• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pule me arra

SnAke

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 9, 2009
Postime
87
Pikët
0
- pule 500-600 g
- gjalpe 50g
- arra 2 filxhane kafeje
- hudhra 1 kokerr
- uthull 2 luge gjelle
- miell 1 luge gjelle
- kripe, piper

Gatimi:

Pula e pastruar dhe e lare pritet ne thela, vendoset ne tenxhere, hidhet uje i vluar aq sa te mbulohen thelat, shtohet pak kripe, piper i zi dhe zihet ne zjarr te ngadalshem derisa te behet gati. Ne nje tenxhere me gjalpe kaverdiset mielli, shtohet lengu i pules duke e perzier mire qe te mos krijohen kokrra dhe lihet te zieje per 2-3 minuta derisa lengu te trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe perzihet me arra te shtypura. Salca rregullohet me hudhra te shtypura, uthull, kripe, piper te zi e thelpinj arre dhe mbahet ne vend te ngrohte, por pa marre vale. Gjate servirjes ne pjate vendoset pula e cila mbulohet me salcen e pergatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniture.
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,119
Pikët
113
Përgjigje e: Pule me arra

Arrat n'a vinin nga Veriu i Shqiperise. Me thase. I sillte xhaxhai qe punonte si inxhinier gjeolog minierash. Ai ishte i punesuar si ekspert i digave te hidrocentraleve.

Arrat ishin te rralla ne Shqiperi POR gjithmone mbanim menjane te fshehura nje sasi per t'a perdorur kur nje cift i ri bente kembe per here te pare ne familjen tone.

Para nja dy ditesh me shkoi mendja tek kjo recete. Gjyshja ime ishte eksperte. Kjo gjelle quhej "gjella e ciftit".

Kur u fejova nje tiranas me emrin Spartak na ftoi per dreke dhe per nder te lidhjes se aleances tone na serviri nder shume te tjerash kete gjelle.


Dje cava ca arra. Mjaftueshmerisht per te bere amaretat e mia te preferuara si dhe gjellen e ciftit.

Ca zakone nuk duhet te harrohen.


Dea
 

*ARiel*

Tip i qetë
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
9,468
Pikët
113
Vendndodhja
Planet earth
Përgjigje e: Pule me arra

Ça rastesie! Dhe une çava ca arra dje. Dhe i hengra.
 

*ARiel*

Tip i qetë
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
9,468
Pikët
113
Vendndodhja
Planet earth
Përgjigje e: Pule me arra

E une mbreme shkrova diku

Pule me arra. :)
Ne e bejme pule me qull me arra :) ndryshe nga ketu. Dhe e jona eshte me e shijshme. Biles ja kam bere dhe burrit dhe thote kur do na besh nga ai qulli me arra si nga krahina jote :p dmth e pelqen :d
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,225
Pikët
113
Përgjigje e: Pule me arra

po, po qashtu :D te kenoqin arrat :D kur isha ne fund te shtatorit ne tu Lugines, kisha nje çante te vogel dhe para se te nisesha e shikoj ma kishin mbushur me arra :D merri se jane bio. U thash jeni ne vete ju, po marre arra ajroportave ne çante dore, mire qe nuk e kishin futur edhe nje gur ti çaja kur te hipi te ballonja :D

Ndersa arrat me pelqejne kur jane te fresketa, te sapovjelura. Te thara nuk e kane shijen edhe aq.
 

Stelar

white light
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
33,134
Pikët
113
Përgjigje e: Pule me arra

e ka pas bere gjyshja ime shume te mire , loved it .

un sdi ta bej do e provoj njeher kte receten te shoh ca do qullos
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,225
Pikët
113
Përgjigje e: Pule me arra

Ku ka pula me arra, ka vetem dhakum me arra :D

Jo po, gjeldeti me lajthia edhe nje nju kombinejshen :D ku i dihet kombinim i mire, nevojitet nje gjeldeti dhe nje thes lajthia. :D
 

Stelar

white light
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
33,134
Pikët
113
Përgjigje e: Pule me arra

ske provuar ndonjehere ti Pirato? eshte kombinim shume I mire dhe pse duket ne pamje te pare sikur nuk shkon.
sot kane filluar dhe sallatrat I bejne me shege arra etc … kombinime interesante .

provoje pastaj hajt fol :D
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
12,405
Pikët
113
Përgjigje e: Pule me arra

Gjyshja ime bënte kokën e shelegut me arra....
 

L0v3rm4n

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2019
Postime
5,484
Pikët
113
Përgjigje e: Pule me arra

Arrat n'a vinin nga Veriu i Shqiperise. Me thase. I sillte xhaxhai qe punonte si inxhinier gjeolog minierash. Ai ishte i punesuar si ekspert i digave te hidrocentraleve.

Arrat ishin te rralla ne Shqiperi POR gjithmone mbanim menjane te fshehura nje sasi per t'a perdorur kur nje cift i ri bente kembe per here te pare ne familjen tone.

Para nja dy ditesh me shkoi mendja tek kjo recete. Gjyshja ime ishte eksperte. Kjo gjelle quhej "gjella e ciftit".

Kur u fejova nje tiranas me emrin Spartak na ftoi per dreke dhe per nder te lidhjes se aleances tone na serviri nder shume te tjerash kete gjelle.


Dje cava ca arra. Mjaftueshmerisht per te bere amaretat e mia te preferuara si dhe gjellen e ciftit.

Ca zakone nuk duhet te harrohen.


Dea
Çfare lloje çiftesh duhet te jene keta qe hane hudhra? ?
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,119
Pikët
113
Çfare lloje çiftesh duhet te jene keta qe hane hudhra? ?
Keto lloj ciftesh nuk lejojne vampirat t'u qasen.

Vampiri e urren hudhren.

Une e dua por nuk e ha dot sepse tensionin e gjakut e kam shume te ulet.

Kur tensioni i gjakut eshte i ulet atehere sasia e kohes qe gjaku merr per te furnizuar trute me oksigjen eshte me e madhe. Hudhra eshte per njerezit te cilet kane tension te larte.

Sa me i larte te jete tensioni aq me te ngushta jane venat dhe e kunderta.

El
 
Top