• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pulë në mënyrë braziliane

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


për 4 persona

* 750 gr gjoks pule
*1 limon
* 2 kokë qepë
* 2 thelpinj hudhër
* 40 gr margarinë
* 4 domate
* 200 ml ujë
* 1 spec djegës
* 30 gr miell misri
* majdanoz
* 1 lugë piper i bardhë
* vaj, kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:
Gjokset e pulës i presim përgjysmë. Hedhim mbi to kripë dhe piper të bardhë të grirë.
E grijmë qepën dhe hudhrën dhe i vëmë në një enë. Çdo copë gjoksi pule e kalojmë në qepë dhe hudhër. I lëmë të qëndrojnë për dy orë, për ta mpirë shijen e qepës dhe hudhrës. Pastaj, copët e mishit i kalojmë në miellin e misrit dhe i skuqim në margarinën e shkrirë.
I kaurdisim domatet në ujë të valuar, i qërojmë dhe i presim në kube.

Në tigan tjetër në zjarr hedhim vaj dhe në të e skuqim qepën e mbetur. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë copët e domateve. E shtrydhim limonin dhe lëngun e hedhim në tigan. Hedhim piper të bardhë, majdanoz të grirë dhe specin djegës të grirë. E shtojmë edhe ujin. Pastaj, në tigan i vëmë copët e mishit të skuqura.

Në njërën anë të pjatës i servirim copët e mishit. Në anën tjetër i servirim perimet e përziera. Sipër mishit e hedhim salcën në të cilën përgatitej.
 

Apollyon

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 16, 2010
Postime
134
Pikët
0
Vendndodhja
periferi
Përgjigje e: Pulë në mënyrë braziliane

Rrofsh Sea per kto receta.
 
Top