• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Prodhimet e sjelljeve të reja

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Sot ju duhet t’i mësoni edhe disa mundësi speciale për përdorimin e gjendjes trans-terapeutike. Së pari një metodë jashtëzakonisht të nevojshme, e cila mund të aplikohet në mënyra të shumta, në fushat e ndryshme të veprimit: Ajo quhet: „ Prodhimet e sjelljeve të reja “. Ajo çdoherë mund të aplikohet, nëse klienti me vetinë e tij, në situatën përkatëse është i pakënaqur. Kjo tregon saktë se për ç’arsye pjesa më e madhe e klientëve tanë ankohen.
Më poshtë unë do të presupozoj se ju personin e caktuar veç e keni të vënë në trans dhe gjithashtu ai është i hapur apo i mbyllur ndaj ndonjë vetije të tij, dhe signalet Po/Jo i ka formuar.
Së pari lejojani atij të caktojë një sjellje, që ai në ju të mos mund të ankohet. Pastaj ai duhet vetvetiu në vete të vrojtojë e të dëgjojë.
Ju dëshironi që ai ta shikojë vetveten sesi sillet dhe vërtet, nga jashtë personit të tij, ai sheh si në një film. Kjo është një urdhëresë për disociacion (mospërputhje). Kjo ia mundëson atij, që atë gjë e cila atij i vjen e papërshtatshme, në qetësi ta vërejë dhe për të të dëgjojë, se çka ai ndien, nëse ai vërtetë është në atë situatë. E pastaj ju i thoni: „ Ma jepni ju mua një signal – Po, nëse ju këtë sjellje, të cilën doni ta ndërroni, në paqe dhe me ndjenjë sigurie më në fund e keni vërejtur dhe dëgjuar.“
Nëse reaksioni vjen – Jo, atëherë ju pyetni: „A e dini ju ndonjë sjellje të re që në këtë situatë, në vend të këtyre, më me dëshirë do t’i tregonit?“ Është e rëndësishme që të gjitha të formulohen kështu, që ata të përgjigjen me Po apo Jo, me këtë çdoherë fitohet një magji e mrekullueshme nga pacienti.
Nëse e thotë një Po, për një sjellje për të cilën klienti e di se ai më me dëshirë do të sillej në të, ju i thoni: „Mirë, tani ju vëreni dhe dëgjoni, sesi në situatën, e cila gjer më tani për ju çdoherë ishte një problem, me sjelljen e re e tregoni. Më jepni ju një shenjë – Po, nëse kjo është përmbyllur“.
Pastaj pyetni: „Nëse ju vetëm e keni vrojtuar, sesi në situatën e caktuar reagoni me diçka tjetër apo diçka të re, kjo vërtet ishte diçka krejtësisht e gëzuar për ju?” Nëse Jo, atëherë lejone atë të fillojë nga e mëparshmja që ta zhvillojë një sjellje të përshtatshme.
Nëse ju shenjën – Po e merrni, punoni përsëri në atë që sjelljen e re ta përforcojë, që me atë ju t’a ftoni, që disociacionin ta bëjë sërish: „Këtë herë unë dëshiroj, që ju tani vetvetiu të jeni pjesëtar dhe të ndjeni sesi ju ju udhëheq sjellja e re. Vendosuni vetë tërësisht në brendinë e filmit dhe përjetojeni sesi ju duket, nëse ju në këtë situatë vërtet ashtu silleni.“
Nëse ai këtë e ka bërë, pyetni: „ A ishte kjo vërtet një gjendje më e gëzuar?“ dhe kujdesuni saktësisht për atë, se vërtetë a keni marrë një reaksion – Po, të qartë dhe kongruente. Ndonjëherë shihet nga jashtë një sjellje e mrekullueshme, por nëse fshihet diçka përbrenda, e ndien veten disi jo mirë. Nëse ju nga kjo pyetje e merrni një përgjigje – Jo, ju duhet ta trimëroni klientin, që atë ta bëjë më tutje dhe sjelljen ta modifikojë, derisa të qëndrojë më i kënaqur, nëse ai këtë vetë e udhëheq.

Nëse ju e keni arritur ndryshimin e sjelljes së tij, ju duhet të bëni diçka absolutisht të qëndrueshme e të sigurt, që kjo sjellje të re automatikisht të hyjë në situatat e ardhshme jetësore. Këtë ne e quajmë „Pacing i ardhmërisë“ ose „ Ura në ardhmëri“. Mund të pyetet për shembull: „A dëshiron, ndërdijshëm, ta marrësh këtë përgjegjësi mbi vete, që këtë sjellje të re, vërtetë, në mënyrë të besueshme, në çdo rast, ta zbatosh?“ Nëse ju dëshironi, këtë mund ta formuloni edhe më me ndikim. Ju pastaj e sillni drejt qëllimit:
„Dhe ti vetëm don, që në mënyrë të ndërdijshme, sapo të jesh në rregull, çfarëdo të dëgjosh, të shikosh dhe ta ndjesh special për atë që dëshiron të dish: kjo është vetëm një situatë, në të cilën duhet të funksionojë sjellja e re. – Ju e lejoni kështu ta gjejë një rrugë të drejtë të situatës së caktuar, e cila, në ardhmëri, me sjelljen e re, automatikisht, do të zgjidhet.
Paraqitja automatike e sjelljes së re është një shenjë karakteristike për atë se hipnotizuesi veprën e tij e kupton. Nëse ju këtë ndryshueshmëri e keni udhëhequr ashtu, vetëdija nuk ka nevojë të mendojë pa ndërprerë se çfarë është bërë. Nëse klienti e sheh sjelljen e re, ai tani veç duhet të bëhet i rregullt çdoherë, tani për tani nuk e keni paketuar atë saktësisht. Përse vetëdijen ta ngarkoni me atë? Kjo është pjesa më e braktisur dhe e kufizuar e personalitetit.
Te ndonjë njeri Pacing-ardhmëria e qartë (e prerë) nuk është e nevojshme. Ndokush veç ka vetë një strategji të Pacing-ardhmërisë, të cilën e bën krejtësisht vetë. Njerëzit tjerë përsëri nuk janë në gjendje që këtë urë lidhëse vetvetiu ta tërhjeqin plotësisht, prandaj atë ju duhet pastaj në mënyrë të veçantë ta udhëhiqni, nëse puna juaj dëshironi të jetë themelore dhe sistematike.
Klienti nuk e di, se çfarë alternativash të mënyrës së sjelljes ai, në situatat problematike, më me dëshirë do të mund t’i zbatonte, kështu që ju ia filloni me një proces të zgjedhur, që hapat të jenë të zgjedhur. Së pari ju thoni: „Shikoni prapa në historinë tuaj jetësore. A keni reaguar në ndonjë situatë tjetër kështu, siç ju me dëshirë në këtë situatë problematike po reagoni?“ Nëse thotë po, atëherë lejojeni atë që situatat problematike t’i përjetojë përsëri, dhe në vete ai e ndërton këtë reaksion, hap pas hapi, shtu siç unë tani atë e kam paraqitur.
Nëse përgjigjja më tutje theksohet „jo“, tani ai duhet të kërkojë vërtet më tutje një model të ri. Për këtë arsye ju e përdorni atë të cilën ne e kemi quajtur „zhvendosje e mbulesës së përmbajtjes“ (referential inda shift).
Ju pastaj thoni „a e njihni ju dikë, i cili në këso rasti reagon kështu, siç ju për këtë jeni përcaktuar, ashtu që të pritni një sjellje të suksesit të dërguar dhe si mund të reagoni me dëshirë?“ Ose i thoni: „Nga të dhënat, të cilat ju me sjelljet tuaja të tanishme për situatën e këtillë më jepni, unë konstatoj se jeni të pakënaqur, se ju për të keni parafytyrime të ndërgjegjshme, se ju me dëshirë do të reagonit ndryshe në vend të kësaj. Mendoni ju në një njeri – njërin prej të cilëve ju e respektoni dhe e admironi edhe ai kështu do të reagonte si ju në këtë situatë që do të ndiheni të përshtatshëm.“ Modeli, të cilin e zgjedh tani klienti, mund të jetë një person real por edhe një person i menduar. Një personalitet i gjetur nga një film apo në ndonjë libër, në të njëjtën mënyrë mund të paraqet një reprezentacion të mundshëm interpsikik në mënyrën e sjelljes e që të jetë një model i shkëlqyeshëm, si ndokush që ju e njihni faktikisht
Nëse ai jua ka kërkuar juve një përgatitje, lejone atë që në tre hapat pasues, në repertoarin vetanak, ta inkorporojë vetëpërmbajtjen e këtij modeli. Së pari lejojeni atë të shikojë dhe të dëgjojë, sesi në çdo situatë modeli e përmbanë atë të cilën ai dëshiron mundësinë e sjelljeve të reja. Kërkon prej tij butësisht duke i thënë: „Mirë, nëse ju vetëm këtë person e keni vrojtuar, ju vetëm besoni që kjo është mënyrë e saktë, sesi ju dëshironi të reagoni?“ Nëse jo, ju duhet atë ta trimëroni, që edhe njëherë të ktheheni prapa për ta kërkuar një model të ri, ose ai duhet vetë të shohë personin, sesi ai, tash, ndryshe përmbahet. Nëse ai përgjigjet me Po, ju mund të kaloni te hapi tjetër.
Në hapin të dytë ju thoni: „Ju vetëm qëndroni që në film te fotografia juaj e vetme dhe te zëri juaj i vetëm. Shikoni dhe dëgjoni sërish ashtu saktë e me vëmendje dhe ngritne gishtin – Po, nëse ju keni përfunduar“. Tani ai vërehet në situatën e cekur, me mënyrën reaksioneve të reja.
Nëse ai këtë hap e ka përfunduar, pyetne ju atë: „ Pasi që ju vetëm e keni parë dhe dëgjuar si është ajo, nëse ju vetë kështu silleni: a dëshironi ju më tutje që sjellja juaj të jetë kështu? A besoni më tutje, se kjo juve ju pëlqen? – Nëse përgjigjja është „jo“, ndihmoni atij, që sjelljen e re ta modifikojë, derisa ai për këtë vërtetë është i arsyeshëm ose ju për këtë merrni përsipër më shumë ndryshueshmëri të vogla; ose për këtë lejojeni atë që edhe njëherë të kërkojë një model të ri.
Nëse ai e ka dhënë një përgjegjje – Po, ai duhet që në këtë fotografi të përqëndrohet dhe tërë atë ta përjetojë (të gjitha ndjenjat dhe ndjeshmëritë t’i përjetojë), që këtë ta sjellë në sjellje të vetëdijshme. Kur ai këtë e përfundon, pyeteni se çfarë gjendje e gëzuar ishte për të. Nëse thotë jo, trimërojeni atë që sjelljen e përcaktuar ta modifikojë. Vetëm atëherë kur si përgjigje vjen një kongruente Po, vetëm atëherë sjellja në situatë provohet dhe është një gjindshmëri të mirë.
Kjo është një mënyrë krejt e kujdesshme, një ndryshueshmëri nën respektimin e plotë të individualitetit; kjo udhëhiqet thjesht: pjesëmarrjet e ndryshuara, të ndara nga klienti, të cilat për të tani janë të kënaqëshme, tani veç futen në personalitetin e tij.
Në veprimet e ardhshme ju bëni një Pacing – ardhshmëri, në atë mënyrë si unë e kam përshkruar më parë. Kërkoni nga ndërdija juaj të thuhet një sinjal – Po, nëse ajo e ka caktuar një shenjë treguese nga bota e jashtme, atë do ta përdor në të ardhmen si zgjidhje automatike për sjellje të re.
Më në fund ju disa sugjestione të përgjithshme mund t’i jepni, për t’u harruar të gjitha këto. „Është e rëndësushme që gjërat të harrohen, e për të cilat ju nuk duhet të kujtoheni”. Kjo do të ishte një mundësi, që të thuhet diçka e këtillë.
Qëllimi juaj është një ndërrim i sjelljes. Në këtë aspekt është njësoj, nëse vetëdija e tij vendos që për të të dëshmojë. Nëse vetëdija e tij vendos që ai të mos i di të gjitha, duhet që ai më së paku ta ketë një ndjenjë të ngrohtë, të cingëruar lehtë; nëse ajo vjen nga transi si shenjë për të, se diçka me kënaqësi ka ndodhur, se ai për të mund të gëzohet, së shpejti ai, në situata përgjegjëse, do të mund të sillet më mirë se gjer tani.

Fragment nga libri „Doracak për hipnozë“
 
Top