• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Profeti Muhamed a.s, njeriu që pasohet prej mëse një miliard e treqind milionë njerëzve e për më tepër profeti i mbarë njerëzimit ( të paktën në besimin islam), fatkeqësisht është figura më pak e vlerësuar në krahasim me standartet e larta që ndoshta vetëm ai arriti t'i përmbushë.

Jo rrallë herë figura e tij është bërë pre` e shumë shkrimtarëve e për më tepër e shumë njerëzve të tjerë të pafajshëm të cilët kanë menduar se ajo që u serviret është e vërteta absolute dhe prandaj nuk kanë marrë mundimin ta shikojnë këtë çështje nga një këndvështrim tjetër, edhe pse tashmë perëndimorët këtë parim e zbatojnë deri dhe në gjëra të rëndomta.

Njeriu, siç thonë, mbetet armik i asaj që nuk e njeh, e kjo mesa duket po ndodh edhe me vlerësimin që kanë shumë njerëz e ndoshta dhe shumë shqiptarë në lidhje me figurën e profetit Muhamed.

Me shpresën për të sjellë diçka të re në vëmendjen e lexuesit shqiptar të cilit nuk i është dhënë rasti të lexojë për këtë njeri ose i është ofruar vetëm njëra pamje që nuk është reale, po sjell vetëm pak vlerësime të disa njerëzve joarabë dhe jo muslimanë, por që ndryshojnë nga shumë të tjerë në një pikë: ata kanë lexuar për profetin Muhamed, kanë lexuar me mendje e zemër të pastër.

Edhe nëse nuk janë bërë muslimanë, ata kanë guxuar ta thonë të vërtetën se ajo është amanet dhe kanë ditur ta vlerësojnë figurën e Muhamedit, të paktën si njeri i rrallë.



Muhamedi – njeriu që qëndron përtej çdo dyshimi

Marrë nga libri "Muhamedi- mesazhi dhe profeti" i autorit të krishterë egjiptian Nazmi Lukas.

Muhamedi nuk ishte si të gjithë njerëzit e tjerë. Tek ai u bashkuan mrekullitë e profetëve paraardhës dhe vullneti i heronjve, prandaj është detyrë që të paktën të njihet, të vlerësohet e më pas të respektohet.

Edhe pse popujt paraardhës e kishin bërë zakon të shenjtëronin deri dhe gjyshërit, heronjtë dhe mbretërit e tyre e jo më profetët, tek ai nuk gjejmë asnjë gjurmë hyjnizimi apo diçka të ngjashme me të. Jo rrallë herë kurani që ai solli, thekson fuqishëm atë që ai ishte njeri "Thuaj , unë jam njeri si puna juaj por që më shpallet" Kehf 110

Ai ishte vetëm një njeri, por që u bë zëdhënësi i qiellit, sipër tij ishte vetëm madhështia e Zotit e poshtë tij njerëzit e tjerë, por megjithatë asnjëherë nuk u ndje mendjemadh. Madje mendjemadhësisë ia kishte gjithmonë frikën dhe asaj i kishte shpallur luftë në veten e tij para se ta luftonte tek pasuesit e tij.

Sikur ai vetë të kish dashur të lavdërohej, nuk do të kishte qenë e huaj dhe e vështirë për pasuesit e tij, se kishin me çfarë e lavdëronin, sidomos kur e krahasonin me shumë e shumë të tjerë që nuk i afroheshin aspak, por ai vetë ua kish ndaluar diçka të tillë duke u thënë: " Mos më lavdëroni siç bënë të krishterët me të birin e Merjemes, se unë jam vetëm një rob i Zotit, prandaj thoni rob i Zotit dhe i dërguar i Tij"

E çfarë dilemash të tjera hedhin dashakeqësit ndaj tij?!

Një njeri, besimi i të cilit u sprovua aq shumë në një vend që ishte kryeqendra e idhujtarisë e nuk mendohej kurrë se ai mund të fitonte, e ai përsëri qëndroi larg të gjitha interesave personale, falës dhe tolerant pa treguar aspak mendjemadhësi dhe forcë pushteti…Nuk përfitoi për vete asgjë, nuk i la trashëgimtarëve dhe të afërmve të tij asnjë favor material, madje vetes ia ndaloi ato që ia pat lejuar të tjerëve ( lëmoshën ). Duke kapërcyer të gjitha parashikimet ai arriti të barazojë ndërmjet skllevërve dhe shërbëtorëve etiopianë dhe të parëve të fisit të tij pa asnjë dallim.

Cili është ai njeri që pas të gjithë këtyre fakteve merr guximin të ngrihet në këmbë e ta akuzojë këtë të lavdishëm?! Nëse realisht, Muhamedi nuk ka thënë të vërtetën, atëherë s'do kish njeri në këtë botë që do kish thënë qoftë dhe një fjalë të vërtetë.

A ka njeri që është më i meritueshëm se ai për ta mbrojtur nga akuzat e pabaza, në një kohë kur ai ktheu me miliona e miliona njerëz nga adhurimi i idhujve në adhurimin e një Zoti të vetëm, nga humbja dhe degradimi në besim dhe lartësim, e ai vetë nuk përfitoi asgjë personalisht apo familjarisht në një kohë që njerëzit për këta punë po vriten.

Muhamedi e sundoi lavdinë dhe lavdia nuk e sundoi atë, i shfrytëzoi të gjitha mundësitë dhe mundësitë nuk e shfrytëzuan kurrë atë. Mbi të gjitha ai ishte njeri me ndjenja por të cilat i vuri në funksion të misionit të lartë për të cilin vetë Zoti e kishte zgjedhur.



Muhamedi- më i madhi i historisë

Marrë nga libri "Heronj nga historia" të autorit Will Durante

Është e qartë që askush nuk i ka mësuar Muhamedit shkrim e lexim dhe kjo gjë tashmë dihet botërisht. Por ky fakt nuk e pengoi aspak atë që t'i njohë punët e njerëzve më mirë se ç'i ka njohur ndonjë njeri tjetër që mund të ketë marrë arsimimin më të lartë.



Profeti Muhamed ishte nga ata komandantët e zotë por përkrah kësaj ishte një politikan ekspert që dinte si ta vazhdonte luftën me anë të paqes.

Nëse gjenialitetin e dikujt do ta matnim me ndikimin e tij tek njerëzit, do të thonim me plot gojën se Muhamedi ishte njeriu më i madh i historisë. Ai mori përsipër të ngrejë lart gjendjen shpirtërore dhe morale të një populli ku thatësira dhe temperatura e shkretëtirës e kishin bërë punën e tyre dhe këtë popull e kishin çuar në një gjendje ahpërsie dhe errësire. Por ai pati sukses më shumë se çdo reformator tjetër në histori dhe rrallë mund të gjesh njeri tjetër përveç tij të ketë bërë atë që bëri ai.

E kjo nuk ndodhi thjesht se ai ishte shumë i lidhur pas fesë, por në të vërtetë nuk kishte forcë tjetër veç asaj të fesë që të mund t'i ndryshonte arabët.

Kur filloi të ftonte, tokat arabe ishin thjesht disa shkretëtira të pajeta, fiset arabe ishin disa paganë të përçarë mes njëri-tjetrit, por kur vdiq ishin një popull i bashkuar. Ai arriti të mposhtë forcën e fanatizmit tribal dhe të bestytnive duke ndërtuar një fe të qartë, të lehtë e shumë të fortë, një sistem vlerash që në themel kishte heroizmin dhe krenarinë.



Nuk ka reformator në histori përveç tij, që t'i detyrojë të pasurit të japin kaq shumë ndihmë për të varfërit.

Thëniet e tij tregojnë se ai nxiste shumë për dituri dhe i pëlqente dituria, e nga ky aspekt ai dallon nga shumë reformatorë fetarë.



Ky njeri ishte i habitshëm me të gjitha përmasat

Marrë nga libri" Muhamedi dhe kurani" i orientalistit zvicerian Montet (1856 – 1927)

Çdo studiues i thellë dhe qëllim mirë do të habitej nga natyra fetare e këtij njeriu, zemra e të cilit karakterizohej nga një sinqeritet i madh. Ai ishte me të vërtetë një reformator me një besim të patundshëm, një reformator që u shfaq i tillë pas një moshe të pjekur duke predikuar një thirrje të madhe që e bëri atë një nga figurat më të mëdha fetare të botës.

Nëse merret për bazë vetëm përpjekja e tij ndaj paganizmit, idhujtarisë dhe zakoneve të këqija të asaj kohe, ai nuk do të ishte më pak se profetët e izraelitëve të cilët gëzojnë një vend të veçantë në historinë e tyre.

Fatkeqësisht, shumë njerëz nuk e njohin Muhamedin dhe prandaj nuk e vlerësojnë atë siç duhet, në një kohë kur ai është nga reformatorët e rrallë të cilit i dihen të gjitha detajet e jetës.

Muhamedi a.s ishte fisnik në moral, mjaft i sjellshëm me tjetrin, i ëmbël në komunikim, i ekuilibruar në vendim, i sinqertë në të folur. Cilësitë më dalluese të tij ishin vendimet e drejta, fjalët e sinqerta dhe bindja e plotë në atë që thoshte dhe vepronte.

Reforma morale që ai bëri në shoqëri na detyron ta konsiderojmë me të drejtë "bamirësin më të madh të njerëzimit".



A mundet që Muhamedi të ketë qenë thjesht një pretendues

Tomas Karlil (1795-1881) “Heronjtë”

Ku keni parë që një njeri mashtrues të themelojë një fe të habitshme...Ai nuk mundet të ndërtojë një shtëpi me tulla...Sepse nqs ai nuk i njeh vetitë e dheut , gëlqeres dhe çimentos që do të përdorë nuk ka për të ndërtuar kurrë një shtëpi por një rrënojë që pritet të rrëzohet nga dita në ditë. Por si ka mundësi që ky njeri (Muhamedi a.s) ndërtoi një fe që vazhdon të qëndrojë e palëvizshme për 14 shekuj, e ndjekur nga miliona e miliona njerëz?!

Nuk është mashtrues ai , por ata , mohuesit e tij , që zbukurojnë gënjeshtrat e tyre për të mashtruar popuj dhe kombe”.

Unë e dua Muhamedin (pqmt), për mendimet e tij të pastra e të thjeshta , larg sforcimit dhe artificialitetit. Ky djalosh shkretëtire nuk fliste për atë që nuk e dinte, nuk ishte mendjemadh por as edhe i përgjunjur vetëm se para Zotit të tij kur falej në rrobën e arrnuar, siç e krijoi dhe e deshi vetë Ai“.

.........

Të shikosh një lule të bukur në mes të një kopshti nuk është ndonjë habi, por ta shikosh atë lule të freskët në mes të një shkretëtire, kjo me të vërtetë është një mrekulli. E Muhamedi (pqmt) nuk ishte thjesht një lule por një kopsht më vete , me lule, pemë e fruta nën hijen dhe aromën e të cilave do të ketë gjithmonë vend për ata që janë lodhur nga mundi dhe shkretëtirat e kësaj jete.

Lexoni jetën e tij dhe do të shikoni se i ka jetuar gati të gjitha rolet që mund të bëjë një njeri. Me një fëmijëri prej jetimi , me një djalëri prej punëtori , me një rini prej tregtari e pastaj, si një komandant strateg , një diplomat i rrallë, një politikan besnik... një shok zemërgjerë, një bashkëshort model, një prind i suksesshëm e një gjysh i rrallë. Kush nga njerëzit ka patur mundësi t’i bëjë të gjitha këta role e në të gjitha të ketë arritur sukses të paparë ?!

Shikoni jetën e tij dhe do të gjeni se ai i ka përjetuar gati të gjitha “shijet” që jeta i ofron njeriut. Përjetoi vetminë e një jetimi por dhe shoqërinë e mijëra e mijëra besimtarëve që e donin më shumë se sytë e ballit, presionin social nga njerëzit e afërt, por dhe mbështetjen e plotë nga të gjitha fiset e gadishullit arabik, lumturinë dhe humbjen e fëmijëve, pasurinë dhe varfërinë, fitoren dhe dështimin. Ai u kishte shitur plaçkë tregëtarëve të vegjël, sikundër u kishte shkruar letra perandorëve dhe sunduesve më të fuqishëm të tokës duke i ftuar të pranonin fenë islame, por ai gjithmonë mbeti konstant, i pandikuar, sikur kishte ardhur të jetojë për të tjerët dhe jo për veten e tij. Është mjaft e qartë të mendosh që i njëjti njeri që udhëhoqi luftën e Bedrit dhe që më vonë sundoi mbi një segment të tërë të universit, do të përgjunjej në dyshemenë e shtëpisë së tij, në mënyrë që nipërit e tij t’i hipnin mbi shpinë dhe të luanin me të. Vetëm një profet mund të arrijë këtë përsosje të madhështisë dhe përunjësisë, pushtetit dhe shpirtmadhësisë, por fakti që ai ia arriti kësaj, nxjerr në pah sesa i madh mund të jetë njeriu vetëm sikur ta dijë se cili është.

Tek ai gjen shembull jetimi, punëtori i thjeshtë, tegtari besnik , prindi dhe bashkëshorti i mirë ,politikani dhe diplomati, gjen shembull gjithkush që dëshiron të jetë i mirë :“Dhe tek profeti i Zotit do të gjejnë shembull të mirë ata që besojnë Zotin dhe ditën e fundit dhe Zotin e kujtojnë shumë” Kuran 33-21
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Pse gjithmone muslimanet ndihen te diskredituar ose si te lene mbas dore?

Mesa di une nuk eshte e vertete qe profeti muhamed eshte me pak i vlersuari ,perkundrazi bota e njeh dhe e vlerson per ate cka ka dhene.

n'fund t'fundit ti mos prit qe ortodoxet, katoliket ose kristianet te vlersojne muhamedin ne menyre te njejte si Jezusi pershembull ,sepse as bota islame nuk i vlerson ne te njejten menyre palen tjeter.
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Eshte e çuditshme mendja njerezore, Meri.
James Burns thote: Fuqia e mendjes per te pare vetem ate qe korespondon me opinionin aktual dhe qe deshton per te pare gjithçka qe e kundershton ate,jo me ane te refuzimit (te ndergjegjshem,te arsyeshem),por me ane te paaftesise se çuditshme.
Njerezit nuk jane aq te interesuar per idete abstrakte,se sa jane te interesuar per individet qe i paraqesine idete.
Puffetina eshte duke bere kete gje :ajo eshte duke paraqitur nje person qe ka ekzistuar ne kete bote si dhe shume te tjere,por ne krahasim me shume te tjere,eshte bere ideator i nje ideje te re qe ka te beje ne lidhje me besimin ne Zot,bazuar ne ligjet dhe ritet e fese paraekzistuese :Judaizmit.
Ai i shfrytezoi ligjet dhe ritet e ketij besimi duke i pershtatur ato per boten arabe qe jetonte ne injorance dhe idhujtari.
Me pak fjale:Filozofia greke eshte nje sistem idesh,konfucianizmi eshte nje sistem morali,judaizmi,islamizmi,katoliçizmi jane nje sistem ligjesh dhe ceremonish,por Krishterimi eshte Krishti vete qe jeton brenda njeriut.Per me tej lexo ç'eshte besimi ne komunitetin kristian.
Ne lidhje me pyetjen tende :A ekziston parajsa?

...Ndersa po argumentonte ateizmin e tij, profesori i drejtohet nje studenti:

-Ju thoni se Zoti ka krijuar gjithçka, apo jo ?

-Po profesor.

-Po djallin kush e krijoi ?

Studenti mbeti me goje hapur, pa dhene pergjigje.

-Ja pra sa e pavertete eshte ajo qe thoni ju. Po te ishte Zoti, nuk do te ishte djalli.

-Me leje profesor, foli nje student nga fundi i auditorit,-mund te flas edhe une diçka per kete?

-Po, u pergjigj profesori.

Me pare kam dy pyetje-tha studenti.

-Vazhdo !

-A ekziston erresira ?

-Po !

- Po te ftohtit ?

-Po ekzistojne- tha profesori.

-Gaboheni profesor. Ekziston Drita dhe ne mungese te saj ka erresire, pra erresira eshte mungesa totale e drites. Ekziston nxehtesia dhe mungesa e saj sjell te ftohtit...

Zoti ka krijuar driten dhe nxehtesine dhe kur mungojne ato ka erresire dhe te ftohte.

Zoti ka krijuar dashurine, miresine, humanizmin ne zemren e njeriut, dhe ku mungojne keto eshte djalli. Djalli eshte e kunderta e tyre, pra e ketyre krijimeve te Zotit.

Tani ishte profesori qe mbeti me goje hapur.

Studenti qe foli ishte Albert Ajnshtain ...

Bibla thote qe ekziston parajsa.
Perse eshte shkruar Bibla?
Nje leter shkruhet kur derguesi eshte larg dhe marresi eshte i ndare.
Kush eshte arsyeja qe jemi te ndare?
Bibla thote -MEKATI.
Perse studjohen shkrimet nga njerezit?
Per te siguruar jeten e perjetshme.
Cfare eshte Besimi ?
Eshte mjeti me ane te cilit sigurohet jeta e perjetshme.
Shkrimet e shenjta nuk sherbejne per justifikim,besnikeria karshi shkrimeve te shenjta eshte besnikeri karshi Jezusit.
Besimi nuk eshte nje doktrine e kapur nga ana intelektuale dhe qe nuk reflektohet ne anen e jashtme,pa frut.Fruti eshte shenjteria.
Nuk mund te thuash qe jam besimtare dhe te mos kesh ndryshuar,te ngelesh: Krenar,i ngurte,egoist,koprac,i sensuar.
Te uroj te degjosh dhe te lexosh me shume.
Vetem ne varrime mendojme per jeten tjeter,dhe aty eshte nje mendim i bazuar ne ndjenja,emocione,i ceket dhe i bazuar ne injorance.
"Vdekja eshte dera per ne perjetesi,eshte ditelindja per jeten e re."
Menyra se si e shikon jeten percakton fatin tend.
Metafora e jetes tende percakton se kush je dhe çfare ti vlereson.
Metafora e gabuar te ben qe te vleresosh ne menyre te gabuar.
BiblA AFRON TRE METAFORA PER JETEN:
- Jeta eshte nje sprove,
- Jeta eshte diçka qe na eshte besuar,
- Jeta eshte nje detyre e perkohshme.
Keto ide jane themeli i nje jete sipas qellimit.
Te jesh i suksesshem dhe te permbushesh qellimin e jetes tende nuk jane e njejta gje.
Qellimi i jetes tende?
Qellimi i jetes tende eshte caktuar nga Krijuesi.
Pa qellim ,jeta eshte nje levizje pa kuptim.
Kur e di qellimin e jetes tende,jeta ka kuptim.
Kur e di qellimin e jetes tende,jeta eshte me e thjeshte.
Kur e di qellimin e jetes tende,jeta eshte me e perqendruar.
Kur e di qellimin e jetes tende,je me i motivuer per jeten tende.
Kur e di qellimin e jetes tende,qellimi prodhon pasion.
Kur e di qellimin e jetes tende,je i pergatitur per perjetesine.
 

Ilir

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 28, 2011
Postime
10
Pikët
0
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Me fjalen " Kush" qka nenkupton, ose kujt i referohesh ? a su kon Muhamedi personi qe ska arrit me pa kerkush ? ( Simbas kuranit )
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Ilir,nuk e kuptova pyetjen tuaj.
Mund te ma shprehni me qarte, ju lutem!
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Per mendimin tim....

Muhamed s`ishte profet por diktator!
Kurani eshte nje liber qe duhet te ndalohet kategorikisht te lexohet nga njerezit.

P.s Sjam besimtar...skam per qellim te infuencoj biblen... Jam ateist.( sry per transparencen)
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Agim Shkodra, per kenaqesine dhe kulturen tuaj, propozoj te lexoni http://urbanlegends.about.com/od/religion/a/einstein_god.htm

Ne menyre te permbledhur atje shpjegohet shume qarte se historia qe eshte permendur me Albert Einstein, i cili eshte nje nder figurat e mia personale te preferuara boterore dhe per te cilin une kam jashtezakonisht shume informacion, eshte nje histori fiktive dhe e sajuar. Ajo histori ka rreth 15 vjet qe ekziston ne versionin e nje mesuesi cfaredo me nje student cfaredo. Ketu sapo "mora vesh" qe studenti paska qene Ajnshtajni!
Ajo qe une mund te te them per Ajnshtajnin eshte se ai ka qene shume i kujdesshem qe te mos perfshihet ne keto diskutime te ketij loji dhe te mos perdorej neper biseda nga njerez qe sjellin histori te tilla si argument provues. Dhe per informacionin tend personal, Ajnshtajni eshte shprehur ne menyre eksplicite qe NUK beson ne nje Zot personal te llojit abrahamik dhe se kjo ide e Zotit eshte vetem nje histori femijenore mitologjike! Ne nje rast tjeter eshte shprehur gjithashtu qe besimi i tij fetar kishte perfunduar ne moshen 12 vjec dhe nuk eshte rikthyer asnjehere me.

Qe t'i rikthehemi dhe nje here legjendes urbane me Ajnshtajnin dhe me profesorin e tij... ne shkrimin qe kam sjelle me lart tregohet se si nuk mund te perzjehen nocionet shkencore me kauzalitet filozofik. Ne menyre me specifike, nuk mund te sillen nocionet e drites dhe nxehtesise per te demonstruar qe ekziston erresira dhe te ftohtit, pasi ne fakt jane e njejta gje e matur ne shkalle te ndryshme. Analogji mbas analogjie, po vijme ne nje rast qe po tentohen te vihen kundershtite e njera tjetres ne rresht ne nje tentative per te nxjerre nje perfundim logjik: drite/erresire, nxehtesi/ftohtesi, lart/poshte, shpejt/ngadale. Ne kete menyre pritet te mberrijme tek e-mira/e-keqja. Ketu eshte gabimi nr.1, sepse po te vazhdojme logjiken fillestare, e keqja nuk ekziston pasi eshte vetem mungesa e te mires. Sidoqofte ne qarqet fetare ato ne fakt ekzistojne te dyja dhe madje trajtohen si elemente me vete, disa njerez shperndajne miresi, disa te tjere jane plot me ligesi. C'do te thote kjo, qe ata ju thithin miresine te tjereve?

Artikulli sjell dhe pak histori ne mejdan, duke permendur Shen Agustinin si burimin e pare te idese "e keqja eshte per te miren ashtu sic eshte erresira per driten", rreth 1600 vjet me pare. Sipas tij, e keqja nuk ekziston, por eshte largimi i te mires nga njerezit sipas vullnetit te tyre te lire.
Kjo sjell ne pah nje teresi shume me kokecarese akrobacish filozofike, si psh cfare eshte vullneti i lire i njeriut dhe a eshte ai nje dhurate e Zotit per njeriun. Dhe prape, sido qe t'i rrotullojme, do te vazhdojme te ngelemi ne nje analize qe "substanca-A eshte ekuivalente me mungesen e substances-B" gje e cila nuk tregon absolutisht asgje per ekzistencen e Zotit, aq me pak qe ai te jete i plotmiresishem dhe i gjithepushtetshem.

Keshtu pra.
 

Agim Shkodra

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 8, 2010
Postime
132
Pikët
0
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Pergjigje Gurax-it.
Faleminderit per sugjerimin.
Ne lidhje me komentin tuaj,s'kam asgje per te shtuar,perveçse eshte nje permbledhje e mendimeve te ndryshme te paraqitura ne sitin e sugjeruar.
Gurax,ju jeni besimtare?Besoni ne ekzistencen e Perendise?
Argumenti i permendur me siper ishte si puna e qumeshtit per nje femije te posalindur,por debati dhe diskutimi per temen me emrin e Perendise eshte per ata qe e kane kaluar fazen e qumeshtit.
Te keshilloje qe ta lexosh edhe njehere pjesen e dyte te shkrimit tim dhe pastaj diskutojme.
Pershendetje Agim Shkodra.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Jo Agim, nuk eshte permbledhje e "mendimeve te ndryshme" qe permban siti. Ti mund ta quash si te duash, jetojme ne nje bote te lire ne fund te fundit, por une po te them se eshte cfare eshte e vertete lidhur me ate cfare une di, dhe besome qe di shume me teper se ti dhe shumica e atyre qe lexojne ne kete forum, per Ajnshtajnin. Psh firma e Esther, e shkruar me te kuqe, eshte nje thenie e Ajnshtajnit, por qe e perkthyer eshte: "Nese njerezit jane te mire vetem sepse kane frike nga ndershkimi, dhe shpresa per shperblim, atehere ne jemi vertet per keqardhje."

Dhe perseri per kenaqesine tuaj, nje tjeter pasazh nga ato qe ka thene Ajnshtajni vete, te cilin une e kam pas shkruar dikur ne te shkuaren tjeterkund, por mendoj qe eshte vetem konstruktive te sillet edhe ketu. Mendimet e njerezve te medhenj dhe gjeniale jane vetem ushqim intelektual per ne qe vetem mesojme prej tyre, pavaresisht emrave te tyre.

"Sa me teper njeriu frymezohet nga rregullsia e renditjes dhe rregullit te cdo ngjarje, aq me shume i forcohet bindja qe kjo regullsi nuk le hapesira te lira per shpjegime te nje natyre tjeter. Per te, as rregullat e vullnetit njerezor dhe as te atij mbinjerezor nuk ekzistojne si shkaqe te ngjarjeve natyrore. Per siguri, doktrina e nje Zoti personal i cili nderhyn ne ngjarjet natyrore nuk mund te hidhet asnjehere poshte, ne kuptimin real, nga shkenca. Sepse kjo doktrine perhere do te gjeje strehim ne ato sfera ku njohuria shkencore nuk ka mundur akoma te depertoje.

Por une jam bindur qe kjo sjellje nga ana e perfaqesuesve te fese, jo vetem qe do te ishte e pavlere, por edhe vdekjeprurese. Sepse nje doktrine e cila rri ne kembe jo ne drite, por vetem ne erresire, nga kjo nevoje e saj do te humbase efektin tek njerezit, me nje dem te pallogaritshem per ecjen perpara. Ne luften e tyre per te miren etike, mesuesit e fese duhet te kene brumin qe te heqin dore nga nje Zot personal, domethene te heqin dore nga ai burim frike dhe shprese i cili ne te shkuaren ka dhene aq shume fuqi ne duart e prifterinjve. Ne punet e tyre eshte e nevojshme qe te vihen ne disponim te atyre forcave qe jane ne gjendje te kultivojne Miresine, Te Verteten dhe Bukurine brenda vete njerezimit. Kjo gje, me siguri, eshte nje detyre me e veshtire por shume here me e vlefshme dhe e vyer."


Megjithate, Agim Shkodra, une personalish kam nje *besim* qe ne kete pasazh ju do te gjeni ate elementin, ne dukje eluziv, por ne realitet shume te qarte, qe tregon besimin e thelle qe ka patur Ajnshtajni tek Hyjniu. Do te jeni ne gjendje te ma plotesoni deshiren? Kjo ngelet vetem per t'u pare.
 

Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Kam pershtypjen se disa nga keto postime per Anjshtanjin duhet te ishin ne nje teme tjeter pasi kjo teme ka lidhje me Muhametin.

Respekte.
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Per mendimin tim....

Muhamed s`ishte profet por diktator!
Kurani eshte nje liber qe duhet te ndalohet kategorikisht te lexohet nga njerezit.

P.s Sjam besimtar...skam per qellim te infuencoj biblen... Jam ateist.( sry per transparencen)
Mendim diktatorial o Kryeplak, ku mbeti urtesia juaj ?

Po e jap edhe un mendimin tim, ata që s'i bindën Kur'anit, do te jen te humbur ne boten tjeter, dhe ketu perfshij edhe te krishteret, hebrenjt dhe te gjithe jo-muslimanët që nuk i nënshtrohen Allahut, Zot i Gjithësis.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Mendim diktatorial o Kryeplak, ku mbeti urtesia juaj ?

Po e jap edhe un mendimin tim, ata që s'i bindën Kur'anit, do te jen te humbur ne boten tjeter, dhe ketu perfshij edhe te krishteret, hebrenjt dhe te gjithe jo-muslimanët që nuk i nënshtrohen Allahut, Zot i Gjithësis.
Pershendetje!

Vec nje pyetje kam( askush deri me sot sme eshte pergjigjur )

Meqe sipas jush zoti i krijoi te gjitha...Zotin kush e krijoi? Pasi nje gje mosegzistente ska si te krijoje vetveten pasi nuk egziston. ( kujdes...Mos me thuaj u vete krijua, pasi do vertetosh teorine time ! )

Per mua zotin e ka krijuar mendja njerezore nga pamundesia e shpjegimit te disa fenomeneve!

Sa per pasjeten, sme intereson se cndodh pasi ushqim per krimbat do behem edhe une sic jane bere paraardhesit e mi...jeto kohen e gjalle ...kur vdes .."vdes"...S`jeton!

P.s Kerkoj ndjese qe iu largova disi temes!
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

A te pyes dhe une : Ka jetuar prej verteti ky Muhamedi ???
Pershendetje Meri!

Ka jetuar prej verteti...madje ishte me keq se keta doktoret e sotem popullor qe me nje fener ndalin trenin ejo me dhimbjen e barkut! Te pakten keta te sotmit thone frymezohemi nga bibla , kurani, apo fryma e shenjte por por vec prekme menderen se sherohesh, nuk thone qe fola me zotin apo me engjejt e me tha te shkruaj liberin e shenjte,

Besoj me kuptove ;))
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Pershendetje!

Vec nje pyetje kam( askush deri me sot sme eshte pergjigjur )

Meqe sipas jush zoti i krijoi te gjitha...Zotin kush e krijoi? Pasi nje gje mosegzistente ska si te krijoje vetveten pasi nuk egziston. ( kujdes...Mos me thuaj u vete krijua, pasi do vertetosh teorine time ! )

Per mua zotin e ka krijuar mendja njerezore nga pamundesia e shpjegimit te disa fenomeneve!

Sa per pasjeten, sme intereson se cndodh pasi ushqim per krimbat do behem edhe une sic jane bere paraardhesit e mi...jeto kohen e gjalle ...kur vdes .."vdes"...S`jeton!

P.s Kerkoj ndjese qe iu largova disi temes!
Pershendetje,

Habitem se si e keni "lexuar" kuranin dhe se keni gjetur dot pergjigjen. Nje sure i eshte dedikuar egzistences se Zotit. Nuk mund ta kesh kaluar, pa e lexuar.

Ushqim per krimbat, do ti behet trupi yt. Por jo shpirti yt i pavdekshem.
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

A te pyes dhe une : Ka jetuar prej verteti ky Muhamedi ???
Pershendetje Meri,

Po, ka jetuar prej verteti Muhamedi a.s.

Nese nuk te kushton asjge ne kohe, te sygjeroi biografin e tij te shkruar nga nje musliman.

Pa e njohur personazhin Muhamed (paqja qoft mbi te), veshtir e ke ta kuptosh besimin Islamik. Ai (a.s.) ishte mesues per njerzimin.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Ku mund te gjejme burime te tjera historike per Muhamedin por qe te mos jene muslimane, ose e thene ndryshe ku mund te behet kross-reference historia dhe ngjarjet e Muhamedit.
 

bleroo

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 9, 2011
Postime
4
Pikët
0
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

100 njerez me me ndikim ne historine njerzore nga Majkell HART ,keshtu e ka emrin titulli dhe autori ,nese nuk genjehem ,sepse e kam lexuar moti, shkruan shume shkurt por qarte
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Pershendetje,

Habitem se si e keni "lexuar" kuranin dhe se keni gjetur dot pergjigjen. Nje sure i eshte dedikuar egzistences se Zotit. Nuk mund ta kesh kaluar, pa e lexuar.

Ushqim per krimbat, do ti behet trupi yt. Por jo shpirti yt i pavdekshem.
Edhe une e kam lexuar Kuranin. Jo per ta mbajtur mend permendesh apo per te diskutuar se ne cilen pjese te fjalise duhet vene presja e gabuar gjate perkthimit, por e kam lexuar.
Fakti qe atje ka sure te dedikuara per ekzistencen dhe vertetesine e zotit, nuk verteton zotin. Nje legjende po, por jo zotin. Per analogji, nuk mendoj qe nese ti lexon shkrimet antike greke sipas Ovidit qe flet per Minotaurin dhe origjinen e tij si bir monstruoz i nje perendie dhe nje njeriu, menjehere thua "po, minotauri ekziston sepse eshte e shkruar". Apo nese ne shkrime shume antike, neper Librat e te Vdekurve egjiptiane flitet per Anubis, ti merr te mireqene dhe nuk e diskuton kete hibrid hyjnor midis njeriut dhe cakallit. Apo nese gjen shkrimet me te lashta per lindjen e Huicilopoctli, menjehere e pranon pa diskutim qe e jema e lindi te armatosur menjehere kur vellezerit ju afruan ta vrisnin.
 

Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

Ka dallim e verteta nga genjeshtra. Mesazhin qe percjellin librat hyjnor, tevrati, ungjilli dhe kurani kan dallim te madhe nga mitologjit qe i ceket. Mos krahasoni te pakrahasueshmet sepse ska asgje racioanale ne urtesin qe ato percjellin. Un po te flas si musliman, dhe mund te them qe Kur'ani sic thot Zoti ne te, eshte liber ne te cilin s'ka dyshim, pra eshte i pakundershtuar, liber ne te cilin s'ka kunderthenie. Paj merre tani shkrimtarin me te fort ne bot, dhe pyete nese ato qe ke shkruar, si ke korigjuar ? Do t'ju pergjigjej qe jo ! Kurse Muhamedi a.s. nuk ishte asnjeher pishmon nga ajo qe iu shpall. Pra s'ka fare editime, korigjime, e gjitha cfar eshte then njeher, eshte mbajtur ne mend dhe sot e kesaj dite s'eshte harruar.
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Profeti Muhamed – njeriu që kush e njohu e respektoi

E ke gabim. Kujto pak ate qe njihet si 'historia e tre lejlekeve' apo si dhe 'incidenti i tre lejlekeve' per te pare se si eshte bere pishman Muhamedi per ate qe ka thene, si dhe implikimet e kesaj historie per absolutisht cdo fjale ne Kuran duke e vendosur te terin si antipod i asaj qe paraqitet te jete.
 
Top