• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Publikohen detajet e Windows Phone 7 Chasis 2

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Së fundmi, ne kemi dëgjuar shpesh për versionin e ri të sistemit operativ Windows Phone 7, ndërsa këtyre ditëve kemi pasur rastin të shohim shumë prodhues të cilët e kanë zgjedhur këtë platformë për telefonat e tyre të mençur, të cilët ata planifikojnë t’i lansojnë së shpejti.
Shumë prej këtyre pajisjeve të reja mobile do të bazohen në kategorinë e parë, Windows Phone 7 Chasis 1, që do të thotë se ato do të kenë ekran të madh, të ndjeshëm në prekje, dhe vetëm tre butona fizik në pjesën e përparme të telefonit.

Në tashmë kemi parë se njëra prej këtyre pajisjeve hyn në këtë kategori. Pikërisht, bëhet fjalë për HTC 7 Trophy.

Tani, janë paraqitur edhe zyrtarisht të gjitha specifikat e telefonave të mençur Windows Phone 7 Chasis edhe për kategorinë 2, dhe kjo përfshin pajisjet me rezolucion të ekranit prej 480 x 320, bashkë me ato që karakterizohen me tastierë fizike. Këto specifika, këta telefona do t’i bëjnë të ngjashëm me BlackBerry.

Në kuadër të këtij sistemi operativ, do të jetë edhe kategoria Chase 3, mirëpo ende nuk janë bërë të ditura detajet se çka do të përfshijë kjo kategori e telefonave të mençur.
 
Top