• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pseudoreformat në arsim: Kundra stazhit 1-vjeçar!

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
Që prej rënies së sistemit komunist në Shqipëri, shumë ministra arsimi janë ndryshuar dhe shumë reforma të ndryshme janë ndërmarrë në këtë fushë, kaq delikate dhe të lidhur drejtëpërdrejtë me zhvillimin e një kombi.





Kujtoj që në vitin shkollor 2000-2001, konkursi ishte i lirë për çdo nxënës që kishte mbaruar të mesmen, qoftë edhe me provime të mbetura në vjeshtë. Më parë, kush mbeste për në vjeshtë në vitin e 4 të gjimnazit, humbiste automatikisht mundësinë për t'u regjistruar për konkurim nëpër fakultete.
Ish nxënësit e gjimnazeve, kishin të drejtën të konkuronin në sa degë të dëshironin, e rëndësishme ishte të mos kishin përplasje datash ditët e konkurseve.
Nuk merrej parasysh mesatarja dhe testi ndahej në 60% të pyetjeve testi i përgjithshëm dhe 40% të pyetjeve testi special, që sipas degës përkatëse fokusohej absolutisht vetëm tek profili i degës.
Testi kishte gjithsej 300 pikë, përgjigja e duhur vlerësohej me 3 pikë, përgjigja e gabuar shënohej minus 1 pikë (-1) dhe për çdo 3 përgjigje "Nuk e di", merrje gjithashtu minus një pikë (-1).
Ky ishte një program, i cili nuk diskriminonte nxënësit që nuk kishin nota të mira dhe i nxirrte të gjithë të babarabartë para testit, ku çdokush bënte diferencën në saj të përgjigjeve të sakta.
Në 2002-shin, rivendoset sërish mesatarja dhe ajo që është më skandalozja, është fakti se kur rivendoset kritere të reja, ato aplikohen gjithashtu tek të gjitha vitet shkollorë, pra edhe nxënësit që deri sa kaluan vitin e III-të gjimnaz, ishin të vetëdijshëm që mesatarja nuk ishte kusht i domosdoshëm, në vit të 4 gjimnaz, apo edhe ata që u maturuan u përballën direkt me kriterin seleksionues të mesatares.
Ky kriter i ri, i aplikuar kaq gabim, ishte një hap i madh pas, në arsimin shqiptar.
Viti shkollor 2002-2003 ishte një shanc i madh për të gjithë nxënësit që kishin nota të mira. Ata thuajse e kishin të fituar konkursin e shkollës së lartë.
Si merren notat e mira ?
Mjafton të kesh njohje me mësuesin, të bësh kurse private me të, të të mbajë me hatër për arsye të ndryshme, të shkollohesh në zona rurale etj.Pra rikthimi i mesatares si kriter, ishte një shanc i madh për banorët e zonave rurale që konkuronin për arsim të lartë. Ata u zunë vendin nxënësve të qytetit, ku siç dihet kërkesa e llogarisë është shumë më e madhe dhe nota maksimale nuk është e lehtë për t'u arrirë.
Pasi mjeshtrave të këtyre reformave u erdhi në vesh shqetësimi i madh i prindërve mbi këtë pseudoreformë që padrejtësisht dënonte fëmijët e tyre, pseudomjeshtrat vendosën një kleçkë tjetër për t'a koklavitur edhe më tej çështjen.
Ata vendosën për shkolla të veçanta koefiçentë të ndryshëm. Nëse një nxënës ka mbaruar psh Sami Frashërin në Tiranë, ai ka keofiçent më të lartë, se dikush tjetër që ka studiuar në një zonë rurale.
Pra, në mënyrë të drejtëpërdrejtë u diskriminuan banorët e zonave rurale.
Pse nuk ka të drejtë një nxënës të meritojë 10-tën, pavarësisht vendit ku i takoi të jetojë...?
Në vitin shkollor 2008-2009 në universitetet shqiptare aplikohet sistemi i Bolonjës. Nuk dihet se përse u përzgjodh pikërisht ky sistem, ku sigurisht nuk është më i miri që njihet, por edhe aplikimi i tij si sistem eksperimental ishte i realizuar përgjysmë, po ashtu siç edhe ka mbetur.
Në sistemin e Bolonjës nuk ka stazh. Sistemi ndërtohet mbi bazë kreditësh, që variojnë nga vështirësia e lëndës. Kërkohet një kufi prej 30 kreditësh që të kalosh vitin e parë.
Në sistemin e Bolonjës, përfundon rregullisht 3 vitet e universitetit dhe nuk diplomohesh, nëse nuk merr të gjitha provimet e programit mësimor.
Na ka shkruar një anëtar i faqes, i cili i ka parë me shumë kujdes këtë çështje, duke na kërkuar përkrahje për ta ngritur zërin kundra rivendosjes së stazhit 1 -vjeçar, i cili vjen përsëri i aplikuar në një formë tmerrësisht të gabuar, duke penalizuar studentët.
Nëse ndërmerret një reformë e re, logjikshëm ajo duhet të aplikohet tek studentët e vitit të parë në universitet dhe jo tek vitet e tjera.
Elton Tona ka krijuar një grup në këtë rrjet social me emër "Kundra Stazhit 1 vjeçar", ku i bën thirrje të gjithë studentëve shqiptarë të bashkohen e të protestojnë kundra kësaj reforme, që kërkon të aplikohet tek të gjitha vitet akademike, duke penalizuar padrejtësisht studentët e vitet të II-të e të III-të.
Gjithashtu edhe Fakulteti i Mjekësisë në prill të 2010-ës rivendosi stazhin.
Kur do kuptojnë të nderuar pedagogë, dekanë, rektorë e ministra të arsimit, që për çdo reformë të ndërmarrë, ajo fillimisht duhet të diskutohet me grupeve të interesuara dhe të prekura drejtëpërdrejtë?
Mos të harrojmë që janë studentët e ardhmja e një shteti. Janë ata që ndryshojnë sistemet dhe mendësitë e shkuara të të vepruarit.

Le të bashkohemi dhe ta kundërshtojmë me çdo mënyrë këtë pseudoreformë të re.
 

Le Chiffre

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 4, 2010
Postime
141
Pikët
0
Vendndodhja
Tirona - ku tjeter!
Përgjigje e: Pseudoreformat në arsim: Kundra stazhit 1-vjeçar!

SmiLey said:
....Kujtoj që në vitin shkollor 2000-2001, konkursi ishte i lirë për çdo nxënës që kishte mbaruar të mesmen, qoftë edhe me provime të mbetura në vjeshtë...
E para turpi me i modh i nje sistemi shkollor eshte qe pasi nje student eshte berrnut per kategr vite, ose ne ate te katert ka te drejte te shkruaj nje konkurs dhe....fap ne universitet.
E dyta, pse osht shkolla kaq e rendesishme dhe pse qenkan studentet e ardhmja e vendit? Ne kohen e prinderve tone ne regjimin komunist, vetem 5 vete per klase shkonin ne universitet dhe kishte njerez te arsimuar nga universiteti (qe te nxirrte shkumen - pysni prinderit po deshet) me shume se kerkonte prodhimi, por ama sistemi shkollor kishte nxjerr zanatcinj me mijera...dhe kjo beri qe shqiperia nga vend agraro-feudal te kthehej ne industrialo-agrar.
Per dike qe nuk ka qef gjeografine dhe historine (si une) eshte per te qeshur kjo qe po shkruaj, por kur ulesh dhe analizon se te gjithe te rinjt shkojn ne universitet..ben pyetjen e thjeshte: - kush do ta ndertoi kete vendin tone? Kush do te punoi tornitor, murator, metalurg (me fal se kjo ishte shprehje komuniste edhe pse shnderroi fshataresine ne punetore...), kepucar, etj, etj...
Kjo tregon edhe parendesine dhe boshllikun e universiteteve tona qe nuk jane gje tjeter vecse nje bisnes per te rjepur parate e prinderve tone qe na mbajne neper shkolla.
Sa per shtetin, ai e ka humbur perkushtimin e tij per te ndertuar neonje sistem perderisa nje nepunes (qe ka ardhur nga nje diplome e blere) sapo vjen ne ate karrike, drejton shpatullat, blen mercedes, rregullon shtepine, trash zerin...dhe nuk shkon me ne katundin e tij. Hec e flit me kete tipin ti...sepse ai po rregullon sistemin....per te mos folur pastaj per nivelin e teksteve shkollore, qe nuk ka ngel mesues fshati qe ka kushuririn deputet pa shkarravitur tekste qe te vjen turp ti lexosh.
Thjesht o plako:
1- Mesatarja, dhe kerkesa e llogarise ndaj mesuesve
2- Puna sociale ku cdo nxenes te beje te pakten 150 ore pune falas ne punet e bashkise...(por nuk i le kjo e fundit se cdo gje eshte bisnes...me kafshaten e atij qe nuk e ha se do coje kalamajt ne shkolle...)
E kuptoni sa shum koordinime kerkon rregullimi i ketij sistemi?

Me falni plako se e bona si fjalim ke Ali Demi...
 
Top