• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ramazzoti, Shqipëria prin me biletat e shitura

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Ramazzoti, Shqipëria prin me biletat e shitura
Shqipëria prin me numrin e biletave të shitura për koncertin e Eros Ramazzotit, me mbi 10 mijë bileta të shitura në duart e adhuruesve të tij.
Ndërkohë, që afron dita e premte, kur këngëtari italian do të ngjitet në skenën e improvizuar në stadiumin e Prishtinës, ku janë shitur më se 10 mijë bileta. Kryeqyteti i Kosovës është mbushur me billborda në të cilët reklamohet koncerti i të famshmit Eros Ramazzoti, i cili do të performojë live, njofton e përditshmja Infopress.

Fansave të këngëtarit italian u janë dhënë disa mundësi për blerje të biletave, të cilat kushtojnë prej 12 deri në 50 euro. Ndërsa më shumë se një e treta e biletave tashmë janë shitur.

“Dhjetë mijë bileta janë rezervuar përmes kontakteve që kompania ka vënë në dispozicion për klientët e vet”, ka theksuar menaxherja e kompanisë UBBOSS, Armenda Filipaj.

Ramazzoti do të vijë në Prishtinë me 30 korrik, në kuadër të turneut botëror që është dukë e mbajtur, e të cilin e ka nisur në vitin 2009. Siç duket këngëtari ka rënë dakord që në paraqitjen e tij në Prishtinë të mbajë në kokë plisin, si simbol identifikues i shqiptarëve.

Ndërsa kjo është vizita e vetme që këngëtari ia bën ndonjë vendi të Ballkanit Perëndimor
 
Top