• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qeveria e kosoves drejt shperberjes

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,878
Pikët
113
Vendndodhja

Lidhja Demokratike e Kosovës do të iniciojë mocion mosbesimi për qeverinë Kurti, ku është dhe vetë pjesë e koalicionit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, të mërkurën mbrëma, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme. Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka qenë kundër inicimit të mocionit të mosbesimit, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës Lumir Abdigjikun. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Mustafa tha se Kurti nuk respektoi marrëveshjen e koalicionit duke mos u konsultuar fare me kryetarin e partisë në koalicion për ta shkarkuar një ministër të saj. Gjithashtu Mustafa tha se ky vendim erdhi edhe si rezultat i rrezikimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti shkarkoi nga pozita e ministrit Agim Veliun, me arsyetimin se gjatë një interviste të mbrëmshme ka shpërndarë panik në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin.
Tv Klan
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,878
Pikët
113
Vendndodhja
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
38,630
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Edhe keta po behen me keq se ata te Tiranes.....smjaftone hallet e pandemise por duhet te ndegjosh e prvash tongerllikun e ketyre shkarpave civile.
 

Oqeani

V.I.P
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,001
Pikët
113
Vendndodhja
Nën hijen qiellore
Mandi, nuk shperdahet jo, e din pse, ata qe jane tani ministra e dine se kurr nuk do ulen më ne ato kolltuqe! Kush lodhet per at far tipin!
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
9,878
Pikët
113
Vendndodhja
Mandi, nuk shperdahet jo, e din pse, ata qe jane tani ministra e dine se kurr nuk do ulen më ne ato kolltuqe! Kush lodhet per at far tipin!
Ore ate e di une qe cdo gje per kolltuqe behet dhe atje, jane bere me keq se keta palacot e shqiperis. Por ajo qe me habit eshte qe sot e gjeten ? Ne keto dite te veshtira qe po kalon gjithe bota ? Me kujtohet ajo shprehja e vjeter”Fshati digjet, kurva krihet!”
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,580
Pikët
113
Ore ate e di une qe cdo gje per kolltuqe behet dhe atje, jane bere me keq se keta palacot e shqiperis. Por ajo qe me habit eshte qe sot e gjeten ? Ne keto dite te veshtira qe po kalon gjithe bota ? Me kujtohet ajo shprehja e vjeter”Fshati digjet, kurva krihet!”
Po ma kurva, qenefa(wc),majmuna, debil, pedera, tradhetare se : hasim taci, isa Mustafa, kadri veseli, agim veliu dhe avdullah hoti nuk ka ne krejt ballkanin ...
Kjo bande bir kurvash qe po na drejton shtetin e Kosoves !
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,580
Pikët
113
Mocioni i mosbesimit i LDK-së, “katastrofik për Kosovën dhe rajonin”
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka paralajmëruar fatkeqësi për tërë rajonin, nëse në Kosovë iniciohet mocioni për mosbesimin e qeverisë.
“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katstrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar në “Twitter” Viola von Cramon.
Von Cramon ka qenë edhe udhëheqëse e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkuren e ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka arsyetuar mocionin duke thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, ka shkelur në disa pika marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ka folur edhe për mospajtimet rreth taksës ndaj mallrave të Serbisë, për çka LDK-ja insiston që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.
________________________________
____________________________
Nje bande mercinash shkavella ballkanik me ne krye hashim gabelin dhe isa matuf shkavellin me rrexue Qeverine shqiptare te Albin Kurtit !
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
9,580
Pikët
113
Çun Lajçi: Eh more Isa Mustafa, u shërove me paret e Kosovës n’Gjermani, dhe u ktheve me shtagë, e me shtagë i rrehe sonte mija votues!

Më: 19 mars 2020 Në ora: 12:16

Çun Lajçi ka reaguar pasi që LDK-ja u largua nga Qeveria e Kosovës.
Postimi i tij ne Facebook:
Të Albini si të Rrahmani Isë
As n’qeverinë e Rrahman Morinës nuk mendove për Kosovën, sepse s’u dinstancove, mbete lojal i Rrahmanit deri sa vdiq!Ke harrua?
Jo, s’harrojmë ne, t’cilve na thoshe se suprimimi i Autonomisë, s’asht e keqe?Ke harrua?

Edhe sot veprove njejt, i mbete lojal Agimit që ia mban strajcën Hashimit dhe u distancove nga të smurit me Koronavirus!
Nga populli u distancove, për nji ministër që e nënçmoi policinë e vet, tue kërkua që ushtria të dal nga kazermat!
Hej Kur ti po kërkoje gjendje t’jashtzakonshme, e prishe kualicionin, i le të smurit t’vdesin në infektive!A thua se do ta falin kur t’sherohen ?
Por s’ke faj ti! Kam faj unë që mbeta idhtar i LDK-së, i viteve t’arta 90-98 dhe i t’shejtit Rugova.Kanë faj mija votues që ta besuen votën!
Eh more Isa Mustafa. U sherove me paret e Kosovës n’Gjermani, dhe u ktheve me shtagë, e me shtagë i rrehe sonte mija votues!Kurrë s’kan me ta harrua!Po m’dhimset Vjosa e Lumniri, se ty t’asht regjë lëkura me hajni e mafi që nga fondi i 3% -tshit dhe nuk çkapësh nga Prontomafia jo!
Ku merzitësh ti sa do t’vdesim nesër ?Sa muaj do t’zgjas dhimbja?
Sa javë do t’kemi pare për bukë? Ti i ke hambaret e Terminaleve e nuk mërzitësh. E ke Hashimin, bankën! Por, e mira asht se t’gjithë vdesim! Po t’gjithë! Zoti e shpetoftë Kosovën prej smundjës, e Ty e Hashimit mos iu çelt sabahi!
Prishtinë, 19.03.2020
________________________________
_____________
Kosova duhet me ia pre shtagat e me qit per toke kete mercine qe era mut i vjen .
 

legjenda

V.I.P
Banned
Anëtar
May 26, 2014
Postime
4,204
Pikët
113
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIUT
https://pinterest.com/pin/create/button/?url=https://ina-online.net/nagavci-qeveria-teknike-pa-vv-ne-nenkupton-se-thaci-do-jete-edhe-kryeminister/&media=https://ina-online.net/wp-content/uploads/2020/01/nagavci-vv.jpg&description=Nagavci%3A+Qeveria+teknike%2C+pa+VV-n%C3%AB%2C+n%C3%ABnkupton+se+Tha%C3%A7i+do+jet%C3%AB+edhe+kryeminist%C3%ABr


Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nëse krijohet një qeveri teknike, pa Vetëvendosjen, atëherë është i qartë se presidenti Thaçi do të jetë edhe kryeministër i vendit.

Nagavci ka thënë se ka përfunduar ajo kohë kur ministrat janë të gjithëfuqishëm dhe askush s’mund të veprojë kundër tyre, derisa thekson se kritikat kur janë konstruktive janë të mirëseardhura.
Ajo shton se nuk ka hatërmbetje me askënd dhe asgjë personale.
Sipas ka plot gjëra për të cilat Qeveria Kurti, tani, dhe në të ardhmen do të mund të kritikohej.
“Në situatë çfarë jemi tani, vëmendja duhet të jetë maksimale dhe të fokusohemi cila do të ishte zgjidhja më e mirë për këtë pandemi. Ka plot gjëra për të cilat do të mund të na kritikonin”, ka thënë Nagavci.
Ajo thotë se sot është takuar me Osmanin, por që nuk kanë diskutuar mbi shkarkimin e Agim Veliut.
“Nuk e kemi diskutuar shkarkimin, dhe shkurt kemi diskutuar se a ka ardhur dekreti, dhe deri në ora 16:00 dekreti s’ka ardhur. Shpresoj dhe dua të besoj që në LDK ka deputetë të tjerë që nuk do ta lënë vendin pa qeveri në kohë të kësaj pandemie. Besojmë se jemi në një situatë ku do të përballemi me sfida edhe më të mëdha, kjo për shkak se ka pasur një stërkeqje në qeverisje. Gjithë ato fjalë që i kemi thënë presim që do të na bëjnë përgjegjës. E rëndësishme është që të mos marrim vendime as për shantazhe, as për t’ia bërë qejfin dikujt”, ka thënë Nagavci.
Ajo thotë se Vetëvendosje nuk do të hyjë në Qeveri teknike, e se në një të tillë Thaçi do të ishte edhe kryeministër.
“Nëse LDK-ja e sjell mocionin atëherë skenari është i qartë. Nëse krijohet një qeveri teknike, pa VV-bë, atëherë është i qartë se presidenti Thaçi do të jetë edhe kryeministër i vendit. Shpresoj se nuk do të bëjnë gabime të tilla. Nuk mund të fshehën përfundimisht duke thënë se ne jemi antiamerikan. Jemi të vetëdijshëm për bashkëpunimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. Dhe sikur kjo kërkesë e LDK-së të ishte e sinqertë atëherë do ta diskutonin në kabinetin qeveritar”, u shpreh ajo.
Ajo shpreson që një gjë e tillë të mos ndodhë.
 

legjenda

V.I.P
Banned
Anëtar
May 26, 2014
Postime
4,204
Pikët
113
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIUT


Me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme nuk pomund të pajtohen nga partia që e drejton Isa Mustafa.
Njëri prej tyre është edhe zëvëndëskryeministri Avdullah Hoti, i cili thotë se Albin Kurti sot nuk e ka shkarkuar Agim Veliun, por veten e tij, duke paralajmëruar fundin e koalicionit LDK-VV.
“Vëmendja jonë ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike.
Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë.
LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë.
Duket qartë se Kurti nuk funksionin kështu. Keq për të.
Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore në një moment të vështirë për vendin”, ka shkruar Hoti në Fb. / GazetaSHQIPTARI.com
 

legjenda

V.I.P
Banned
Anëtar
May 26, 2014
Postime
4,204
Pikët
113
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIUT


Marigona Geci vaja e Gani Gecit po kundërshton procedimin e mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Sipas burimeve kundërshtimin më të fuqishëm po e bënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila i ka bërë thirrje deputetëve të LDK-së që të mos e procedojnë këtë mocion.“Vjosa Osmani e ka kundërshtuar fuqishëm procedimin e mocionit”, tha ky burim i Gazeta Blic.
Pos Osmanit, siç merr vesh Gazeta në mbledhje kundër mocionit ka qenë Marigona Geci deputeti nga Prizreni, Haxhi Avdyli, deputeti nga Suhareka dhe Ardian Shala “Deri tani këta katër deputetë po e kundërshtojnë mocionin”, tha ky burim
 

legjenda

V.I.P
Banned
Anëtar
May 26, 2014
Postime
4,204
Pikët
113
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIUT
Albin Kurti, leader of the Self-Determination movement (Vetevendosje), attends a campaign rally in Mitrovica, Kosovo, September 25, 2019. Picture taken September 25, 2019. REUTERS/Laura Hasani – RC19C993F4C0
Aktorja e dashur për publikun Adriana Matoshi vazhdon të jetë pjesë e medieve rozë shhumë shpesh.


Ajo qëndron mjaftë aktive në rrjete sociale ku së fundmi në një postim të saj në Instagram shkruan se Albin Kurti është zemra e Kosovës.


Ky reagim i saj erdhi për kryeministrin pas vendimit të tij të fundit, duke e shkarkuar ministrin e LDK-së
 

legjenda

V.I.P
Banned
Anëtar
May 26, 2014
Postime
4,204
Pikët
113
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIUT
LDK-ja mblidhet sot - vendos për mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi
Abrashi: Takimet me AAK-në e Nismën patën efekte pozitive, me PDK-në s’jemi takuar

14:53
Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi, ka treguar se LDK-ja nuk është takuar ende me PDK-në.
Ai foli pas takimit që kryetari i LDK-së Isa Mustafa, zhvilloi me atë të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.
“Folën për gjendjen e tashme dhe mocionin e mosbesimit. Takimet kanë pasur efekte pozitive. Me PDK-në nuk kemi pasur mundësi me u taku”, tha Abrashi, raporton Koha.

Pak më herët gjatë ditës, kryetari i LDK-së Mustafa zhvilloi takim me Ramush Haradinajn e AAK-së. Edhe ai tha se do ta votojë mocionin për rrëzimin e qeverisë.
14:40Limaj: Nisma voton mocionin për rrëzimin e qeverisë
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar për Kohën se ka zhvilluar takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
“Besiduam për zhvillimet e fundit rreth mocionit të mosbetimti. Nisma mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë. Ne do të marrim pjesë në këtë mocion, dhe do të votojmë për rrëzimin e qeverisë”, tha Limaj, raporton Koha.
Kryetari i Nismës, ka thënë se nuk e ka pritur që kaq shpejt të marrë fund koalicioni LDK-VV.
“Ishin pa përvojë”, tha ai.
13:57Pas Haradinajt, Mustafa takon edhe Famir Limajn
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas kryetarit të AAK-së, pritet ta takojë edhe atë të Nismës Socialdemokrate, Famir Limajn.

Takimin me Limajn ia kanë konfirmuar KOHËS zyrtarë të Nismës, ndonëse ende nuk dihet se në çfarë ore do të takohen.
13:18Fillon mbledhja e LDK-së, mediat s’lejohen brenda
Ka filluar mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Por, megjithatë mediat nuk janë lejuar të hyjnë në Kuvend ku edhe është duke u mbajtur mbledhja, mirëpo një gjë të tillë e kanë konfirmuar burime të Kohës brenda LDK-së.

12:41Haradinaj: Qeveria Kurti më jetëshkurtra dhe më e dëmshmja
Pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka konfirmuar dhe njëherë se partia e tij është pro rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Qeveria Kurti jo vetëm se do të jetë Qeveria më jetëshkurtër, por edhe më e dëmshmja për Kosovën.
“Sot takova ish-Kryeministrin dhe Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për të diskutuar Mocionin e Mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. E informova z. Mustafa se AAK do të votojë për këtë mocion, sepse Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë Qeveria më jetëshkurtër por edhe më e dëmshmja për Kosovën. AAK përkrah një zgjidhje të shpejtë pas rrëzimit të Qeverisë përbrenda institucioneve të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

12:30AAK-ja përkrah LDK-në në rrëzimin e Qeverisë
AAK-ja do ta përkrahë mocionin e mosbesimit të Qeverisë Kurti, ka thënë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Deklarata e tij ka ardhur pas takimit të Haradinajt me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.
“Tema e diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të qeverisë. AAK-ja është pro rrëzimit”, tha Haradinaj, raporton Koha.

Grupi Parlamentar i LDK-së ndërkaq do të mblidhet në orën 13:00, lidhur me nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Për rrëzimin e Qeverisë janë të nevojshme 40 nënshkrime.
12:19Mustafa dhe Haradinaj në takim – flasin për mocion mosbesimi
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë aktualisht në një takim, është bërë e ditur nga burime të KOHËS.

Takimi i tyre po mbahet në hotelin “Sirius”, në kohën kur LDK-ja ka paralajmëruar mbledhjen e nënshkrimeve për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Grupi Parlamentar i LDK-së ndërkaq do të mblidhet në orën 13:00, lidhur me nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Për rrëzimin e Qeverisë janë të nevojshme 40 nënshkrime.
11:30LDK-ja mblidhet sot - vendos për mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot, lidhur me nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ia ka konfirmuar KOHËS se mbledhja e Grupit Parlamentar do të mbahet sot në orën 13:00 në Kuvend të Kosovës.
“Po, është e vërtetë që do të mblidhemi dhe të diskutojmë për gjendjen e krijuar. Ende nuk kemi diskutuar me asnjë parti lidhur me nënshkrimet për mocion”, ka thënë ai.
Katërdhjetë nënshkrime të deputetëve duhet të mblidhen për inicimin e mocionit të mosbesimit.
Mocioni i mosbesimit për Qeverinë Kurti, pjesë e të cilës është LDK-ja, u paralajmërua të mërkuren mbrëma. Për një gjë të tillë u vendos në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshm
 

legjenda

V.I.P
Banned
Anëtar
May 26, 2014
Postime
4,204
Pikët
113
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIUT



Vjosa Osmani dhe Albin Kurti
Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, në një postim në Facebook ka treguar procedurat që duhet ndjekur në bazë të kushtetutës, për ta rrëzuar Kurtin e më pas të formohet qeveria teknike.
Ai ka theksuar se zgjedhjet janë të pamundura në këtë kohë.

Sipas tij, Vjosa Osmani është afër t’i bashkangjitet LVV-së, për shkak të deklaratave të saj kundër Thaçit.
Postimi i plotë:


Nese vetem ndodhe rrezimi i qeverise Kurti, kushtetutshmerisht eshte komplet e pamundur qe Presidenti Thaci te anashkaloj LV per t’i kerkuar per here te dyte mandatarin per qeverine e re.
Nese vetem ndodhe qe te gjindet nje formule per qeveri teknike, e ne ate qeveri LV nuk do te ishte pjese, cilido proces qe do te pasonte tutje, si psh; taksa, dialogu ose edhe ndonje marreveshje me Serbine, LV do te ishte ne pozicion super te mire te organizonte e rezistonte fuqishem.
Zgjedhje tash eshte gati e pamundur me u mbajte, ose thene me direkt, do te ishte cmenduri e llojit te vet qe te mbaheshin. Mirepo, edhe sikur ato zgjedhje te mbahen pas disa muajve, LV do te jete ne pozicion fantastik qe te fitonte shume me shume sesa ajo qe fitoi me 6 Tetor 2019.
Si pasoje, nese LDK do te shkoj me ndonje opsion ne qeveri teknike me AAK dhe te tjerat, gjasat qe ky subjekt me u perca edhe me shume jane te medha, qe i bije rezultat shume te keq ne zgjedhjet e ardhshme, e bashke me kete, PDK dhe te tjerat do te jene shume me te dobta sesa qe jane aktualisht.
E fundit, fati politik i Vjosa Osmanit brenda LDK thuajse eshte zbehur krejtsisht. Deklarata e saj ne Kuvend qe ‘te heqim taksen e bashke me te edhe Presidentin,’ i ka lene vetem nje rruge Osmanit, e ajo eshte qe t’i bashkangjitet LV që eshte shume afer
 

legjenda

V.I.P
Banned
Anëtar
May 26, 2014
Postime
4,204
Pikët
113
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIUT
Mustafa: S’jam i ri e as aventurier, Kurti ta anulojë vendimin dhe t’i kërkojë falje LDK-së
Foto: Alban Bujari / Koha Mustafa: S’jam i ri e as aventurier, Kurti ta anulojë vendimin dhe t’i kërkojë falje LDK-së

Lideri i Lidhjes Demokrate, Isa Mustafa, ka publikuar letrën të cilën ia ka dërguar kryeministrit të Kosovës dhe partnerit të koalicionit, Albin Kurtit.
Ai thotë se ai iu kishte drejtuar Kurtit më 16 mars, katër ditë pasi në zyrën e tij ishte bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, ku thotë se ia kishin bërë me dije se mosheqja e tarifës dhe ashpërsimi i marrëdhënieve me SHBA-të do ta sjellë në pikëpyetje koalicionin
“I nderuari Kryeministër, Kurti Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarfën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. LDK ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm. Ne nuk mund të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të, për shkak të tarifës. Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë. Kemi probleme të mëdha me virusin Covid-19. Këtë betejë duhet ta fitojmë bashkërish”, thotë Mustafa se i ka shkruar Kurtit.
Ai thotë se ia ka bërë me dije Kurtit se LDK-ja nuk ka bërë koalicion për ta prishur por për të bërë ndryshime.
“Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet gjatë kësaj jave. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët. Nëse vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor. Për këtë do ta njoftoj edhe Ambasadorin Grenell”, përfundon letra e Mustafës.
Ai thotë se “përgjigjen që e kam marrë nga Kryeministri Kurti, më 18 mars ishte shkarkimi në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion, të nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliu nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shpallja e tij, hiq më pak se, tradhtar në adresimin e tij qytetarëve në mbrëmjen e asaj ditë”.
“Pyes, juve qytetarë të nderuar, edhe disa nga juve perfaqësues të korit diplomatik, por edhe dy tre deputetë të LDK-së: A është ky veprim i drejtë i Kryeministrit tonë? A flet ky veprim se Kryeministri Kurti është i përkushtuar ta ruaj koalicionin dhe ta luftojmë bashkërisht Virusin Corona? Ju pyes, çfarë vendimi tjetër do të duhej të merrte LDK, kur kaq keq injorohet dhe poshtrohet nga Kryeministri i vendit”, ka shkruar ai.
Mustafa thotë se nuk është i ri të ndikohet nga të tjerët e as nuk është avanturier, derisa shton se është i brengosur për qytetarët.
Ai ka thënë se pret që Kurti ta anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut dhe t’i kërkojë falje LDK-së.
“Unë nuk jam i ri të ndikohem nga të tjerët e as avanturier. Jam shumë i brengosur për njerëzit tanë, qytetarët e këtij vendi. Dua që unë dhe partia ime të japë çdo gjë dhe ta fitojmë betejën ndaj këtij virusi. Dua që të bashkëpunojmë me partnerët tanë strategjik dhe të mos e humbim përkrahjen e tyre. Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifë, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së t’i kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët. Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë”, ka shkruar ai.
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
9,131
Pikët
113
Ju kam thene qe nuk keni gje ne vije me ket matufin , edhe ky me konfirmoi mendimin para te tjereve.
 
Top