• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Psikologji- " Inteligjenca"

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
743
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Ceshte inteligjenca...

Shoqeria jone (dhe pergjithesisht kultura Perendimore) favorizon aftesite linguistike, logjiko-matematikore dhe intrapersonale te njeriut nderkohe qe ka kultura te tjera qe favorizojne te tjera aftesi.Keshtu ka kultura qe cmojne ne rradhe te pare aftesiet muzikore dhe trupore-levizore, ka kultura qe vleresojne ne rradhe te pare aftesite hapesinore apo ato natyralistike.
Nje person me shkollim te larte nga kultura jone e me inteligjence superiore linguistike ose matematiko-ligjore mund te jete ne disavantazh te vertete ne mes te Eskimezeve ose Tibetjaneve. Eshte domethenese anektoda e profesorit dhe varketarit per te konkretizuar nevojen e zhvillimit te te gjitha inteligjencave (apo aftesive)qe permban kapaciteti njerezor. Le ta kujtojme: nje profesor duke biseduar me nje varketar qe po sodiste ne breg, mori vesh se ai nuk kishte qene kurre ne shkolle edhe i tha se kishte cuar dem nje pjese te jetes se tij ,Nderkohe cudia trokiti ne dere,papritur filloi nje ere e forte edhe e paparashikuar.Nderkohe qe varka ishte gati te permbytej,varketari e pyeti profesorin nese dinte not edhe ai u pergjigj negativisht.Tani ishte rradha e varketarit te triumfonte duke thene"Per pak caste ti do humbesh jeten tende"...Ky ishte nje shembull qe tregon ironine e plote edhe botekuptimin e ketij termi INTELIGJENCE...

Ne mendjen e mjaft prej nesh kuptimi i fjaleve i zgjuar dhe inteligjt per nje femije apo edhe i rritur shpesh kane te njejtin kuptim. Nese shohim nje fjalor te gjuhesh shqipe aty do te na shpjegohet se i/e zgjuar dmth: qe eshte i holle dhe i shkathet nga mendja,qe i kap gjerat shpejt,ndersa per inteligjent nuk gjejme shpjegim te qarte. Dijetare te ndryshem ne fushen e edukimit e perkufizojne inteligjencen ne baze te filozofise te ciles i besojne e keshtu mbi ndertojne punen e tyre kerkimore e studimore.

H.Gardner thote se shoqeria si rregull merr ne konsiderate vetem dy a tre lloje inteligjencash ne krahasim me tete llojet qe perfshihen brenda ketij termi. Ne shohim per persona gjuhesore(me aftesi ne gjuhe) qe lexojne e shkruajne mire,ne shohim ne nje mendimtar logjik i cili arsyeton ne menyra te qarta dhe te lidhura si edhe ne disa raste shohim persona te tjere me inteligjence vetjake te mire. Por ne kemi edhe lloje te tjera inteligjencash po kaq te vlefshme megjithese jane me pak te perdorshme.

E cfare duhet te themi rreth njerezve te cilet kendojne e vallezojne mire??

Ose atyre qe pikturojne,vizatojne,shpikin,interpretojne ose gdhendin???

E cfare duhet te themi rreth individeve qe jane lidera edhe kane intuite teper te bukur edhe te perparuar???

Keta persona thuajse nuk perfillen fare ne diskutimet rreth inteligjences superiore.... kjo mosperfillje intelektuale vjen e ze vend jo vetem ne shoqeri por edhe ne klasen mesimore sepse shkolla cmon kryesisht aftesite gjuhesore edhe matematiko-logjike. Femijet me talent ne keto fusha dalin si rregull shume mire ne shkolle.Nderkohe ironia qendron ne faktin qe femije te tjere me aftesi me te dobeta verbale apo matematikore por me aftesi te mrekullueshme ne fushat e tjera mbeten ne klase...

Gardner e perkufizon inteligjencen ne kete menyre:
Aftesine per te zgjidhur problema qe personi ndesh ne jeten e vertete
Aftesine pre te krijuar problema qe kane domosdoshmeri nje zgjidhje
Aftesine per te bere dicka ose per te ofruar nje sherbim qe eshte i vleresuar brenda kultures se individit.
Ky perkufizim i inteligjences tregon faktin se ajo nuk eshte nje cilesi mendine e dhene njehere e pergjithmone por ajo shihet si nje mundesi e panderprere zhvillimi gjate gjithe jetes se individit. Per me teper ky perkufizim flet me teper per natyren shume kulturore te njohjes njerezore.
Kjo teori e sheh inteligjencen te perbere nga tete lloje inteligjencash te cilat jane mjete per te nxene ,per te zgjidhur probleme ne jete dhe per te krijuar te cilat cdokush nga ne i perdor ne masa te konsiderueshme ne jeten tone te perditshme. Ato percaktohen si me poshte:

INTELIGJENCA gjuhesore(verbale):Konsiston nga aftesia per te menduar me fjale dhe per te perdorur gjuhen per te shprehur dhe vleresuar mendime.Autoret e librave,poetet,gazetaret,spikeret,prezantuesit edhe transmetuesit e radios edhe Tv shfaqin shkalle te larte ne kete inteligjence.

INTELIGJENCA matematiko-ligjore: Kjo inteligjence na mundeson te kalkulojme,te vleresojme,nga ana sasiore,te konsiderojme pohimet e hipotezat edhe te kryejme veprime matematikore. Shkenctaret ,llogaritaret,inxhinieret,programuesit kompjuterike,si edhe te tjere profesioniste demonstrojne shkalle te larte ne kete inteligjence.

INTELIGJENCA hapesinore:Kjo shpreh (njekohesisht rrenjos) aftesine per te menduar ne menyre dimensionale sikunder bejne ne menyre te vecante marinaret,pilotet,skulptoret,piktoret dhe arkitektet. Ajo e afteson personin per te nuhatur(marre mend) shembelltyra te brendshme e te jashtme,per te rikrijuar,transformuar,os modifikuar imazhet,per te drejtuar veten dhe objektet neper hapesire dhe te prodhojne ose deshirofrojne informacionin qe jepet nga grafiket.

INTELIGJENCA kinestetike trupore: Akjo e afteson personin(si dhe e mundeson)te perdore objektet edhje te kryeje veprime te sterholluara fizike.Ne shoqerite Perendimore(sikunder ne elitat intelekuale te Shqiptareve)nuk eshte e vleresuar aq lart sa inteligjencat e mesiperme nderkohe qe ne vende te tjera aftesia per te perdorur trupi neshte domosdoshmeri per te mbijtuar si edhe tipar i rendesishem ne shume role presticioze ne shoqeri.

INTELIGJENCA muzikore: Eshte e dukshme ne individe te cilet zoterojne nje ndjeshmeri ndaj tonik muzikor edhe melodise e ritmit. Preofesionistet qe demonstrojne kete inteligjence jane kompozitoret,dirigjentet,muzikantet,kritiket e muzikes,beresit e intrumentave si edhe degjuesit e ndjeshem te muzikes.

INTELIGJENCA ndervetjake: Eshte aftesia per te kuptuar dhe ndervepruar ne menyre efektive me te tjeret. Eshte vecanerisht shume e zhvilluar tek mesuesit e kujdesshem,punonjesit sociale,aktoret,politikanet.Ashtu sikunder kultura Perendimore ka filluar kohet e fundit te rikonsideroje lidhjet midis mendjes dhe trupit,po keshtu,ajo ka filluar te vleresoje edhe rendesine ose mjeshterine ne sjellet ndervetjake.

INTELIGJENCA vetjake: Kjo i referohet aftesise per te ndertuar nje perceptim per veten dhe te perdore kete ne planifikimin dhe drejtimin e jetes personale.Disa njerez me inteligjence vetjake specializohen si teologe,psikologe e filozofe...

INTELIGJENCA natyraliste: Konsiston ne vezhgimin e modeleve e ligjesive ne natyre,duke identifikuar dhe klasifikuar objektet dhe duke kuptuar sistemet natyrore si edge ato te bera nga njerezit. Natyralistet e shkathet e te afte jane fermeret,botanistet,gjuetaret,ekologjistet etj...

Keto tete inteligjenca sigurojne nje pamje te kujdesshme te kapaciteteve njerezore dhe mendohet se perfaqesojne Teorine rreth inteligjences e cila sot shihet si me e pranuara...

Si mendoni ju te dashur anetar/e per INTELIGJENCEN, jo vetem si koncept Psikologjik, po si koncept shoqeror, kulturor etj...
 

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
106
Pikët
0
Përgjigje e: Ceshte inteligjenca...

Nje njeri inteligjent ne start eshte i pajisur me dicka te jashtzakonshme, ... gje qe s`garanton lumturi dhe sukses ne jete.
Ne lindim me nje nivel te caktuar inteligjence, por sa do e veme ne pune dhe si kjo mvaret nga ne.
...S`jam kundra qe eshte nje plus ne te gjitha aspektet e jetes, por dhe perpjekja, guximi, pasurimi njohurise...etj. etj. jane shume te rendesishme per funksionimin dhe suksesin e njeriut ne shoqeri dhe jete.
 

Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
13,654
Pikët
113
Vendndodhja
...aty-këtu, tutje-tëhu`...
Përgjigje e: Ceshte inteligjenca...

KI - koeficenti intelektual.

KI = MM (mosha mendore ) x (shumezim) per 100
MK (mosha kronologjike)

Kjo formule eshte Shkalla Stanford-Binet e Inteligjencies.

Pra, per te percaktuar Koeficentin e Inteligjencies qe eshte i ndryshem tek individe te ndryshem, pjestohet Mosha Mendore ( qe do te thote cfare dhe si mund te veproje nje person tipik i nje moshe te caktuar kronologjike) me Moshen kronologjike, qe jane vitet e tij.
Por faktori Mosha mendore percaktohet nga specialiste psikologe.Prandaj kjo formule edhe pse e shkruajta nuk mund te perdoret nga njerez te zakonshem. :)
 

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
936
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Përgjigje e: Ceshte inteligjenca...

Te jesh realisht inteligjent me pretendimin qe je i tille eshte vertete nje distance shume e konsiderueshme,disi utopike per tu percaktuar e perforcuar ne mendime e per me teper ne veprime.

Shpeshhere degjojme te permendet se zgjuarsia dhe inteligjenca jane te njejta,nderkohe qe thelbi esencial i tyre eshte totalisht i ndryshem. Te jesh inteligjent do te thote te kesh aftesine,pushtetin per te shpjeguar te pashpjegueshmen ( te pakten ne sensin teorik),te kesh logjiken e te menduarit,te arsyetuarit,te te gjykuarit! Jo domosdoshmerisht nje person i shkolluar eshte inteligjent,mund te jete i zgjuar por jo inteligjent ose te pakten jo me inteligjence te gjithashanshme ne gjithesi.
Te gjithe mbetemi te vecante,unike ne perfaqesimin tone. Te gjithe kemi nje superioritet ne karakter qe na ben te ndihemi inteligjente por eshte domosdoshmeri qe fillimit te dime kuptimin e sakte te ketij koncepti,me tej te dime te qartesojme aftesite dhe inteligjencat qe na karakterizojne.
Te qenurit i shkathet,orator,fleksibel jo domosdoshmerisht tregon inteligjence te theksuar, koeficienti i inteligjences eshte i ndryshem ne individe dhe perceptime te ndryshme. Duhet thjeshte jemi realiste per ate qe jemi dhe perfaqesojme,e jo te tentojme te arrijme delirin e madheshtise ...
 

Beaute

👸
Banned
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,673
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Psikologji- " Inteligjenca"

Ne saje te inteligjences njerezit kapercejne kufijte e tyre fizike dhe pershtaten me kushtet e ndryshme te mjedisit. Ne psikologji inteligjenca eshte nje realitet qe nuk mund te shihet, te preket apo te matet fizikisht, megjithate ekziston.

Termi "inteligjence" perdoret shpesh ne kuptime te ndryshme. Disa njerez e vleresojne shkallen e tyre te inteligjences duke u krahasuar me te tjeret, disa e lidhin me suksesin shkollor, te tjere me gradimin profesional dhe me sjelljen sociale te pershtatshme. Sipas psikologut Vernon, inteligjenca eshte teresi shkathtesish te nevojshme per te pasur sukses ne nje kulture. Ndersa shumica e psikologeve te tjere pranojne dhe mbeshtesin pershkrimin e pergjithshem mbi inteligjencen si aftesi e pergjithshme per te vepruar ne menyre te pershtatshme, per te vepruar racionalisht dhe per ta pershtatur me efikasitet me mjedisin. Si elemente me te rendesishem te inteligjences konsiderohen: arsyetimi abstrakt, aftesia per zgjidhjen e problemeve, aftesia per te fituar njohuri, kujtesa, pershtatja me mjedisin.
Psikologu Luis Thurstone inteligjencen e ka ndare ne 8 faktore specifike aftesi primare mendore:

1 Aftesite hapesinore dhe pamore (aftesi per te bere te dukshme format dhe relacionet hapesinore)
2-Shpejtesi perceptive ( aftesi per te kapur shpejt detajet pamore dhe per te gjetuar ngjashmerite dhe ndryshimet midis stimujve.)
3-Aftesi numerike (aftesi per te bere llogari)
4-Kuptimi verbal (aftesi per te kuptuar domethenien e fjalive)
5-Kujtese ( aftesi per te kujtuar informacionin)
6-Fluiditet verbal (aftesi per te gjetur shpejt fjalet)
7 Arsyetim deduktiv ( aftesi per te nxjerre shembuj nga rregulla te pergjithshem)
8-Arsyetim induktiv (aftesi per te nxjerre rregulla te pergjithshem sipas shembujve.)

Termi "inteligjence" ka dhe kuptimin: "aftesia per te arsyetuar, kuptuar, marrja vesh dhe perfitimi nga pervoja, eksperiencat"


Diskutim te mbare!
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,767
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Intelegjenca eshte e lindur, me sa di une zhvillimin me te madhe e arrin gjate moshes 9-11 vjeç.

Ne fakt ajo cka doja te thoja eshte se nje 11 vjeçar mund te jete po aq i zgjuar sa nje 40 vjeçar, mirepo i mungon dija e pervojes se jetes, prandaj Intelegjenca eshte shume e lidhur dhe me kete te fundit.
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,890
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Serioziteti i emocioneve
Zbatimi i emocioneve
Kuptimi i emocioneve
Impresionimi i emocioneve.
 

Chanel

°.•°•.★DIVA★.•°•.°
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
188
Pikët
0
Vendndodhja
Underneath the stars
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Nqs nuk sillni shkrimet tuaja, jepni burimin nga i merrni ato. Plagjiaturat e kopjet janë të shëmtuara!
 

Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,855
Pikët
0
Re: Ceshte inteligjenca...

E gjithë pasuria jetësore e një individi është e lidhur me inteligjencën trupore.Andaj vrap pas saj me urtësi e jo me budallaki.
 

daniel00

V.I.P
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
3,989
Pikët
48
Vendndodhja
Diktatrojska
Përgjigje e: Ceshte inteligjenca...

Bravo z Irfan , mungonte putra juaj ketu , por çfare nenkuptonit me inteligjence trupore do te mbetet mister per shekuj me vone ... :O
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,687
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Intelegjenca eshte e lindur, me sa di une zhvillimin me te madhe e arrin gjate moshes 9-11 vjeç.
ajo eshte e lindur por eshte dhe e "mesuar" gjate jetes. mendoj se gjenetikisht neve kemi ate bazen primare te inteligjences tone kush lind me nje baze te mire kush te keqe e kush shume te mire. por mendoj se gjate rruges mbi kete baze inteligejnce qe kemi te lindur mund te shtojme struktura te tjera gjate jetes. kjo mendoj se mund te realizohet nepermjet mbajtjes ne praktik dhe ushtrim te perhershem mendjen tone duke perforcuar dhe permiresuar kete parameter te mendjes tone. per ta kuptuar mendoj se mjafton te bejme nej analogji me trupin parametrat fizk te tije. ka njerez qe jane te lindur te vrapojne me shpejte se disa te tjere. pra kane parametra fizik qe u japin perparesi me shume ne nje aktivitet te caktuar fizik. por nese keta nuk e ushtrojne dhe praktikojne dikush tjeter qe ka parametra fizik me te dobet por eshte ushtruar me shume ka per te dhene rezultate me te larta se ai i pari.
edhe mendja jone dhe inteligjenca jone po te jene ne "ushtrim" dhe trajnim te perhershem do te zhvillohet akoma me shume.
psh: nese nje njeri ben nje jete pasive bie fjala duke pare tv dil xhiro per qejf etj etj nuk aktivizohet ne aktivitete dhe pune qe kerkojne impenjim te larte mendor ky njeri me siguri pas nje kohe te gjate keshtu do te humbasi shume nga parametrat e inteligjeces se vete.

Ne fakt ajo cka doja te thoja eshte se nje 11 vjeçar mund te jete po aq i zgjuar sa nje 40 vjeçar, mirepo i mungon dija e pervojes se jetes, prandaj Intelegjenca eshte shume e lidhur dhe me kete te fundit
.

inteligjenca ngaterrohet me kete te fundit "dijen" apo pervojen nga njerez te cilet nuk e kane shume te qarte dallimin midis tyre. por deri diku jane dhe te lidhura.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,839
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Inteligjenca eshte dhe pak dhunti mendoj une...
Njeriu mendoj se edhe lind inteligjent ka aftesine te kuptoje e te kape gjerat me shpejt se nje tjeter...
Po jap nje shembull te thjeshte ka femije ne shkolle qe kuptojne shume dhe arrijne te jene ne krye ,por ka dhe te tjere qe mundohen pambarim e sarrijne asgje...
Shpesh hasim njerez te tille gjate rrugetimit tone te perditshem ,por gjeja qe me bie ne sy tek njerez shume te zgjuar eshte ose te tjeret i marrin neper kembe sepse dalin jashte realitetit te perditshem ose mbyllen ne vetvete e i largohen realitetit...Flas per persona qe jane fenomen ne fusha te ndryshme si letersi matematike etj...Shpesh konsiderohen pak te rrjedhur..
Me pelqen menyra e shtrimit te temes Bella por njerez te tille qe vene njohjet ne sherbim te te tjereve e qe e meritojne vertet kete emer ka pak.....
Ndoshta gjeja qe urrej me shume te personat eshte kur filozofojne e hiqen si te mencur...
Mund te jesh i mencur por edhe shkronjat qe shkruan e fjalet qe nxjerr nga goja te tradhetojne e tregojne zbrazetine e shpirtit...
Une do preferoja te kisha ne shoqeri me mire nje njeri te zakonshem qe ndoshta ndonjehere keput brockulla por qe e bejne te vertete si person sesa nje njeri qe do fliste gjithmone maja maja per te treguar inteligjencen e tij...
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
8,072
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Serioziteti i emocioneve
Zbatimi i emocioneve
Kuptimi i emocioneve
Impresionimi i emocioneve.
Inteligjenca Emocionale, ndryshe pe quajne EQ. Simbas shume eksperteve nje EQ e larte ndikon shume se sa i suksesshem je ne jete, me shume se IQ.

Aftesia per te kontrolluar emocionet e tua, per te kuptuar emocionet e tjereve, empatia etj etj qenka kyqe.

https://www.amazon.com/Emotional-Intelligence-Matter-More-Than/dp/055338371X
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,384
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Përse njerëzit inteligjentë nuk mund të jenë të lumtur

P ersonat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur.
Pse ndodh kjo?
Fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një ‘tendencë mizore’ për të analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetëve të tyre. Ata rrallëherë e shohin një situatë ashtu siç është dhe nuk e shohin menjëherë me pozitivet, por e analizojnë çdo aspekt të asaj situate derisa të gjejnë diçka jo të mirë rreth asaj, transmeton Telegrafi.
Mendimi i tepërt është pengesë e madhe, prandaj edhe ekziston fraza se “injoranca është lumturi”.
Së dyti, standardet e tyre janë shumë të larta. Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak.
Së treti, ata e gjykojnë vetën për së tepërmi. E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë.
Së katërti, realiteti shpeshherë është i mërzitshëm, transmeton Telegrafi. Personat inteligjentë mund t’i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë. Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë – ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë.
Së pesti, ata kërkojnë të kuptohen nga tjerët dhe të komunikojnë, por jo gjithmonë i kanë këto dy gjëra. Një ndër ndjenjat më të mira në jetë është të kuptoheni nga të tjerët, prandaj inteligjentët janë më të vetmuar e pikëlluar sepse nuk ndjehen se tjerët po i kuptojnë.
Së gjashti, shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë vuajnë nga probleme psikologjike. Shqetësimet sociale dhe sindroma bipolare janë rastet më të shpeshta që gjenden te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërsa problemi i tyre më i zakonshëm është depresioni ekzistencial, i cili është rezultat direkt i mendimit të tepërt.
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,655
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Përse njerëzit inteligjentë nuk mund të jenë të lumtur

P ersonat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur.
Pse ndodh kjo?
Fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një ‘tendencë mizore’ për të analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetëve të tyre. Ata rrallëherë e shohin një situatë ashtu siç është dhe nuk e shohin menjëherë me pozitivet, por e analizojnë çdo aspekt të asaj situate derisa të gjejnë diçka jo të mirë rreth asaj, transmeton Telegrafi.
Mendimi i tepërt është pengesë e madhe, prandaj edhe ekziston fraza se “injoranca është lumturi”.
Së dyti, standardet e tyre janë shumë të larta. Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak.
Së treti, ata e gjykojnë vetën për së tepërmi. E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë.
Së katërti, realiteti shpeshherë është i mërzitshëm, transmeton Telegrafi. Personat inteligjentë mund t’i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë. Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë – ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë.
Së pesti, ata kërkojnë të kuptohen nga tjerët dhe të komunikojnë, por jo gjithmonë i kanë këto dy gjëra. Një ndër ndjenjat më të mira në jetë është të kuptoheni nga të tjerët, prandaj inteligjentët janë më të vetmuar e pikëlluar sepse nuk ndjehen se tjerët po i kuptojnë.
Së gjashti, shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë vuajnë nga probleme psikologjike. Shqetësimet sociale dhe sindroma bipolare janë rastet më të shpeshta që gjenden te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërsa problemi i tyre më i zakonshëm është depresioni ekzistencial, i cili është rezultat direkt i mendimit të tepërt.
Kush tha qe nuk jane te lumtur? Lumturia nuk eshte e njejte ne persona te ndryshem, secili ka te tijen...
Lumturia dhe pakenaqesia jane si motrat siameze, dhe eshte pikerisht kjo arsyeja se nese nuk ka nje pakenaqesi per ta kapercyer lumturia eshte e pakenaqur.
Sa per piken gjashte shyqyr qe Ajnshtajni nuk eshte gjalle se kushedi se c'do na thoshte...edhhe inteligjent edhe psiko e depreso?!?! kjo eshte kontradiktore. Psikua dhe depresua kur gezojne epitetin inteligjent sigurisht MBESHTETEN te nje inteligjent i vertete pa probleme...
 

Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
13,654
Pikët
113
Vendndodhja
...aty-këtu, tutje-tëhu`...
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

A është inteligjenca një mallkim?

Ndoshta ky titull ngjan i çuditshëm, ndoshta po aq sa e çuditshme dhe e pakuptimtë u duket kjo botë, njerëzve të zgjuar. Shumë nga njerëzit mendimtarë nuk ia dalin të jenë plotësisht të lumtur. Ata janë tepër të ashpër me veten dhe kanë flash-back në gabimet e të shkuarës. Pellgje të pambyllura ndenjash faji, që prodhojnë shkëputje dhe emocione negative.

Njerëzit inteligjent analizojnë çdo gjë dhe gjithçka dhe kjo mund të jetë mbytëse, sepse dhunshëm të shpie në skuta konkluzionesh frustruese. Me “shpatën e analizës” ata vënë gjithçka në dyshim, aty ku çdo budalla do të ishte i sigurt.

Sa herë mes nesh kemi thënë se ai që nuk di apo nuk e vë trurin në punë, fle i qetë si qingj. Sa më i zgjuar të jesh, aq më shumë “antena” do të ngresh; dhe sa më shumë antena të mbash ngritur, aq më shumë sinjale do të kapësh; më shumë sinjale, do të thotë më shumë të panjohura; më shumë të panjohura do të thotë më shumë nxitje që ti zgidhësh… E meqë zgjidhja nuk është gjithmonë në dorën tonë, ajo që na mbetet është thjesht vuajtja.

Aq sa shumë shpesh kemi thënë “ç’mu desh”, duke menduar se është më mirë të mos dish asgjë. Sepse të mos dish asgjë, baraz një gjumë i mirë. Ndaj shpeshherë të mbyllim një sy, është shpëtim. Madje çelësi i njerëzve të zgjuar është të mësojnë të njohin çastet kur i lejohet të luajnë “rolin e budallait”.

Njerëzit inteligjentë ndjejnë mungesën e një komunikimi të mirë. Duke qënë se kanë shumë pak linja kuptueshmërie me të tjerët, gjenden shpesh të keqkuptuar dhe vetëm. Standartet e tyre të larta, ia bëjnë tepër të vështirë marrjen e kënaqësive, në rrugëtimin drejt ideales. Shumë shpesh njerëzit e zgjuar gjenden vetëm edhe pse e kanë të vështirë të marrin vendime, duke shpresuar si idiot tek perfeksioni që nuk ekziston.

Dhe nëse do të flasim për krijimin e një familjeje, atyre mund tu uroj vetem “pac fat” në gjetjen e një partneri intelektual.

E megjithatë, sekreti është të jesh në paqe me veten dhe me standartet që ke zgjedhur të rrethohesh. Por mbi te gjitha besoj se bota është krijuar me mekanizma të tillë të nivelit mesatar dhe çelesi është tek hedonizmi magjik i përshtatjes.......
Albanian Free Press



Qafsha per zotin, nuk jam inteligjente, por ne keto caste, i them vetes : Dis !
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,890
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Inteligjenca Emocionale, ndryshe pe quajne EQ. Simbas shume eksperteve nje EQ e larte ndikon shume se sa i suksesshem je ne jete, me shume se IQ.

Aftesia per te kontrolluar emocionet e tua, per te kuptuar emocionet e tjereve, empatia etj etj qenka kyqe.

https://www.amazon.com/Emotional-Intelligence-Matter-More-Than/dp/055338371X
Inteligjenca eshte: te shikosh problemet dhe tu japesh ZGJIDHJE....sipas meje.
Libra ka BOLL.
 

Aimilius

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 17, 2016
Postime
29
Pikët
3
Çfarë është testi IQ? Testi IQ, (nga anglishtja Intelligence Quotient) IQ, me një fjalë të vetme është niveli i inteligjencës. Treguesi i Inteligjencës, pra IQ, është treguesi që mat përafërsisht inteligjencën e një personi në lidhje me pjesën tjetër të njerëzimit. IQ-ja e çdo personi matet me metoda të ndryshme, metoda që përfshin zakonisht test me pyetje ose përpunimi i objekteve të ndryshme. Me gjithë ndryshimet e tyre në modele, këto teste masin një formë të inteligjencës, kryesisht logjikën dhe të menduarin induktiv dhe jo fantazinë, vendosmërinë, inteligjencën instiktive dhe të tjera që mund të plotësonin imazhin e inteligjencës së dikujt.
Çfarë është testi IQ?

Historia e IQ:

Më 1905, psikologu francez Alfred Binet prezantoi testin e parë modern të inteligjencës, IQ test i Binet-Simon. Synimi fillestar ishte që dallonte vështirësitë tek nxënësit në mësimet shkollore. Me bashkëpunëtorin e tij Theodore Simon, Binet lëshoi variante të ndryshme të testit nga 1908 deri më 1911. Më 1912 ky test IQ u përdor për herë të parë nga psikologu gjerman William Stren.

Një përkufizim i saj u lëshua më 1916 nga Lewis M. Terman, në Universitetin Stanford, i cili mbështeti pikëpamjen e Stern-it se inteligjenca mund të atribuohet me vlera numerike.

Më 1939 David Wechsler publikoi testin e parë IQ rë projektuar veçanërisht për personat e rritur, i bazuar në shkallën e inteligjencës për të rritur të Wechsler (WAIS), e cila u zgjerua edhe për fëmijët (WISC), i cili përdoret akoma. Shkallët Wechsler përfshijnë kategori të ndryshme si aftësitë verbale dhe praktike, kështu që të mos bazohet vetëm në aftësitë praktike si testi origjinal i Binet, dhe ishin rezultatet e para bazuar në një shpërndarje normale.
http://www.shqipopedia.org/psikologji/cfare-eshte-testi-iq
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
10,396
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

tashme koncepti i Inteligjences po tejkalohet.
Ne horizont po shfaqet Inteligjenca Artificiale e cila po perben nje kercenim real per mbare njerezimin.
Kete problem e ka ngritur me kohe Elon Musk dhe e konsideron rrezikun numer nje per njerezimin!
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,655
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Psikologji- " Inteligjenca"

Shto edhe Inteligjencen Dixhitale...
 
Top