• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qeveria Shqiptare për demonstratat e vitit 1968

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
15,993
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Ja çfarë shkruante "Zëri i Popullit" më 24 Nëntor 1968 për demonstratat në Kosovë

* kjo foto i përket demonstratave të vitit 1981. E moraa për ilustrim.

Qeveria shqiptare komuniste e udhëhequr nga Enver Hoxha dhe nga ana tjetër Josip Broz Tito i Jugosllavisë kanë zhvilluar propagandë politike lidhur me demonstratat e ndodhura në Kosovë në vitin 1968.

Enver Hoxha ishte aktiv si kurrë më parë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Ky është teksti redaksional i gazetës së vetme në Shqipëri në sistemin diktatorial.

Teksti është shkruar nga ana e Agim Zogajt katër ditë përpara shpërthimit të demonstratave.

SERBOMEDHENJTË DHE TITOISTËT U DETYRUAN TË LESHOJNË PE

Çdo populli dhe çdo kombi i është i shenjtë dhe i dashur flamuri i tij nacional. Ajo është e dashur dhe e madhëruar edhe për shqiptarët në Kosovë, si simbol i kombi të tyre, i ekzistimit të tyre si tërësi nacionale, në luftërat shekullore që i ka udhëhequr së bashku me mbarë popullin shqiptar, kundër pushtimit të huaj dhe për çlirimin nacional dhe pavarësi, si simbol i krenarisë nacionale dhe të respektimit si shqiptar dhe të popullit trim të pamposhtur para çfarëdo armiku, sfidave, pengesave dhe shtrembërimin e historisë.

Mirëpo, e drejta në flamurin kombëtar në Jugosllavi u është cenuar shumë kohë. Dhe jo vetëm ajo. Secila kërkesë e tyre për këtë të drejtë ligjore pas veti tërhiqte represaljet gjithnjë e më të mëdha e më brutale. Shovinistët serbomedhenj kurrë nuk kanë dashur të dëgjojnë për shqiptarët e Kosovës, për të drejtat e tyre më elementare si popull dhe komb. Synimi dhe preokupimi i tyre i vetëm ishin diskriminimi i shqiptarëve në Kosovë, denacionalizimin i tyre shkatërrimi i tyre si tërësi nacionale dhe asimilimi, duke përdorur të gjitha mjetet, nga ato ekonomike eksploatimi e deri te shpërngulja e dhunshme dhe gjenocidi.

Mbretërit e vjetër serbë ua kanë kontestuar shqiptarëve të Kosovës të drejtën në flamurin kombëtar. Këtë ua kanë kontestuar edhe udhëheqësit titoistë. Kjo, si dhe shumë të drejta tjera, u janë kontestuar si në luftën kundër fashizmit hitlerian, atëherë kur populli shqiptar me pushkë në dorë së bashku me popullin serb, malazez, maqedonas e të tjerë luftoi për çlirimin e Jugosllavisë. Në vend se të pranohet të drejtat ligjore si komb, shqiptarët në Kosovë u janë nënshtruar si në kohën e mbretërive, ndjekjeve, torturave dhe vrasjeve, si akuzuar herë si "mjet dhe bashkëpunëtor] i fashistëve italian dhe gjerman", veçmas në vitet e para të çlirimit, herë si "nacionalistë" dhe " shovinistë" etj.

Edhe pse në Mbledhjen e Dytë të KAÇKJ-së, në nëntor të vitit 1943 në Kushtetutën e Jugosllavisë u proklamuar barazia e secilit popull dhe e drejta e tij në vetëvendosje, madje edhe në shkëputje, shqiptarët në Kosovë, si pakicë kombëtare, as sot nuk i kanë fituar të drejtat themelore kombëtare. Pikërisht për këtë arsye populli i Kosovës nuk e ka ndërpre luftën e tij në ruajtjen e identitetit nacional, të gjuhës dhe dokeve të veta,të fitojë të drejtat si popull shqiptar, të drejtën që të ketë shkollën shqiptare dhe të kultivojë kulturën e vet nacionale,që të ketë kuadrot e veta, lirshëm të jetojë në tokën e vet dhe të mbajë flamurin kombëtar si simbol të popullit shqiptar.

Kohëve të fundit, si rezultat i kësaj vendosmërie të vazhdueshme dhe të luftës gjithnjë e më të vendosur të mbarë popullit të Kosovës dhe veçmas të intelektualëve patriotë dhe të rinisë patriotike kosovare, shqiptarët e Kosovës kanë arritur sukses të madh: kanë fituar të drejtën që të përdorin flamurin e tyre kombëtar, flamurin e kuq me shqiponjën dykrenëshe dhe me yllin e artë mbi te. Titoistët u detyruan të lëshojnë pe.

Kjo fitore dhe realizimi i ëndrrës së kahershme kanë gëzuar secilin shqiptar në Jugosllavi. Mu për këtë, çka është edhe krejt e natyrshme, tashti në të gjitha vendet në Kosovë në manifestimet zyrtare, ose në rastin e festave private dhe në dasma, kosovarët e mbajnë fuqishëm në duar dhe i zbukurojnë shtëpitë e tyre me flamurin kombëtar. Secili njeri i arsyeshëm e kupton këtë shprehje të gëzimit i cili i ka përfshirë shqiptarët e Kosovës, pra si diçka që është shumë e logjikshme dhe e arsyeshme.

Mirëpo, kështu nuk mendojnë as titoistët, as reaksioni serbomadh, të cilët shqiptarëve të Kosovës u lejuan ta bartin flamurin jo pse këtë e dëshiruan. Fitorja e përmendur dhe gëzimi i shqiptarëve të Kosovës pa masë i kanë shqetesuar, hidhëruar dhe lëkundur edhe pushtetin titoistë edhe shovinistët serbë. Prandaj, ata të alarmuar me këtë, kanë filluar të trumbetojnë de të ngrisin zërin e protestës, duke i akuzuar kosovarët për "shovinizëm shqiptaromadh", "naconalizëm" etj.

Këto protesta dhe akuza janë të përcjellura me vërejtje dhe kërcënime se do të ndërmerren masa të rrepta dhe do të bëhen spastrime në arsim, kulturë dhe institucionet ndaj të gjithë atyre njerëzve të cilët "paraqesin pikëpamje ideore të huaja me LKJ-n", përkatësisht kundër intelektualëve dhe patriotëve të Kosovës të cilët e ngrisin zërin dhe luftojnë për të drejtat nacionaleshqiptarëve.

Kështu krijohet terren për fushatë të re të represaljeve dhe për vuajtjet për shqiptarët e Kosovës, të ngjashme me ato të cilat ata shpesh i kanë ndjerë nga çlirimi e këndej.

DISKRIMINIMI I SHQIPTARËVE TË KOSOVËS

Pse dhe për çka e tërë kjo zhurmë, akuza dhe kërcënime kur është fjala për të drejtat minimale dhe të ligjshme të çdo populli? Për se e gjithë ajo zhurmë për të ashtuquajturin " shovinizmin shqiptar", në vend se të theksohen shkaqet reale të padrejtësisë të cilat gjatë tërë historisë i janë bërë popullit shqiptar në Kosovë?

Analiza e tillë, e mbështetur në mësimet e marksizëm - leninizmit dhe materializmin historik, do të shpjegonte arsyet e gëzimit që ka përfshirë shqiptarët e atjeshëm me rastin e fitimit të së drejtës që të kenë simbolet e tyre nacionale e jo akrobacionet antimarksiste të Eduard Kardelit, i cili në frymën shoviniste përpiqet të shpjegojë realizimin e principeve të vetëvendosjes. Pse nuk tregohet me gisht në ata të cilët me dekada në mënyrë barbare kanë robëruar shqiptarët në Jugosllavi, të cilët kanë nxitur kaq shumë mjerim, mallëngjim dhe lot në shtëpitë e tyre, duke filluar nga mbretërit serbë e deri te xhelatët titoistë të UDB-ës? Pse nuk akuzohet ai shovinizëm i tërbuar, por për shovinizëm cilësohet fakti se shqiptarët e përdorin flamurin e tyre kombëtar në tokën e tyre sa herë që duan? Ose kjo nuk bëhet që të mos hidhërohen shovinistët reaksionarë serbë dhe malazez?

Është e qartë se këtu kemi të bëjmë me diskriminimin e thellë dhe të vrazhdë ndaj shqiptarëve në Kosovë, të cilët paraqesin shumicë të rëndësishme nacionale. Maqedonia ka 1.800.000 banorë, prej të cilëve 300.000 janë shqiptarë,vendas e jo të ardhur. Udhëheqja titoiste ju pranoi maqedonëve të drejtat nacionale dhe po bë përpjekje për mbrojtjen e atyre të drejtave. Por ku është fjala për shqiptarët e Kosovës dhe përgjithësisht shqiptarët në Jugosllavi, klika titoiste mendon se shumë u ka ofruar. Të drejtat të cilat pas kaq shumë vuajtjeve u janë pranuar kosovarëve, madje edhe e drejta në përdorimin e flamurit kombëtar, edhe më tej janë tepër të vogla dhe shqiptarët e Kosovës do të duhej ta kuptojnë çka në të vërtetë realisht ato janë në suazat e gjendjes së tyre të përgjithshme të shtypjes dhe diskirminimit nacional.

Titoistët dhe shovinistët serbë deklarojnë se shqiptarët e Kosovës, duke e dëshmuar patriotizmin e tyre dhe duke shfrytëzuar të drejtën në përdorimin e flamurit, gjëja se po shkatërrojnë miqësinë e popullit shqitra të Kosovës me popujt tjerë të Jugosllavisë. Kjo deklaratë është krejtësisht absurde dhe një pikëpamje reaksionare, prapa të cilës fshihet shovinizmi i fuqisë së madhe. Jemi të bindur se populli i Kosovës nuk është dhe nuk ka pse të jetë kundër popujve të Jugosllavisë, por ishte, është dhe do të jetë kundër reaksionit serb e malazez, si dhe kundër regjimit i cili e mbron. Duhet qartësuar këtë ndryshim esencial.

Neve na është krejt e kuptueshme se argumenti i mësipërm i shpifur, me qëllim theksohet në mënyrë që të drejtën që shqiptarët e Kosovës e fituan të mbetet vetëm formale, por edhe të shfrytëzohet si mjet për provokim, për të ndërmarrë masa shtypëse, ndëshkuese kundër popullit të Kosovës , në mënyrë që t’i dilet në rrugë në përpjekjet e tij që të siguroj të drejtat e veta të plota nacionale.

Udhëheqësit titoistë, veçmas ata në Kosovë, kanë thënë se nuk duhet të harrojmë se në Jugosllavi ka 1,200.000 shqiptarë. Ne i falënderojmë në faktin se po na kujtojnë në këtë.

TË MARRIN FUND NDJEKJET BARBARE KUNDËR SHQIPTARËVE

Dëshirojmë t’u themi udhëheqësve titoistë se marrëdhëniet e mira me RP të Shqipërisë nuk bazohen në këmbimin e disa mallrave për konsum të përgjithshëm, por në respektimin e mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar .Themi se nuk i kemi harruar dhe kurrë nuk do t’i harrojmë vëllezërit tanë shqiptarë në Jugosllavi.

Pikërisht për këtë pse nuk i kemi harruar dhe kurrë nuk do t’i harrojmë, përherë e kemi ngritur zërin në mbrojtjen e interesave dhe të drejtave t tyre, kemi kërkuar dhe kërkojmë që një herë e përgjithmonë të marrin fund ndjekjet barbare të shqiptarëve dhe të vihen para gjyqit e të dënohen me meritë autorët e krimeve përbindëshe, të ndalet me politikën shovinise të denacionalizimit, serbizimit dhe shpërnguljen e banorëve shqiptarë nga Kosova, të marrin fund diskriminimi dhe padrejtësitë ndaj popullatës shqiptare në fushën e punësimit, gjuhës, arsimit, kulturës dhe administratën shtetërore, të marrë fund kolonizimi dhe politike shoviniste ekonomike, eksploatimi i Kosovës, që të ndërmerren masa efikase për tejkalimin e prapambeturisë së thellë ekonomike të Kosovës, për likuidimin e pabarazisë në raport me pjesët tjera të Jugosllavisë, që popullit shqiptar në Kosovë në tërësi t’i pranohen të drejtat nacionale.

Do t’ju përsërisim titoistëve që të mos harrojnë se në Jugosllavi jetojnë më së paku 1,200.000 shqiptarë. Si gjithnjë, me rrugën marksisto - leniniste do ti mbrojmë vëllezërit e Kosovës dhe u themi titoistëve që të heqin dorë nga politika e tyre shovinste e shtypjes dhe përndjekjes të banorëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i kërkojnë të drejtat e tyre nacionale.

U themi udhëheqësve të sotëm të Kosovës të jenë më real, që më thellë të studiojnë historinë e lavdishme të popullit shqiptar të Kosovës, i cili kurrë nuk është nënshtruar para robërisë, pavarësisht se në ç’masë ajo ishte e ashpër dhe e pamëshirshme. Nëse këtë e bëjnë do t’u jetë e qartë se çfarëdo masë e shtypjes dhe e diskreminimit dhe çfarëdo ndjekje kundër popullit të Kosovës do të sjellë vetëm humbjet e reja dhe të vazhdueshme. /Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2016, ora 00:46
 
Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
12,208
Pikët
113
Ju flet radio 📻 Kukesi, sesioni per propagande dhe fakanjuz drejt rexhimit revizionar te jugosllavit dhe shume selame i bejne marksiste-leninistet e legenit.

Qashtu njerezve te Odhbenia po i thonin: ti nuk je ne metro, demek te ka ikur tramvaja, shinobusi, avtobusi bile edhe urbani, vec po erdhi ndonje furgon te te shkepus nga rruga.
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
8,629

Interesante Demo....
Kur nuk e kupton të shkuarën , ajo te6 përsëritet.... Po përjetojmë perpelitjet e lindjes së Jugosllavisë së re..

Ja ç'mejtonte "Krahu i Shqiponjës" për të njëjtin vit e te njejtin shkrim plus edhe një tjatër....

Kosova e tradhtuar

Me datén 8 dhe me datèn 23 Prill 1981 gazeta "Zèri i popullit" ne Tirane boto! dy artikuj rreth ngjarjeve né Kosovè. Kéta te dy artikuj u botuan me njè vonesè kriminale, vetè'm pasi Kosova u la me gjak dhe vetèm pasi shtypi botéror per disa javè me radhè vazhdonte té jepte te dhèna mbi tragjediné qè pò zhvillohej né qytetet e né fshatrat e Kosovés, ndérsa Tirana bènte sehir, heshtte dhe priste me gjakftohtési se si do té pérfundonte kasaphana.
"Zèri i popullit" e shpjegon kryengritjen né Kosovè me shkaqet e prapambetjes ekonomike te krahinès. Kèrkesat kombètare, te cilat janè baza, fryma dhe shpirti i kryengritjes, u lane fare né heshtje né artikujt e asaj gazete. Megjithése kètu nuk ishte rasti per lavdèrime té Belgradit, "Zèri i popullit" nxitoi ti lavdèronte "zotérinjtè" jugosllavé per pérparimet qé ato paskan sjellè ne Kosovè ne fushèn e edukimit, té arsimit, té kulturès, té shkencés dhe teknikés, te folklorit, té kèngève dhe valleve, té muzikès, té letèrsisé, té albanologjisè, (te gjitha kéto numèrohen njè per njè né njè paragraf té gjaté né artikullin e dytè té gazetés) dhe kéto pèrparime thuhen né atè artikull, janè bére "krah per krah" me pérparimet e popujve té tjerè té Jugosllavisè.
Dhe pèrparime té tilla vihen né dukje pikèrisht né kohèn kur studente* dhe nxènèsit kosovarè pèrleshen me ushtrinè dhe me policinè serbe duke protestuar per prapambetjen e kulturès dhe té arsimit né Kosovè, per shkatèrrimin e orientimit kombétar té edukimit neper shkollat e krahinès me ardhjen né fuqi té sistemit té ri arsimor.
Duke ngulur kèmbè ne shpjegimin e demonstratave né Kosovè me anèn e prapambetjes ekonomike, "Zèri i popullit", si njè ndèr pasojat e kèsaj prapambetjeje pèrmend papunèsinè né krahinè, si dhe emigrimin e kosovarève per té gjetur punè né vende té tjera. Ne kèté kategori gazeta fut edhe 250.000 kosovarè qè janè shpèrngulur nga Kosova dhe janè vendosur né Turqi vetèm per té gjetur punè, ashtu siç kanè shkuar edhe mijèra té tjerè né shtete té ndryshme té Evropès dhe né Shtetet e Bashkuara té Amerikès. Né rastin e kosovarève té shpèrngulur né Turqi, gazeta nuk shikon kètu manovrimet e shèmtuara té qeverisé sé Belgradit né shkombètarizimin e shqiptarève té Kosovés, regjistrimin e tyre si turq dhe shpèrnguljen ne Turqi.
"Zèri i popullit" nuk e le kètu rastin qè té kalojè pa u kujtuar "Xhentèlmenève" jugosllavé qè, ndérsa né Jugosllavi papunèsia ben kèrdiné, né Republikèn Socialiste Popullore té Shqipèrisè kjo géshtje èshtè "zgjidhur" dhe gjaté 36 vjetève asnjè shqiptar nuk èshtè emigruar nga Shqipèria per té gjetur punè né vende té tjera. Po gazeta harron njè cerek milioni shqiptarè té arratisur gjaté kétyre 36 vjetève, njè gerek milioni punètorè dhe fshatarè, studente dhe ushtarè té shpèrndarè ne té katèr anèt e botès, té rrèzuar me plumba dhe té hedhur ne ere me mina neper kufijtè e rrethuar me tela, té kapur té gjallè dhe té pèrplasur neper burgje, kurse familjet e tyre lèngojnè per dekada me radhè neper kampet e pérqèndrimit, si ne kohé lufte, qé nga Borshi i Sarandès deri né Spaç te Mirditès.....
 
edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
8,629
Pikët
113
Dale se e paska shtjelluar gjatë..

...

Duke cituar akuzat e shtypit jugosllav, sipas te cilave "Shqipèria Socialiste ka gisht ne demonstratat e Kosovès" dhe "Shqipèria Socialiste èshtè bashkuar me reaksionin kroat, sloven dhe shqiptar ne mèrgim" ose "Shqipèria bashkohet me ato shtete té cilat duan shkatèrrimin e federatès jugosllave", gazeta "Zèri i popullit" reagon me njè revoltim té papèrmbajtur. Ajo i quan kèto akuza jugosllave "monstruoze".
Nga pèrmbajtja e disa paragrafeve njèri pas tjetrit, si edhe nga pèrsèritjet e shpeshta né té dy artikujt e pare té gazetès, dhe né njè tjetèr me voné, e aq me shumè nga vet fryma qè i pèrshkon kéta artikujt, del e qartè frika e klikés se Enver Hoxhès se mos zjarri qè shpèrtheu né Kosové pérfshin tèrè Shqipèriné. Atje del e qartè qè artikujt u shkruan jo per té protestuar, jo per té demaskuar autoritetet jugosllave per krimet shtazarake qé pò kryejnè né Kosové, por vetèm per té siguruar ato autoritete qè klika e Tiranès vèrtet nuk ka gisht né Kosové. Ngjarjet né Kosové janè punè e brendshme e Jugosllavisè dhe ne nuk ndèrhyjmè né punèt e bredshme té atij shteti, ngul kémbè gazeta. Ne kemi luftuar krah per krah me ju dhe jemi gati té luftojmè pèrséri krah per krah kundèr imperializmit amerikan dhe revizionizmit e socialimperia-lizmit sovjetik, ne nuk e kemi kérkuar kurrè Kosovèn, ne nuk kemi patur dhe nuk kemi kèrkesa territoriale né Kosové. Pèrse na akuzoni ne? Sepse shkruam njè artikull me datén 8 Prill, domethènè vetèm njè muaj pasi ju e mbytèt me gjak Kosovèn? Po ne vetèm pérsèritèm ato qè tha tèré shtypi botèror, e asgjè me shumè. Dhe fundi i fundit njè artikull né gazetè èshtè vec artikull gazete. "Zèri i popullit" shprehu vetèm opinionin e vet, siç beri gdo gazetè tjetèr né botè. A mos protestuam ne zyrtarisht kundrejt vrasjeve qé bète ju mbi popullin shqiptar nò Kosové? A mos morèm ne ndonjè masè per té ndérhyrò ushtarakisht dhe per té ndaluar dorèn tuaj gjakatare qò té mos kosiste me breshèri plumbash lulen e rinise kosovare? A mos e ngritèm ne zérin né Kombet e Bashkuara kundèr jush? Tregohuni gjakftohtè. Mos na akuzoni ne. Demaskimi qè ne ju bèjmè juve né gazetè èshtè njè pèrsèritje e demaskimit qè ju ben gjithè bota, dhe ne e bèjmè kètè vetèm pèrt'ju treguar qè fajin e keni ju vetè per ngjarjet e Kosovès dhe qé akuzat tuaja kundrejt nesh janè pa baza. Ne u treguam gjakftohtè gjatè ngjarjeve né Kosové. Gjakftohtè kur gjaku i nxehté i rinisè kosovare derdhej anembanè Kosovès pra, dhe ju duhet té tregoheni pò ashtu gjakftohtè. Né "Zèrin e popullit" del hapur qé shtypi i Tiranès u zu ngushtè. Ai heshti aq sa mundi, pastaj u detyrua té pèrsèrisè ato qé tha e gjithè bota. Dhe kétè e béri per té justifikuar veten dhe per ta nxjerrè klikèn e Enver Hoxhès me faqe té bardhè pèrpara rinisè kosovare té tradhtuar, té lène né méshirèn e kthetrave té kasapève té Belgradit. "Zèri i popullit" sjell njè argument "té forte" per té cfajèsuar Tiranèn e cila u akuzua nga Belgradi si njè inisiatore e ngjarjeve té Kosovès.
"Pèrse nuk shkaktuam ne armiqèsira dhe pèrse nuk shpifèm té paktèn njè vit me pare apo té paktèn njè muaj me pare se té fillonin trazirat né Kosové"?
Vèrtet, pèrse?
Nuk ishte nevoja per "shpifje". Nèqoftèse, sipas "Zérit té popullit" shkaqet e kryengritjes né Kosové ishin prapambetja e madhe ekonomike, mjerimi, shtypja, vuajtja e popullit kosovar, atéherè pèrse qeveria komuniste e Tiranès sé Re nuk u interesua pranè autoriteteve jugosllave per pèrmirésimin e gjèndjes? Pèrse heshti njè muaj me pare? Pèrse "Zèri i popullit" nuk i tregoi botès "me gjakftohtèsi" pèrpara se té nxeheshin gjakrat, per mjerimin e padurueshèm qè mbretèronte né Kosové? Sepse Sulltani i Tiranès e ka patur dhe e ka mizèn né késulè.
.....
Nèqoftèse ai do té guxonte té hapte gojèn, atéherè Kral Titua nga Belgradi do t'ia pèrplaste menjèherè né fytyrè dhe do ti tregonte per mizorinè rrènqethèse qè mbretèron né Shqipèri. Kèshtu te dy despotèt i vunè gunèn mjerimit qè mbretèron né Shqipèri dhe né pjesèn tjetèr té Shqipèrisè - ne Kosovè, - dhe rane né ujdi per marrèdhènie ekonomike dhe tregtare, marrèdhènie kèto té leverdisshme me shumé per Jugosllavinè, e cila kètu gjeti rastin per té shfrytèzuar pozitén e vèshtirè té Shqipèrisè se izoluar dhe per té shfrytèzuar me kétè rast ekonominè e vendit tonè, pasuritè e tokès sonè, djersèn dhe mundin e popullit tonè, ( ashtu siç béri nga 1945 deri me 1948.)
"Zèri i popullit" bie né kundérshtim me vetveten pothuaj né cdo paragraf. Ndérsa ajo teorizon né artikujt e saj rreth marksizèm-leninizmit dhe internacionalizmit komunist, èshtè e detyruar né té njèjtén kohè qè té polemizojè me udhèheqjen jugosllave e cila hidhet me egèrsi kundèr nacionalizmit dhe irredentizmit, - pra né kétè rast èshtè e detyruar té bjerè né pozitén e mbrojtjes sé nacionalizmit, (bile diku dhe ja shpjegon udhèheqjes jugosllave se ç'éshtè nacionalizmi nga pikèpamja gjuhèsore), pò sapo bie né kétè pozitè nacionaliste, (vetèm per hir té polemikès), humbet menjèherè né humnerèn e internacionalizmit dhe kthehet pèrsèri kundèr nacionalizmit, kundèr lévizjes nacionaliste shqiptare, kundèr partive nacionaliste shqiptare, kundèr emigracionit nacionalist shqiptar.
Tmerrin qè Balli Kombètar i futi partisè komuniste gjatè luftès, e ruan akoma né zemèr klika e klanit té Enver Hoxhès. Per ti bére qejfin Belgradit "Zèri i popullit" ne artikullin e vet i fut né njè thes ballistèt me ustashèt dhe me cetnikèt. "Asgjé nuk i bashkon shqiptarèt me ustashèt, me cetnikèt dhe me ballistèt" - shkruan ajo. "Pèrkundrazi, shqiptarèt kudo qè te jenè luftojnè kundèr tyre, se ata kanè qenè dhe janè armiq té popullit tonè, janè vrasès dhe mercenarè né shèrbim té imperializmit amerikan dhe socialimperializmit sovjetik, etj., qé punojnè né cdo mènyrè te shkatèrrojnè Republikèn Socialiste Popullore té Shqipèrisè dhe Repblikèn Socialiste Federative té Jugosllavisé".
E ekzaltuar deri né kupè te qiellit, pò né te njèjtin paragraf, gazeta u hidhet ne qafè xhentèlmenève jugosllave dhe i siguron ata qè nèqoftèse Jugoslavia do té ndodhet né rrezik qè té rrènohet, komunistèt shqiptare do té shkojnè si bashibozukè te luftojnè per ta shpètuar perandorinè komuniste jugosllave nga rrènimi. Kètu "Zèri i popullit" i kalon té gjithé kufijtè e retorikès dhe e quan si njé veprim "hyjnor" pèrkrahjen qè do té mund ti japè regjimi i Enver Hoxhès Jugosllavisé federative.
Atje ku i ha Belgradit, atje e krruan Tirana. Nèqoftèse per Jugosllavinè komuniste nacionalizmi i kombèsive té ndryshme né atè vend èshtè armiku me i rrezikshèm, se ai nacionalizèm kèrkon shkatèrrimin e tiranisè komuniste dhe çlirimin e kombeve té Jugosllavisé nga sundimi i egér serbomadh i Belgradit, ashtu nacionalizmi shqiptar èshtè armiku me i rrezikshèm i komunizmit té Tiranès, se ai nacionalizèm kèrkon shkatèrrimin e tiranisè sé egèr té tiranève té Tiranès dhe clirimin e popullit shqiptar nga ajo fole gjarpèrinjsh.
Gazeta "Zèri i popullit" e di nga vjen rreziku i vèrtetè, prandaj ajo shpall botèrisht qè nuk ka pajtim me nacionalistèt shqiptare, kurse me komunizmin jugosllav pò, ka pajtim dhe bile pajtim hyjnor. Vetèm duhet qé jugosllavèt té mos sillen keq dhe brutalisht me Kosovèn, pò duhet té sillen me gjakftohtèsi, me urtèsi ata duhet te vendosin njè stabilitet shpirtèror, politik dhe ekonomik né Kosovè.
Ju mund te pyetni: Po ç'do té bèhet nèqoftèse jugosllavèt nuk i marrin parasysh kèto kèshilla té urta, evangjelike dhe vazhdojné si deri tani té terrorizojnè popullin shqiptar ne Kosovè?
Asgjé. Asgjè nuk do té ndodhè. Kèshtu thotè "Zèri i popullit".
..........
Kétu nuk ka asnjé paralajmèrim, asnjé qéndrim té vendosur nga ana e Tiranès. Vetém akuza dhe kundèrakuza, vetèm késhillime te pérulura, vetèm lehje si ato té njè qeni té zgjebosur.
Kur tjetri te ka véne poshté dhe té ngul thikèn né gjoks, kurse ti i thua: "Po me re edhe njè heré, asgjè e mire nuk do té dalè nga kjo" ti tregon qè ke vdekur dhe ke mbaruar dhe s'tè ka mbetur me fuqi té luftosh per jetén tènde. Kur tjetri te ka véne poshté dhe té ngul thikèn né gjoks dhe ti i thua: "Sillu mire me mua, tregohu i urte, mbaj gjakftohtèsi, mos u sill me barbarizém...." ti tregon qé ke vdekur dhe ke mbaruar dhe duhet té zhdukesh nga faqja e dheut, duhet té varrosesh njè heré e pérgjithmoné.
Kurse kombi shqiptar nuk èshté véne né njè pozitè kaq té pérulur, kaq té poshtèruar, kaq té turpshme, sic èshtè véne kèsaj radhe me qéndrimin qè mbajti klika e Enver Hoxhés ndaj kryengritjes sé Kosovès. Shtetet e tjera né kèté boté moderne protestojnè dhe per me té voglat padrejtési qè mund tu bèhen popullsive té tyre té cilat jetojnè si minoritet né shtetet fqinje, kurse Tirana nuk guxoi ti bénte njè protesté zyrtare qeverisé sé Belgradit né kétè krizé té madhe kombètare té vendit dhe té popullit tonè, nuk guxoi té protestonte zyrtarisht per vrasjen e qindra, e Peréndia e di, ndoshta mijéra shqiptaréve né Kosové, per arrestimet, burgosjet, pèrndjekjet mizore, per masakrimet, torturat, tmerrin qé pò mbjell ushtria dhe milicia serbe né familjet shqiptaré anembanè Kosovès.
Né "polemikén" me "xhentélmenèt" jugosllavè "Zèri i popullit" u kujton atyre céshtjen e Triestes, té Puljes e te Rjekés dhe i siguron qé ata kishin té drejté kur i kèrkonin kèto toka né Konferencén e Parisit. Po pèrse nuk u kujtuat ju né até kohé dhe per ekzistencèn e njè popullsie shqiptaré, e treta né numér pèrsa i pèrket popullsisé sé Jogosllavisé, e cila duhej té ishte bashkuar me Shqipèrinè?! - i pyet "Zèri i popullit" ata.
Per kètè pyetje idiote té "Zérit té popullit" kundèr-pyetja me e natyrshme èshté kjo: Pèrse duhet té kujtoheshin udhéheqèsit jugosllavè per njè té drejté kaq té madhe, jetike té kombit shqiptar? Duhej té ishin shqiptarèt ata qè té kujdeseshin qè ta kèrkonin kètè té drejté.
Né té vèrtetè shqiptarèt e kèrkuan kétè té drejté. E kèrkuan shqiptarèt nacionalistè né mèrgim. E kèrkuan nacionalistèt shqiptaré né bankat e gjyqeve komunistè né Tirane. "Pèrse té mos kérkojmè ne Kosovèn kur jugosllavèt kérkojné Triesten?" - thèrriste né sallèn e gjyqit Lef Nosi.
Per kètè thirrje té guximshme atij iu vu litari né grykè. U vuné né litar dhe u shkuan né plumb me qindra udhèheqès nacionalistè shqiptaré té dènuar nga gjyqet komunistè si antisllavè dhe antigrekè. (Vetèm né njè dite u pushkatuan ne Gjirokastèr 40 çame, qé kishin qenè komandanté çetash dhe batalionesh, luftètarè té dalluar ose udhèheqès té vendosur nacionalistè né rezistencèn antigrekè per mbrojtjen e Camèrisè. "Nuk na vjen keq qè na vritni, por vetèm na vjen keq qè na vritni per tu bére hatèrin grekve", thèrriste né sallèn e gjyqit Mazar Dinua, njè ndèr krerèt nacionalistè çame. Ndérsa vetèm né njè dite pushkatoheshin né Gjirokastèr 40 çame, - dhe qindra e qindra té tjerè me vonè, - per tu bére hatrin komunistève grekè té EAM-it, pò né njè dite u dorèzoheshin komunistève jugosllavè nga ana e komunistève té Enver Hoxhés mijéra kosovarè - dhe mijéra e mijéra té tjerè me vonè.)
"Kèrkesa territoriale nuk janè bére nga ana e Republikès Popullore Socialiste té Shqipérisè", shkruan "Zèri i popullit". "Njè gjè e tillé nuk mund te gjendet né asnjé dokument".
...........

Kur nuk jané bére kérkesa nga ana e regjimit té Tiranès atéheré pèrse Titua i ka thènè Enver Hoxhés qè Kosova dhe rajonet e tjera té banuara nga shqiptarèt ne Jugosllavi do ti kthehen Shqipèrisè? Pèrse do te bènte ai njè ofertè te tillé pa patur kèrkesè nga ana e Enver Hoxhès? Dhe perse na thoté "Zèri i popullit" qè jugosllavèt ne kohèn e kèrkesave te tyre per Triesten, Puljen dhe Rjekèn nuk janè kujtuar per t'i kthyer Kosovèn Shqipèrisè kur pò atje na thotè qè Titua e ka siguruar Enver Hoxhèn qè Kosova do t'i kthehet Shqipèrisè?
Kush gènjen kètu, pra, Titua, Enver Hoxha, "Zèri i popullit"?
Te gjithè se bashku.
Veç mjeré vendi ynè qè ka mbetur né duart e génjeshtarève, né duart e dallkaukève dhe dallaverexhinjve! Mjerè vendi ynè kur kèrkesat me jetike té kombit, kèrkesa qè kanè té bèjnè me vetè ekzistencèn e kombit shqiptar, trajtohen si thashetheme e me thè té thashè, kèshtu tha Titua e ashtu tha Enver Hoxha - dhe na servirei sot, pas pothuaj katèr dekadash, si pèrralla e Nastradin Hoxhès!
"Zèri i popullit" shkruan:
"Shqipèria socialiste nuk ka bére as ndèrhyrjen me té vogèl né Kosové". Duke lexuar kètè frazè, njeriut i vjen menjèheré né mendje pyetja: "per kè e ka fjalén kètu "Zèri i popullit"? Mos èshtè kètu fjala per ndonjè copè shkretètirè pèrtej Kilimanxharittè Afrikès apo èshté fjala per Kosovèn tonè, per tokèn tonè shqiptare, per popullin tonè shqiptar né Kosové, per gjysmèn e kombit shqiptar? Nèqoftèse njè qeveri shqiptare, qè drejton shtetin shqiptar dhe qè èshtè anétare e Kombeve té Bashkuara, nuk ndèrhyn né asnjè mènyré né Kosové, -pra nuk do té dijè aspak se si i ka punèt Kosova, -atèherè kush do té ndèrhyjé? Natyrisht, Belgradi. Belgradi duhet te ketè dorè té lire ne Kosové dhe askush nuk duhet té guxojè t'i thotè mos. Q'hall ka Tirana né kètè mes, pra? Tirana ka hallin e vet. Tirana ka hall qè té justifikojè veten e vet, té fajèsojé veten e vet. Dhe kur Tirana e cfajèson veten e vet, atèherè kush e ka
fajin per ngjarjet né Kosové? Kosovarèt, kush tjetér.
Rinia kosovare, studentèt kosovarè, punétorèt e
fshatarèt kosovarè, populli kosovar.
A e shikoni ju logjikèn e kètij Iloj argumentimi? A i
shikoni ju veshèt e lepurit qè nxjerrin nga kapelua
prestigjiatorèt e Tiranès?
"Ajo (Shqipèria Socialiste) nuk dèrgoi as tanke, as
helikopteré, as polici, nuk shtoi roje ne kufi, nuk dèrgoi
bateri, artileri né kufirin e vet..." vazhdon "Zèri i popullit". Pèrse, valle?
Pèrse nuk e prishi terezinè "Shqipèria Socialiste" kur Kosova shqiptare rènkonte ne agoni nén zinxhirèt e tankseve serbe? Pèrse e ka ushtrinè ajo? Pèrse i ka bateritè e artilerisè, tankset dhe helikopterèt? Vetèm per té parakaluar me pompozitet pèrpara monumentit té Stalinit dhe pèrpara kufomès sé gjallé té Enver Hoxhès né bulevardet e Tiranès?
Kur qeveria komuniste e Tiranès e quan si detyrè "sublime" qè t'i vijé né ndihmè qeverisè komuniste té Belgradit per té "shpètuar" Jugosllavinè nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Shtetet e Bashkuara té Amerikès, nga dy viganét me supreme né botèn e sotme - (pò Don Kishoti me fantazinè e tij té sèmurè ka kryer trimèri té tilla duke luftuar me gjithfarè Iloj viganèsh imagjinarè shumè kohè pèrpara Enver Hoxhès) - a nuk mendon ajo qeveri e mallkuar qè ka per detyrè, ne radhè té pare, tu vijé ne ndihmè shqiptarève té Kosovès, ka per detyrè qé t'i mbrojè ata nga dhuna e huaj, té luftojè krah per krah me ta, tu dalè zot atyre, jo me artikuj gazetash, dhe sidomos jo me artikuj té vonuar si kofini pas té vjelit, pò me tèré fuqinè e shtetit shqiptar?
Po cila èshtè vèrtet fuqia e shtetit shqiptar sot? A ka fuqi ai shtet qè t'i dalé zot Kosovès? A ka fuqi ai shtet qè ti dalè zot vetes sé vet, té mbrojè kufijtè e cunguar politik té vendit?
 
Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
3,819
Pikët
113
Po ku kishte luftuar ndonjehere Enveri qe ta bente edhe ne 68'?!

p.s. Enveri bente ate qe i thonin ta bente... perndryshe do vinin nje Enver tjeter. Sot eshte i lehte gjykimi por ne ate kohe nuk e merrje dot vesh politiken edhe sikur te ta thoshnin te verteten...
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,237
Pikët
113
Interesante Demo....
Kur nuk e kupton të shkuarën , ajo te6 përsëritet.... Po përjetojmë perpelitjet e lindjes së Jugosllavisë së re..

Ja ç'mejtonte "Krahu i Shqiponjës" për të njëjtin vit e te njejtin shkrim plus edhe një tjatër....

Kosova e tradhtuar

Me datén 8 dhe me datèn 23 Prill 1981 gazeta "Zèri i popullit" ne Tirane boto! dy artikuj rreth ngjarjeve né Kosovè. Kéta te dy artikuj u botuan me njè vonesè kriminale, vetè'm pasi Kosova u la me gjak dhe vetèm pasi shtypi botéror per disa javè me radhè vazhdonte té jepte te dhèna mbi tragjediné qè pò zhvillohej né qytetet e né fshatrat e Kosovés, ndérsa Tirana bènte sehir, heshtte dhe priste me gjakftohtési se si do té pérfundonte kasaphana.
"Zèri i popullit" e shpjegon kryengritjen né Kosovè me shkaqet e prapambetjes ekonomike te krahinès. Kèrkesat kombètare, te cilat janè baza, fryma dhe shpirti i kryengritjes, u lane fare né heshtje né artikujt e asaj gazete. Megjithése kètu nuk ishte rasti per lavdèrime té Belgradit, "Zèri i popullit" nxitoi ti lavdèronte "zotérinjtè" jugosllavé per pérparimet qé ato paskan sjellè ne Kosovè ne fushèn e edukimit, té arsimit, té kulturès, té shkencés dhe teknikés, te folklorit, té kèngève dhe valleve, té muzikès, té letèrsisé, té albanologjisè, (te gjitha kéto numèrohen njè per njè né njè paragraf té gjaté né artikullin e dytè té gazetés) dhe kéto pèrparime thuhen né atè artikull, janè bére "krah per krah" me pérparimet e popujve té tjerè té Jugosllavisè.
Dhe pèrparime té tilla vihen né dukje pikèrisht né kohèn kur studente* dhe nxènèsit kosovarè pèrleshen me ushtrinè dhe me policinè serbe duke protestuar per prapambetjen e kulturès dhe té arsimit né Kosovè, per shkatèrrimin e orientimit kombétar té edukimit neper shkollat e krahinès me ardhjen né fuqi té sistemit té ri arsimor.
Duke ngulur kèmbè ne shpjegimin e demonstratave né Kosovè me anèn e prapambetjes ekonomike, "Zèri i popullit", si njè ndèr pasojat e kèsaj prapambetjeje pèrmend papunèsinè né krahinè, si dhe emigrimin e kosovarève per té gjetur punè né vende té tjera. Ne kèté kategori gazeta fut edhe 250.000 kosovarè qè janè shpèrngulur nga Kosova dhe janè vendosur né Turqi vetèm per té gjetur punè, ashtu siç kanè shkuar edhe mijèra té tjerè né shtete té ndryshme té Evropès dhe né Shtetet e Bashkuara té Amerikès. Né rastin e kosovarève té shpèrngulur né Turqi, gazeta nuk shikon kètu manovrimet e shèmtuara té qeverisé sé Belgradit né shkombètarizimin e shqiptarève té Kosovés, regjistrimin e tyre si turq dhe shpèrnguljen ne Turqi.
"Zèri i popullit" nuk e le kètu rastin qè té kalojè pa u kujtuar "Xhentèlmenève" jugosllavé qè, ndérsa né Jugosllavi papunèsia ben kèrdiné, né Republikèn Socialiste Popullore té Shqipèrisè kjo géshtje èshtè "zgjidhur" dhe gjaté 36 vjetève asnjè shqiptar nuk èshtè emigruar nga Shqipèria per té gjetur punè né vende té tjera. Po gazeta harron njè cerek milioni shqiptarè té arratisur gjaté kétyre 36 vjetève, njè gerek milioni punètorè dhe fshatarè, studente dhe ushtarè té shpèrndarè ne té katèr anèt e botès, té rrèzuar me plumba dhe té hedhur ne ere me mina neper kufijtè e rrethuar me tela, té kapur té gjallè dhe té pèrplasur neper burgje, kurse familjet e tyre lèngojnè per dekada me radhè neper kampet e pérqèndrimit, si ne kohé lufte, qé nga Borshi i Sarandès deri né Spaç te Mirditès.....
E ka hap kete tem si kunderpergjigje indirekte per ate cka shkruajta une tek tema 'Jeta e errt e enverit'. Shkruajta qe enveri dhe sigurimi i tij ka bashkpunuar me UDB-en per te sabotuar celulat nacionaliste ne Kosove gjate kohes se komunizmit.

Dimasha kur do kuptosh ti qe ajo qe shkruhet ne gazete sidomos ne ate kohe ishte propagande?

Me kete teme t'i po hedh poshte gjoja ate qe shkruajta une ne ate teme.

Ki durim se do bie material qe do te mbeshtesi ate qe shkruajta ne ate teme. Nuk ma mori mendja se mbas 30 vjetesh ndryshim sistemesh disa shqiptare akoma luftojne per te disinformuar publikun. Nuk besoj se e ben nga naiviteti , se nuk ka mundesi nje ne moshet tende te jet naiv. Keshtu eshte kur ke bashkpunuar me Djallin te duhet t'i mbash ison gjith jeten!

E di qe nuk iu pelqen por une do te them te verteten edhe pse nuk ju pelqen juve. Ai sistem kriminel skllaveroi njerezit brenda kufive te Shqiperise londineze kujtoni ju se iu hap barku atyre per ju te Kosoves. Hajde mendje hajde. Kaq pak nuk ju punon mendja juve sa te arrini te kuptoni gjera kaq te thjeshta?

Do te doja t'i pergjigjeshe nje pyetje qe kam per ty.

Si mendon ti? Hapja e ambasadave ne '90 ne Shqiperi ishte rastesi apo e qellimshme per te terhequr vemendjen nga deklarata e Kosoves per pavarsi nga Jugosllavia? Une e kam degjuar kete shume vite me vone, dhe jam i sigurte qe nje pjese e mire e shqiptareve nuk e kan ditur njesoj si une nga trazirat e papritshme qe filluan atje ate jave.
 
SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
52,880

Sille .....materialin.
Pastaj ne Europen Lindore NUK ............kishte emigrante,KISHTE KUFINJ = AUTOKTONE te PASTERTA.
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
12,237
Pikët
113
Sille .....materialin.
Pastaj ne Europen Lindore NUK ............kishte emigrante,KISHTE KUFINJ = AUTOKTONE te PASTERTA.
Ja ku e ke. Hapa nje teme per te. Le ta lexoje edhe DiMasha sepse aty tregon cfar bente qeveria Shqiptare ne prapaskena, me nje kohe qe shkruante ne gazeten Zeri I Popullit per padrejtesite qee ie beheshin shqiptareve te Kosoves. 'Enigma e Nje Brenge' prek vitet 67-68 ne Prishtine!

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,512
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Aq trima ishin qeveritaret shqiptare,sa ne 1981 ne filmin Nentori i Dyte e hoqen skenen e filmit ku Isa Boletini lufton kundra serbeve. E hoqen qe mos provokohej Jugosllavia sepse filmi koincidoje me demonstratat e Kosoves se vitit 1981. Isa Boletini doli si turist qe kishte shku me pa Vloren ne kete film.
 
Eshte e vertet filmi nuk tregon per shqiptaret qe luftonin ne kufi me serbo-malazezet te cilet donin te sabotonin shpalljen e pavaresise. Eshte e tmerrshme sa shume i fshehet ati populli. Fshehja e historise dhe manipulimi qe i kan bere historise sone enveristet dhe qe vazhdojne edhe sot eshte krim! Nuk e shikon si me hidhen mua ne fyt e duan te me shqyejne kur une bie gjera tronditese ketu?
 
murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
2,512
Pikët
113
Vendndodhja
philadelphia
Eshte e vertet filmi nuk tregon per shqiptaret qe luftonin ne kufi me serbo-malazezet te cilet donin te sabotonin shpalljen e pavaresise. Eshte e tmerrshme sa shume i fshehet ati populli. Fshehja e historise dhe manipulimi qe i kan bere historise sone enveristet dhe qe vazhdojne edhe sot eshte krim! Nuk e shikon si me hidhen mua ne fyt e duan te me shqyejne kur une bie gjera tronditese ketu?
Trima me te dobetit(rracen e vet) e servile me te fortet(shkijet e greket)
 
Top