• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse bukuroshet e Holovudit martohen me më të rinj?

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113




Dashuri të reja apo dashuri për të rinj? Kjo është dilema e yjeve të Holivudit, të cilët prej kohësh preferojnë të frekuentojnë partnerë më të rinj se vetja. Nëse për meshkujt nuk duket e çuditshme që në krah të kenë një të dashur apo grua 20 vjet më të re, edhe për femrat ky fenomen po bëhet normal dhe jo i papranueshëm. Për të famshmit, dashuria shkon e vjen, me lajme bombastike, deklarata e përgënjeshtrime, por ajo që mbetet është tërheqja nga partnerë shumë më të rinj, të cilët i shoqërojnë me buzëqeshje prej fëmije të padjallëzuar në tapetin e kuq. Mes këtyre çifteve, nuk dimë se cila është dashuri e vërtetë apo biznes i pastër. Në këtë rast na pëlqen të mendojmë se dashuria nuk njeh moshë dhe siguria e vetme e suksesit të zemrës, vlen më shumë sesa teket e yjeve.
Madona dhe modeli 22-vjeçar

E para në listë kryeson këngëtarja e njohur Madona, e cila pasi u divorcua nga bashkëshorti Gaj Riçi, e që ishte 10 vjet më i ri se ajo, u fejua me modelin 22-vjeçar Jesus Luz. Fillimisht këngëtarja shmangte daljet në publik e shoqëruar me të, por më pas gjithçka u bë publike dhe dyshja zyrtarizoi lidhjen me anë të një ceremonie që u bë e ditur nga babai i djaloshit.

Kajli Minog dhe 30-vjeçari Andres

Një tjetër këngëtare, e cila njihet për preferencat ndaj meshkujve më të rinj në moshë, është Kajli Minog. Edhe pse është e mrekullueshme, ajo është 41 vjeçe dhe së shpejti pritet të martohet me 30-vjeçarin Andres Velencoso. Ajo preferoi ta bënte imazhin e parfumit më të ri për meshkuj dhe çdo gjë shkoi më së miri. Parfumi u quajt “Inverse”, megjithatë të gjithë e njohin me emrin Andres.

Mariah Keri dhe bashkëshorti 27 vjeçar
Të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe këngëtarja e njohur e popit Mariah Keri, e cila është 39 vjeçe dhe është martuar me 27-vjeçarin Nik Kanon. Në intervistat e kohëve të fundit, këngëtarja është shprehur e lumtur për momentet e veçanta që kalon me bashkëshortin, i cili në media është cilësuar si një nga këngëtarët me trup më të bukur. Mos është kjo arsyeja e dashurisë së këngëtares?

Çer dhe i dashuri 39-vjeçar, Tim Medvetz
Edhe pse është 63 vjeçe, ajo është më e bukur se 30 vjet më parë. Përveç bukurisë, një tjetër rëndësi në jetën e saj zënë edhe të dashurit më të rinj në moshë. I fundit që ka fatin të përjetojë një lidhje sentimentale me Çer është 39-vjeçari, Tim Medvetz. Falë kirurgjisë estetike askush nuk mund të dallojë se kush nga të dy është më i ri në moshë. Më e thjeshtë në këtë rast do të ishte të thoshim se këngëtarja do të fitojë rininë e përjetshme.

Demi Mur dhe bashkëshorti 31 vjeçar, Ashton
Çifti që na bind më shumë në këtë renditje është, pa dyshim, Demi Mur, që tashmë është 46 vjeçe dhe 31-vjeçari Ashton Kutçer. Në publik ata janë gjithmonë të qeshur, gjithmonë të dashuruar dhe të pandarë. Aktorja ka arritur me sukses të mbajë raporte të mira edhe me ish-bashkëshortin Robin Uillis, i cili së bashku me Kutçer dhe Mur organizojnë mbrëmje në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Aktorja ka preferuar që në shtëpinë ku jeton me burrin e saj të jetojnë edhe 3 vajzat që ka nga martesa e parë.

Eva Longoria dhe bashkëshorti 27-vjeçar
Edhe bukuroshja Eva Longoria, shtëpiakja më pak e dëshpëruar në botë, në moshën 34-vjeçare mundi të fuste në kurth një nga sportistët më tërheqës, duke u martuar më pas me të. Bëhet fjalë për martesën e saj me 27 vjeçarin Toni Parker, me të cilin nuk humb rastin të ecë në tapetin e kuq tepër e dashuruar dhe krenare. Fotografët në mjaft raste kanë publikuar imazhe të çiftit, duke u puthur plot pasion. Edhe në rolin e saj në “Shtëpiake të dëshpëruara”, aktorja tërhiqet nga kopshtari i saj më i ri në moshë.

Ivana Tramp dhe ish-bashkëshorti Rosiano
Rinia vlerësohet pozitivisht edhe në Itali. Rasti më pikant ka të bëjë me “dinakun” Rosano Rubikondi, i cili përfitoi nga rasti për t’u martuar me miliarderen Ivana Tramp. Por, ajo u tregua më “dinake” se ai dhe sapo kaloi në periudhë jo të mirë të jetës së saj, menjëherë i kërkoi divorcin, duke vrapuar te një tjetër për ta përdorur si aksesor. Mediat italiane e komentuan këtë ngjarje për faktin se ata dukeshin tepër të dashuruar me njëri-tjetrin, aq sa të gjithë mendonin se ishte dashuri e vërtetë.
 
Top