• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse lumturinë tuaj nuk “e durojnë” shumë njerëz?

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
5,838
Pikët
113
Sipas Ligjit të Tërheqjes, jemi të vetëdijshëm se lumturia jonë mund të irritojë seriozisht njerëzit e pakënaqur, veçanërisht ata që janë vazhdimisht negativë. Ju mund ta keni përjetuar ndonjëherë në jetën tuaj. Ndoshta keni pasur një mik i cili ka minimizuar ose zvogëluar një nga qëllimet tuaja që keni arritur me vështirësi dhe krenari.

Ndoshta një anëtar i familjes suaj me një ton irritues ju pyet pothuajse duke ju sulmuar: “Për çfarë je aq i lumtur?” Kjo vetëm për shkak se ju pa që po ecni rreth shtëpisë duke buzëqeshur. Pse ndodh e gjithë kjo? Pse interpretohet energjia juaj pozitive në mënyrë kaq negative?

Pse njerëzit e lumtur shkaktojnë mërzi te njerëzit jo të lumtur
Arsyeja pse njerëzit e pakënaqur zemërohen me njerëzit e lumtur është e thjeshtë. Kur jemi të pakënaqur, ne jemi të shkëputur nga gëzimi. Të shohësh dikë të lumtur dhe të gëzuar është një goditje e fortë se pse jemi të shkëputur. Është thjesht “zilia e lumturisë së të tjerëve”, asgjë më shumë. Pas të gjithave, të jesh i pakënaqur të bën që të kesh dhe një humor jo të mirë. Lëndohemi kur mendojmë se njerëzit e tjerë mund të gëzojnë jetën dhe se ne jemi të dënuar me vuajtje.

Në vend që kjo të shërbejë për të ndryshuar perspektivë, ndonjëherë tërheqin dhe personat e lumtur në trishtim. Kur flasin me sarkazëm rreth asaj që personat e lumtur i shqetëson, kur zvogëlojnë vlerën e veprimeve që të bëjnë të ndihesh krenar, kur shohin me tallje, gëzimi ynë zhytet në pakënaqësinë e tyre. Energjia negative mund të jetë shumë ngjitëse kur ne lejojmë të identifikojmë veten me të.

Transformoni energjinë negative në energji pozitive
Nëse njihni dikë që është vazhdimisht negativ dhe ai person është dukshëm i inatosur nga lumturia juaj, mund ta dini me siguri se jeni në gjendje pozitive emocionale. Nëse njerëzit urrejnë arritjet tuaja ose rezultatet tuaja, kjo do të thotë që ju jeni një person me vlerë të madhe! Kur ndriçon drita juaj, ata që ndjehen të shkëputur do t’ju tregojnë sa lartë keni arritur me urrejtjen dhe zemërimin e tij. Kthejini këto reagime negative në pozitive.

Jini të lumtur në çfarëdo lloj situate
Njerëzit e zhytur në negativitetin e tyre nuk i tolerojnë njerëzit pozitivë. Ju nuk mund të ndryshoni njerëzit negativë dhe ju nuk mund t’i detyroni ata të shohin gjërat ashtu si ju. Ajo që mund të bëni është të jeni mirënjohës për gjendjen tuaj emocionale, për dritën që krijoni, për cilësitë që keni. Pa marrë parasysh se si reagojnë të tjerët për gjithë këtë, ju vazhdoni të shkëlqeni. Pra, nëse keni të bëni me njerëz negativë, gëzohuni! Është një tregues që po lëvizni në drejtimin e duhur.
 

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
5,838
Pikët
113
Njerezit ne parim jane sadiste, jane te keqinje, prandaj nese te verejne se ke arritur ne jete te besh dicka, cdo arritje e ytja i referohet ndonje fuqie "te padukshme" ose "mbi natyrore", nga qe ato nuk jane ne gjendje te pranojne se dikush mund te ja del mbane edhe vet, me forcat e tij.

Une ne kete drejtim kam shume eksperience, por kam gjetur nje menyre per t'i shmangur keto konstilacione- nuk merrem fare, nga qe une mendoj se injorimi eshte metoda me e mire per t'ja treguar vendin dikujt.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,881
Pikët
83
Vendndodhja
philadelphia
Njerezit e pa plotesuar,deshtaket,te kompleksuarit gjejne nje lloj ngushellimi tek fatkeqesite e dikujt qe eshte i plotesuar ne jete.I lumtur nuk po e perdor si koncept sepse lumturia nuk eshte destinacion ku shkohet apo dicka e perhershme,por me teper jane copeza lumturie qe perjetohen ndryshe nga njerezit. Qetesia shpirterore dhe siguria sociale jane baza e nje jete te "lumtur'.
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,304
Pikët
113
Nuk me merzit lumturia e te tjereve, por njerezit duhet te jene me te ndjeshem kur e shprehin “lumturine” vend e pa vend. Me kujtohet njera qe ne fakt nuk po mburrej por po qahej. Situata e saj edhe kur po qahej dukej lule para situatave te shume te tjereve. Ne fakt ishte vet ajo qe e kishte shkaktuar dramen e panevojshme dhe merzitej pse te tjeret s’ja kuptonin vuajtjen. U be e merzitshme se po dukej sikur po tallej, sikur donte te thonte, “ Si ja beni ju qe jeni me keq se une” Keshtu dhe puna e lumturise kur e shpreh vend e pavend dhe ne kohen e gabuar dhe me njerez te gabuar. Cdogje me karar.
 

PuffetiNa

MbetiTeThemiNaIshteNjeher
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
12,166
Pikët
113
.. nuk e di pse?!
As ata vete nuk e din.
Thjesht nuk do met pa mire.
 

Zana

🇦🇱 e....Thjeshte 🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
34,502
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Njerezit ne parim jane sadiste, jane te keqinje, prandaj nese te verejne se ke arritur ne jete te besh dicka, cdo arritje e ytja i referohet ndonje fuqie "te padukshme" ose "mbi natyrore", nga qe ato nuk jane ne gjendje te pranojne se dikush mund te ja del mbane edhe vet, me forcat e tij.

Une ne kete drejtim kam shume eksperience, por kam gjetur nje menyre per t'i shmangur keto konstilacione- nuk merrem fare, nga qe une mendoj se injorimi eshte metoda me e mire per t'ja treguar vendin dikujt.
Te njentin mendim mund te kete edhe pala e tjeter per ty .

Ku I gjen k’to tema , aman . 🙄
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
4,827
Pikët
113
Se jan alergjik ndaj lumturis kshu pergjithesisht 😁
 
Last edited:

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
2,544
Pikët
113
I lumtur mund te jete edhe nje barbon kur i hedh 2 euro... Lumturi qe durohet.
I lumtur mund te jete kryeministri yne... Lumturi qe nuk durohet.
Pra nuk mund te jemi te lumtur ne cfaredo lloj situate.
 
Top