• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

QYTETI i ILLIT (Troja)

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
QYTETI i ILLIT (Troja)
Këtu shihet varri tumular i ILLIT / YLLIT (ILUS), themeluesi i qytetit ILION, që më pas do të njihej si TROJA e famshme.
ILUSI ose ILLI / YLLI ishte stërnip i Dardanit, themelues i familjes mbretërore dardane që kishte prejardhje nga Zeusi (Dardani njihej si i biri i Zeusit me Elektrën).
Emri i tij, YLLI, përdoret akoma ndër shqiptarë.

Foto nga:
Title: The putative Tumulus of Illus in the Troad.
Vue du Tombeau d'Illus.
Date, 1809
Bibliographic Citation:
CHOISEUL-GOUFFIER, Gabriel Florent Auguste de. Voyage pittoresque de la Grèce, Paris, J.-J. Blaise, M.DCCC.IX [=1809].

1590123718562.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: QYTETI i ILLIT (Troja)

TROJA - YLLION
QYTETI ILION, MË VONË TROJA, FILLIMISHT SHKRUHEJ DHE SHQIPTOHEJ ME ‘Y’, YLLION

Sa për vetë qytetin, edhe ai mban gjithashtu dy emra. Edhe pse Homeri dhe të gjithë autorët e tjerë i kanë quajtur banorët gjithmonë trojanë, qyteti në të cilin ata jetojnë është quajtur Trojë (Tροίη) vetëm një herë, dhe në Ciklin Epik është quajtur Ilios (Ιλιον ose Ιλιου / Ilios ose Ilion) gjashtë herë. Homeri gjithashtu përdor dy terma të shkëmbyeshëm - në Iliadë - për shembull, ai e quan qytetin edhe Ilios edhe Trojë, që në Kreun I (krahasoni rreshtin 71 dhe 129). Studiuesit e kanë ditur me kohë se emri Ilios ishte i shkruar në greqisht, fillimisht me germën fillestare digama (ϝ), që do të thotë se ai ishte i shkruar dhe mendohet se shqiptohej me "W" në fillim, pra "(W)ilios" dhe jo thjesht “Ilios”. Me kalimin e kohës, digama e fillimit u zhduk, duke e lënë emrin e qytetit thjesht si Ilios.

Titulli: The Trojan War: A Very Short Introduction
Autori: Eric H. Cline
Botues: Oxford University Press, 2013

Foto nga:
Title:Remains of temples close to Troy.
Restes d'un Temple près d'Ilium-Recens.
Date, 1822
Bibliographic Citation
CHOISEUL-GOUFFIER, Gabriel Florent Auguste de. Voyage pittoresque de la Grèce, Paris, J.-J. Blaise, M.DCCC.XXII [=1822].

1590123779880.png

Thënie për shqiptarët
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: QYTETI i ILLIT (Troja)

SKENA NGA LUFTA E TROJËS
Qeleshja e Odisesë (majtas), Kali i Trojës dhe Ylli / Illus para Palladiumit, statujës së drunjtë së Athinasë - simboli i ndërtimit të qytetit Ilion (Troja e mëpasme).

Title: Signets with various scenes of the Trojan War. Date,1809
Bibliographic Citation: CHOISEUL-GOUFFIER, Gabriel Florent Auguste de. Voyage pittoresque de la Grèce, Paris, J.-J. Blaise, M.DCCC.IX [=1809].

1590123833655.png

Thënie për shqiptarët
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: QYTETI i ILLIT (Troja)

ILI-ON ose TROJA - QYTETI I ILLIT / YLLIT
NGA KY EMËR RRJEDH "ILI-ADA"

Monedha të gjetura në Ilion/Trojë. Në njërën shfaqet Enea Dardani duke u larguar nga Ilioni bashkë me të atin në krah; në tjetrën, shkruhet ILIA-ADA, në nder të luftës së ILI-t.
Monedhat u gjetën në Ilion/Trojë dhe
në Trojën Aleksandriane / Stamboll.

Title: Coins from Ilion (Troy) and Alexandria Troas (today Eski Stambul).
Date, 1799
Bibliographic Citation
LECHEVALIER, Jean-Baptiste. Voyage dans la Troade ou Tableau de la plaine de Troie dans son etat actuel, Paris, Laran, AN VII [1799].

1590123899464.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: QYTETI i ILLIT (Troja)

~ HERONJTË E MALLKUAR ~
VARRET E AKILIT, PATROKLIT DHE AJAKSIT, NË ILION / TROJË.

Title: 1. Plan and section plan of the putative Tumulus of Aias in the Troad. 2. Section plan of the putative Tumulus of Achilles in the Troad. 3. View of the putative Tumulus of Patroclus in the Troad.
Date, 1799
Bibliographic Citation
LECHEVALIER, Jean-Baptiste. Voyage dans la Troade ou Tableau de la plaine de Troie dans son etat actuel, Paris, Laran, AN VII [=1799].

1590123956536.png

Thënie për shqiptarët
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: QYTETI i ILLIT (Troja)

HYLLI
"Gjatë kohërash mashtrimi të përbotshëm, thënia e së vërtetës bëhet një akt revolucionar." (George Orwell)

Emri HYLLI, si në rastin kur këtë emër e mban i biri Herakliut e Deianirës, edhe në rastin kur u vishet trojanëve (nga qyteti ILION /TROJA - kjo është arsyeja se përse Rea Silvia quhej ILLE/YLLE; emër i cili do të thoshte trojane) edhe kur ky emër përdoret nga Kadmi e Harmonia për të birin etj, na lidh veç me shqiptarët.
(Thënie për shqiptarët)

Printuar nga Bernard Picart (1673 Paris - 1733 Amsterdam), për "Priamvs Aetionis Opvs, Gemmae incisum In Pasta apud Phillp de Stosch". Bernard Picart është një punues i famshëm gravurash francez, i cili konsiderohej një nga ilustruesit më të famshëm të librave të shek 18-të. Për kryerjen e këtyre gravurave, Picart shfrytëzoi koleksionet shumë të rëndësishme të vulvae dhe gurëve antikë të gdhendur, në zotërim të Baronit Philipp von Stosch, koleksionues i madh gurësh dhe qelqesh të gdhendur.

Titulli: Pierres antiques gravées, sur lesquelles les graveurs ont mis leurs noms...
Autori: Bernard Picart & Stosch
Botues: Chez Bernard Picart, le Romain, graveur & marchand d'estampes, sur le Cingel à l'Etoile, Amsterdam 1724

1590124021082.png

Thënie për shqiptarët
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
7,340
Pikët
113
Përgjigje e: QYTETI i ILLIT (Troja)

Eshte interesante referimi i Homerit te Dardaneve si njera nder dy shtepit e Trojaneve. Gjithashtu, te Epi i Kadeshit Dardanet permenden si aleat te Hititeve ne luften kunder Egjiptit. Te Epi i Kadeshit permenden si Drdny.

Si duket Homeri ka shkruar gojedhena qindravjeqare, disa te verteta dhe shum genjeshtra pasi nuk e permend Perandorin Hitite (Anadoll), superfuqia e asaj kohe. Qytetet e Anadollit Perendimore (supozojm se Troja ash Willusa e permendur nga Hititet) ishin si nje lloj vazal te Hititeve.
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
WILLIAM SMITH:
ILLI ose YLLI. ILLION / YLLION, TROJA

ILUS (Іλος)
1. Biri i Dardanit nga Batea, e bija e Teukrit. ILLI vdiq pa ndonjë siklet dhe e la mbretërinë e tij, te i vëllai, Erikthoni.
2. Biri i Troit dhe Kallirrhoës, nipi i Erikthonit dhe stërnipi i Dardanit; prej nga quhej “Dardanidi”. Për të besohej se ishte themeluesi i qytetit ILI-on, i cili u njoh edhe si Trojë, sipas emrit të së atit. Jupiteri (Zeusi) i dha atij “Palladiumin”, një statujë tre kubitë e lartë [shënim i përk.: rreth 138 cm], me këmbët bashkuar, që mbante një shtizë në dorën e djathtë, dhe një furkë leshi në të majtën, dhe i premtoi që për aq kohë sa kjo të mbetej në Trojë, qyteti do të ishte i sigurt. Varrin e ILLIT e tregonin në rrethinat e Trojës.
Thënie për shqiptarët
___________
Titulli: A New Classical Dictionary of Greek and Roman Biography Mythology and Geography Partly Based Upon the Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology
Autori: William Smith
Botues: Harper, 1878

1590123656459.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
2.
HYLL / YLL / ILL / IL
NGA ILLI NË ILI, NGA ILION NË ILIOS,
KJO SOLLI ILIAS (Ἰλιάς) OSE ILIADA

Po si u bë Ylli, Ilios?
Fotoja që shikoni, është kopertina e librit “Ilios; the city and country of the Trojans” (Iliosi, qyteti dhe vendi i trojanëve) me autor Heinrich Schliemann (New York: Harper & Bros. 1880). Qyteti i ILIT apo YLLIT është dëshmi e gjallë e një toponimi ilir apo edhe pellazgjik, që kuptohet qartazi në gjuhën e sotme shqipe. Do shohim edhe raste të tjera të përdorimit të emrit ILL apo YLL dhe do mundohemi të kuptojmë se cila ishte rëndësia e këtij emri, i cili njihet si emër populli vetëm për paraardhësit e shqiptarëve, YLLIrët ose ILIrët.

Para se të shohim disa mbishkrime të ILIONIT të moçëm duhet të dimë se gjuha greke qysh në lashtësi ka pasur prirjen që t’i transformonte emrat e njerëzve dhe të vendeve për shkak të paaftësisë së shqiptimit, por pse jo, edhe të përvetësimit e të greqizimit të vendeve e popujve. Nuk do ndalem këtu pasi kjo gjë njihet. Shembull praktik është ai që ndodh pikërisht sot në Greqi, kur u prezantohet një shqiptar. Ti u thua quhem ILIR dhe aty për aty je një.... ILIA
Ose:
nga Ylli, Ilia
nga Arian, Janis
nga Elton, Andonis
nga Alket, Alqis
nga Leka, Aleksis
nga Xhaferr, Xaferis
nga Gjergj, Jorgos
nga Ditmir, Dimitris
nga Dorina, Theodhora
nga Dorian, Dhori
nga Afërdita, Afrodhitis
nga Gjon, Iohanis etj., etj.

Në fakt nuk është edhe aq për të qeshur, pasi tregon fuqinë transformuese kur je në kontakt me një kulturë asimiluese. Më poshtë jepet një tjetër shembull. Një Vendim i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i vitit 1995, ku shihet qartë se si nga Ramazan bëhesh Jani... Mendojeni vetë se çfarë është bërë që nga antikiteti. Jo ILLI / YLLI që bëhet ILIOS (madje këtu keni edhe provën me vendim Këshilli) po mund të bëhet ILIOS edhe një Ramazan apo një Muhamet...

REPUBLIKA E SHQIPËRISË, KËSHILLI BASHKIAK TIRANË
V E N D I M Nr. 115 dt. 22.09.1995
PER NDERRIM EMRI OSE MBIEMRI

Këshilli Bashkiak i Tiranës, në mbledhjen e tij të dt. 22.09.1995, pasi shqyrtoi relacionin e paraqitur nga Gjendja Civile e Bashkisë së Tiranës “Për ndërrim emri ose mbiemri”. Në bazë të Ligjit Nr. 5849, dt. 20.02.1979 (i ndryshuar) dhe në mbështetje të nenit 14 të Ligjit Nr. 7572, dt. 10.06.1992.

VENDOSI

. . . ti ndërrohet emri: [po sillen me shkurtime]

nga Shaqir në Jorgo
nga Bledi në Dhimitër
nga Eduard në Kristo
nga Ramazan në Jani
nga Shpresa në Elpidha
nga Xhemal në Aleks
nga Erjola në Athanasi
nga Islam në Hektor
nga Qefsere në Sofie
nga Arben në Jorgo
nga Luan në Leonidha
nga Hasan në Mihal
nga Majlinda në Vasilika
nga Areste në Ariste
nga Liri në Lira
nga Mitro në Dhimitro
nga Edmond në Jorgo
dhe gruas së tij
nga Rolanda në Theodhora
dhe vajzës nga Roeda në Eleni.
nga Ali në Aleks
nga Petrit në Petro
nga Arjola në Irini
nga Ilida në Ilidi
nga Anisa në Petrulla
nga Gjela në Angjelina
nga Erisa në Argjirrulla
nga Irena në Efigjeni
nga Entela në Itela
nga Edmond në Jani
nga Klauda në Vasiliki
nga Xhumaje në Parashqevi
nga Ilir në Ilia
nga Elizeta në Sofia
nga Dorjan në Kristo
nga Ylvie në Kristi
nga Elio në Dhimitër
nga Joelka në Athina
nga Mahmudije në Mimika
nga Demir në Grigor
nga Zabit në Lorenc
nga Sevgjeli në Efigjeni
nga Lulzime në Marjana
nga Flamur në Andrea
nga Evni në Aleksandër
nga Besnik në Niko
nga Sadete në Maril
nga Rexhep në Sotir
dhe nga Nadire në Rika
nga Lulzim në Lefter
nga Kadri në Ligor
nga Kumurie në Rika
nga Bujar në Vangjel
nga Roland në Jani
nga Dilaver në Niko
nga Ramadan në Kristo
nga Flutura në Marie
nga Fatbardha në Kristina
nga Luan në Leonidha
nga Dritan në Nikolla
nga Kedi në Aleksandër
nga Kujtim në Kosta
nga Alush në Aleksandër
nga Gani në Jani
nga Saimir në Andrea
nga Levinjo në Vasil
nga Fatime në Jonula
nga Rukie në Rina
nga Albert në Jani
nga Sadik në Aleksandër
nga Kolin në Niko
nga Petrit në Petro
nga Bajram në Anesti
nga Gentian në Niko
nga Arlinda në Angjelini
nga Vladimir në Vangjel
nga Ilagjia në Jorgjia
nga Naile në Krisitna
nga Kastriot në Kostandin
nga Skerdi në Aleks
nga Adriatik në Andrea
nga Izet në Andrea
nga Arlinda në Angjelini.
KRYETARI
Firma / Vula
1590202256146.png
_____
Thënie për shqiptarët
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
3. ҉
HYLL / YLL / ILL / IL
NGA ILLI NË ILION DHE NGA IDAI NË IDAION,
DIA IDAION ILIEIO/C OSE ILIEON
ΔΙΑ ΙΔΑΙΟΝ ΙΛΙΕΙΟ / ΙΛΙΕΙΩΝ

Emri ILIEIO ose ILIEON shoqëron në këtë monedhë DIA-n ose ZEUSIN, i cili mban edhe emrin IDAION. Tradita e ILIONIT me sa duket e kërkonte që versioni të ishte i tillë. Në postime të mëparshme kam sjellë shembuj studimesh ku thuhet se prapashtesa –ON i përket ekskluzivisht emrave ilirë (edhe pellazgjikë).
Lidhur me emrin IDAI, duhet thënë se ky, ashtu si emri YLL, dhe gjithë variantet e këtij të fundit, është akoma në përdorim mes shqiptarëve (search google). IDAI nuk është emër mysliman siç mund ta komentojë dikush. Provën e keni para syve. Ka lidhje me DIA-n apo Zeusin. Zeusi mban në dorë statujën e Palladiumit, e cila lidhet me profecinë e jetëgjatësisë së Ilionit/Trojës si qytet: “Për sa kohë statuja do ishte aty, Ilioni nuk binte...”

DIA ... ILIEIO
DIA apo PERËNDIA YLL

Fjala perëndi, sipas ‘Fjalor i gjuhës së sotme shqipe””
“PERËNDI f.
Sipas përfytyrimeve fetare e mistike: qenia më e lartë e mbinatyrshme, e cila gjoja ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka; zot, hyjni. Perënditë e paganëve (e grekëve, e romakëve, e ilirëve, e Olimpit). Perëndia e luftës. I luteshin perëndisë. I preftë perëndia, ditën! mallk., vjet.
* E kanë (është) perëndi e nderojnë dhe e dëgjojnë dikë si besimtari perëndinë; e mbajnë diçka si të shenjtë, e duan dhe e çmojnë pa masë; e adhurojnë.”
Thënie për shqiptarët
_______
Foto: Monedhe nga koleksioni i H. Schliemann; monedha te vashes Faustina, e Komodusit, e Krispines, e Julia Domna.

1590202321604.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
4.
HYLL / YLL / ILL / IL
ILIEON DARDANI.
ΙΛΙΕΩΝ ΔΑPΔANOC

Dardani i ulur, me spektër në dorë dhe një grua përkrah. Me gjasa tematika i përket martesës së tij me Batieian, bijën e Teukrit. Emri Batieia, Bateia ose Batea është pa dyshim një emër që e gjejmë te forma mashkullore e emrit Bato.Të dy emra ilirë.
“Emrat Bato, Algals, Derda, Etrit, Pine, Skeva, Versi, në burimet e shkruara, dalin si emra komandantësh ilirë. Por burimi kryesor për njohjen e studimin e emrave vetjakë ilirë janë mbishkrimet e lashta, sidomos gurët e varreve. (Revista Ylli, nr. 10, Tirane: 1969) “Nopça thotë se emri Batusha është formë diminutive e emrit ilir Bato...” (Mark Krasniqi, Gjurmë e gjurmime: studime etnografike, 1982)
“Mund të thuhet se Bato është emri me shtrirje gjeografike më të madhe në Iliri dhe përtej kufive të saj.” (Konferenca e dytë e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 12-18 Janar 1968: Volumi 2).
Thënie për shqiptarët
1590202368136.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
5.
HYLL / YLL / ILL / IL
VARRI I ILLIT

Këtu shihet varri tumular i ILLIT / YLLIT (ILI-os), themeluesi i qytetit ILION, që më pas do të njihej si TROJA e famshme.
ILU-si ose ILLI / YLLI ishte stërnip i Dardanit, themelues i familjes mbretërore dardane që kishte prejardhje nga Zeusi (Dardani njihej si i biri i Zeusit me Elektrën).

“Ujek Tepeh, është tumula apo varri tumular i ILLIT. Ky ka pasur edhe interpretimin si të jetë varri i profetit Elia (me gjasa për shkak të ngatërrimit të emrit ILU-s me ELI-as). Sipas banorëve të Troadës konsiderohej si varri i profetit dhe më një gusht kryheshin pelegrinazhe dhe një festival në nder të tij, duke ndezur zjarre për nderimin e tij, në majë të tumulës.”- thotë arkeologu H. Schliemann, i cili kreu gërmimet në Trojë dhe zbuloi rrënojat e saja (duke e marrë si të vërtetë faktin se Troja apo Ilioni ndodhet aty ku është konsideruar) në lidhje me këtë varr. Por, dihet mirë se besimet pagane me elementin e zjarrit nuk mund të jenë kurrë kremtime të krishtera apo të judaizmit. Ato lidhen kryesisht me besimin te dielli. Edhe në rastin që përmend këtu Schliemann, kremtimet në nder të ELIAS, janë festime pagane të lashta që ashtu si kudo, me ardhjen e religjioneve janë zëvendësuar emrat, por kanë qëndruar datat dhe vendet e shenjta të dikurshme; varri i nderuar me zjarr, është një nderim për perëndinë e zjarrit e të dritës DIELLIN. Kështu që nisur edhe nga gjetje të tjera të simbolikës pagane të gjetura në Ilion/Trojë nga Schliemann, duket qartë besimi te Dielli ... apo te YLLI.

Thënie për shqiptarët
___________
Foto nga:
Title: The putative Tumulus of Illus in the Troad.
Vue du Tombeau d'Illus.
Date, 1809
Bibliographic Citation:
CHOISEUL-GOUFFIER, Gabriel Florent Auguste de. Voyage pittoresque de la Grèce, Paris, J.-J. Blaise, M.DCCC.IX [=1809]
Dhe
Heinrich Schliemann, Ilios: the city and country of the Trojans,

1590283832105.png
1590283854511.png
1590283886040.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
6.
HYLL / YLL / ILL / IL
ILLI / YLLI, themeluesi i ILLION / YLLION
ΙΛΙ DHE ΙΛΙΕΩΝ

Në njërën anë të monedhës shfaqet figura e ILLI-t themeluesit të qytetit ILION / TROJA.
Në anën e pasme, shfaqet Ganimedi me shqiponjën e Zeusit. Në kokë ai mban kësulën frigase, të cilën shqiptarët e kanë pasur deri vonë pjesë të veshjes së tyre kombëtare.

1590342508435.png

1590342524070.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
7.
HYLL / YLL / ILL / IL
EKTΩP ΙΛΙΕΩΝ
HEKTORI i ILLIONIT

Lufta e YLLIONIT. Hektori, mban me këmbën e majtë trupin e vdekur të Patroklit, mikut të ngushtë të Akilit, dhe shkul ushtën nga trupi i tij.

1590342592969.png
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,624
Pikët
113
Vendndodhja
8.
HYLL / YLL / ILL / IL
HYRJE MBI ILIRIKUN

Mbi origjinën e emrit e të popullit ilir.
Nga Daniele Farlati
“Illyricum Sacrum, v. I”

Përpara se të nis e të shkruaj për Dalmacinë e për kishën e Salonës, është e nevojshme të them disa gjëra në mënyrë të përmbledhur për universin ilirik, pjesë e rëndësishme dhe shumë e dëgjuar e të cilit ka qenë gjithmonë Dalmacia. Shpjegime të mëtejshme e më të hollësishme për këtë çështje do t’i japim në shënimet që do të shoqërojnë historinë kishtare të Ilirikut. Kjo trevë ka qenë e quajtur Ilirik si nga latinët, ashtu edhe nga grekët; por grekët jo rrallë e quajnë atë edhe Iliridë. Këtë formë ndonjëherë e huazuan edhe latinët, si p.sh. Pomponius Mela në librin I, kreu 3: Anën e Adriatikut e zë Ilirida. Këtë vend e ndeshim të quhet Iliri tek autori grek Stefan apo te autori latin Proprec, libri I, Elg. VIII: A thua se për ty vlej më pak se Iliria e akullt?

Banorët e atij vendi i quajnë ilirë, si grekët, ashtu edhe latinët. Ndër autorët grekë që i quajnë ata ilirë është edhe Eustathi, në shënimet e tij mbi Periegetin. Por tani është bërë zakon, madje edhe normë të foluri, që këta të quhen edhe ilirikë. Gjithçka që lidhet me ilirët apo emërtimet që lindin nga emri i këtij fisi, quhen ilirike, si p.sh. grykat ilirike, apo ushtritë ilirike tek Taciti. Mbishkrimet dhe monedhat e vjetra na mësojnë se ata quhen edhe ilirikanë, si p.sh. pretorë ilirikanë e ushtri ilirikane. Një gjë të tillë e konfirmon edhe Valeriani në letrën e tij për Zosimonin, të cilën e përshkruan:

Pollioni në kreun XIV të Klaumt: Në krye të legjionit të pestë, më të zgjedhurit, vumë si tribun Klaudin, një burrë me origjinë ilirikane. Tek Mediobarba, faqe 353, flitet për një monedhë të Decit, ku është gdhendur mbishkrimi: hyu mbrojtës i ushtrisë ilirikane. Ndërkohë, fjala ilirik, ku gërma latine zëvendëson atë greke, përdoret rrallë, por gjithsesi nuk zhduket krejt. Autorë të ndryshëm e paraqesin në mënyrë të ndryshme gjendjen e fisit ilir, gjë që zakonisht ndodh kur ekzistojnë mendime të ndryshme mbi origjinën e gjuhëve e të popujve.

Pothuaj nuk ka popull, që të mos jetë objekt debati për sa i përket origjinës së emrit e të fisit të vet. Autorët që shkruajnë për origjinën e popujve të ndryshëm japin mendime aq të ndryshme e kontradiktore mes tyre, fusin aq shumë elemente imagjinare në rrëfimet e tyre, saqë lexuesi e ka më të lehtë të dallojë të pavërtetat, sesa të gjejë të vërtetat në veprat e tyre. Kështu ndodh edhe me çështjen e origjinës së popullit ilir, për të cilën nuk ka një mendim të vetëm, por shumë të tillë. Appian Aleksandrini në Illyr, mbi bazë të rrëfimeve popullore, pohon se Ciklopi Polifem pati nga gruaja e tij Galatea tre fëmijë, të cilët pasi u larguan nga Sicilia, sunduan në vise të pafundme, në Kelt, në Galë dhe së fundi në Ilir, prej nga kanë ardhur emrat e keltëve, galëve dhe ilirëve. Por, megjithëse vetë Appiani e pranon se këto tregime janë më shumë fantazi sesa histori e vërtetë, përsëri ai është i prirë t’u besojë më shumë atyre, sesa rrëfimeve të pabesueshme të autorëve të tjerë, që gjithashtu shkruajnë mbi origjinën e ilirëve. Mes gjithë rrëfimeve që bëjnë fjalë për këtë çështje, shkruan ai, këto më duken më të besueshme. Autori Stefan Bizantini mendon se, emrat ilirik e ilirë vijnë nga emri i djalit të Kadmit, Ilirit.

Të njëjtën gjë pohon edhe Eustathi në konsideratat e tij mbi Dionisin: në të djathtë ndodhen vendet e ilirëve, që quhen kështu prej emrit të djalit të Kadmit, Ilirit. Këtë mendim me këta dy autorë e ndan edhe Apollodori, i cili, në librin 3 shkruan se Iliri ishte djalë i Kadmit, mbretit të Ilirëve: mbi ilirët sundon Kadmi dhe këtij i ka lindur një djalë me emrin Ilir. Gjithsesi, një shpjegim i tillë kundërshtohet nga Samuel Bochard, sipas të cilit fjala Ilir s’ka të bëjë fare me gjuhën e Fenikasve apo të Amoritëve që përdorej nga Kadmejtë. As në zakonet e në institucionet e ilirëve dhe as në gjuhën e tyre të hershme dhe te sotme apo vulgare, nuk ndeshet ndonjë gjurmë e origjinës nga Fenikia, vendi ku u lind Kadmi. Gjë që na shtyn të mendojmë se, emri dhe origjina e tyre duhen kërkuar në një vend, që ka emër e zakone të tjera. Në mbrojtje të kësaj teze nuk mund të përdoret as emri i Apollodorit, i cili i atribuon emrin Ilir djalit të Kadmit.

Në fakt, autorë të ndryshëm e kanë zakon të përdorin për kohët e reja fjalë të marra nga kohë më të hershme. Kështu, të vjetrit e quajtën të birin e Kadmit me emrin Ilir sipas emrit të vendit ku ai sundoi; por ky vend në atë kohe nuk quhej Iliri, u quajt kështu në kohën kur ata shkruanin. Për këtë na jep një provë mjaft bindëse fragmenti i përmendur i Apollodorit, ku thuhet se Kadmi sundonte mbi Ilirët përpara se t’i lindte djali Ilir, d.m.th, përpara se ata njerëz të quheshin Ilirë, përderisa (në qoftë i vërtetë pohimi i Stefanit dhe i Eustathit) Ilirët e morën për herë të parë këtë emër sipas emrit ilir që mbante djali i Kadmit. Kujtoj gjithashtu se, djali i Kadmit u bë sundimtar i një vendi fqinj tek Enkelejtë, që më vonë u quajtën edhe ata Ilirë. Por, meqenëse shkrimtarët e mëvonshëm nuk e dinin emrin e tij, menduan ta quajnë sipas emrit të vendit ku kishte lindur ose ku sundoi, i cili në kohën kur ata shkruanin quhej Iliri.

1590369948572.png
 

ZET

Cursum Perficio
Anëtar
Aug 31, 2011
Postime
8,661
Pikët
113
Farlati eshte nje klerik ne sherbim te Illyrica Sclava. Librat e tij kane faren e ngaterreses dhe shfarosjes.
 
Top