• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse harrojmë?

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,755
Pikët
113
Vendndodhja
A e dinit se truri nuk është vetëm organi i mësimit por edhe i harresës?
Keni filluar të harroni shpesh kohët e fundit, ju duken të panjohur njerëzit, ngjarjet, keni filluar të pyesni disa herë për të njëjtën gjë, a ju ka ndodhur të harroni diçka të cilën e keni planifikuar ta merrni me vete kohë më parë në një udhëtim? Lexoni pak shkrimin e mëposhtëm.
Specialistët e shohin më me vend përdorimin e fjalëve “mungesë përqendrimi”, “humbje përqendrimi” në vend të problemit të harresës. Një nga shenjat e para të sëmundjes së sklerozës së shfaqur në pleqëri mund të jetë dhe harresa. Kujtesa është funksioni më i rëndësishëm i trurit tone i cili mundëson depozitimin e të dhënave dhe kthimin e tyre sa here që kërkohen. Ky proces realizohet me anë të qelizave të trurit të quajtura neurone, sinapseve, lidhjeve mes qelizave dhe disa mekanizmave kompleksë. Krahas kujtesës edhe funksionet e tjera si perceptim, përqendrim, gjykim janë po aq të rëndësishme sa ajo dhe të gjithë bashkë përbëjnë tërësinë e funksioneve mendore.
Truri nuk shërben vetëm për mësim, në të njëjtën kohë është dhe organi i harresës!
Pike së pari duhet të dimë se truri nuk shërben vetëm për të mësuar por edhe për të harruar. Kujtesa e njeriut është si një i sëmurë me sklerozë. Njeriut i duhet të harrojë natyralisht për të vazhduar jetën dhe për të përjetuar përsëri ndjenja si emocioni, gëzimi, hidhërimi.

Cilat janë shkaqet e harresës?

Ka shumë shkaqe të cilat nxisin harresën. Më të shpeshtat janë:
• depresioni
• mungesa e përqendrimit
• momentet e ankthit
• kushtet stresuese të jetesës
• pagjumësia
• uria
• marrja me më shumë se një punë kur mëson diçka të re
• mos njohja e teknikave të mësimit dhe kujtesës
• mund të ndikojnë edhe shqetësime fizike si anemia, ndryshimet e nivelit të sheqerit në gjak, mungesa e vitaminave, sëmundja e tiroideve...

Nëse keni filluar të harroni shumë…
• kontaktoni një mjek specialist (psikiatër, neurolog) për një kontroll më të detajuar
• nëse është e nevojshme të bëhen teste neuropsikologjike
• mund të kërkohen edhe analiza laboratorike si analizat e gjakut, EEG, MRG/BT.

Faktorët të cilët e plakin trurin

• trashëgimia gjenetike
• Depresioni, stresi
• Ateroskleroz (forcimi i enëve të gjakut)
• trauma e kokës
• Epilepsia
• nivel i ulët i arsimimit
• Obeziteti
• Hipertensioni, Hiperlipidemi, Diyabetes mellitus
• cigarja, alkooli
• sëmundjet tiroidale
• mungesa e vitaminës B 12 (sindroma neuroanemike),
• Demans (Alzheimer vs), tumor i trurit

Kur duhet ta analizojmë seriozisht harresën?

Harresa duhet vlerësuar seriozisht dhe duhet kontaktuar me një neurolog apo psikiatër nëse ndikon në jetën sociale të personit, aktivitetet e tij të përditshme çfarëdo grupmoshe qoftë personi. Ka disa shenja treguese të shndërrimit të harresës nga një ankesë në një sëmundje.
Nëse rreth jush ka njerëz me këto shenja:
• nëse harron ngjarjet dhe temat e folura së fundmi
• nëse e kuptoni se ka filluar të harrojë fjalët që do të thotë
• nuk njeh të afërmit
• harron shpejt personat e njohur së fundmi
• nëse ka filluar të pyesë shpesh të njëjta gjëra
• nuk mund të bëjë llogari
• harron takimet
• e ka të vështirë të gjejë vendet e njohura, humbet
• nuk mund të vendosë dhe zgjidhë problemet, atëherë do ishte me vend të zhvillohej një vizitë tek specialisti

Nëse dëshironi një tru të shëndetshëm…
• përpiquni të qëndroni larg stresit, shqetësimit dhe mërzisë
• tregohuni të kujdesshëm ndaj ushqyerjes së ekuilibruar dhe kontrolloni peshën
• merrni produkte me antioksidues
• formoni një rregull ushqyerjeje dhe gjumi cilësor
• qëndroni larg cigares dhe alkoolit
• bëni ushtrime të përshtatshme me moshën,
• komunikoni me njerëzit dhe merrni pjesë në aktivitete sociale • mësoni gjëra të reja dhe komplekse
• zgjidhni fjalëkryqe, luani shah dhe merruni me aktivitete mendore
• lexoni libër, dëgjoni radio dhe shikoni televizor. Përpiquni të jepni opinionin tuaj dhe të diskutoni ndërkohë që lexoni, dëgjoni apo shikoni tv.
• mësoni fjalë nga gjuhë të huaja
• besoni dhe mos harroni të luteni
• merrni pjesë në aktivitete si meditimi
• mbani të forta lidhjet me familjen dhe miqtë tuaj
• mos dilni në pension, punoni vazhdimisht për një qëllim
• bëni një plan
• vizitohuni rregullisht tek mjeku dhe mundohuni të zbatoni këshillat e tij.
 
Top