• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Psikologjia ne sherbim te shendetit ...

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Psikologjia në shërbim të shëndetit
AUTOSUGJESTIONI
Pikërisht LUTJA ishte ajo që me mbajti të shëndoshë dhe vital gjatë të gjithë sfidave qe i kaluam, në periudhën largimit të parë nga puna në vitin 1990, papunësia deri në vitin 1998, shkelja e fushave të betejës gjatë betejës së UÇK-së nga Prekazi i Jasharajve e deri në Tropojë të Junikut, largimi i dytë nga puna dhe periudha e pushimit deri në pension nëse e përjetoi. Të jetoi edhe dhjetëmijë vjet kamë çfarë të punoi. Por edhe të vdes edhe pa e shkruar këtë përvojë timen nuk me mbet asgjë siç thotë populli zhig.
Isha student i vitit të katërt pran Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë. Shoqërohesha me një student të vitit të pestë në mjekësi i quajturi Amir, me kombësi boshnjake. Ishte muaji prill, fundi i semestrit të tetë, Amiri më tha: “zotëri Hasan tani po përfundon me studime. Si inxhinier me siguri se do të zësh një post udhëheqës. Sado që është i vogël, ke me pas punë me njerëz. Do të shkosh në mbledhje, në tubime të ndryshme, do hani dhe do pini kohë e pa kohë. Pran të gjitha këtyre, me siguri do të keni dhimbje koke, assesi mos lejo veten qe te rrini pa kokrra të kokës siç quhen Analgin. Pas çdo mbledhje, kur do bie për të fjet, e pinë një kokërr dhe nuk do të dhemb koka”. Këshillin e tij e dëgjova dhe ashtu veprova deri në vitet e nëntëdhjeta. Gjatë periudhës së punësimit vërejta një dukuri shumë të qartë dhe shumë interesante. Në momentin kur në gjep e kisha Analginin, koka nuk me dhembte, ndërsa kur nuk e kisha në gjep Analginin koka me dhembte. Atëherë konstatova se Analgini ishte pikërisht sugjestioni i Amirit që në psikologji quhet heterosugjestion.
Me largimin tim nga puna, i vetmi shpëtim i imi, ishte të angazhohem me diç edhe pse nuk më sjelltë dobi as mua as familjes sime. Mirëpo, qëllimi ishte ta ruaj shëndetin tim me një angazhim edhe pse nuk ishte përfitues material. Në bibliotekën tima kisha libra të fushave të ndryshme shkencore. Material të bollshëm dhe të kompletuar kisha nga mbrojtja e bimëve, si ai praktik dhe teorik. Atëherë, bleva një makinë të madhe shtypi “Oliveti”. Fillova të sistemoi materien qysh prognoza, nga hulumtimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve, si dhe verifikimin dhe luftimi i tyre. Siç thash më parë, kisha materie të mjaftuar teorike, ilustruese, fotografi dhe provojë shumëvjeçare.
Fillova të shkruaj, jo për autorësi, por në mënyrë instinkte të shkruaj, duke angazhuar trurin në diç më të “mençur” se sa të merrem me politikë ditore dhe thashë e thëna. Rrallë dilja në qytet. Kur dilja, kolegët dhe miqtë e mi ishin shumë kureshtar dhe më pyesnin; “ku je bre aq shumë ditë nuk të kemi pa”. Mua më dukej se ishte pyetje më e pëlqyer, sesa kur kishin më me thënë; “ah bre na shurdhove me këto dokrra” .
Kur kalova faqen e tetëqindtë duke shkruar si një lloj enciklopedie për mbrojtjen e bimëve, komshiu im Besnik Lajqi (Beni) ja behu dhe bëri çudi se si shkruaja tetë deri në dhjetë orë në ditë pa pushu. Duke pushuar dhe duke pi kafe Besniku më tha; “baci Hasan e pabesuar është kjo çfarë po bënë, mirëpo, të kisha propozuar të pushosh pak duke lexuar një libër qe kam me ta sjellë tani”. Nga kureshtja i thash; “sjelle”. Shkoi në banesën e vet dhe e solli librin e premtuar. Ballina e këtij libri ishte e shkruar me këto shkronja; autori Kurt Tepewein, ndërsa titulli Shkolla e lartë e hipnozës.
Unë nuk kisha shijuar materie të kësaj fushe shkencore. Mirëpo, kureshtje shumë të madhe më zgjoi një thënie në faqen e parë të këtij libri si vijon; “do vjen koha kur pasardhësit tonë, do të tallen me neve, sesi ne shërohem me ilaçe. Njëzetepesë përçin të sëmundjeve kanë burim biologjik që duhet trajtuar me ilaçe, ndërsa 75% të sëmundjeve kanë burim psikik që duhet trajtuar me metoda psikike. Kjo thënie bukur fort me ngacmoi, sepse pikërisht shkruaja për të ruajt shëndetin nga sfidat që përjetoja dhe që në vijim do i përjetoja, në kohen më të tensionuar të Kosovës gjatë një shekulli.
Nga tavolina largova materialin e mbrojtjes së bimëve dhe e hapa librin e sjellë nga Besniku. Fillova të përkthej nga gjuha kroate në atë shqipe. Kur kaluan njëzetepesë ditë e shtypa në gjuhën shqipe dhe atë në dy kopje, një për mua dhe një për Besnikun. Përveç shkrimit e lexova me shumë vëmendje, se për mua ishte materie e re dhe shumë interesante. Kur mendoja se në shërim bënë pjesë e tërë medicina botërore 25 %, ndërsa pjesën tjetër duhet të trajtojnë psikologët ajo mu duk diç e madhe. Pas këtij libri fillova të lexoi: Frojdin, Fromin, Jungun, Emil Coue, Skot Peck, Dale Karnexhi e shumë psikolog tjerë me famë botërore.
Vitin e dytë nga largimi i punës, hapa një shitore për gjëra ushqimore. Përballë shitores sime gjendej një barnatore humane në të cilën punonte Sali Tolaj magjistër i farmakologjisë. Gjatë shkëmbimit të mendimeve unë tregova se çfarë po lexoi, njëkohësisht i tregova rastin e Analginit. Pa hezituar me tha; “pasi që lexon aq shumë, unë do ja marr një libër vëllait tim kirurg në Gjakovë, libri quhej; “Si të bëhesh Zot i vet vetës”, autor Emil Coue-së. Ditën e nesërme ma sjelli librin. Libri kishte vëllim prej rreth 200 faqe dhe bënte fjalë pikërisht për shërim me anë të sugjestionit. Materia e këtij libri mu lidh ngushtë me sugjestionin e më parë shkruar që Amiri ma sugjeroi analginin gjatë ditëve si absolvent.
VEPRIMET SHËRUESE
Qëllimi im i parë dhe qenësor ishte evitimi i dhimbjes së kokës. Në bazë të librit të Emil Coue-së e formulova Lutjen (sugjestionin) e parë:
“Nga dita në ditë, nga ora në orë, nga minuta në minutë, në çdo kohë, në çast dhe çdo aspekt koka ime është gjithnjë më e shëndoshë më e freskët dhe më funksionale”.
Kjo lutje, apo sugjestion duhet fol në formë pëshpëritje, në momentin kur bie në mbrëmje të flejë dhe pasi që të mbulohesh me mbulesë dhe të rehatohesh, po ashtu në mëngjes pa u ngritë i/e përgjumur, në mënyrë që të flitet pa kurrfarë pengesash, nga ngacmimet e jashtme apo të brendshme. Sipas Coue-së duhet përsëritë njëmbëdhjetë herë. Unë këtë sugjestion e kam përsëritë nga njëzetedy herë. Nuk ka kaluar muaji i terë, dhimbje të kokës nuk kamë pas fare. Këtë e kamë filluar në vitin 1990. Pa marrë parasysh a kam pas grip, dhimbje të dhëmbit apo çfarëdo çrregullimi, koka nuk me ka dhimbtë. Mirëpo, e vërtetë është se kalova në shprehi, kështu që nuk bija as që u ngritsha nga krevati pa bërë këtë lutje (sugjestion).
Lutja e dytë: (lutja për gishtin e vogël të dorës së djathtë nga reuma)
“Nga dita në ditë, nga ora në orë, nga minuta në minutë, në çdo kohë, në çdo çast dhe në çdo aspekt, gishti i vogël i dorës sime të djathtë, gjithnjë është më i shëndoshë më i mirë dhe më funksional”
Vërejtje: çdo lutje bëhej 11 herë, mirëpo unë bëja 22 herë. Kur kalova në shprehi, çdo sugjestion apo lutje e bëjë 33 herë në mbrëmje dhe në mëngjes, qysh se nga viti 1990.
Lutja e tretë: (bëhet fjalë për unazën e plasur të kurrizit)
“Nga dita në ditë, nga ora në orë, nga minuta në minutë, në çdo kohë, në çdo çast dhe çdo aspekt, unaza ime e kurrizit gjithnjë më është më e shëndoshë më e mirë dhe më funksionale”.
Pasi që u eliminuan këto çrregullime, fillova me sugjestionin final për mirëqenien e përgjithshme, timen, familjare dhe rrethin ku unë jetoi dhe veproi. Ja lutja (sugjestioni) kapital dhe për mua i artë që e pëshpëriti 33 herë në çdo mbrëmje dhe në çdo mëngjes në mënyrë permanente pa hezituar fare dhe me gjithë ëndje. Them se është sugjestion i artë, sepse rrallë herë mund të pëshpëriti tridhjetetre herë deri në fund pa me zënë gjumi, ndërsa në mëngjes deri sa pëshpëriti tridhjetetre herë unë plotësisht kthjellëm. Ky është sugjestioni im kapital:
“Nga dita në ditë, nga ora në orë, nga minuta në minutë, në çdo kohë, në çdo çast dhe në çdo aspekt unë gjithnjë jam mirë e më mirë”
Sipas vlerësimeve të mia, unë jam një ndër familjarët më të lumtur. Në vitet e mia kam shëndet të përsosur dhe kurrfarë telashe as ekonomike apo shoqërore në rrethin ku unë jetoi dhe veproi. Si unë, si bashkëshortja, djemtë, gocat e të gjithë me radhë janë të kënaqur me jetën e tyre të pavarur dhe vet pohuese.
Përveç lutjeve (sugjestioneve) që i mësova nga i famshmi Emil Coue nga i cili kamë përfituar shumë, fillova të lexoi autor tjerë, apo të formuloi sugjestione tjera në bazë të referimit të Coue-së. Ja një lutje që bëjë në banje duke u pastruar:
Duke hy në banjë duke kënduar flas këtë sugjestion: “Hy në banjë mu pastrua, shpirt dhe trup mi freskua, mi freskua dhe fisnikërua, e me shëndet mu pasurua”.
Duke u pastrua flas: “Jam në banjë tu pastrua, shpirt dhe trup tu freskua, tu freskua dhe fisnikërua e më shëndet tu pasurua”
Refreni gjatë larjes: “Krah për krah ne tavolinë, ballë për ballë më shëndet rrimë, shëndeti im o shëndeti im, më zbukuron dhe më mbushë gëzim”. Duke u pastruar, pas çdo sugjestioni e them këtë refren në formë kënge.
Duke dalë nga banja: “Dal nga banja i pastruar, shpirt dhe trup të freskuar, të freskuar dhe fisnikëruar e me shëndet i pasuruar”.
Këto ishin sugjestionet apo lutje t e mia tetëmbëdhjetë vjeçare.

MË LARG PËR SHËNDET
KNEEYPE (KNAJP):
Shëndeti varet nga:
1. Shëndeti - varet nga ushqimi i freskët dhe i shëndoshë,
2. Vitaliteti – varet nga angazhimi fizik,
3. Mençuria – varet nga leximi dhe shkëmbimi i mendimeve me dijetar,
4. Bukuria – varet nga aktiviteti i rregullt dhe i shpeshtë seksual.
Këto që shkrova i vërtetojnë shumë autor tjerë, të perëndimit lindjes etj, e sidomos serbi Stankoviq në librin e tij “MEDICINA HYJNORE”
Psikologji:
“Lutjet duhet bërë në gjuhen që kupton mirë, kurrsesi në gjuhen që nuk e kupton”- E. Coue.

Lutja është ngacmim i neuronit, ku përmes sinapsës merr urdhëresat nga fjalët e pëshpëritur i dërgon në qendër përkatëse nervore. Ndërsa, qendra nervore elaboron kërkesën e fjalëve, nga vendimet e marra të qendrës nervore, po ashtu neuroni i dërgon në nyejt nervore të cilët kanë për detyrë të krijojnë antitrupa, apo ushtar mbrojtës që kanë për detyrë luftimin e çrregullimit përkatës në organizëm.
MEDICINAHYJNORE
( e lexova, e provova dhe pata durim të mos e ndërpres provën deri në arritjen e rezultatit)
Aty shkruan serbisht: “masiraj muda hladnom vodom jedan do dva minuta svakog dana, posle duzeg vremena dogodice se çudo”. Shqip: “bëjë masazhë testikët me ujë të ftohtë një deri dy minuta për çdo ditë, pas një kohe shumë të gjatë do të përjetoni mrekulli”.
Ky është kapitull në veti më të cilin është marrë pikërisht KNEEYP-i në librin “SHËRIMI ME UJË”, të cilin libër ma ka marrë NN personi dhe assesi nuk e kthen.
Me veprimtarinë e cekur lartë, fillova menjëherë të merrem pasi që lexova librin në vitin 1990. Pata durim të pres rezultatet solide në vitin 2006. Tani në vitin 2007 dhe 2008 është dalë fjala e vërtetë e Stankoviqit për mrekullit e paraqitur.
Në lidhje më këtë, pa keqardhje, pasi që Frojdi më “autorizon”: në vitin 1995, në kapilaret sipërfaqësore të testiteve filluan të paraqitën njolla të zeza jo të mëdha në formë puçrrash. Njollat e paraqitura ishin krijuar nga koagulimi i gjakut që ndodhej në kapilare. Me masazhin permanent për dy vite janë largu në tërësi, dhe sipërfaqja e tyre kam marrë ngjyrë tërësisht të kuqrremt.
Këtë fenomen e kamë lidhë me larjen e fytyrës me ujë të ftohtë. Uji i ftohtë provokon qarkullimin më të shpejtë të gjakut, kështu që nuk lejon formimin e gjepave as koagulimin e gjakut në arterie të gjakut e sidomos te testitet të cilët gjithmonë jan të mbuluar, mbyllur dhe nuk “stofin dritë me sy”, siç është fytyra .
Jam shumë i bindur se edhe dy çrregullime të organizmit kishin mu largu me ujë. Njëra është krijimi i venave në këmbë, të cilat duhet futë në funksion për të ecur, njëkohësisht duhet bërë masazh me ujë të ftohtë së paku dy minuta nga dy herë në ditë, atë në mbrëmje dhe në mëngjes.
Gjithashtu, sa kamë informata nga ilakëja ime të gjithë ata që marrin tahret me ujë të vakt, përjetonin “shula” në anus.
Kjo është një uverturë e imja shëndetësore gjatë periudhës njëzetë vjeçare.
salihaj nuk është në linjë e de Coue", Philippe Remy.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
995
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Psikologjia ne sherbim te shendetit ...

Si pertac qe jam nuk e lexova me fal.
 

alem_de

Super Anëtar
Anëtar
Apr 12, 2010
Postime
995
Pikët
38
Vendndodhja
Gjermani.
Përgjigje e: Psikologjia ne sherbim te shendetit ...

Te permtoj se do ta lexoj nje dite tjeter.Sot me intereson dicka tjeter me shume
 

Persona

:)
Anëtar
Jan 31, 2012
Postime
18,114
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia ne sherbim te shendetit ...

personalisht per disa arsye qe nuk po i permend tani, jam pro profesionit se psikologut ne dobi te shendetit mendor te njerezve qe kane nevoje. por po aq e rendesishme per mua eshte qe psikologet te jene vazhdimisht nen kontroll nga psikologe te tjere, ne menyre qe gjithnje te garantohet i shendetshem stabiliteti i tyre mendor. ne rast te kundert, mund te krijoje deme reale, sidomos kur marrin ne kure persona ne moshe te re.
e them kete per arsye se disa here me ka qelluar te ndeshem me profesioniste te kesaj fushe, dhe pershtypja qe me kane lene ka qene jo dhe aq e mire per sa i perket gjendjes se tyre psikologjike. hera e fundit qe pikerisht dje me nje paciente me profesion psikoterapeute, te ciles po i pergatisja kartelen klinike sepse do shtrohej per nje operacion pas nje aborti spontan qe kishte patur. kjo gruaja ne te kaluaren kishte vuajtur per disa vite nga anoreksia, shtatzanine aktuale e kishte perjetuar qe ne fillim me fiksime ndonese te justifikuara nga probleme reale meqe shtatzania ishte qe ne fillim me rrezik, por gjithsesi ne javet e para. kishte arritur deri aty sa te genjente ne urgjence se ishte rrezuar vetem qe t'i benin nje ekografi, edhe pse kontrollin do e kishte diten tjeter, bazuar ne faktin se kishte ndjere gjoksin me pak te fryre. kur e pyeta nese kjo ishte shtatzania e pare apo jo, u pergjigj qe zyrtarisht po, sepse sipas saj kishte humbur edhe nje shtatzani tjeter per arsye qe as vete nuk dinte t'i percaktonte qarte, "keshtu e ndiej" thoshte. por ajo qe me bente me shume pershtypje ishte menyra sesi ajo u pergjigjte, shume e corientuar dhe aspak e qendrueshme. te ishte ne doren time, une ia kisha hequr licensen e psikoterapeutes qe ne ate moment.
nuk e di si funksionon ne rastet e psikologeve...di qe testohen nga koleget e tyre, por nuk e di sa shpesh behen keto testime dhe si?
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,505
Pikët
113
Përgjigje e: Psikologjia ne sherbim te shendetit ...

personalisht per disa arsye qe nuk po i permend tani, jam pro profesionit se psikologut ne dobi te shendetit mendor te njerezve qe kane nevoje. por po aq e rendesishme per mua eshte qe psikologet te jene vazhdimisht nen kontroll nga psikologe te tjere, ne menyre qe gjithnje te garantohet i shendetshem stabiliteti i tyre mendor. ne rast te kundert, mund te krijoje deme reale, sidomos kur marrin ne kure persona ne moshe te re.
e them kete per arsye se disa here me ka qelluar te ndeshem me profesioniste te kesaj fushe, dhe pershtypja qe me kane lene ka qene jo dhe aq e mire per sa i perket gjendjes se tyre psikologjike. hera e fundit qe pikerisht dje me nje paciente me profesion psikoterapeute, te ciles po i pergatisja kartelen klinike sepse do shtrohej per nje operacion pas nje aborti spontan qe kishte patur. kjo gruaja ne te kaluaren kishte vuajtur per disa vite nga anoreksia, shtatzanine aktuale e kishte perjetuar qe ne fillim me fiksime ndonese te justifikuara nga probleme reale meqe shtatzania ishte qe ne fillim me rrezik, por gjithsesi ne javet e para. kishte arritur deri aty sa te genjente ne urgjence se ishte rrezuar vetem qe t'i benin nje ekografi, edhe pse kontrollin do e kishte diten tjeter, bazuar ne faktin se kishte ndjere gjoksin me pak te fryre. kur e pyeta nese kjo ishte shtatzania e pare apo jo, u pergjigj qe zyrtarisht po, sepse sipas saj kishte humbur edhe nje shtatzani tjeter per arsye qe as vete nuk dinte t'i percaktonte qarte, "keshtu e ndiej" thoshte. por ajo qe me bente me shume pershtypje ishte menyra sesi ajo u pergjigjte, shume e corientuar dhe aspak e qendrueshme. te ishte ne doren time, une ia kisha hequr licensen e psikoterapeutes qe ne ate moment.
nuk e di si funksionon ne rastet e psikologeve...di qe testohen nga koleget e tyre, por nuk e di sa shpesh behen keto testime dhe si?
Basic Instict eshte GREAT MOVIE!
 
Top