• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Rex

gjitholog
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,824
Pikët
113
Per ju qe nuk e keni ditur, behet fjale per babain e anetarit te nderuar te forumit, mikut tim, Socio.

Ka kohe qe kam kerkuar leje nga ai per hapjen e kesaj teme, duke e vleresuar se nje personalitet i tille sic ishte i ndjeri profesor Fadil Sulejmani - i cili ja kushtoi nje jete te tere arsimimit te shqiptareve dhe ceshtjes kombetare - i takon qe te renditet perkrah figurave me te shquara te kombit.

E falenderoj per aprovimin dhe e lus qe te bashkangjitet ne pasurimin e kesaj teme.

----



"Nuk dua as fjalë e dekorata apo shtatore. Dua që këtë tempull të dijes (Universitetin e Tetoves - shenim i Rex), ta lartësoni në diell drite për tokën arbërore!”

Prof. Fadil Sulejmani



Prof. Dr. Fadil Sulejmani do të kujtohet gjithmonë nga të gjithë shqiptarët si themelues dhe Rektor Historik i Universitetit të Tetovës.
Lindi në vitin 1940 në fshatin Bozovcë të Tetovës dhe për dekada të tëra ka qenë profesor i gjermanistikës në Universitetin e Prishtinës dhe më pas edhe në atë të Tetovës, duke bartur titullin doktor i shkencave. Autor i shumë veprave në gjuhësi si dhe bashkëpunëtor shkencor në shumë universitete gjermane.
Kontributi dhe veprimtaria e arsimore dhe shkencore e rektorit të parë të UT-së mbetet e pakrahasueshme, madje e jashtëzakonshme në periudhën kur veproi. Vendosmëria, guximi intelektual dhe burrëria ishin virtyte të personalitetit të Tij. Në këto dy dekada të kaluara në jetën shoqërore në FYROM, asnjë personalitet tjetër nuk zhvilloi aktivitet më të ngjeshur dhe më të pasur se profesor Fadil Sulejmani. Ai qëndroi i paepur deri në fund idealit të tij për arsimimin e gjeneratave të reja, pavarësisht se shumë herë u bë shënjestër e qarqeve pushtetare të së kaluarës, që me çdo kusht dëshironin ta pengonin arsimin shqip në FYROM. Profesor Fadil Sulejmani, është autor i mbi dhjetë librave dhe mbi dyqind artikujve shkencorë të botuar në revista shkencore dhe periodike. Ka dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e fonetikës, drejtshkrimit, leksikologjisë, dialektologjisë dhe etnologjisë”.


Për merita të veçanta në arsim, shkencë dhe kulturë Prof. Dr. Fadil Sulajmani është nominuar “Personalitet i Shekullit 21” nga Qendra Internacionale e Biografive të personaliteteve më të shquara me seli në Kembrixh.


Gjithashtu, Qendra e Institucioneve Kërkimore dhe e Akademive të Botës me seli në Oksford, prof. dr. Fadil Sulejmanin, e ka zgjedhur njërin ndër 2000 intelektualët më të çmuar nga mbarë bota të shekullit 21.



Këto çmime të larta akademike që këto dy institucione të njohura të shkencës dhe kulturës botërore i ndanë prof.dr. F. Sulejmanit për punën e tij vetëmohuese intelektuale dhe në interes jo vetëm të popullit të vet, por edhe për mbarë njerëzimin, janë një mirënjohje dhe akt i denjë respekti jo vetëm për të, por edhe për mbarë popullin shqiptar.
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Rex, te falenderoj perzemersisht per hapjen e kesaj teme qe ndricon veprimtarine e profesorit dhe na rikujton te bemat e tij per popullin tone. Poashtu te falenderoj per ftesen time ne teme dhe gjithe ato fjale miradije.

Hapja e temes ne kete kohe eshte vecanerisht emocionale per mua pasi muajin e ardhshem do te kemi pervjetorin e dyte te vdekjes se profesorit nga semundja e kancerit, te cilen semundje e luftuam qe te dy bashkerisht per me shume se 13 muaj.

http://www.forum-al.com/showthread.php?t=19360

Per jeten dhe veprimtarine e profesorit jane publikuar shume materiale, dokumente e video, sidomos, ato ne lidhje me Universitetin e Tetoves, nga institucione te ndryshme, te huaja e te vendit, te cilat do t'i shpalosim ketu gradualisht e me kenaqesi.
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

USHT, ky tempull i arsimit shqip u themelua 20 vjet më parë, në një kohë të turbullt historike dhe në rrethana të përqendruara politike, ku mbi shqiptarët ushtrohej një represion i paparë ideologjik dhe politik. Themelimi i UT-së më 17 dhjetor 1994, pa dyshim, është projekti më i madh kombëtar për shqiptarët e Maqedonisë në shekullin që e lamë pas.

http://al.play.mrt.com.mk/play/45640/20-vjet-universiteti-shteteror-i-tetoves
 

bindi

dolcinio
Anëtar
Sep 24, 2010
Postime
1,884
Pikët
38
Vendndodhja
Ne bregdet
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Socio me vjen keq per humbjen e babait, megjithese me vonese shfrytzoje rastin te shpreh ngushllimet e mija te sinqerta per profesorin e nderuar si dhe ngushlloje gjithe familjen dhe gjite shqiptaret per kete humbje te madhe..,i till ishte profesori i perkiste te gjithve.

I perjetshem qofte kujtimi per te.
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Faleminderit
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Krahas punës edukuese dhe arsimore si pedagog në fakultet, prof. F. Sulejmani, është marrë intensivisht edhe me krijime profesionale-shkencore, duke shkruar dhe publikuar një numër librash, kryesisht nga gjuha shqipe, dialektologjia, etnografia shqiptare, gjuha gjermane etj., siç janë:

1. “E mbsuame e krështerë e Lekë Matrëngës” (Monografi për jetën dhe veprën e këtij autori arbëresh të Italisë);
2. “Praktikumi i gjuhës shqipe”;
3. “Lindja, martesa dhe vdekja në Malësitë e Tetovës”;
4. “Njohuri themelore për Gjermaninë dhe popullin e saj”;
5. “Fonetika e gjuhës gjermane”;
6. “Morfologjia e gjuhës gjermane”;
7. “Hap historik i Universitetit tonë”
8. “E folmja e Malësisë së Sharrit të Tetovës”;
9. “Toponimia e tri malësive të Tetovës”;
10. “Sintaksa e gjuhës gjermane” etj.


Ai ka shkruar edhe disa dhjetra artikuj të ndryshëm profesional-shkencorë, kryesisht nga fusha e albanistikës.

Gjithashtu ka shkruar edhe një numër artikujsh publicistikë nga fusha të ndryshme të jetës dhe punës shoqërore, politike, kulturore dhe shkencore për çështje të ndryshme të shqiptarëve në Maqedoni.

Kontribute të veçanta shoqërore:

Më vitin 1990 në Shkup ka organizuar simpoziumin nacional “Shqiptarët e Maqedonisë”, kushtuar çështjes së shqiptarëve në Maqedoni për liri, barazi dhe demokraci.

Më 1990 ka formuar Këshillin për Pajtimin e Gjaqeve dhe, duke qenë në krye të tij dhe në bashkëpunim me intelektualë të tjerë, kanë pajtuar vetëm në komunën e Tetovës afër 100 familje për zënie e ngatërresa të ndryshme dhe kanë bërë që të falen mbi 50 gjaqe midis shqiptarësh.

Më vitin 1991 bashkë me intelektualë të tjerë ka themeluar në Maqedoni Bashkësinë Kulturore Shqiptare me seli në Tetovë. Kjo shoqatë ka luajtur një rol me rëndësi në hulumtimin dhe kultivimin e kulturës shpirtërore dhe materiale të shqiptarëve në Maqedoni.

Për punën humane dhe me shumë sakrifica që ka bërë për themelimin dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, Senati i këtij universiteti më 25 nëntor 2002 i ka dhanë prof. F. Sulejmanit titullin më të lartë akademik “Rektor Nderi i Universitetit të Tetovës”, kurse më 17 Dhjetor 2002 është shpërblyer nga ky Senat me medalien e artë “Nderi i Universitetit të Tetovës”, që është çmimi më i lartë në këtë universitet.

Gjithashtu për arritjet e tij në arsim, edukim, shkencë dhe kulturë, si dhe në themelimin dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, ai ka marrë shumë mirënjohje dhe diploma nderi nga disa shoqata, klube dhe institucione shqipatre në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në diasporë.
http://bozofca-abdil.beepworld.de/fadil-sulejmani.htm
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,546
Pikët
113
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Socio me vjen keq per humbjen e babait, megjithese me vonese shfrytzoje rastin te shpreh ngushllimet e mija te sinqerta per profrsorin e nderuar si dhe ngushlloje gjithe familjen dhe gjite shqiptaret per kete humbje te madhe..,i till ishte profesori i perkiste te gjithve.

I perjetshem qofte kujtimi per te.
Natyrisht dhe nga ana ime....me vonese,postimin 5-se do ta shikoj ne kohe te pershtateshme!
Shqiptar me iluzione.....RIP.
 

Çaushi

V.I.P
Anëtar
Nov 25, 2013
Postime
3,356
Pikët
63
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

USHT, ky tempull i arsimit shqip u themelua 20 vjet më parë, në një kohë të turbullt historike dhe në rrethana të përqendruara politike, ku mbi shqiptarët ushtrohej një represion i paparë ideologjik dhe politik. Themelimi i UT-së më 17 dhjetor 1994, pa dyshim, është projekti më i madh kombëtar për shqiptarët e Maqedonisë në shekullin që e lamë pas.

http://al.play.mrt.com.mk/play/45640/20-vjet-universiteti-shteteror-i-tetoves
Rex, hallall per hapjen e temes!-bravo-

Socio!
Me gzon fakti se tani e kuptova kush jeni...!
Me kujtohet si sot ngjarja e madhe gjithekombetare e dates 17 dhjetor 1994 dhe Themelimi i UT-se. Ideatori dhe protagonisti kryesor i asaj ngjarje te madhe gjithkombetare ishte Atdhetari i flakt Prof. Dr. Fadil Sulejmani, gjegjesisht Babai i juaj. Nder dhe respekt deri ne perkulje per Atdhetarin e shquar te ceshtjes kombetare Prof. dr. Fadil Sulejmani.

Njerzit e medhenje lene gjurme te pa shlyera kurre...i tille ishte Prof. Fadili!

Vargjet e kenges e thone keshtu....

"Ju lumte vllezer nga Tetova...
Ju uron me shpirt Kosova..."....


 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Te falenderoj Caush !
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Fjala e Prof.dr. Fadil Sulejmani, laureat i çmimit “Doctor Honoris Causa” i Universitetit Shtetëror të Tetovës, me 17 dhjetor 2012.



Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Ju përshëndes dhe ju dëshiroj mirëseardhje të gjithëve në këtë manifestim kulturor të Përvjetorit XVIII të Universitetit të Tetovës!

I nderuari zotëri Rektor, Universiteti i Tetovës, ka një histori sa të lavdishme e të bujshme aq edhe të hidhur e të dhimbshme, meqë për lindjen dhe ngritjen e këtij universiteti shqip u derdh shumë lot, gjak e djersë; pati shumë shpenzime financiare dhe dëme materiale, maltretime, ndjekje, rrahje, arrestime, izolime, burgosje dhe vrasje të shqiptarëve; u bastisën, u plaçkitën dhe u rrënuan shumë shtëpi të tyre vetëm e vetëm pse ne deshëm të mësojmë, të lexojmë e të shkruajmë në gjuhën tonë amtare shqipe.
Për këtë universitet dhe për këtë gjuhë ranë dëshmorë shumë studentë, punëtorë dhe qytetarë shqiptarë: Bedri Halimi, Zejadin Zimberi, Xhemil Abduramani, Burim Hyseini, Abdylselam Emini e të tjerë, gjaku i të cilëve është bërë dritë dhe sot ndriçon rrugën e diturisë sonë.
Por këto humbje janë fare të vogla në krahasim me fitoren e madhe që arriti Universiteti i Tetovës dhe populli shqiptarë në atdheun e vet në Maqedoni. Fituan gjërat e shenjta të popullit: shkenca, arsimi, arti dhe kultura mbi dhunën. Triumfoi dituria mbi barbarinë, shkolla mbi obskurantizmin mesjetar.
Në këtë luftë për mbijetesën e Universitetit të Tetovës, për themelimin dhe konsolidimin e tij institucional u përfshi mbarë kombi shqiptar anekënd botës. Pavarësisht se kush e mbajti barën më të madhe a më të vogël, ne të gjithë e deshëm dhe e përkrahëm këtë universitet, qoftë edhe moralisht me një fjalë të bukur.
Megjithatë, unë me këtë rast në këtë përvjetor desha të theksojë disa kategori njerëzish që u ballafaquan drejtpërdrejt me vështirësitë e themelimit dhe të zhvillimit të Universitetit të Tetovës, e që meritojnë falënderime dhe mirënjohje të veçantë publike.

Në radhë të parë falënderoj familjen time, veçmas bashkëshorten, profesoreshën Haxhere Sulejmanin, të cilët vuajtën pasojat e vështirësive të lindjes dhe të mëkëmbjes së Universitetit të Tetovës. Megjithatë, ata kurrë nuk u ligështuan dhe nuk u dorëzuan, përkundrazi qëndruan pranë meje, përkrahën idetë dhe veprat e mia, gjithnjë duke më inkurajuar dhe ndihmuar që këtë punë humane dhe me interes kombëtar ta çoj deri në fund;

Katundin Poroj që i hapi i pari jo vetëm dyert, por edhe zemrat Universitetit të Tetovës, duke rrezikuar kështu edhe jetën e familjeve të tyre;

Qytetthin universitar, Reçicën e Vogël dhe qytetarët e tjerë shqiptarë që ia dhanë Universitetit të Tetovës shtëpitë e veta në shfrytëzim mësimor pa kurrfarë interesi dhe qiraje;
Dashamirët e Universitetit të Tetovës që ndihmuan aksionin me mjete financiare dhe materiale për funksionimin e universitetit, qoftë edhe me një mark apo dinar. Nga këta humanistë që dhanë një kontribut më të madh financiar për universitetin tonë, dua të veçoj Lazim Destanin dhe Hajdar Abazin nga Tetova, Nazar Mehmetin nga Prespa e të tjerë;

Fondet e Universitetit të Tetovës në diasporë, kryesisht në Zvicër dhe në Gjermani, ku bashkatdhetarët tanë kontribuan më shumë në mbledhjen e mjeteve financiare për universitetin tonë, dhe kjo i kushtohet edhe organizimit të mirë të punës së udhëheqësve të tyre, Shaban Ipçes për Zvicër dhe Telat Salijit për Gjermani;
Gjeneratën e parë të studentëve dhe të pedagogëve për guximin dhe trimërinë që treguan, duke mbajtur ligjëratat e para mësimore para tytave të automatikëve;

Profesorët nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët në momentet më kritike të Universitetit të Tetovës dhe në kohën kur ai kishte nevojë më të madhe për kuadro mësimore, ata iu përgjigjën me përkushtim thirrjes së këtij universiteti, duke dhënë aty rregullisht kontributin e tyre profesional – shkencor, përkundër presionit policor dhe vështirësive atmosferike që patën në udhëtim e sipër;

Bashkësinë fetare islame të Tetovës, në mënyrë të veçantë udhëheqësin e saj z. Alifikriun, i cili m’i dha çelësat e objektit banesor të tyre, ku filloi punët administrata e parë e universitetit.
Shtetet demokratike dhe mike të shqiptarëve, SHBA-të, Kroacinë, Slloveninë, Turqinë, Bullgarinë, Austrinë, Gjermaninë, Italinë, Francën, të cilat e njohën të parat Universitetin e Tetovës jo vetëm moralisht, por edhe zyrtarisht me anë të bashkëpunimit me universitetet e veta dhe e mbështetën fuqishëm arsyen dhe nevojën e madhe të shqiptarëve në Maqedoni për një universitet të hapur në gjuhën e tyre amtare shqipe.

Nga këta shokë dhe miq të huaj desha të veçoj dy individë: përfaqësuesin e zyrës amerikane në Shkup, profesorin Viktor Komaras, i cili intervenoi te Qeveria që ta largojë policinë nga Universiteti, ku ajo ndërhynte vazhdimisht në hapësirat universitare, pengonte mësimin, i shante dhe i rrahte studentët, duke ua shkyer indeksat, librat e fletoret.

Falë SHBA-ve Universiteti i Tetovës marrëveshjen e parë për bashkëpunim ndëruniversitar e bëri me Universitetin Xhorxh Vashington të Amerikës.
Kryetarin e ASHAK, Ivan Sopek, i cili i dha përkrahje të madhe zyrtare Universitetit të Tetovës dhe ndihmoi në vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit me Universitetin e Zagrebit.

Prandaj, i nderuari z. Rektor, Vullnet Ahmeti, unë sot meritën e këtij çmimi të lartë të Universitetit të Tetovës, me të cilin Ju po më nderoni madhërisht e ndaj me mbarë popullin shqiptarë në përgjithësi dhe në veçanti me këta njerëz punëtorë e trima që i përmenda këtu dhe me ata që nuk arrita t’i përmend të gjithë, ndaj dhe u kërkoj falje. Lavdi u qoftë të gjithëve!

Universitetit të Tetovës i dëshiroj zhvillim të gjithanshëm akademik në të gjitha drejtimet e tij profesionale – shkencore, edukuese, pedagogjike dhe artistike, dhe kështu mirënjohjet dhe çmimet që do të japë ai të zënë më shumë vend dhe do të kenë më tepër kuptim.

Ju falënderoj!
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,657
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Dihet se vdekja nuk e merr kurre krejtesisht njeriun me te dashur te zemres. Ne fakt mbetet puna dhe vepra e Tij qe ju inkurajon te ecni perpara me force dhe kurajo. Edhe pse ka pak kohe qe e keni humbur shpresoj qe dhimbja t'ju zevendesohet me kujtimet me te bukura si dhe krenarine e vepres se Tij.
Ndjej vetem Respekt!
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Faleminderit shume Photoshop.


Kete strofe perkujtimi ja kam dedikuar me rastin e pervjetorit te vdekjes:


 

Puhiza

E mëngjesit
Anëtar
May 1, 2013
Postime
4,097
Pikët
83
Vendndodhja
Në kështjellën e një ëndrre!
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Fadil Sulejmani, nje emer qe do jetoje pergjithmone.
Nuk gjej dot fjale per te faleminderuar rektorin e par te ketij universiteti dhe bashkepuntoret e tij, gjithashtu edhe profesoret e Kosoves dhe Shqiperise per kontributin dhe sakrificen qe bene ne ate kohe.
Faleminderit Rex qe na ngjalle kujtime kaq te bukura me.kete teme. E mbi te gjitha Flm. Socio per lejen qe I dhate. Nuk e dinim qe kemi midis nesh djalin e te madhit qe vuri themelet e ardhemrise se shqiptarve te Maqedonise kryesisht dhe te mbare shqiptarise.
Respekte!
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,144
Pikët
83
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Shume faleminderit Puhiza !
 

rowe

Banned
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
14,175
Pikët
113
Përgjigje e: Prof.Dr. Fadil Sulejmani

Lavdi e perjetshme profesorit, lavdi vepres se tij ne dobi te kombit shqiptar.
 
Top