• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Privacia në rrezik, VIP-at fshijnë profilet në Facebook

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, i cili numëron më shumë se 400 milionë anëtarë vihet përsëri në qendër të kritikave lidhur me ekspozimin “e tepruar” të jetës private.
Shtypi amerikan ka kritikuar vazhdimisht ndryshimet e vitit të fundit në aplikimet e reja të Facebook duke i kushtuar rëndësi edhe përfshirjes së të dhënave të profileve në databaset që shfaqen në opsionet search të google.com apo në motorrët tjerë të kërkimit.
Debatet mbi privacinë në Facebook kanë pasur efekt. Personazhe të njohur në të gjithë botën kanë vendosur të mbyllin llogaritë e tyre në Facebook pikërisht pas debateve të mëdha që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara lidhur me rrjetin social Facebook.
“Personalitete të shquara si Leo Laporte, Cory Doctorow, Matt Cutts dhe Jason Rojas kanë fshirë llogaritë e tyre në shenjë proteste ndaj “ekspozimit” të të dhënave personale nga Facebook.
Shtupi amerikan përdorur një krahasim të gjetur megjithatë për të sqaruar këtë situatë.
“Është njësoj sikur një grua amerikane të derdhë një gotë kafe në një Mc Donalds e më pas të ankohet se kafeja ishte e nxehtë dhe e ka djegur, a mund të bëhet përgjegjëse kompania për këtë?”, shtrojnë pyetjen mediat amerikane.
 
Top