• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qeni “154 vjeçar”

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Qeni Billy nga Yorkshire ka 22 vite njeriu, por nëse krahasohet me vitet e jetës së qenit atëherë ai mund të krahasohet me një qen 154 vjeçar. Mendohet se ky është qeni më i vjetër në botë sepse ka mposhtur qenin i cili momentalisht mban rekordin sipas librit të rekordeve Guinness me 21 vjet dhe 94 ditë.
Pronarja e qenit Betty Holdsworth (71 vjeçe) thotë se qeni i saj ende është plotë jetë edhe pse nuk i ka më shumicën e dhëmbëve dhe është i verbër në njërin sy. Ende dy herë në ditë del në shëtitje dhe ende sillet si të ishte këlysh.

“Billy është qen shumë i dashur dhe gjithmonë i pëlqen të jetë afër meje. I pëlqen ta përkëdhel”, thotë Betty. Billyn e kishte adoptuar nga një azil qensh, pasi pronarja e tij e mëhershme kishte vdekur.

Në njërin prej ditarëve ajo shkroi se e kishte blerë qenin në vitin 1988. Betty sqaroi se tash ajo ndihet e plakur dhe ka marrë një qen plak, por nuk e kishte paramenduar se ai mund të jetë aq i lazdruar. Ajo thotë se shpejtë u mësua me të. Alex Darwell nga azili i qenve thotë se Billy ende është në “kondicion” të mirë.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113
Përgjigje e: Qeni “154 vjeçar”

Eee ka pas rinin e fort qeni ...:p
 

Irfan CANA

Anëtar i ri
Anëtar
Dec 16, 2011
Postime
1,855
Pikët
0
Përgjigje e: Qeni “154 vjeçar”

I lumtë pronares që u kujdes për të.
 
Top