• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Projekti “Lista e Detyrave” me PHP, MySQL dhe jQuery

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum

Ideja për të koduar një aplikacion ku të ruaja detyrat më erdhi nga kërkesat e punës, sepse klientët shpesh më kërkonin në telefon ndryshime/shtime në faqet e tyre dhe ndonjëherë më qëllonte mos t’i mbaja mend të gjitha. Pasi morra Mac, gjeta “The Hit List“, një aplikacion që ofronte më tepër se çdo tentativë që mund të bëja unë, prandaj e lashë si projekt. Tashmë ju riktheva sepse mu duk interesant të përfshihet në një guidë, sepse është i thjeshtë për tu ndërtuar, por përmban disa funksionalitete nga të cilat mund të mësoni.

Për ta nisur mbarë, më duhet t’ju them se aplikacioni varet tërësisht nga Javascript (me jQuery) dhe nuk punon tek përdoruesit që e kanë të çaktivizuar. E pranoj, jam treguar dembel dhe nuk doja ta komplikoja kodin më tepër. Ndërsa disa mund të argumentojnë se Javascript është tashmë standart dhe shumë pak njerëz e kanë të çaktivizuar, përsëri s’mund t’ja lini gjërat në dorë rastësisë. Gjithmonë ofroni përmbajtje dhe funksionalitet alternativ ndaj atyre Javascript.

Kujt i shërben guida

Ndërsa të gjithë mund të mësojnë diçka nga kjo guidë, ata që do mund të përfitojnë më tepër janë programuesit me eksperiencë. Kodi PHP dhe ai Javascript janë të një kompleksiteti normal, por sidoqoftë ju duhet të njihni mirë ambjentin dhe të orientoheni pa problem me teknologjitë në fjalë që të përfitoni maksimalisht. Guida do i shërbejë edhe atyre që njohin mirë PHP por jo Javascript, sepse do ju paraqesë fuqinë dhe thjeshtësinë e jQuery: selektimin e elementëve HTML, marrjen dhe vendosjen e atributeve, shtimi dhe heqja dinamike e klasave, thërritje AJAX, etj.

Disa fjalë rreth organizimit të kodit

E gjithë logjika e aplikacionit ndodhet në 4 skedarë:

  • index.php => ndodhet kodi bazë HTML dhe krijimi i objektit.
  • klasa/detyrat.php => klasa e detyrave me funksione për të listuar, shtuar dhe ndryshuar gjendjen e detyrave.
  • rifresko.php => kodi PHP që thërritet me AJAX për të shtuar dhe ndryshuar gjendjen e detyrave.
  • js/logjika.js => kodi Javascript (jQuery) që krijon funksionalitetet nga kahu-klientit.
Për secilin nga këto skedarë do krijoj nga një seksion ku do ju shpjegoj logjikën e funksionimit dhe kodin e komentuar.

Kodi bazë

Në index nuk kemi asgjë të veçantë. Ashtu si çdo faqe, krijohet struktura themelore HTML dhe përfshihen skedarët CSS dhe Javascript. Kodi më poshtë është pjesa ku kam shkruar kodin HTML të inputit e butonit dhe kam thërritur një funksion për të listuar detyrat.

Shto Detyre


Për ta bërë gjithçka të shfaqet bukur, kam shkruar disa rregulla CSS të cilat nuk kam ndërmend ti përfshij në këtë guidë, por mund t’i shihni duke shkarkuar kodin në fillim të faqes.

Klasa e detyrave

Mua më pëlqen të kodoj me objekte dhe e ruaj këtë praktikë edhe në projekte të vogla. Në këtë rast kam krijuar një klasë të vogël që ka vetëm 4 variabla private, __construct() dhe 3 funksione. Pra një klasë shumë e vogël dhe ku kodimi me objekte mund edhe të ishte mënjanuar. Megjithatë, nëse ju lind nevoja ta zgjeroni e ta përdorni për projekte tuajat, implementimi është fare i thjeshtë.

06/08/2010 18:40:54 Mendo nje guide interesante per Feniksi.com


Kodi i rifreskimit

Ky është një skedar që krijon një “API” eksluzivisht për thërritjet AJAX dhe nuk del asnjëherë në skenë sepse punon në sfond. Përmes disa parametrave që kalohen si variabla GET (të cilat dërgohen nga kodi Javascript; më pas për të), përcaktohet veprimi që do të kryhet në sfond. Kodi është i thjeshtë e s’duhet t’ju lërë pa qartësi.
 
Top