• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK – Pjesa 1

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
547
Rezultati i reagimit
5
Pikët
18
Location
Forum
Keni dëshiruar ndonjëherë të krijoni lojrat tuaja? Jam i sigurt që shumë inspirohen nga lojrat që luajnë dhe duan t’i krijojnë vetë, por i mungojnë njohuritë e mira rreth një gjuhe programimi. Me këtë seri guidash do ju tregoj si të programoni lojra duke në C++ duke përdorur Dark GDK. Ndiqini hap pas hapi dhe në fund do të serisë do jeni të gatshëm të nisni lojrat tuaja.

Kjo është guida e parë që po e shkruaj në Feniksi.com. Kjo guidë do t’ju tregojë disa nga teknikat më të mira për krijimin e një loje. Para se t’a lexoni, patjetër ju duhet që të keni pak njohuri në gjuhën programuese C++, po ashtu të dini se si krijohet një model në 3D dhe si animohet. Në qoftë se i kuptoni këto dy fusha, atëherë do t’a keni më të lehtë ta kuptoni këtë guidë. Le të nisim.

Së pari ju duhet një kompilues për gjuhën programuese C++. Unë jam duke përdorur Visual C++ 2008 Express Edition SP1, të cilin mund t’a shkarkoni falas dhe personalisht ja u rekomandoj. Pastaj ju duhet edhe një program për modelimin e objekteve në 3D si 3D Studio Max, Autodesk Maya, Blender 3D etj. Për këtë guidë do të përdorim 3D Studio Max. Pastaj, shkarkoni Dark GDK dhe DirectX SDK 2007, librari falas për programimin e lojrave. Në këtë guidë do të përdorim Dark GDK per të treguar teknikat për të programuar një lojë. Me Dark GDK edhe një fillestar në C++ mund të programonte një lojë, sepse Dark GDK posedon kodet e veta që janë shumë të thjeshta.

Pikë së pari hapim Visual C++ 2008 Express Edition.



Pastaj shkojmë në File > New > Project, ose vetëm mbajmë shtypur tastet në tastierë Ctrl + Shift + N.



Në qoftëse keni vepruar ashtu si në fotografi, atëherë do ju shfaqet një dritare e vogël me emrin New Project. Ju duhet te klikoni tek Wizards, dhe pastaj klikoni tek Dark GDK – Game. Vendosini një emër projektit tuaj të ri, dhe pastaj shtypni OK. Vetëm mbani mend se ku e keni krijuar direktorinë e projektit, se do të na duhet për më vonë.



Pasi që keni shtypur butonin OK, projekti juaj i sapo krijuar do t’ju shfaqet në anën e majtë të dritares së Visual C++ 2008, ose më saktësisht në “Solution Explorer”. Në qoftë se keni pasur sukses me krijimin e projektit atëherë poshtë projektit tuaj do të shfaqet edhe skedari me emrin “Main.cpp”, këtë skedar klikojeni 2 herë dhe do tju shfaqet kodi i projektit tuaj.

Kodi duhet të duket kështu:



Projektin tuaj mund t’a minimalizoni, dhe tani do të na duhet një model në 3D. Ju mund të krijoni modelin tuaj në ç’farëdo lloj forme, por ju kisha këshilluar të krijoni një model sa më të thjeshtë që t’ju shpejtojë punën. Ja një shembull:



Pasi që keni përfunduar me krijimin e modelit tuaj, atëherë ju mund t’a eksportoni modelin tuaj me prapashtesë “.3ds”. Së pari duhet klikuar File > Export, dhe pastaj do t’ju shfaqet një dritare e vogël, që do ju kërkojë se ku doni ta ruani modelin tuaj dhe si do t’a emërtoni atë. Modelin duhet t’a ruani në direktorinë ku e keni krijuar projektin tuaj në C++, aty ku ndodhet “Main.cpp”. Ju duhet të veproni kështu si në fotografi:







Tani mund ta maksimalizoni projektin tuaj në C++, dhe mund të shkruani kodin e parë, për ta futur modelin tuaj të sapokrijuar në projektin tuaj. Kur ta shkruani kodin, ju lutem mos bëni gabime sepse mund të ju dalin disa gabime gjat kompilimit të projektit. Pra, kodin që tani do ta shkruajmë është i domosdoshëm për ta futur modelin tuaj të parë në projekt.

Kodi:

dbLoadObject ( "modeli.3ds", 1 );

Kodi “dbLoadObject ( “modeli.3ds”, 1 );” duhet vendosur në mes të kodeve “dbSyncRate ( 60 ); dhe while ( LoopGDK ( ) )” siç e shikuat më parë në fotografinë më lartë.

Kodet:

dbSyncRate ( 60 ); //ne mund të kontrollojmë maksimumin e frekuencave vizuale të projektit të krijuar;dbLoadObject ( "emri", 1 ); //ky kod përmban 2 parametra "emrin", "numri ID". Emrin duhet t'a ndryshoni në emrin e modelit tuaj, kurse numri ID është një vlerë identifikuese.Projektin tuaj të sapokrijuar mund ta kompiloni dhe ç’do gjë do të jetë në rregull, por modeli nuk do të shihet shum mirë, sepse akoma nuk kemi vendosur kamerën që do t’a mbaj ndër vëzhgim modelin. Pra kodi i kamerës duhet shkruar një paragraf më poshtë.

Kodi:

dbPositionCamera ( 0, 50, -80 );

Në qoftë se keni vepruar saktësisht siç kam shkruajtur unë, atëhere mund t’a kompiloni projektin tuaj duke klikuar në Debug > Start Debugging, ose duke shtypur tastin F5 në tastierë.



Projekti juaj duhet të duket saktësisht kështu, si në fotografin më poshtë.



Shpresoj t’ju kem dhënë një ide fillestare të programimit të lojrave me C++ dhe Dark DGK dhe t’ju kem bindur se është më e thjeshtë nga çfarë imagjinonit. Në guidat në vazhdim do të shohim veprime më komplekse për të krijuar funksione të reja në lojën tonë.

Programoni Lojra me C++ dhe Dark GDK – Pjesa 1 është një postim nga: Feniksi.Com - Thesari i Njohurive



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 

WhiteFang

Super Anëtar
Anëtar
Jan 11, 2020
Postime
242
Rezultati i reagimit
81
Pikët
28
Imazhet nuk po dalin ma as linku nuk po ban, por shume postim interesant. E kom nje ide dhe po m'vyn me programu do lojra. Lojra keshtu ne pergjithesi por edhe Web Browser games, te dyat.
 
Top