• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qeni më i shtrenjtë në botë shitet për një milion euro

Dard1

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 16, 2011
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Peje

Qeni i racës mastif tibetian me qime të kuqe është qeni më i shtrenjtë në botë pasi u shit për një milion euro, shkruan Telegraph.

Mastifët tibetian janë qenë të mëdhenj të cilët janë posesiv ndaj pronarëve të tyre. Në të kaluarën ata kanë ruajtur kampet nomade dhe manastiret në Tibet. Vlerësohet se këta qenë janë njëra ndër racat më të vjetra në botë, ndërsa legjenda thotë se Ghenghis Khan dhe Buda kishin nga një qen të tillë.

Besohet se këta janë racë e pastër “kineze” e cila është shumë e rrallë jashtë Tibetit, e që dallon prej qenve tjerë. Çmimet e këtyre qenve vitet e fundit janë rritur nga 500 në qindra mijëra euro.

Sipas fjalëve të pronarit Lu Liang, qeni Hong Kong i vjetër vetëm 11 muaj, është i gjatë 90 centimetra dhe i rëndë më shumë se 80 kilogramë. Duke mos zbuluar detaje tjera, Lu tha se njërin prej këtyre qenve e shiti për një milion euro një multimilioner nga Kina veriore i cili është pronar i një miniere qymyri. /Telegrafi/
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Qeni më i shtrenjtë në botë shitet për një milion euro

Omfg...:O paskan lujt menc njerezit....

smund te jepeshin per bamiresi ato 1 milion euro? Fucking rich people :mad:

30 mije femije do vdesin sot per shkak te varferise. Ata vdesin ne disa prej fshatrave me te varfer te tokes, shume larg prej ndergjegjes se botes. kjo do te thote se 210 000 vdesin cdo jave, 11 milion cdo vit e shumica e tyre jane nen 5 vjec.

Nga 2.2 miliard femije qe ka bota 640 milion nuk kane strehe te pershtatshme, 400 milion jane pa une te pishem, dhe 270 milion pa asnje mundesi te ndonje sherbimi mjekesor.

A jane keto statistika po aq tronditese per ju sa jane per mua? shpresoj qe po. Keto jane fakte te qarta e trullosese te jetes ne boten qe jetojme. Keto po ndodhin ne planetin tone dhe gjate turnit tone te jetes.

P.s Ju kerkoj ndjese qe dola pak nga tema por e pata te pamundur ti rezistoja.
 

atrevido

edamus bibamus gaudeamus
Anëtar
Feb 13, 2011
Postime
3,082
Pikët
0
Përgjigje e: Qeni më i shtrenjtë në botë shitet për një milion euro

E shtypte makina!
 

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: Qeni më i shtrenjtë në botë shitet për një milion euro

qen ferrari koka hiiii haha
 
Top