• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Publikohen fotot e dasmës së Erjon Bogdanit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa




Tiranë, 25 shtator - Ndonëse ishte një dasmë madhështore, fotot e martesës së Erjon Bogdanit me modelen dhe juristen italiane Rosela Ariodante janë mbajtur sekret. “Bluetooth” sjell këtë herë fotografitë e kryera nën aparatin e një prej fotografëve më të mëdhenj në Itali, Carmine Napolitano, gjatë dasmës së sulmuesit shqiptar më 7 qershor në Napoli. Albumi i Bogdanit me nusen e tij është konsideruar një nga më të bukurit e agjencisë “Nolano”, një prej më të njohurave në vendin përtej Adriatikut. Erjoni dhe Rosela shfaqen në det, në bukuritë e fshatrave italianë apo në mjedise intime. Dasma e futbollistit të kombëtares shqiptare dhe e modeles së njohur italiane, ishte një prej më të përfolurave në verë, madje jo vetëm në Shqipëri. Për Bogdanin, viti 2010 ka qenë një vit ndryshimesh të mëdha, duke nisur nga statusi në jetë, te ndryshimi i klubit nga Kievo te Çezena dhe së fundmi, tek fakti që ai ka rinisur të gjejë golat. Bogdani ka shënuar ndaj Milanit dhe ndaj Leçes, ndërsa tashmë ka ndryshuar edhe mënyrën e të festuarit, duke puthur gjithnjë unazën e martesës pas golave. “Është një dedikim edhe për nusen time”, thotë sulmuesi kuqezi.
 

WALCHIRIA

Best Of Me
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
4,195
Pikët
113
Përgjigje e: Publikohen fotot e dasmës së Erjon Bogdanit

Bogdani ka shënuar ndaj Milanit dhe ndaj Leçes, ndërsa tashmë ka ndryshuar edhe mënyrën e të festuarit, duke puthur gjithnjë unazën e martesës pas golave. “Është një dedikim edhe për nusen time”, thotë sulmuesi kuqezi.
Ohhh so sweet ....
 
Top