• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse Eni Koçi i refuzon ofertat?

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Pas lansimit të saj në tregun muzikor shqiptar, me dhjetëra diskoteka kanë kërkuar që këngëtarja simpatike Eni Koçi, të jetë pjesë e mbrëmjeve të tyre me performancat e saj ‘live’.
Por, pavarësisht kësaj Eni, i ka refuzuar pothuajse të gjitha ofertat që i kanë mbërritur. Përveç rasteve kur është e shoqëruar nga motra e saj, këngëtarja Greta Koçi, Eni nuk është parë të performojë e vetme në ndonjë diskotekë.

Sipas Bluetooth, arsyeja pse Eni i ka refuzuar këto oferta është se për të nuk janë ngritur ende strukturat e duhura për ta shoqëruar në këto performanca live. Aktualisht, prindërit e Enit, që janë njëkohësisht edhe menaxherët e motrave të suksesshme, janë duke krijuar stafin e nevojshëm për ta shoqëruar Enin në koncerte të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

Sikundër edhe Greta, Eni duhet të ketë pas saj një staf që ta shoqërojë në çdo performancë. Prindërit janë duke kërkuar personat e duhur dhe të kualifikuar në fusha të tilla si: teknik zëri, teknik ndriçimi, roje, shofer, etj.

Ideja e tyre është që tek Eni të sjellin një të veçantë, ata kërkojnë që stafi i saj të përbëhet vetëm nga femra. Se sa do t’ia arrijnë që ta realizojnë këtë dëshirë nuk e dimë, ajo që dimë me siguri është se Eni Koçi vitin tjetër do të vijë vrullshëm me koncertet e saj në të gjitha trevat shqipfolëse.
 
Top