• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka kërkuar largimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai ka theksuar se opozita është shpresa e vetme që të ndalet korrupsioni dhe grabitja e pasurive të vendit.

Rama deklaroi se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e regjimit të kusarisë që mban peng integrimin e vendit.

“Korrupsioni po i merr frymën demokracisë dhe i ka marrë shpirtin dhe gramat e fundit ekonomisë. Njerëzit nuk duhet të gjejnë vdekjen, por duhet të gjejnë zgjidhjen... Kishte vetëm një arsye për të vrarë demonstruesit dhe kjo arsye është aty, në atë godinë, në tryezën e asaj që quhet qeveria e Shqipërisë, por që në fakt është regjimi i kusarisë. Janë ato përfitime të paligjshme dhe dalja në dritë vetëm e disa zullumeve të tyre, që kanë nxitur frikën që u bën të shohin ëndrra me puçe”, deklaroi Rama.

“Populli që ka ardhur këtu sot, kërkon mbrapsht Shqipërinë me të gjitha pronat e grabitura, konçensionet e paligjshme, privatizimet e korruptuara. U kërkon mbrapsht kusarëve Shqipërinë, që nuk mund të qëndrojë edhe në flamurin e NATO-s dhe në flamurin e gardës së korrupsionit. Kërkojmë mbrapsht Shqipërinë, që nga zgjedhjet e vjedhura, deri në jetët e mara për të vazhduar vjedhjen… Shfrytëzimi barbar i pasurive të këtij populli, duhet të marrë fund. Duhet të marrë fund kompromentimi i të ardhmes së atyre që lindin në këtë vend të Evropës”, tha Rama.

“Sot jemi e vetmja shpresë për të ndalur pushtetin e kusarisë, korrupsionin, grabitjen e qeverisë, padrejtësinë si pushtet antivlerash në fuqi dhe për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje të drejtë. Nuk kërkojmë pushtetin, por largimin e tij, nuk duam pushtet përmes demonstratave, por do të vazhdojmë demonstratat për të larguar pushtetin. Populli duhet të zgjedhë atë që do dhe jo të sundohet nga ai që populli nuk do. Duhet të largohesh Sali mos rri aty nga frika dhe mos e shi këtë si çështje burrërie. Burrëri kur një kryeminstër shpëton nga armët e luftës, është kur ai largohet dhe pranon zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Rama.

“Demonstratat nuk do të ndalen, do të vazhdojnë, do të jenë përditë dhe përjavë edhe më të mëdha, përditë edhe më të shtrira në të gjithë Shqipërinë në emër të atyre parimeve që 20 vjet më parë e hodhën këtë popull kundër regjimit të Enver Hoxhës dhe sot e kanë nxjerrë kundër regjimit tënd të kusarisë. Kush falë liri themelore për siguri të përkohshme, nuk mund të ketë as liri dhe as demokraci dhe ja pse sot edhe në vazhdim ky popull do të jetë në demonstrata”, përfundoi Rama.

Topchanel-tv
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

No koment--->[ame="http://www.youtube.com/watch?v=XNNEQenXPP8&feature=related"]http://www.youtube.com/watch?v=XNNEQenXPP8&feature=related
 
Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Por kush jane ne te vertete ne syte e shqiptareve Sali Berisha dhe Kundershtari i tij i betuar Edvin Rama???[ame="http://www.youtube.com/watch?v=xNGj93mFB88&feature=related"]http://www.youtube.com/watch?v=xNGj93mFB88&feature=related[ame="http://www.youtube.com/watch?v=kcqIBMCpgVk&feature=related"]http://www.youtube.com/watch?v=kcqIBMCpgVk&feature=related

P.S Tashme vertet qe jam paksa konfuz...!
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,664
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Ne Shqiperi nuk zgjedh populli. Populli i shkrete kot i hedh votat. Ato as qe numerohen. Perfundimi ka dal pa u bere zgjedhjet.

Nuk duhen drejtuar demonstruesit drejt kryeministrise, por drejte ambasades se SHBA-ve! Dhe thirrjet per demonstrat nuk behen gjithe pompozitet neper radio e televizor, por duke u vajtur neper shtepi popullit. Si mik, si shok, jo si funksionar partije. Rama duhet te veje ne levizje bazen e partise se tij, te teren!

Ne fund te fundit Enver Hoxha nuk e paska patur dhe aq gabim kur thoshte se "Amerika nuk vjen per te ndihmuar, por per te perdhunuar!"

E di une qe flet ashtu serbes Saliu.... se kane vdekuar(ose jane larguar nga shqiperia) ata qe thoshin "Thuaj deshiren e fundit!". E shkaterroi kete komb ky maskara!
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Mir do boj.
Po pastaj,do dalim ne rruge,deri sa te iki Rama?
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,664
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Nuk besoj qe ajo rrembythje mund te krahasohet me Edi Ramen, qofte nga kultura, qofte nga prejardhja! Jane si nata me diten ata te dy! Duket njeriu me kulture dhe edukate, e duket harbuti!

Saliu edukaten dhe kulturen e vetme qe ka marre eshte ajo, qe ti lepihet eprorit dhe te shtypi e te shkeli me kembe vartesin. Nuk besoj se do ndonje shpjegim, kush eshte vatresi e kush eprori.
 
Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
707
Pikët
63
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Edi Rama as që ka për ta mësuar ndonjëherë si fitohet!
Nuk besoj se ka lidhje me kulturën kjo punë.Ka lidhje me karakterin.Se me kulturë ishin edhe ata 40 vjet por vranë e prenë sipas qefit të njëshit!!!
Sa për edukatën e Edi Ramës,e dinë të gjitha bashkëshortet e tij!
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,664
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Ne shqiptaret nuk e kemi zakon te nderhyjme ne punet familjare te personave te tjere. Ky eshte nje zakon i arixhinjeve dhe i Saliut qe nuk eshte larg tyre. Se si e nderton jeten dhe mardheniet familiare cdokush eshte pergjegjesi e detyrim i tij dhe nuk i jep llogari as Saliut e as ndonje poeti te Saliut.

Por meqenese e hape kete avaz.... ik shko pyet Lirin te tregoj per Salin se si behet kur e zene krizat nervore.

Edi Rama nuk ka shtrire ne bulevard me plumba ballit, qytetare qe dalin per xhiron e mbremjes. Akoma nuk eshte thare gjaku i atyre 30 a 40 te masakruarve nga plumbat e policise qe megjithese nuk vdiqen se zoti i ndihmoi, per policin dhe Saliun qe qelloi mbi ta, ata jane te vrare.
 
Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Vetem artikullin lexova ia marte dreqi se s'kam net te hap videot..Une Ramen nuk e kam qef(aq me pak Saliun) por per mendimin tim fjale me mend ka thene ne kete rast..Po sikur te bej nej gje ky edhe ne opozite nuk do ishte keq..
Pastaj nuk eshte vetem qeveria aman, po ne si popull jemi Materialist dreqi ta haje..
 
e kam thene une: A Enver ku je???? Ngrihu mor burr se po te hypin ne qafe keta pizevenget... Vec hajde sa me var keta legenat neepr shtylalt e qendres te Tiranes ene vdis prap pastaj se po nejte gjate na more mqaf, perfundojme edhe ne te varur.
 
Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,895
Pikët
113
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

I pashe edhe videot une..
Me vjen keq.. me vjen keq qe Shqiperia eshte ne kete gjendje..dhe me duket e kote te flasesh edhe per NACIONALIZEM qe ndoshta do ishte e vetmja gje qe do na shpetonte..
 
Besoja

V.I.P
Anëtar
Mar 2, 2011
Postime
707
Pikët
63
Vendndodhja
TIRANE, Shqiperi
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Ne shqiptaret nuk e kemi zakon te nderhyjme ne punet familjare te personave te tjere. Ky eshte nje zakon i arixhinjeve dhe i Saliut qe nuk eshte larg tyre. Se si e nderton jeten dhe mardheniet familiare cdokush eshte pergjegjesi e detyrim i tij dhe nuk i jep llogari as Saliut e as ndonje poeti te Saliut.

Por meqenese e hape kete avaz.... ik shko pyet Lirin te tregoj per Salin se si behet kur e zene krizat nervore.

Edi Rama nuk ka shtrire ne bulevard me plumba ballit, qytetare qe dalin per xhiron e mbremjes. Akoma nuk eshte thare gjaku i atyre 30 a 40 te masakruarve nga plumbat e policise qe megjithese nuk vdiqen se zoti i ndihmoi, per policin dhe Saliun qe qelloi mbi ta, ata jane te vrare.

Natyrisht që askush nuk ka të drejtë të merret me familjarët por në rastin e Edi Ramës që pretendon të drejtojë shtetin,ndryshojnë shumë gjëra dhe nuk është aq e thjeshtë sa mendohet dhe kuptohet.Unë nuk do të isha dakort që këtu ku jam të fitonte ndonjë kryetar bashkie nga PD-a që keqtrajton gruan.Këtë koncept kam ndaj edhe shkruaj për Edi Ramën në këtë drejtim.
Nëse dikujt nuk i pëlqen,të kalojë faqen.
Mendoja se në këtë forum nuk të vënë epitetete për mendimin ndryshe por qënkemi njësoj kudo ne shqiptarët.
Të vësh epitete,nuk është ndonjë trimëri e madhe!
Dhe nuk di kujt i thua ti avaz.
Nëse ti e ke parë Berishën se si bën kur e kapin krizat nervore,nuk besoj se të ndaloj unë ta thuash!
Gjithsesi,e ndërpres debatin me ty zotëri.
Të uroj gjithë të mirat!
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
14,664
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Beso!
Nuk kam asgje kunder teje mor flori!

Une e kuptoj qe ti je simpatizant i nje koncepti ideollogjik te djathte, por kur bie fjala per Saliun, debatet ideollogjike behen qesharake. Saliut nuk i intereson ideollogjia(eshte teper injorant per tá kuptuar) dhe as demokracia(eshte teper poetike per nje malok te pagdhendur si ai), e vetmja gje qe i intereson dhe i pelqen asaj qenie te trashe eshte pushteti dhe ndjenja euforike qe te jep ai kur sundon masat. Ky individ eshte narkotizuar nga kjo ndjenje dhe nuk bene dot pa te. Ai eshte gati te shkel mbi cdo gje e mbi gjithekend per te marre dozen e euforise sunduese.

Nga shkalla e inteligjences Saliu nuk eshte me larte se nje femije 14-vjecar. Dhe ne renditjen kombetare 4 000 000 -she per inteligjencen, Saliu duhet te jete i tre milionti ne radhe duke lene pas vetem foshnjat dhe femijet parashkollor, por jo femijet paraplegjik(keta te fundit jan me te zgjuar se ai). Ky individ dite per dite na jep shfaqje te llogjikes se tij te kufizuar dhe te rrezikeshmerise se larte shoqerore me ato qe thot e ato qe bene. Ky eshte jo vetem nje rrezik kombetar, por nje rrezik nderkombetar duke marre parasysh delikatesen e mardhenieve dipllomatike te rajonit ton dhe gomarllikun e tij politik. Ne fjalorin e ketij individi termi dipllomaci perkethehet ... shitje ujrash teritoriale, zgjimi i te vdekurve nga gjumi i perjeteshem dhe regjstrimi i tyre si Greke, mish-mash ne regjstrimin e popullsise dhe katranosja e identitetit tone kombetar.

Duke mbrojtur Salin, ti nuk po mbron pikpamjet e tua per jeten dhe shoqerine(bindjet e tua), por po mbron nje kusar e nje vrases qe nuk ka asgje te perbashket me bindjet e tua.

Edhe une te uroj gjithe te mirat dhe shpresoj te nderrosh mendje ne lidhje me vazhdimin e debatit.
 
Ti ke mendimin tënd për Berishën dhe është normale.
Por të njohësh socialistët këtu ku banoj unë,jam i sigurtë që do biesh në "dashuri" me Berishën.Nuk e ke idenë se çfarë njerzish janë.I do injorantë,hakmarrës,inatçinj deri në rezikshmëri,nuk të pranojnë as në tavolinë edhe pse ti mund të kesh shkallë inteligjencie sa 10 bashkë nga ta,interesaxhinj të paskrupullt.
Të kërkoj ndjesë për këtë fjalor që përdora por i hoqa 8 vjet në kurriz këto gjëra që më lanë pa punë!
Tërhiqem nga ajo që shkrova në postimin e parë.Edhe unë gaboj në gjykim ndonjëherë...ehehehehe...
Klm
 
Regina

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
3,666
Pikët
113
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Ah Shqipni, e mjera Shqipni!!
 
dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Mir do boj.
Po pastaj,do dalim ne rruge,deri sa te iki Rama?
Shqiptaret duhet te dalin ne rruge deri sa politikanet qe udheheqin vendin te arrine te kuptojn qe nuk mund te tallin te ndenjurat e tyre me popullin!!!

Ne qoftese shqiptaret ulin kurizin dhe pranojn te hane shkopa mbi kuriz, nese pranojn te qellohen si lepujt ne arre, ateher rruga eshte e hapur per te gjithe ata tipa qe kan dy pare mend dhe nje goje te madhe per ti terhequr prej hunde!

Te rrexosh nje qeveri sot do te thote ti japesh nje mesim asaj tjetres qe do vije!
 
dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
599
Pikët
0
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Ah Shqipni, e mjera Shqipni!!
Shqiperia eshte ne doren e shqipetarve! Nuk eshte me nje vend i pushtuar nga te huajt.

Pra kjo thenia me siper do kishte me kuptim ne kete forme:
Ah shqiptar te mjeret shqipetar, dhe Shqiperia qe ju ka!
 
AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,210
Pikët
83
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Shqiptaret duhet te dalin ne rruge deri sa politikanet qe udheheqin vendin te arrine te kuptojn qe nuk mund te tallin te ndenjurat e tyre me popullin!!!

Ne qoftese shqiptaret ulin kurizin dhe pranojn te hane shkopa mbi kuriz, nese pranojn te qellohen si lepujt ne arre, ateher rruga eshte e hapur per te gjithe ata tipa qe kan dy pare mend dhe nje goje te madhe per ti terhequr prej hunde!

Te rrexosh nje qeveri sot do te thote ti japesh nje mesim asaj tjetres qe do vije!
Sala po perdor sistemin e Gadaffit. Ka pasuru nje pakice dhe ka varferu nje shumice ,neser pasneser kur ti duhen kto mercenaret i ka mrapa dhe mund t'i perdor edhe per t'vra njoni tjetrin. Pranaj ktu o nji mish mash i madh qe se merr vesh i pari t'fundin. Por nqf se do vazhdojme akoma me bunderfinen dhe salen ne kena mor fund si shtet. Do na e vej greku kufinin ne fushkruje Lol ,e ca jane socialista do vdesin per t'honger :D. Strategji enveriste.
 
SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

Shqiptaret duhet te dalin ne rruge deri sa politikanet qe udheheqin vendin te arrine te kuptojn qe nuk mund te tallin te ndenjurat e tyre me popullin!!!

Ne qoftese shqiptaret ulin kurizin dhe pranojn te hane shkopa mbi kuriz, nese pranojn te qellohen si lepujt ne arre, ateher rruga eshte e hapur per te gjithe ata tipa qe kan dy pare mend dhe nje goje te madhe per ti terhequr prej hunde!

Te rrexosh nje qeveri sot do te thote ti japesh nje mesim asaj tjetres qe do vije!
Ju kerkoni rrezimin e qeverise o te Berishes, apo ndrimimin e klases politike..(qe edhe kjo nuk mjafton,sepse duhet ndruar mentaliteti e morali etj..etj)
Te ndrosh Berishen me Ramen,eshte sikur te ndrosh gruan e te mbash vjerren.
 
ABORDAZH

into the wild
Anëtar
Dec 7, 2010
Postime
1,510
Pikët
48
Vendndodhja
kuturu
Përgjigje e: Rama: Në rrugë derisa të ikë Berisha

hapni me mir selin e partise ketu,qe te organizoheni ne proteste

vetem mos dali ndonje admin me salen se u vuri ban sic beri ,
sala me 21 janar haha haha haha
 
Top