• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Psikologjia e ngjyrave

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Psikologjia e Ngjyrave

Ja te shohim se si shpjegohen ngjyrat qe na pelqejn ne gjuhen psikologjike.
Perse na terheq ne veshje nje lloj ngjyre si prsh ngjyra e verdhe , e kalter , e zeze, e kuqe, vishnje..etj,
A jan ngjyrat ato qe shprehin personalitetin e secilit prej neshe nese Po te shikojm cfare flasin ngjyrat

Ti hedhim nje sy shkurtimisht kuptimit qe kan ngjyrat baze ne hemisferen perendimore.
ky informacion do t'ju ndihmoj se cilat ngjyra ju pershtaten me shume .

E zeza
Kjo eshte ngjyra e autoritetit dhe e fuqise. Rrobat e zeza i bejne njerezit te duken me te dobet. Ndonjehere kjo eshte nje ngjyre qe e lidhin me djallin (per shembull, kaubojsi me kapele te zeze pothuajse gjithmone ka qene personazh negativ). Ne hemisferen perendimore, e zeza eshte e lidhur me zine per te vdekurin. E zeza eshte ngjyre serioze qe evokon emocione te forta; eshte e lehte tei impresionosh njerezit kur je veshur krejt me te zeza.

E bardha
Per pjesen me te madhe te botes, kjo eshte ngjyra qe lidhet me pafajesine (kujtoni veshjet e dasmes); me pastertine (mjeket me bluza te bardha) dhe me sigurine qe ndjen njeriu ne driten e diellit (gjerat behen te frikshme naten, jo diten me diell!). Ajo perdoret gjithashtu, per te shprehur mungesen e ngjyres. Ne disa shtete te Lindjes, e bardha lidhet me zine per te vdekurin.

Grija

Kjo ngjyre eshte me teper e lidhur me gjerat praktike, te perjetshme, te rendomta dhe solide ne jete. Grija e ekzagjeruar i ben njerezit te mos ndjejne thuajse asgje. Megjithate, qofte edhe pak ngjyre gri i shton produktit tuaj ate ndjenjen e fortesise se gurit. Disa nuanca te grise lidhen me moshen e vjeter, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e sensit te drejtimit.

E kuqja
E kuqja eshte ngjyra e energjise. Ajo lidhet me levizjen dhe me emocionet. Njerezit e rrethuar nga e kuqja ndjejne se zemra e tyre rreh shume shpejt. Kjo eshte absolutisht ngjyra e gabuar per dhomen e nje foshnjeje por eshte e persosur per tei bere njerezit te gezuar. Veshja e rrobave te kuqe e ben njeriun te duket paksa me i shendoshe dhe natyrisht te dallohet me lehte nga te tjeret. (Disa studime tregojne se makinat e kuqe behen me shpesh viktime e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata qe kane makina te kuqe i ngasin ato me shpejt ose polici i ve re me shpejt makinat me kete ngjyre). E kuqja nuk eshte ngjyre e mire po te perdoret me shume se sa duhet, por perdorimi i nje njolle te vogel te kuqe aty ku duhet eshte dieka me vend ne disa raste (nje shenjez e kuqe ne nje dhome neutrale terheq vemendjen e vizitorit nje kravate e kuqe me nje kostum blu dhe me kemishe te bardhe krijon energjine e duhur per te terhequr syrin. E kuqja eshte simbol i jetes (i jetes se kuqe si gjaku!) dhe per kete arsye, eshte ngjyra qe veshin nuset ne Kine. E kuqja perdoret ne festat qe kane si teme dashurine dhe bujarine (trendafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.) por ngjyra e vertete e dashurise eshte roza. Ngjyra roze eshte me qetesuesja e te gjitha ngjyrave e shpesh, kriminelet me te rrezikshem vendosen ne qeli ngjyre roze sepse sie tregojne studimet kjo ngjyre shterron energjite dhe qeteson agresionin.

Bluja

Pyesni njerezit se cila ngjyre u pelqen me shume dhe shumica e tyre do te thone bluja. Nje pjese e mire e botes eshte blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyren blu, kjo e ben trupin te prodhoje kimikate qe jane qetesuese. Por kjo nuk eshte e vertete per te gjitha nuancat e bluse. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund te dergojne mesazhin e ftohtesise. Shume dhoma gjumi jane blu sepse kjo eshte ngjyra e qetesise. Me kalimin e kohes, bluja eshte lidhur me vendosmerine, besueshmerine dhe besnikerine (po ta keni vene re, shume uniforma jane blu). Njerezit jane me produktive ne nje dhome blu sepse jane te qete dhe te fokusuar tek ajo qe kane ne dore. Disa studime tregojne se peshengritesit ngrejne me teper pesha ne nje palester blu e ne fakt, pothuajse te gjitha sportet kane me teper sukses ne mjedise blu.

Jeshilja
eshte ngjyra e rritjes, e natyres dhe e parase. eshte nje ngjyre qetesuese dhe shume e kendshme per shqisat. Jeshilja e erret lidhet me terma te tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet perdorin dhoma ne jeshile te lehte sepse eshte gjetur se ato i qetesojne pacientet. Kjo eshte gjithashtu ngjyra qe lidhet me ziline, fatin, bujarine dhe pjellorine. eshte gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.

E verdha

E verdha e gezuar eshte ngjyra e diellit qe lidhet me qeshjen, lumturine dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe eshte gjithashtu ngjyra e te qarit. Studimet tregojne se foshnjet qajne me shume ne dhoma te verdha; njerezit nxehen me shpejt ne mjedise me kete ngjyre. Ajo ka fuqine per te shpejtuar metabolizmin dhe per te nxitur mendime krijuese. E verdha mund te kthehet shpejt ne ngjyre te padurueshme nese perdoret me teper se duhet, por kur perdoret me kursim ajo mund te sherbeje si mjet i efektshem per te shtuar shitjet. Disa nuanca te se verdhes lidhen me poshtersine, por nuancat ngjyre ari lidhen me premtimin e nje te ardhmeje me te mire.

Portokallja

Kjo eshte ngjyra me e guximshme dhe me shperthyese e planetit. eshte ngjyra qe lidhet me ditet e kenaqesive, te lumturise dhe te enegjise, me produktet e ngohta dhe organike. Ajo lidhet gjithashtu me ambicjen. Asgje e qete nuk lidhet me kete ngjyre. Portokallija lidhet gjithashtu me nje fillim te ri ne sjelljen e njeriut.


E purpurta
Cefare ngjyre kishin rrobat e mbreterve dhe te mbretereshavee Ishin te purpurta, ngjyra me mbreterore e cila lidhet me pasurine, begatine dhe me sofistikimin e pasur. Por nese perdoret jashte mase ne nje mjedis te zakonshem ajo lidhet me mendjemadhesine dhe artificialitetin. Nese perdoret me kujdes, e purpurta jep nje ndjenje misteri, urtesie dhe respekti. Vajzat adoleshente ne shumicen e tyre zgjedhin nuancat e kesaj ngjyre si me te preferuarat e tyre.

Ngjyra Kafe
Kjo ngjyre lidhet me teper me qendrueshmerine dhe miqesine. Njerezit jane gjithnje e me te prirur per te zgjedhur kete ngjyre si favoriten e tyre. Kjo eshte ngjyra e vete tokes dhe nuk ka gje qe e perfaqeson me mire stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjerat natyrale dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse ne Indi kjo eshte ngjyra e zis
 

Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Mua me pelqen Bluja(elektrike) e Zeza...dhe natyrisht e Verdha..:D
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

E kuqja
E kuqja eshte ngjyra e energjise. Ajo lidhet me levizjen dhe me emocionet. Njerezit e rrethuar nga e kuqja ndjejne se zemra e tyre rreh shume shpejt. Kjo eshte absolutisht ngjyra e gabuar per dhomen e nje foshnjeje por eshte e persosur per tei bere njerezit te gezuar. Veshja e rrobave te kuqe e ben njeriun te duket paksa me i shendoshe dhe natyrisht te dallohet me lehte nga te tjeret. (Disa studime tregojne se makinat e kuqe behen me shpesh viktime e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata qe kane makina te kuqe i ngasin ato me shpejt ose polici i ve re me shpejt makinat me kete ngjyre). E kuqja nuk eshte ngjyre e mire po te perdoret me shume se sa duhet, por perdorimi i nje njolle te vogel te kuqe aty ku duhet eshte dieka me vend ne disa raste (nje shenjez e kuqe ne nje dhome neutrale terheq vemendjen e vizitorit nje kravate e kuqe me nje kostum blu dhe me kemishe te bardhe krijon energjine e duhur per te terhequr syrin. E kuqja eshte simbol i jetes (i jetes se kuqe si gjaku!) dhe per kete arsye, eshte ngjyra qe veshin nuset ne Kine. E kuqja perdoret ne festat qe kane si teme dashurine dhe bujarine (trendafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.) por ngjyra e vertete e dashurise eshte roza. Ngjyra roze eshte me qetesuesja e te gjitha ngjyrave e shpesh, kriminelet me te rrezikshem vendosen ne qeli ngjyre roze sepse sie tregojne studimet kjo ngjyre shterron energjite dhe qeteson agresionin.
Jeshilja
eshte ngjyra e rritjes, e natyres dhe e parase. eshte nje ngjyre qetesuese dhe shume e kendshme per shqisat. Jeshilja e erret lidhet me terma te tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet perdorin dhoma ne jeshile te lehte sepse eshte gjetur se ato i qetesojne pacientet. Kjo eshte gjithashtu ngjyra qe lidhet me ziline, fatin, bujarine dhe pjellorine. eshte gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.

Ngjyra Kafe
Kjo ngjyre lidhet me teper me qendrueshmerine dhe miqesine. Njerezit jane gjithnje e me te prirur per te zgjedhur kete ngjyre si favoriten e tyre. Kjo eshte ngjyra e vete tokes dhe nuk ka gje qe e perfaqeson me mire stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjerat natyrale dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse ne Indi kjo eshte ngjyra e zis
Pak a shume e paskam dite psikologjin e ngjyrave :)

Te zezen dhe te bardhen shume pak e perdori me raste ...
 

unlovely

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 11, 2009
Postime
483
Pikët
0
Vendndodhja
Lost in the air
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

E verdha
E verdha e gezuar eshte ngjyra e diellit qe lidhet me qeshjen, lumturine dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe eshte gjithashtu ngjyra e te qarit. Studimet tregojne se foshnjet qajne me shume ne dhoma te verdha; njerezit nxehen me shpejt ne mjedise me kete ngjyre. Ajo ka fuqine per te shpejtuar metabolizmin dhe per te nxitur mendime krijuese. E verdha mund te kthehet shpejt ne ngjyre te padurueshme nese perdoret me teper se duhet, por kur perdoret me kursim ajo mund te sherbeje si mjet i efektshem per te shtuar shitjet. Disa nuanca te se verdhes lidhen me poshtersine, por nuancat ngjyre ari lidhen me premtimin e nje te ardhmeje me te mire.

kjo eshte ngjyra ime,dhe pse ne veshje do gjithmone kombiniminn e duhur
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

nga 1 deri 10

Blu -10

E zeze - 10
Jeshile - 3
E verdhe - 2
Kafe - 7
Portokall - 2
E kuqe - 1
E bardhe - 5
Gri - 4
E purpurt - 0
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
17,484
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Une me te verdhen jam e dashuruar historikisht... Po ajo puna e poshtersise ma trazoi njecike ...
 
Anëtar
Jun 12, 2014
Postime
4,971
Pikët
83
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

E kuqja dhe e zeza.
Do thoshte Stendal.

Une do shtoja dhe pak blu. Dhe pak jeshile.
E verdha ka pasur gjithmone antipati per mua.
Te kaften ia kam lene mamit.
Portokalline perendimit.
E bardha.. eh.. e bardha eshte hesap me vete..
E purpurt i bie te jete roze? Bah! Kurre!
Gri.. pse jo.. te gjithe kemi racionin tone te rendomtesise.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

E kuqja dhe e zeza.
Do thoshte Stendal.

Une do shtoja dhe pak blu. Dhe pak jeshile.
E verdha ka pasur gjithmone antipati per mua.
Te kaften ia kam lene mamit.
Portokalline perendimit.
E bardha.. eh.. e bardha eshte hesap me vete..
E purpurt i bie te jete roze? Bah! Kurre!
Gri.. pse jo.. te gjithe kemi racionin tone te rendomtesise.

Me kujtove dicka...
Nena ime/Gjyshja, e kishte tmerr dikur, qe une tentoja nga ngjyra kafe, me raste...e kombinuar me shume pak roze te lehteeee, ose me ngjyre krem...
Me thoshte : Nuk ke shije fare..Me mire nje ngjyre gri, se sa e ajo kafe, per moshen tende.
I dukej e paperceptueshme...me keq akoma, kur bashke me kafen e celet, une beja nje shemtire kombinimi me ngjyren e zeze....Stil unik* me nje llaf :p
Llahtare ! Tani qe e kujtoj qesh....
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
17,484
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Po mire keto ngjyrat jane vetem per perdorim ne veshje apo cfar na terheq vemendjen e na pelqen?
 
Anëtar
Jun 12, 2014
Postime
4,971
Pikët
83
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Me kujtove dicka...
Nena ime/Gjyshja, e kishte tmerr dikur, qe une tentoja nga ngjyra kafe, me raste...e kombinuar me shume pak roze te lehteeee, ose me ngjyre krem...
Me thoshte : Nuk ke shije fare..Me mire nje ngjyre gri, se sa e ajo kafe, per moshen tende.
I dukej e paperceptueshme...me keq akoma, kur bashke me kafen e celet, une beja nje shemtire kombinimi me ngjyren e zeze....Stil unik* me nje llaf :p
Llahtare ! Tani qe e kujtoj qesh....

Ti po qe e paske pasur gjyshen trasgry! :p
 

thirsty

V.I.P
Anëtar
Mar 15, 2011
Postime
41,167
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Une me te kaltert e erret
Keshtu jam veshur

Dhe po pi pije te verdhe
 

Oxygen

Shy
Anëtar
Oct 24, 2013
Postime
10,083
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Psikologjia e Ngjyrave



Bluja

Pyesni njerezit se cila ngjyre u pelqen me shume dhe shumica e tyre do te thone bluja. Nje pjese e mire e botes eshte blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyren blu, kjo e ben trupin te prodhoje kimikate qe jane qetesuese. Por kjo nuk eshte e vertete per te gjitha nuancat e bluse. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund te dergojne mesazhin e ftohtesise. Shume dhoma gjumi jane blu sepse kjo eshte ngjyra e qetesise. Me kalimin e kohes, bluja eshte lidhur me vendosmerine, besueshmerine dhe besnikerine (po ta keni vene re, shume uniforma jane blu). Njerezit jane me produktive ne nje dhome blu sepse jane te qete dhe te fokusuar tek ajo qe kane ne dore. Disa studime tregojne se peshengritesit ngrejne me teper pesha ne nje palester blu e ne fakt, pothuajse te gjitha sportet kane me teper sukses ne mjedise blu.
ajm blu
 

Mistrece

...
Staff member
Anëtar
Aug 21, 2011
Postime
17,965
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

E zeza- per aparencen.
E kuqja- per brendesine.
 

kanina

V.I.P
Anëtar
Feb 2, 2011
Postime
15,290
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

ketej nga bluja jam me shume une...

grine se shoh dot me sy.
edhe kafe sme pelqen
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

e zeza eshte ngjyre apo boje???!!! ne fizike kam mesuar se eshte nje perceptim viziv

mua me pelqen grija...ka edhe te bardhe edhe te zeze...edhe cokollate edhe akullore...
 

shoku_tanku

nje pyke midis jush,cun per s'prapi
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
35,585
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Zanoret



A e zezë, E e bardhë, I e kuqe, Y e blertë, O blu :

Zanore, se si lindët një ditë do ta di :

A, rresht i zi leshtak rreth erës plot ndyrësi

Mizash farfuritëse, që zukatin me vrull,



Dëlirësi tendash e avujsh E, gjinj plot hije,

Ushta akujsh krenar, rrapëllimë çadrash, mbretër të bardhë,

I, fjollë gjaku, purpur, qeshje buzësh e afsh

Murgeshash në mllef a në hove dalldie ;



Y, ciklet, dridhje hyjnore detrash të blertë,

Paqe kullotash mbjellë me kafshë, mbi ballët e denjë

Paqe rrudhash që gdhend dogma e alkimisë;



O, Trumbetë qiellore, piskamë e padëgjuar,

Heshtje, nga Botët e Engjëjt përshkruar:

- O Omega, rrezja ngjyrë vjollcë e Syve të tij!

Artur Rembo
 

Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
17,825
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

e zeza eshte ngjyre apo boje???!!! ne fizike kam mesuar se eshte nje perceptim viziv

mua me pelqen grija...ka edhe te bardhe edhe te zeze...edhe cokollate edhe akullore...
edhe ngjyrat e tjera perceptime vizive jane kur raportohen me ne...
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

edhe ngjyrat e tjera perceptime vizive jane kur raportohen me ne...
1. E zeza nuk eshte drite, nuk "ndricon" energji (fotone), prandaj eshte e padukshme si ngjyre per syte tane, por PERCEPTOHET si mungese ngjyre per ne humanet e varfer. Persa i perket Bojes se zeze si material kjo krijohet nga bashkimi i tre bojerave primare Cyan + Magenta + Yellow, por edhe kjo eshte ngjyre kafe e erret qe ndihmohet me nje ngjyre te katert qe quhet Black.
2. Pastaj ti e di qe e bardha krijon ylberin, pra te gjitha ngjyrat e mundshme. E zeza ti e di qe eshte e kunderta e te bardhes...Pra si mund te jete ngjyre kur nuk prodhon ngjyra? dhe vete nuk eshte ngjyre?
3. E zeza egziston vetem dhe vetem ne nje rast: Kur ti qep gojen :D :D

p.s. fale brokes po behem "fizikant".... :)
 

Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
17,825
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Photoshop, ti rrofsh qe po m'i shpjegon por keto gjera i kam mesuar dhe une :) thjesht po thoja qe gjithcka ne raport me ne eshte perceptim, pastaj quaji si te duash ti, ndac materie, drite, ngjyra, jo ngjyra... te tera perceptime jane per trurin tone, kaq po thoja une, nuk po kundershtoja analizen tende rreth natyres se te zezes.
 
Top