• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Bruksel.

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,143
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

Kryeqyteti i Shqipërisë renditet i pesti në Europë, nga 31 kryeqytete, për sa i përket përballimit të blerjes së një apartamenti në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, sipas portalit Numbeo.

Duhen Mesatarisht 17.65 vite për të blerë një apartament në Tiranë më të ardhurat e disponueshme mesatare të familjeve shqiptare.

Në vend të parë, si më i shtrenjti, ndër kryeqytetet e Europës, për sa i përket përballimit është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ku me të ardhurat e disponueshme duhen 21.2 vite për të blerë një apartament.

Më pas renditen Roma, me 20.74, Moska me 19.85 vite dhe Parisi me 18.5 vite, të ndjekura nga Tirana.

Tirana po bëhet më e shtrenjtë, të ardhurat në vend numëro…

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë qenë në rritje të vazhdueshme për zona të caktuara vitin e fundit. Brenda unazës së qytetit çmimet fillojnë nga 1200 euro për metër në katror deri në 2500-3000 në zonat pranë qendrës dhe te televizioni, që është aktualisht zona më e shtrenjtë e Tiranës.

Shtrenjtimi i çmimeve është reflektuar edhe në indeksin që Numbeo përditëson çdo 6 muaj.

Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49 për sa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017-n kryeqyteti renditej në vendin e 12.

Në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata (në këtë renditje përfshihen 100 qytetet kryesore të kontinentit Europian).

Pra në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë.

Po ndërsa çmimet janë shtrenjtuar me ritëm të shpejtë, nuk ka ndodhur e njëta gjë me të ardhurat të disponueshme, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e papërballueshmërisë.

Në 2016-n, rritja mesatare e pagave ishte negative sipas INSTAT, ndërsa në 2017-n, ishte rreth 3%, ndërsa çmimet e apartamenteve u shtrenjtaun me 10-20% në të njëjtën periudhë.

Numbeo përllogarit përballimin e blerjes së një apartamenti duke marrë në konsideratë raportin midis çmimit të një apartamenti dhe të ardhurave të disponueshme.

Kryeqytet më të përballueshme në Europë

Kryeqyteti më i përballueshëm në botë është Rekjaviku, i ndjekur nga kryeqyteti i Europës Brukseli. Apartamentet janë të përballueshme edhe në Kopenhagen.

Në Europën Perëndimore, është më e lehtë përballimi i blerjes së një apartamenti, duke qenë se edhe të ardhurat e disponueshme të familjeve janë më të larta.

Megjithatë, edhe Sofia renditet një ndër kryeqytetet më të përballueshme për blerjen e një apartamenti, ku edhe pse të ardhurat e disponueshme janë ndër më të ulëtat në raport me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, ka çmime të ulëta për apartamentet.(monitor)

Kryeqyteti Raporti çmim të ardhura në 6M1 2018

1 Beograd, Serbia 21.21
2 Rome, Italy 20.74
3 Moskë, Russia 19.85
4 Paris, France 18.51
5 Tirana, Albania 17.65
6 Prage, Czech Republic 17.06
7 Lisbone, Portugal 16.52
8 Kiev, Ukraine 15.59
9 Shkup, Macedonia 14.81
10 Budapest, Hungary 14.5
11 Stockholm, Sëeden 14.2
12 Sarajevo, Bosnia And Herzegovina 13
13 Ljubljana, Slovenia 12.94
14 Bratislava, Slovakia 12.82
15 Varshave, Poland 11.98
16 Zagreb, Croatia 11.42
17 Prishtina, Kosove 11.21
18 Oslo, Norvegji 11.14
19 Madrid, Spain 11.1
20 Dublin, Ireland 11.04
21 Amsterdam, Netherlands 10.94
22 Bucharest, Romania 10.87
23 Riga, Latvia 10.77
24 Luxembourg, Luxembourg 10.73
25 Athine, Greece 10.47
26 Berlin, Germany 10.38
27 Tallin, Estonia 10.31
28 Frankfurt, Germany 9.98
29 Sofia, Bulgaria 9.49
30 Kopenhagen, Denmark 8.32
31 Bruksel, Belgium 7.22
32 Reykjavik, Iceland 6.7
 
Last edited:
Anëtar
Aug 30, 2012
Postime
4,022
Pikët
113
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

Ore po te jete per shtrenjtesi ja u fusim te gjitheve ne kthese ne plako. S'ka xhibla.
 
lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,365

E lexova dhe une kete postim. Ky tipi e ka zbukuruar nje cike.Ai ka vepruar me llogjike ekonomisti dhe mire ka bere.Por dhe pse me kete llogjike une nuk jam dakort.Po bejme nje llogari te thjeshte per te pare ne perputhen shifrat.Apartament 70m2 ne Tirane.Cmimi mesatar 50.000 Euro. Te themi kemi nje familje me te ardhura ne xhep 1000 EU.Po qe se harrijne te kursejne 500 EU ne muaj, i thone 6000 EU ne vit, pra do te duheshin 9 vjet per t'a blere. Po a ka familje te zakoneshme qe kane te ardhura total 1000 EU dhe harrijne te kursejne 500 EU ne muaj? Me nje kursim prej 250 EU ne muaj, llogaria del sa eshte e shkruar ne studim. Problemi, qe ne artikull nuk eshte konsideruar, eshte se cmimet e shtepive nuk rrine ne vend, per shkak te rritjes se taksave, per shkak te inflacionit(te cilin qeveria Shqiptare, s'e llogarit hic ne fund te vitit, qe me aq sa eshte norma e inflacionit, te shtoje rrogat) etj.
E verteta eshte qe shtepite, toka dhe cdo gje ne Shqiperi eshte e shtrenjte jashte cdo lloj llogjike.E kemi diskutuar njehere ne postime te mepareshme. Dhe c'eshte me e keqja , cilesi e nje shtepie/apartamenti ne Shqiperi eshte skandaloze. Pallate me mure si flete cigari shiten vetem ne Shqiperi se ne Europe, nuk i blen njeri.Nuk po vazhdoj akoma me instalimet apo me izolimet.

Keto dite ne telefon me vine oferta apo njoftime. Shitet tek liqeni apartment 90m2 / 101.000 EU apo 101 m2/131.000 EU, apo shitet vile me 300m2 me 600m2 truall / 250.000 EU. Shqiptaret kujtojne se Eurot jane kokra groshe. Ne shumicen e vendeve te Europes kur ke nje pasuri te tundeshme dhe te patundeshme mbi limitin e 150.000 EU(ose pak me pak ose pak me shume ), individi duhet te paguaje dhe nje takse shtese e quajtur , takse pasurie. Shembull: Ne nje vend Europian, nje i njohuri im,per gati 200.000 EU pasuri te deklaruar (para ne banke dhe prona;pronat i ka ne Shqiperi), taksa e pasurise qe paguan aty ku punon (Wealth Tax) eshte 400 EU (pervec taksave te tjera).
 
Last edited:

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,655
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

uhuhuhuhhuuuu ja plasen blerjet ne Tirane...kane kaq vjet me te njejtat apartamente dhe jo vetem qe nuk jane shitur por ndertojne edhe te reja. Po shqiptaret aq jane gjithsej...

p.s. personalisht te me falin gjithe Tiranen nuk e dua se me pelqen natyra me ajer te paster dhe uje jo-boville...
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
55,632
Pikët
113
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

Po qe kështu pse nuk blejnë shtëpi në Berlin, Amsterdam apo Bruksel por e blejnë në Tiranë? :p
 
lonely_lion

0xD15EA5E
Anëtar
Jul 4, 2015
Postime
6,365
Pikët
113
Ja nje site anglez me cmimet e shtepive qe shiten p.sh. ne zonene e Lancasterit.

Code:
https://www.rightmove.co.uk/property-for-sale/find.html?locationIdentifier=REGION%5E769&sortType=1&propertyTypes=detached%2Csemi-detached%2Cterraced&primaryDisplayPropertyType=houses&maxDaysSinceAdded=14&includeSSTC=false
Per kuriozitet mund te kerkoni dhe qytete te tjera duke vene filtrin perkates ( Low Price -> High Price etj.)
 
Performer

Density 2
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
22,413
Pikët
113
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

I fryjn cmimet kot , po pasur idene fare , e di kush I blejne ato shtepi ata qe sdine ku ti cojne parate se I kan fituar pa u lodh , su dhimbsen se atje as qe ja vlen fare me ble ...po ka budallenj plot ska gje ...
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,576
Pikët
113
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

ja ka fut kot nejse.

ke lagja ime shkon metri 2000-3000 euro per app
 
Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,773
Pikët
113
Vendndodhja
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

Çmime “të papara” apartamentesh/ Në rajon ulen, në Tiranë shkojnë 4000 euro m2

Një sërë pallatesh janë ndërtuar dhe ende shumë projekte të tjera janë projektuar për t’u vënë në jetë në kryeqytet, por kjo nuk ka ndikuar fare në uljen e çmimit të apartamenteve.

Revista "Monitor" ka mësuar se çmimet po rriten me shpejtësi dhe po arrijnë nivelin e 4,000 euro për metër katror, në projektin e ri që po ndërtohet pranë Presidencës, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të çmimeve në rajon.

Më poshtë shkrimi i plotë i "Monitor":

Apartamentet luksoze në zonat qendrore në Tiranë po kapin majat, teksa një sërë projektesh luksoze janë në ndërtim. Çmimet po rriten me shpejtësi dhe po arrijnë nivelin e 4,000 euro për metër katror, në projektin e ri që po ndërtohet pranë Presidencës, duke arritur nivelin më të lartë në rajon, sipas të dhënave që raportohen nga Colliers International. Tirana ia ka kaluar edhe Beogradit, që ishte kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon, me rreth 3 000 euro/m² për apartamentet Premium. Në Podgoricë, apartamentet kushtojnë maksimumi 2,200 euro/m² dhe në Shkup nuk i kalojnë 2,000 eurot.

Sipas agjencisë Colliers International Albania, që vepron në industrinë e shërbimeve të pasurive të paluajtshme, sipërfaqja totale e parashikuar të ndërtohet gjatë 5 viteve të ardhshme (duke supozuar ecuri normale të ndërtimit) në zonat qendrore të Tiranës (projekte të një shkalle të caktuar) është vlerësuar të jetë rreth 538,000 m².

“Po ndërtohet në mënyrë të frikshme jashtë çdo logjike tregu”, thotë Stela Dhami, partnere menaxhuese e Colliers International. Ajo shton se projektet po ndërmerren pa pasur një koncept të qartë për zhvillimin e logjikshëm të tregut. “Investimet janë të orientuara nga vendndodhja, pa parë potencialet zhvillimore, pasi perceptohet që risku është zero kur është vendndodhje parësore”. Ajo parashikon që brenda dy vitesh të ketë një flluskë, pasi po ndërtohet pa asnjë lloj kriteri.

Arben Dervishi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve në Tiranë, pohon se për fatin e keq, ndërtuesit në Shqipëri vijojnë që të ndërtojnë në mënyrë empirike dhe pa studime të mirëfillta për kërkesën në tregun e patundshmërisë në Shqipëri.

Sipas Albanian Construction Portal, vetëm në qytetin e Tiranës po zhvillohen 227 projekte ndërtimi, ku pjesën më të madhe e zënë ndërtimet e godinave rezidenciale dhe një pjesë të vogël, projektet e infrastrukturës në qytet. Ndërtuesi Hajredin Fratari thotë se nevojat e tregut parashikojnë një kërkesë prej 1000 deri 1500 apartamente për shitje në vit, e cila plotësohet lehtësisht vetëm nëpërmjet ofertës së dy apo tre projekteve të përmendura më sipër. Ndërsa brenda Unazës shiten mesatarisht 100-150 apartamente premium.

Çmimet në kryeqytet kanë një luhatje të madhe, nga 500-600 euro në periferi në mbi 3000 euro për metër katror në zonat e qendrës. Çmimet janë shënuar rritje të shpejtë vitin e fundit, me 10-30% pas një stanjacioni që pësuan në periudhën e mëparshme, të nxitura si nga rritja e taksave (kryesisht ajo e ndikimit në infrastrukturë), dhe nga oferta e shtuar, teksa sipas operatorëve janë rritur blerjet e apartamenteve në cash.

Sipas Numbeo, aktualisht Tirana është qyteti i dhjetë më i shtrenjtë në Europë nga 103 qytete të marra në shqyrtim për sa i përket çmimet e shtëpive në raport me të ardhurat e qytetarëve, (një indeks që mat përballueshmërinë e blerjes së apartamenteve) duke u renditur krahas qyteteve si Milano, Roma, Parisi, Londra, etj.

Projektet e mëdha në zonat qendrore, sipas Collers, do të dalin në treg me një çmim minimal prej 2,500 euro/m², përveç Rrugës së Kosovarëve, ku çmimet luhaten rreth 1500-2200 euro. Kjo ofertë është tërësisht në kah të kundërt me atë që kërkon tregu dhe me kapacitetin real të ekonomisë shqiptare. Sipas llogaritjeve të Colliers, çmimet nuk kanë sens, teksa sipas vlerësimeve për kthimin nga qiraja (rental yield), çmimi i shitjes është shumë i lartë në raport me të ardhurat që gjenerohen nga qiraja.

Tirana mbetet gjithsesi mes dy kontrasteve, ky çmimet në periferi janë ndër më të lirat në rajon, ndërsa ato për apartamentet luksoze janë bërë tashmë më të shtrenjtat, ndonëse të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbetet më të ulëtat në Europë, me 30% të mesatares europiane. (Bosnjë-Hercegovina- 32%; Mali i Zi- 46%; Serbia dhe Maqedonia e kanë nivelin sa 36% të mesatares së BE).

Çmimet në rajon në rënie

Ndryshe nga Shqipëria, rajoni ka shënuar një rënie të çmimeve të apartamenteve.

Në Mal të Zi, sipas Global Property Guide, çmimet e apartamenteve po bien, kryesoisht për shkak të largimit të blerësve rusë. Pas një rritjeje në 2017-n, ka pasur gjithashtu një rënie në banesat rezidenciale. Sipas Zyrës Statistikore të Malit të Zi, çmimet e apartamenteve ranë me 5% në tremujorin e dytë 2018, të përshtatura me inflacionin. Rusët po shesin shtëpitë e pushimit, ndërkohë që ka rënë ndjeshëm kërkesa e tyre për shtëpi të reja. Sipas Colliers Montenegro. Qyteti më i shtrenjtë në mal të Zi për momentin është Bari, duke ia tejkaluar Budvës me një çmim mesatar 1,461 EUR/m2 në tremujorin e dytë 2018. Çmimi mesatar për m² në Podgoricë në tremujorin e dytë ishte rreth 1,116 EUR/m², në Budva 1258 EUR/m² dhe në Niksic 550 EUR/m².

Sipas National Corporation for Mortgage Insurance (NKOSK), që monitoron çmimet e apartamenteve në Serbi, tendenca është në rënie, me përjashtim të Beogradit. Çmimi mesatar i një metri katror në Serbi për hapësirat rezidenciale ishte 878 euro në fund të qershorit 2018. Në kryeqytetin serb, çmimet mesatare variojnë nga vetëm 389 euro në Barajevo në 1,705 euro (mesatarisht) për hapësirën rezidenciale në Savski Venac. Për apartamentet luksoze në zonat më tërheqëse të qytetit, çmimi i një metri katror luhatet mes 2,000 dhe 3,000 euro.

Sipas Global Property Guide, në Shkup, çmimet mesatare të apartamenteve janë mesatarisht rreth 900-1200 euro për metër katror dhe në zonat e tjera janë rreth 23% më të ulëta sesa mesatarja kombëtare që është rreth 800 euro/m2.

Dahlin

Anëtar i ri
Anëtar
May 10, 2017
Postime
14
Pikët
3
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

Ne jemi ku thërret qameti dhe prap se hapim gojën për këto lloj problemesh. Problem mbetet "çizmja e Monës" , për atë dalim në protestë.
jemi popull delenxhi
 
drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
26,576
Pikët
113
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

4000 euro m2 per at qytet gjith zhul edhe smog!
atyne qe mushin hunet i duket normal ledio.
 
Smokkie

V.I.P
Anëtar
Oct 6, 2015
Postime
1,648
Pikët
83
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

U pa puna,po shes shtepine ne Tirane edhe po ble nje ne Suedi,nje ne Norvegji.
Dhe me pjesen qe tepron i fut nje pale pushime ne Dubai!
 
IronMan

Kindda Hero
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
1,476
Pikët
83
Vendndodhja
Marvel Universe
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

Fale punes se lali Lekut, cmimet kane per te shkuar edhe 8000 euro metri katror...pastaj ka per ti dale pronari vendit ku e ble!
 
AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

Ka shume informalitet ne Shqiperi prandaj dhe cmimet rriten sipas qefit...

Ta provoje dikush me kapital 100 milion usd nga Amerika dhe t'vije te aplikoje per leje ndertimi shife si ti heqin breket direkt :D

Ktu 20% i do bashkia per leje..
10% tjera i do partia..
10 % tjera i do sindikata..
10% i do dhe gjykata ...

Dhe ne fund do detyrohesh te ngresh cmimet sepse ste dalin llogarite.

Keni rastin e Gener 2 tek diga e liqenit , eshte leje ndertimi e dhene nga basha , sa fillun punimet u hodhen ne sulm socialistet (kerkonin pjesen e tyre) , u nderpren punimet dhe ceshtja shkoi ne gjykate. Erdhi veliaj ne bashki , mbas 3 vitesh rifilluan prap punimet. Tani me 2 llogari te thjeshta ky bossi i projektit ka paguar Bashen , Veliajn , Gjykaten dhe te dyja partite , ne mos tre me gjithe Lsi :D
Nderkohe qe tani cmimi fillestar i projektit Gener 2 eshte 2500 eur meter2 , domosdo.

Ky vend nuk ofron treg per investitore te ndershem.
 
lenci

::
Anëtar
Feb 4, 2012
Postime
2,550
Pikët
48
Përgjigje e: RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Br

Kush nuk e ka mundësinë të largohet do mundohet të gjejë diçka në Tiranë,që për Shqipërinë është boshti i universit.
Normale që kërkesa e lartë prodhon ofertë,dhe nëse zonat vip janë të paarritshme,ka plot zona ku mund te gjesh oferta më humane.
Banesat pranë presidencës janë vetëm për politikanë dhe trafikantë,ose të dyja bashkë.
 
par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,143
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Si po na rrjep karteli i bankave.

Klodian Tomorri

Karteli ligjor i bankave që ka ngritur koncesioni i qeverisë

Nën petkun e luftës kundër ekonomisë informale, përgjatë dy dekadave të fundit qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës i kanë dhënë jetë dhe kanë ngritur një skemë monstruoze grabitjeje, në qendër të të cilave qëndron sistemi financiar. E gjithë skema është ngritur dhe mbrohet me forcën abuzive të ligjit, i cili çon ujë vetëm në një krah, tek bankat, ndërsa qytetarët janë të detyruar të paguajnë haraçet kriminale.

Fillimisht ishte detyrimi me ligj për të kaluar të gjitha pagat përmes sistemit bankar. Më pas të gjitha pagesat e biznesit mbi kufirin 150 mijë lekë dhe masa e fundit është detyrimi i çdo biznesi për të patur llogari bankare, pavarësisht aktivitetit që ai ushtron. Si rezultat, çdo transaksion ekonomik, që qytetarët kryejnë në jetën e përditshme janë të detyruar ta bëjnë përmes bankave, pa patur fuqinë minimale të negocimit për kostot.

I gjithë ky korpus ligjor i ka vënë qytetarët në një pozitë të pafuqishme përballë bankave, ndërsa këto të fundit në një pozitë qartazi dominuese, të cilën mund ta përdorin për fitime abuzive. Kjo fushë loje e pabarabartë ka çuar në një situatë çmendurie, duke e bërë sistemin financiar shqiptar të vetmin në botë, i cili aplikon komisione dyshifrore edhe për veprimet më të thjeshta, që nuk kanë asnjë risk.

Vitin e kaluar, një i njohuri im duhet të kryente një transfertë 288 euro nga një bankë jashtë shtetit tek një bankë vendase. Komisioni që ju ngarkua ishte plot 65 euro ose 22.5 për qind e shumës së transferuar. Transferta ishte e detyruar nga ligji të kalonte përmes bankës. Shkurt duke përdorur aparatin represiv të fuqisë legjislative në anën e tyre, bankat mund të shfrytëzojnë ekonomikisht qytetarët deri në nivele çmendurie.

Praktikisht prej disa vitesh, biznesi kryesor i bankave janë bërë komisionet dhe veprimet pa risk me borxhin e qeverisë. Kjo ka krijuar një incentivë perverse, e cila dëmton jo vetëm qytetarët por të gjithë ekonominë kombëtare. Duke patur fitime të garantuara nga komisionet dhe blerja pa risk e borxhit të qeverisë, bankat nuk kanë asnjë nxitje të kryejnë rolin kryesor për të cilin ato ekzistojnë, ndërmjetësimin financiar. Pra të grumbullojnë depozitat e qytetarëve për t’i shpërndarë si kredi për ekonominë. E madje, u lejon drejtuesve të tyre që të përfshihen edhe në marrëveshje okulte, pra të japin kredi të cilat kanë risk të lartë kthimi përkundrejt rryshfeteve.

Nuk është rastësi, e madje është rast unikal në botë, që një sistem financiar të rezultojë çdo vit fitimprurës edhe pse niveli i kredive të këqija arriti deri në 25 për qind dhe kreditimi real i ekonomisë prej 6 vitesh është në stanjacion të plotë.

Kjo situatë perverse nuk është e rastësishme. Fuqia lobuese e bankave është e jashtëzakonshme dhe sa herë që dikush tenton të vendosë barazinë në fushën e lojës dhe të thyejë këtë qerthull negativ ato përdorin pushtetin për ta ndaluar. Arben Malaj, anëtari ende në detyrë i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ka kërkuar disa herë përgatitjen e listës së zezë të bankierëve, të cilët kanë rekordet më negative në treguesit e kredisë së keqe. Por pavarësisht kësaj institucioni i Bankës së Shqipërisë, të paktën deri tani nuk e ka mbështetur ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Kjo është një situatë, e cila nuk mund të vazhdojë më kështu. Jo vetëm për shkak të padrejtësisë, por edhe sepse dëmton rëndë ekonominë. Ka ardhur koha që Banka e Shqipërisë, rregullatori i sistemit, të kuptojë se është një institucion publik, që i përket qytetarëve dhe nuk është krijuar për të qenë palë në kartelin ligjor të bankave. Nga ana tjetër, qeveria duhet të rishikojë tërësisht korpusin rregullator të sistemit financiar, për të mbrojtur qytetarët nga koncesioni gjigand dhe abuziv që ka krijuar në sistemin financiar.
 
Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
9,333
Pikët
113
Tek ecja sot ne autostrade, shikoja dhe mendoja per gjithe ato pallate gjigande dhe si kerpudhat pas shiut nga Golemi e deri ne ish hyrjen e Durrsit. Hyrje pa shitur me kile. Pallate te shemtuara.

Katastrof natyrore.
 
AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Tek ecja sot ne autostrade, shikoja dhe mendoja per gjithe ato pallate gjigande dhe si kerpudhat pas shiut nga Golemi e deri ne ish hyrjen e Durrsit. Hyrje pa shitur me kile. Pallate te shemtuara.

Katastrof natyrore.
Ne golem gjen hyrje 1+1 nga 15 mije eur deri ne 25 mije eur. Te lusin dhe te japin lehtesira me te ndryshmet dhe serish nuk i shesin dot.

Edhe njerzit jane ndergjegjsuar , pervec banesave me hipoteke kerkojne dhe hapesira publike , kende lojrash per femije , parkingje ..etj. Nuk ka budallenj si dikur kap e rrasu tafti bafti.
 
Top