ndërgjegjësuar për situatën e pjesëmarrjes së prindërve në shkollën e tyre. Sipas tyre, ata nuk kanë qenë aktivë pasi nuk iu është kërkuar kurrë të ndihmojnë, por edhe pasi janë të zënë me punë.” Sipas të dhënave nga grupet e fokusuara me prindër, prindërit në përgjithësi, sidomos minoritetet dhe nga grupet e varfra, nuk kanë një të kuptuar të plotë të pjesëmarrjes së prindërve në shkollë. Ata besojnë se është roli i shkollës për t’i përfshirë ata në jetën e shkollës dhe identifikojnë vetëm disa nga mënyrat e shumta se si mund të përfshihen dhe të kontribuojnë me burimet e tyre. Nisma më e rëndësishme e Këshillit te Prindërve, e përmendur nga drejtorët e shkollave, ishte restaurimi dhe përmirësimi i mjediseve të brendshme apo të jashtme të shkollës (31.7 për qind), si dhe nisma tjetër më e përmendur është puna shtesë me nxënës problematikë në sjellje apo ecuri mësimore (22.3 për qind e rasteve).

TiranaObserver

Zeri: http://www.zeriyt.com/prinderit-shqiptare-te-painteresuar-per-shkollen-e-femijeve-t78549.0.html;msg1079607;topicseen#new#ixzz1AijQ94dS
 
SystemA

Jam me Shqiperine,dhe ничего против Pоссии
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,825
Pikët
113
Përgjigje e: Prindërit shqiptarë të painteresuar për shkollën e fëmijëve

E kush ka kohe te merret me shkollen???
Kryesorja sa leka fiton ne dite.
Nejse,shtresat e varfera sociale kane preokupime te tjera,ne fund te fundit e kush i pyet!
Dikur tetevjecarja ka qene me detyrim,mbase gabim?
Sorry: ketu nje here ne dy jave te enjten ka takime me prinder.
Mungove heren e pare je i justifikuar!
lg
 
Alb

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 9, 2011
Postime
229
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Prindërit shqiptarë të painteresuar për shkollën e fëmijëve

SEa do doja te shtoja qe nuk jane et gjithe prinderit ne menyre te tille :) .
Ky studim eshte bere vetem ne zonen e tiranes ku pjesa derrmuese e popullsise eshte "injorante".
E vura pjesen injorante ne thonjeza sepse nuk dua te ofendoj njeri, ketu ne tr kane ardh shumica nga fshatrat plus kane zbritur dhe shume nga malet !
Interesimi i kesaj kategorie te madhe njerezish eshte vetem fitimi monetar dhe nuk shohin dot shume larg nuk e kane ate konceptin e te ardhmes dhe karrieres pasi kane jetuar shume kohe ne skamje.
Kjo gje nuk eshte per fajin e tyre sepse jane rritur vec me pune dhe vetem atje e kane mendjen. Ne kohen e komunizmit nuk para kishe shume mundesi per shkolle pasi ishte cdo gje me mik. Ne jemi duke vuajtur akoma pasojat qe ka lene koha e komunizmit dhe kemi per ti vuajtur akoma dhe per nja 20 vjet te tjera deri sa te behet brezi i ri prind. Plus qe pjese te madhe luajne fushatat sensibilizuese qe nga ana e pushtetit ekzekutiv ka qene thuajse zero.
Plus qe nje pjese po rriten ende me nje kulture shkaterruese degjon disa goca ne gjimnaz qe thone "Cme duhet mua shkolla kur mua do me mbaje burri ?".
Ket gje nuk arrij ta imagjinoj por ja qe egzistojne.
 
pikerisht pra ketu zbehet fjale per nje % te vogel e pjeseve te prinderve..kjo perket per te gjithe shqiperine( qytete-fshatra,,) etj..
 
Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,962
Pikët
113
Përgjigje e: Prindërit shqiptarë të painteresuar për shkollën e fëmijëve

Kjo nuk eshte e vertete per te gjithe.

Ime me edhe diten qe nderroi jete me la amanet shkollen....

Une nuk di ç'behet tani ne Shqiperi por brezin tim prinderit nuk na kane lene pas dore..
 
Top