• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qofte me salc

Romina

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 11, 2009
Postime
63
Pikët
0
Per 4-5 persona duhen:

Mish 1 filxhan caji
Qepe - 2 kokrra
Therime buke - 75 gr (2 feta)
Veze - 2 kokrra
Kripe, piper, majdanoz
Miell - 2 luge (per qoftet)
Miell - 1 luge gjelle (per salcen)
Vaj - 4-5 luge
Domate 3-4 kokrra
Salce 1 luge gjelle
Hudhra 3-4 thelpinj
Uthull 2 luge gjelle
Uje 2 filxhan kafeje (per salcen)

Pergatitja e qofteve:

Qoftet pergatiten zakonisht me mish lope, te perzier me mish derri; ne kete rast ato dalin me te buta dhe me te shijshme.
Mishi pritet ne copa te vogla dhe grihet ne makine se bashku me qepen dhe hudhrat. Ne masen e mishit hidhet veze, kripe, piper i zi, majdanoz dhe buke bajate e zbutur me qumesht ose uje (ose perdorni therrime buke te gatshme). Masa perzihet mire, dhe ndahet ne qofte; cdo qofteje i jepet forma e rrumbullaket ose ovale, pastaj kalohen ne miell dhe skuqen ne tigan me yndyre nga te dyja anet. Duhet patur parasysh se qofteve gjate fergimit nuk u duhet hedhur shume yndyre.

Pergatitja e Salces:

Ne tigan me yndyre kaurdisen qepe te grira holle. Kur qepa merr nje ngjyre si te kuqerremte shtohet miell, kaurdisen se bashku dhe pastaj shtohen domatet e qeruara e te grira holle. Kaurdisen edhe pak pastaj i shtohet uje, uthull, kripe, piper, flete dafine dhe hudhra te shtypura, dhe lihen derisa te marrin vale. Kjo mase i hidhet siper qofteve te shtruara ne tave dhe se bashku futen ne furre.
Pasi hiqen nga furra ato vendosen ne pjata dhe mbulohen me salce e majdanoz te grire holle. Kjo gjelle mund te shoqerohet edhe me patate te skuqura, te ziera, pure patate dhe perime te tjera.

 
Top