• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Psikologjia e ngjyrave

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Ja te shohim se si shpjegohen ngjyrat qe na pelqejn ne gjuhen psikologjike.
Perse na terheq ne veshje nje lloj ngjyre si prsh ngjyra e verdhe , e kalter , e zeze, e kuqe, vishnje..etj,
A jan ngjyrat ato qe shprehin personalitetin e secilit prej nesh? nese Po te shikojm cfare flasin ngjyrat

Ti hedhim nje sy shkurtimisht kuptimit qe kan ngjyrat baze ne hemisferen perendimore.
ky informacion do t'ju ndihmoj se cilat ngjyra ju pershtaten me shume .

E zeza

Kjo është ngjyra e autoritetit dhe e fuqisë. Rrobat e zeza i bëjnë njerëzit të duken më të dobët. Ndonjëherë kjo është një ngjyrë që e lidhin me djallin (për shembull, kaubojsi me kapele të zezë pothuajse gjithmonë ka qenë personazh negativ). Në hemisferën perëndimore, e zeza është e lidhur me zinë për të vdekurin. E zeza është ngjyrë serioze që evokon emocione të forta; është e lehtë t’i impresionosh njerëzit kur je veshur krejt me të zeza.

E bardha

Për pjesën më të madhe të botës, kjo është ngjyra që lidhet me pafajësinë (kujtoni veshjet e dasmës); me pastërtinë (mjekët me bluza të bardha) dhe me sigurinë që ndjen njeriu në dritën e diellit (gjërat bëhen të frikshme natën, jo ditën me diell!). Ajo përdoret gjithashtu, për të shprehur mungesën e ngjyrës. Në disa shtete të Lindjes, e bardha lidhet me zinë për të vdekurin

Grija

Kjo ngjyrë është më tepër e lidhur me gjërat praktike, të përjetshme, të rëndomta dhe solide në jetë. Grija e ekzagjeruar i bën njerëzit të mos ndjejnë thuajse asgjë. Megjithatë, qoftë edhe pak ngjyrë gri i shton produktit tuaj atë ndjenjën e fortësisë së gurit. Disa nuanca të grisë lidhen me moshën e vjetër, vdekjen, taksat, depresionin ose humbjen e sensit të drejtimit.

E kuqja

E kuqja është ngjyra e energjisë. Ajo lidhet me lëvizjen dhe me emocionet. Njerëzit e rrethuar nga e kuqja ndjejnë se zemra e tyre rreh shumë shpejt. Kjo është absolutisht ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për t’i bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të duket paksa më i shëndoshë dhe natyrisht të dallohet më lehtë nga të tjerët. (Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata që kanë makina të kuqe i ngasin ato më shpejt ose polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë). E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe aty ku duhet është diçka me vend në disa raste (një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vemendjen e vizitorit një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin. E kuqja është simbol i jetës (i jetës së kuqe si gjaku!) dhe për këtë arsye, është ngjyra që veshin nuset në Kinë. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.) por ngjyra e vërtetë e dashurisë është roza. Ngjyra rozë është më qetësuesja e të gjitha ngjyrave – shpesh, kriminelët më të rrezikshëm vendosen në qeli ngjyrë rozë sepse siç tregojnë studimet kjo ngjyrë shterron energjitë dhe qetëson agresionin.

Blu

Pyesni njerëzit se cila ngjyrë u pëlqen më shumë dhe shumica e tyre do të thonë bluja. Një pjesë e mirë e botës është blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyrën blu, kjo e bën trupin të prodhojë kimikate që janë qetësuese. Por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha nuancat e blusë. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund të dërgojnë mesazhin e ftohtësisë. Shumë dhoma gjumi janë blu sepse kjo është ngjyra e qetësisë. Me kalimin e kohës, bluja është lidhur me vendosmërinë, besueshmërinë dhe besnikërinë (po ta keni vënë re, shumë uniforma janë blu). Njerëzit janë më produktivë në një dhomë blu sepse janë të qetë dhe të fokusuar tek ajo që kanë në dorë. Disa studime tregojnë se peshëngritësit ngrejnë më tepër pesha në një palestër blu – në fakt, pothuajse të gjitha sportet kanë më tepër sukses në mjedise blu.

Jeshilja

Është ngjyra e rritjes, e natyrës dhe e parasë. Është një ngjyrë qetësuese dhe shumë e këndshme për shqisat. Jeshilja e errët lidhet me terma të tilla si konservator, mashkullor dhe pasuri. Spitalet përdorin dhoma në jeshile të lehtë sepse është gjetur se ato i qetësojnë pacientët. Kjo është gjithashtu ngjyra që lidhet me zilinë, fatin, bujarinë dhe pjellorinë. Është gjithashtu ngjyra tradicionale e paqes.

E verdha

E verdha e gëzuar është ngjyra e diellit që lidhet me qeshjen, lumturinë dhe qejfin. E verdha lidhet me optimizmin dhe është gjithashtu ngjyra e të qarit. Studimet tregojnë se foshnjet qajnë më shumë në dhoma të verdha; njerëzit nxehen më shpejt në mjedise me këtë ngjyrë. Ajo ka fuqinë për të shpejtuar metabolizmin dhe për të nxitur mendime krijuese. E verdha mund të kthehet shpejt në ngjyrë të padurueshme nëse përdoret më tepër se duhet, por kur përdoret me kursim ajo mund të shërbejë si mjet i efektshëm për të shtuar shitjet. Disa nuanca të së verdhës lidhen me poshtërsinë, por nuancat ngjyrë ari lidhen me premtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Portokallja

Kjo është ngjyra më e guximshme dhe më shpërthyese e planetit. Është ngjyra që lidhet me ditët e kënaqësive, të lumturisë dhe të enegjisë, me produktet e ngohta dhe organike. Ajo lidhet gjithashtu me ambicjen. Asgjë e qetë nuk lidhet me këtë ngjyrë. Portokallija lidhet gjithashtu me një fillim të ri në sjelljen e njeriut.

E purpurta

Çfarë ngjyre kishin rrobat e mbretërve dhe të mbretëreshave? Ishin të purpurta, ngjyra më mbretërore e cila lidhet me pasurinë, begatinë dhe me sofistikimin e pasur. Por nëse përdoret jashtë mase në një mjedis të zakonshëm ajo lidhet me mendjemadhësinë dhe artificialitetin. Nëse përdoret me kujdes, e purpurta jep një ndjenjë misteri, urtësie dhe respekti. Vajzat adoleshente në shumicën e tyre zgjedhin nuancat e kësaj ngjyre si më të preferuarat e tyre.

Kafe

Kjo ngjyrë lidhet më tepër me qëndrueshmërinë dhe miqësinë. Njerëzit janë gjithnjë e më të prirur për të zgjedhur këtë ngjyrë si favoriten e tyre. Kjo është ngjyra e vetë tokës dhe nuk ka gjë që e përfaqëson më mirë stabilitetin se sa toka. Ajo lidhet gjithashtu me gjërat natyrale dhe organike. Por duhet patur kujdes sepse në Indi kjo është ngjyra e zisë.
 
Jolene

🪢
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,135
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Blu

Pyesni njerëzit se cila ngjyrë u pëlqen më shumë dhe shumica e tyre do të thonë bluja. Një pjesë e mirë e botës është blu (qielli, detet). Kur njeriu shikon ngjyrën blu, kjo e bën trupin të prodhojë kimikate që janë qetësuese. Por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha nuancat e blusë. Disa nuanca (ose bluja e tepruar) mund të dërgojnë mesazhin e ftohtësisë. Shumë dhoma gjumi janë blu sepse kjo është ngjyra e qetësisë. Me kalimin e kohës, bluja është lidhur me vendosmërinë, besueshmërinë dhe besnikërinë (po ta keni vënë re, shumë uniforma janë blu). Njerëzit janë më produktivë në një dhomë blu sepse janë të qetë dhe të fokusuar tek ajo që kanë në dorë. Disa studime tregojnë se peshëngritësit ngrejnë më tepër pesha në një palestër blu – në fakt, pothuajse të gjitha sportet kanë më tepër sukses në mjedise blu.

Me pelqen shume kjo ngjyre.
Thone se esht me shume ngjyre cunash.
 
PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

E kuqja

E kuqja është ngjyra e energjisë. Ajo lidhet me lëvizjen dhe me emocionet. Njerëzit e rrethuar nga e kuqja ndjejnë se zemra e tyre rreh shumë shpejt. Kjo është absolutisht ngjyra e gabuar për dhomën e një foshnjeje por është e përsosur për t’i bërë njerëzit të gëzuar. Veshja e rrobave të kuqe e bën njeriun të duket paksa më i shëndoshë dhe natyrisht të dallohet më lehtë nga të tjerët. (Disa studime tregojnë se makinat e kuqe bëhen më shpesh viktimë e gjobave, por kjo vjen ndoshta sepse ata që kanë makina të kuqe i ngasin ato më shpejt ose polici i vë re më shpejt makinat me këtë ngjyrë). E kuqja nuk është ngjyrë e mirë po të përdoret më shumë se sa duhet, por përdorimi i një njolle të vogël të kuqe aty ku duhet është diçka me vend në disa raste (një shenjëz e kuqe në një dhomë neutrale tërheq vemendjen e vizitorit një kravatë e kuqe me një kostum blu dhe me këmishë të bardhë krijon energjinë e duhur për të tërhequr syrin. E kuqja është simbol i jetës (i jetës së kuqe si gjaku!) dhe për këtë arsye, është ngjyra që veshin nuset në Kinë. E kuqja përdoret në festat që kanë si temë dashurinë dhe bujarinë (trëndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.) por ngjyra e vërtetë e dashurisë është roza. Ngjyra rozë është më qetësuesja e të gjitha ngjyrave – shpesh, kriminelët më të rrezikshëm vendosen në qeli ngjyrë rozë sepse siç tregojnë studimet kjo ngjyrë shterron energjitë dhe qetëson agresionin.
e adhuroj shume kte ngjyr ..
 
[email protected]

♡ KaFe Pa SHeQeR ♡
Anëtar
Apr 11, 2010
Postime
12,112
Pikët
113
Vendndodhja
N'shpin Time :P

Ngjyra ime e preferuar :)
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Psikologjia e ngjyrave

Si piktor qe jam smund ti ndaj por.......Portokallja

Top