• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

R.Kipling

Viktoria

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 19, 2010
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Mali i Zi
A mendoni se nje veper e sakt,nje shkrimtar i sakt mundet te jet pseudonim i jetes se juaj?
 

Viktoria

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 19, 2010
Postime
32
Pikët
0
Vendndodhja
Mali i Zi
Përgjigje e: R.Kipling

Ne mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh-dhe vetes ti besosh,
sa here tek ti dyshojne e s te perfillin-
por dhe dyshimet drejt ti gjykosh...

Ne mundsh te rrish ne pritje ,nga pritja pa u lodhur,
a, kur te urrejne,urrejtje te mos ushqesh,
madje,ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
me thjeshtesi ,me to pa rene ndesh.

Ne mundsh te mendosh,por jo gjer ne shkaterrim,
te enderrosh,por jo si rob enderrimesh,
dhe ti trajtosh njelloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim-burim mashtrimesh

Ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
ne kurthe per trutharet kopuke te ti kthejne,
ti shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
e prape ti ndertosh me vegla qe nuk vlejne.

Ne mundsh fitoret qe ke korrur ti flijosh
si ne kumar, ne nje te vetme loje,
te rrezikosh ,te humbasesh e prape te fillosh
dhe humbjen kurre te mos ta zesh ne goje.

Ne i detyrofsh dot muskul,nerv e puls e zemer
te te sherbejne edhe kur gjithçka duket e kote,
e te qendrosh kur ske asgje me veç vullnetit
qe qe veç nje fjale-"Qendro!"-gjithnje te thote.

Ne mundsh te flasesh me maskarenj po nderin tend ta ruash,
a te ecesh perkrah mbretit pa krenari qe te verbon.
Nese armiku apo miku s te bejne dot te vuash
dhe gjithkend e çmon per aq sa meriton...

Ne mundsh ti mbushesh minutat aq te renda
me vepra qe peshojne-
dije dhe mos ki asnje dyshim:
se jotja do te jete Bota ,me ç ka brenda,
dhe BURRE do jesh ,o biri im!


...te gjithat i shkori Kiplingu...titulll e madhe,jo e vshtir.Te ti bejm tjetrit mir,te veprojm shendosh dhe mos ta hapim lotin ne fytyren e t'afermin ton,dhe,qe-fituame titullen e njerzimit... :D
 

Askushi

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,539
Pikët
113
Rudyard Kipling
(Nobel, 1907)​
(1865-1936)


Shkrimtar britanik, nobelist, autor i disa romaneve, poemave dhe novelave që trajtojnë esencialisht jetën në Indinë dhe Birmaninë e kolonizuar nga anglezët.
Ndër veprat kryesore:
Libri për Xhunglën (1894)
Libri i dytë për Xhunglen (1895)
Kim (1901)
Kapiteni guximtar (1897)

Kiplingu ishte fëmijë i një ruajtësi muzeu në Lahore. Lindi më 30 dhjetor 1865 në Bombaj - Indi. Në moshën gjashtëvjeçare e dërguan në konvikt, në Angli, për të marrë edukatë e arsim anglez. Aty kaloi pesë vite në mjerim për të cilat foli më vonë në veprën e tij Stalky dhe fëmijët (1889) dhe në Drita që shuhet (1891). Më 1882 kthehet në Indi dhe i përkushtohet shkrimit për gazetën e Lahores, Civil and Military. Pas kësaj, publikoi disa poema satirike mbi jetën e ushtarëve nëpër barakat e Indisë së kolonializuar dhe Rrëfime të Thjeshta nga Kodrinat si dhe novela të tjera të publikuara në shtypin e kohës.
Në mes të viteve 1888/89 u bë i njohur me novelat në të cilat fliste për jetën e popullin hindas. Këto tekste qenë një identifikim i thellë i këtij populli kështu që u bë i adhuruar në mesin e tyre. Pas kësaj periudhe ai filloi një udhëtim për Azi e SHBA ku edhe martohet me Caroline Balestier (1892) dhe ku shkroi Libri mbi Xhunglën (1894).
Pas një kohe të shkurtër në Vermont, u vendos në përfundimisht në Angli. Më 1907 merr Çmimin Nobel për Letërsi dhe bëhet kështu i pari laureat anglez.
Kiplingu njihet si novelisti dhe romansieri më i mirë anglez. Shkruajti edhe për fëmijë si dhe shumë poema, por ato janë më pak të njohura në botën e lexuesve.
U nda nga jeta, më 1936, në Londër.



Rudyard Kipling




Përkthyer nga Fan S. Noli




NË MUNÇ


Në munç të mbash në kokë terezinë
Kur shokët çmendër dhe fajtor të nxijnë;
Në munç të kesh besim, kur të dyshon
Kushdo, dhe s'ka njeri që të beson;
Në munç të preç, dhe pritjen s'e kursen,
Në të gënjefshin, ti nuk i gënjen,
Në të urrefshin, ti s'i çan me brirë,
Dhe s'hiqesh as m'i mënçim as m'i mirë.

Në munç të çndërrosh e të mejtosh,
Dhe nga këto në mos u robërofsh;
Në munç të preç Triumfin dhe Hatanë,
Dhe t'i shkelmosh të dy si kallpazanë;
Në munç të mbahesh, kur një dreq ta dreth
Të drejtën dhe në lak syleshin heth,
Kur sheh kalan' e jetës të rëzuar
Dhe prap e ngre me veglën e çkallmuar;

Në munç të vësh m'i grumbull çdo thesar,
Edhe t'i loç të gjitha me një zar,
T'i humpç edhe të nisësh përsëri
Pa thën' asgjë për këtë batërdi;
Në munç të kesh një zemër, trup e kokë
Që të shërbejnë sa të bëhen trokë,
Dhe të vazhdosh i djegur shkrump në furrë,
Dhe të thërret vullneti: "Mbahu, or burrë!"

Në munç të zbreç në turm' e të mbash nderin,
Të hash me mbretin, të pish me neferin;
Në mos të ngaftë dot as mik as hasmë,
N'i daç të gjithë, po asnjë për dasmë;
Në munç për çdo minutë të përpjetë
Të rënç tamam sekunda gjashtëdhjetë;
Zaptove dhenë me çdo mall dhe hir,
Dhe ca më mirë, qënke trim, or bir!



Rudyard Kipling




Përktheu: Vedat Kokona




NË MUNÇ


Në s'humbsh toruan kur të gjithë rreth teje
Humbur e kanë dhe thonë se ti ke faj;
Në paç besim tek vetja kur të tjerët s'kanë
Tek ty edhe dyshimn' ti ua fal;
Në pritsh edhe nga pritja të mos lodhesh;
Në të gënjefshin, ti mos i gënjesh;
Në të urrefshin, ti mos i urresh;
I urtë shumë, as shumë i mirë s'tregohesh;

Në ëndërrofsh, por zot s'ke ëndërrimin;
Mendove dhe mendimet s'i ke si qëllim;
Në e takofsh Triumfin dhe Rrënimin,
Të dy mashtruesve u jep të njëjtin çmim;
Duron kur e vërteta jote ndrydhet
Nga horrat edhe lak bëhet për teveqelë;
Në pafsh atë ç'ke stisur që të thyhet,
Prap të ndërtosh me veglat bërë fërtele;

Në bëfsh një pirg me çka ti ke fituar,
Dhe në rrezik t'i hedhësh çift a tek,
Dhe të humbaç dhe prap duke filluar
Gojën ta qepësh përpara kur s'ke shtek;
Zemrën ti gur n'e bëfsh dhe nervat hekur,
Të të shërbejn' dhe kur të thonë: Jo!
Dhe të qëndrosh asgjë kur s'të ka mbetur
Përveç vullnetit që të thot': "Qëndro!"

Në flaç me turmën dhe të ruash nderin,
Me mbret të rish, por cakun mos kalosh;
Kur as armiq as miq s'ta duan sherrin,
Të gjithë kur ti i do, por kurrë mos ta teprosh;
Në e mbushç minutën që nuk të fal kurrë
Me gjashtëdhjetë sekonda në vrapim;
I tokës zot je, çdo gjë atje është jotja,
Dhe sidomos Njeri do jesh, o biri im!



Rudyard Kipling




Përkthyer nga Robert Shvarc





NË MUNDSH


Në s'humbsh toruan kur të gjithë rreth teje
Humbur e kanë dhe thonë se ti ke faj;
Në paç besim tek vetja kur të tjerët s'kanë
Tek ty edhe dyshimn' ti ua fal;
Në pritsh edhe nga pritja të mos lodhesh;
Në të gënjefshin, ti mos i gënjesh;
Në të urrefshin, ti mos i urresh;
I urtë shumë, as shumë i mirë s'tregohesh;

Në ëndërrofsh, por zot s'ke ëndërrimin;
Mendove dhe mendimet s'i ke si qëllim;
Në e takofsh Triumfin dhe Rrënimin,
Të dy mashtruesve u jep të njëjtin çmim;
Duron kur e vërteta jote ndrydhet
Nga horrat edhe lak bëhet për teveqelë;
Në pafsh atë ç'ke stisur që të thyhet,
Prap të ndërtosh me veglat bërë fërtele;

Në bëfsh një pirg me çka ti ke fituar,
Dhe në rrezik t'i hedhësh çift a tek,
Dhe të humbaç dhe prap duke filluar
Gojën ta qepësh përpara kur s'ke shtek;
Zemrën ti gur n'e bëfsh dhe nervat hekur,
Të të shërbejn' dhe kur të thonë: Jo!
Dhe të qëndrosh asgjë kur s'të ka mbetur
Përveç vullnetit që të thot': "Qëndro!"

Në flaç me turmën dhe të ruash nderin,
Me mbret të rish, por cakun mos kalosh;
Kur as armiq as miq s'ta duan sherrin,
Të gjithë kur ti i do, por kurrë mos ta teprosh;
Në e mbushç minutën që nuk të fal kurrë
Me gjashtëdhjetë sekonda në vrapim;
I tokës zot je, çdo gjë atje është jotja,
Dhe sidomos Njeri do jesh, o biri im!


Poezi Nga Rudyard Kipling
(1865- 1936)




Përktheu Qazim Shemaj




MARSHI I HELMIT NË TRU


Nuk sheh ku shkel, as pyet Roma,
Me thundra shkel e shtyp më shpesh
Stomakët, zemrat, kokat tona,
Se si rënkojmë nuk vë vesh.
Për të gjithçka: të shtypë e shkojë,
Po prapa saj nëpër kolona,
Ne komplotojmë ta rrëzojmë,
Me gjuhë mprehim shpatat tona.
Pak njerëz jemi ne, më pak
Të dashurojmë a të urrejmë,
Po veç na lini, jo aq larg,
Përmbys ne shtetin do ta kthejmë.
Ne jemi tenjë në rrënjë e kërcu,
Ne jemi mola brenda në dru,
Ne jemi gjemba në këmbë e në gju,
Ne jemi helmi në gjak e në tru.
Dhe minjtë kabllo duke brejtur,
Dhe vidrës etja nuk i shuhet,
Dhe molat duke grirë petka,
Secili bën atë ç’i duhet.
Kështu me ne njësoj po ngjet,
Të zënë jemi gjer në fyt,
Punojmë ne, punojmë fshehtë,
Po prisni ç’do t’ju shohin sytë.
Vërtet ne s’jemi aq të fortë,
Por popujt janë, e besojmë,
Do t’i mësojmë sot e mot,
Në luftë si t’ju shpartallojnë.
E prapë skllevër nga kjo luftë?
Po, kemi qenë skllevër-tallje,
Veç si të vdisni ju me turp,
Mbi varrin tuaj do hedhim valle.
Pak njerëz jemi ne, më pak
Të dashurojmë a të urrejmë,
Po veç na lini, jo aq larg,
Përmbys ne shtetin do ta kthejmë.
Ne jemi tenjë në rrënjë e kërcu,
Ne jemi mola brenda në dru,
Ne jemi gjemba në këmbë e në gju,
Ne jemi helmi në gjak e në tru.
 

Rina

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
1,726
Pikët
63
Përgjigje e: R.Kipling

Po e sjelli poezine If ne gjuhen origjinale


If


If you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you;
If you can trust yourself when all men doubt you,
But make allowance for their doubting too:
If you can wait and not be tired by waiting,
Or, being lied about, don't deal in lies,
Or being hated don't give way to hating,
And yet don't look too good, nor talk too wise;

If you can dream- and not make dreams your master;
If you can think - and not make thoughts your aim,
If you can meet with Triumph and Disaster
And treat those two impostors just the same:.
If you can bear to hear the truth you've spoken
Twisted by knaves to make a trap for fools,
Or watch the things you gave your life to, broken,
And stoop and build'em up with worn-out tools;

If you can make one heap of all your winnings
And risk it on one turn of pitch-and-toss,
And lose, and start again at your beginnings,
And never breathe a word about your loss:
If you can force your heart and nerve and sinew
To serve your turn long after they are gone,
And so hold on when there is nothing in you
Except the Will which says to them: "Hold on!"

If you can talk with crowds and keep your virtue,
Or walk with Kings nor lose the common touch,
If neither foes nor loving friends can hurt you,
If all men count with you, but none too much:
If you can fill the unforgiving minute
With sixty seconds' worth of distance run,
Yours is the Earth and everything that's in it,
And which is more- you'll be a Man, my son!

 
Top