• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qelitë me plazma televizorë

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
562
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Kriminelët norvegjezë tash mund të vuajnë dënimin në burgun luksoz në të cilin kanë një banjë të veten, si dhe aparate moderne në dhomën e burgut pa grila në dritare.


Burgu Halden, gjendet afër Oslos, ndërsa për ndërtimin e tij janë nevojitur dhjetë vjet. Në burgun më human në botë do të vuajnë dënimin 252 “fatlumë” të cilët nëpër dhoma kanë luksin e banjave moderne, mini-frigoriferët, bile edhe televizorë plazma.

Po ashtu, për të pasur më shumë dritë dhe për të zvogëluar ndjenjën e izolimit dhe klaustrofobisë dritaret janë pa grila, por me xham të trashë.

Të burgosurit kanë kuzhinë të përbashkët, derisa dhomat e përbashkëta janë të pajisura me orenditë më moderne të kompanisë IKEA.

Po ashtu edhe muret e dhomave të të burgosurve janë të zbukuruara me piktura të artit modern.

Drejtori i burgut tha se kurrë nuk ka pasur përpjekje për tu arratisur, dhe ky burg ka për qëllim promovimin e të drejtave të njeriut.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top