• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse dhe kur bëhet angioplastika?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Angioplastikës zakonisht i nënshtrohen personat me dhembje të shpeshta gjoksi (anginë) që nuk mund të kontrollohet me barna; personat që kanë të dokumentuar ngushtimin e një apo më shumë të arterieve koronare, personat në fazën akute të infarktit të miokardit.
Arteria duhet të jetë e përshtatshme për angioplastikë. Angioplastika nuk është e arsyeshme në rast se nuk evidentohet zvogëlimi i rrjedhjes së gjakut pas ngushticës; në raste kur vetëm rajon i vogël i muskulit të zemrës është i rrezikuar dhe personi nuk ka dhembje të cilat ia kufizojnë aktivitetin e përditshëm; kur personi është në rrezik të ketë komplikime apo të vdes gjatë angioplastikës për shkak të problemeve tjera shëndetësore; nëse anatomia e arterieve koronare e bënë angioplastikën e papërshtatshme dhe tepër të rrezikshme duke kompromituar rezultatet e procedurës.



Pra, me angioplastikë mënjanohet dhembja në gjoks dhe përmirësohet rrjedhja e gjakut drejt muskulit të zemrës. Nëse shfaqet ristenoza mund të ketë nevojë për përsëritje të procedurës apo për bajpas. Kur angioplastika kombinohet me stent dhe disa medikamente suksesi afatshkurtër arrihet në rreth 96% deri 99%. Kurrë nuk duhet harruar se gjatë angioplastikës apo menjëherë pas saj pacienti mund të vdes për shkak të komplikimeve!

Bajpasi duket se ende është zgjedhje më e mirë për disa grupe të sëmurësh: me moshë mbi 75 vjet, te të sëmurit nga diabeti dhe te ata me pllaka të gjëra aterosklerotike si dhe te ata që kanë funksion dukshëm të dobësuar të zemrës. Në përgjithësi, sa më e përparuar të jetë ateroskleroza e arterieve koronare, më shumë përfitohet nga intervenimi kirurgjik se sa nga angioplastika.
 
Top