• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Promovohet klipi i këngës “Çokolata”

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Hekuran Krasniqi në bashkëpunim me Dj. Jaz dhe grupin “Legenda” kanë lansuar në treg videoklipin e këngës më të re “Çokollata”.


Sipas Hekuran Krasniqit videoklipi është punuar në disa pjesë të Prishtinës, ndërsa falë punës profesionale të produksionit “Video Art”, ky është një videoklip me një qasje krejt ndryshe nga videoklipet e kaluara.

Është një videoklip që ka disa efekte dhe gjëra shumë më interesante se videoklipet e më hershme. Është bërë punë profesionale për të cilën unë jam ndarë shumë i kënaqur”, theksoi Hekurani për gazetën “Zëri”.

Tekstin e këngës e ka shkruar Granit Gashi, ndërsa muzikën orkestrimin si dhe incizimi është bërë në studion “Heki” të Hekuran Krasniqit. “Kënga “Çokolata” është shumë ritmike, verore, e cila do të jetë e përshtatshme edhe për vallëzime nëpër klube muzikore”, shprehet ai.

Bashkëpunimi me Dj. Jaz erdhi spontanisht

Bashkëpunimin me Dj. Jaz, Hekurani e konsideron si shumë frytdhënës. Ai thotë se ideja për të realizuar këtë këngë është ardh spontanisht gjatë një koncerti në Zvicër. “Ne njihemi prej kohesh me Dj, Jaz. Ai është shumë i njohur për muzikën që e bën në Zvicër, jo vetëm nga komuniteti shqiptar por, edhe tek ai i huaj dhe zviceran.

U takuam më të, dhe gjatë bisedës ramë dakord që të nisim një bashkëpunim, i cili shpresoj se nuk do të jetë i fundit””, ka deklaruar Hekurani. Dj. Jaz që më prejardhje është nga Kërçova, duke u mbështetur në përvojën e tij nëpër shumë vende të Evropës dhe miqësinë që ka krijuar, synon që më muzikën shqiptare të depërton edhe në tregun ndërkombëtarë.

Hekurani vazhdon bashkëpunimin edhe më këngëtarë të tjerë

Këngëtari Krasniqi thotë se kënga e sapo dalë në treg është vetëm njëra nga projektet e tij të radhës për këtë vit. Ai ka të gatshme disa këngë të këngëtarëve të tjerë, e të cilat do të shfaqen gjatë javëve të ardhshme. “Unë përveç se realizoj këngë për vete, jam duke punuar pa ndërprerë edhe për këngëtarë të tjerë. Dje, kemi realizuar një videoklip, ndërsa nesër do të xhirojmë një tjetër. Këto projekte janë të gjitha kompozime dhe orkestrime të mia, të cilat do të shfaqen një pas një”, përfundoi këngëtari dhe kompozitori, Hekuran Krasniqi.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top