• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Protestojnë para Google

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Rreth njëqind njerëz kanë protestuar para zyrës së Google në Kaliforni, përkatësisht kundër një propozimi aktual i cili do të ndryshonte mënyrën e përpunimit të të dhënave në Internet.
Google dhe operatori amerikan i telekomit Verizon, prezantuan një propozim sipas të cilit duhet krijuar ndarja në internet, në mënyrë që disa shërbime të trajtohen ndryshe nga të tjerat. Kjo do tu mundësojë ofruesve të këtyre shërbimeve për t'i dhënë prioritet transaksioneve të caktuara që ndodhin online.

"Kompanitë si Google, kanë përfituar prej internetit të lirë dhe të hapur, dhe tani ata kanë plane për ta shkatërruar këtë gjë" tha James Rucker, pronar i ColourofChange.org, i cili morri pjesë në protestë.

Sipas këtij propozimi, përdoruesit do të kenë qasje në mënyrë të zgjedhur në përmbajtjen e internetit, dhe ata do të duhet t'i paguajnë këtyre kompanive për ngarkim më të shpejtë, ndërsa kush paguan do të ketë një avantazh mbi të tjerët të cilët nuk duan të bashkohen me planin e Google
 
Top