• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

RAPORTI: Shtëpitë në Tiranë, më shtrenjtë se në Amsterdam, Berlin dhe Bruksel.

Performer

Density 2
Anëtar
Jun 30, 2016
Postime
22,884
Pikët
113
Per mendimin tim shtepia ja vlen vetem ne fshat , ne qytet te shkosh ndonjeher sa per qef se per te jetuar me ate stress sja vlen.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,582
Pikët
113
Qonkan lire mo :D prandaj e demolojne theatron te ndreqin apartmente me 4000/5000 copa valute metrin pdhus edhe do te thone e ke teatron ketu, mundesh nga ballkoni te shikosh shfaqjet :D

Per vete nuk do e kisha blere edhe po pata leket me varka plote.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
11,582
Pikët
113
Ja shembudh gati 1 ojro :D shtepia


Fshati zviceran planifikon të shesë ‘shtëpi për një franga’


Gazeta Express
5 Gusht 2019 19:29
Një fshat zviceran malor po planifikon të shesë shtëpi për vetëm një franga zvicerane, në përpjekje për të rivendosur qytetin e largët afër kufirit italian.

Komuna që flet italisht, Monti Scìaga, e vendosur në provincën e Ticino, propozoi ofertën e shitjes së nëntë pronave për çmimin simbolik, si një mënyrë për të rigjallëruar shtëpitë prej guri të fshatit, sipas The Local.


Si pjesë e ofertës, banorët e rinj do të duhet të rinovojnë plotësisht shtëpitë prej guri, të njohura në vend si rustici, në përputhje me ligjet lokale, pasi ato aktualisht janë në gërmadha.

Për fat të mirë, megjithëse ndërtime të mëdha kërkohen për t’i bërë shtëpitë të qëndrueshme, blerësit nuk do të duhet të shqetësohen për hidraulikun, pasi fshati është i lidhur me rrjetin e ujit, përcjell albinfo.ch

Vendndodhja e dëshirueshme e fshatit e bën ofertën të vlefshme për tu konsideruar.


https://www.gazetaexpress.com/fshati-zviceran-planifikon-te-shese-shtepi-per-nje-franga/
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,165
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Klodian Tomorri

‘Croatian job”, fijet e fshehta pas tenderit 15 mln euro te faturimeve

Në 21 shtator të vitit të kaluar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit zhvilloi pa zhurmë një tender me fond limit 1.9 miliardë lekë ose 15.5 milionë euro, objekti i të cilit ishte ndërtimi i një sistemi të ri faturimi për biznesin.

Pa studim fizibiliteti dhe në mungesë të plotë transparence, projekti parashikonte ndryshimin rrënjësor të mënyrës së si biznesin regjistron transaksionet e përditshme duke nxjerrë jashtë loje kasat ekzistuese fiskale dhe duke i zëvendësuar ato me një program të ri kompjuterik.

Në tender u paraqitën tre oferta. E para ishte e një bashkimi të përbërë nga tre kompani; kroatja Neos si dhe shqiptaret Jehona Software dhe Datech sh.p.k me vlerë 1 miliardë e 865 milionë lekë. Oferta e dytë ishte e kompanisë BNT Elektroniks me vlerë 1 miliardë e 869 milionë lekë, ndërsa kompania e tretë që garoi ishte B360, e zotëruar nga baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, shtetasi Armand Frangu. Por dyshimet që tenderi të ketë patur garë reale janë të forta.

Së pari, BNT Elektroniks është një kompani jo e panjohur për Jehona Software. Madje të dyja kanë fituar të paktën dy tendera në konsorcium së bashku dhe të dyja nga Bashkia e Tiranës. Ndërsa për B360, kompaninë e baxhanakut te kryeministrit dyshimet janë edhe më të forta, pasi kjo kompani nuk ka paraqitur fare ofertë financiare në tender.

Pra, në garë ka gjasa të ketë patur vetëm një ofertë reale dhe dy të tjerat kanë shërbyer si koperturë për të legjitimuar tenderin. Kjo është dhe arsyeja se pse tenderi u fitua me gati 99 për qind të fondit limit.

Në 12 tetor, rreth 3 javë pas zhvillimit të garës, AKSHI shpalli fitues të tenderit konsorciumin e përbërë nga kroatja Neos dhe dy kompanitë shqiptare Jehona Software dhe Datech sh.p.k duke u dhënë kontratën e majme 15.2 milionë euro ose sa 99 për qind e fondit limit për të ndërtuar sistemin e ri elektronik të faturimit për bizneset.

Ky do të ishte fillimi i një afere me transaksione të dyshimta dhe përfshirje te personazheve të fuqishëm në Zagreb e Tiranë, fijet e ngatërruara të së cilës përplasen deri në zyrën e Bashkimit Europian në Shqipëri, në atë kohë e drejtuar nga kroatja, Romana Vlahutin.

Kombësia kroate e një prej kompanive fituese të tenderit nuk ishte “rastësia” e vetme e lidhjes mes tenderit 15.2 milionë euro dhe Romana Vlahutinit. Jehona sh.p.k, kompania tjetër në konsorciumin fitues po ashtu do të ekspozonte të tjera fije në Zagreb dhe zyrën e BE-së në Tiranë të drejtuar nga Vlahutin.

Që prej vitit 2014, Jehona Software ka qenë në pronësinë e dy ortakëve, Klodian Zyberi dhe Armanda Sellajt. Kjo e fundit ka punuar si eksperte lokale e Euralius në Shqipëri për drejtësinë kriminale dhe zyrën e prokurorisë.

Ndonëse i keqintepretuar shpesh si një organizëm i Bashkimit Europian, në të vërtetë Euralius ka qenë një projekt asistence për reformën në drejtësi i financuar nga Bashkimi Europian përmes një kontraktori privat, i cili u përzgjodh nga zyra e BE-së në Tiranë. Pra praktikisht punëdhënësja e Euraliusit dhe ekspertëve të saj, mes të cilëve edhe zonjës Sellaj, ishte Romana Vlahutin.

Të gjitha këto mund të jenë rastësi. Por nuk mbaron këtu Lidhjet e aksit Tiranë-Zagreb në kontratën 15.2 milionë euro të kasave do të bëheshin edhe më të forta. Në mënyrë të cuditshme, në 6 shtator të vitit 2018, pra vetëm tre jave para se te fitonte tenderin 15.2 milionë euro nga qeveria shqiptare, kompania Jehona shpk është shitur tek një kompani e panjohur kroate me emrin Primus Adriatic.

Çmimi i shitjes në kontratën e depozituar në QKR është mbajtur sekret, por ky është vetëm një nga misteret e shumta të transaksionit. Sipas dokumentave nga regjistri kroat i bizneseve, Primus Adriatic është themeluar në datën 12 qershor të vitit 2018, pra tre muaj para tenderit në Shqipëri dhe më pak se tre muaj para se të blinte Jehona sh.p.k.

Dhe rastësitë bëhen edhe më të forta. Pra në qershor themelohet në Kroaci Primus Adriatic. Në 6 shtator ble kompaninë shqiptare Jehona Software dhe në 21 shtator Jehona në konsorcium me një kompani tjetër kroate fiton tender 15.2 milionë euro.

Dhe nuk mbaron këtu. Pronari i Primus Adriatic është Hrvoje Čabrajić, një emër i njohur në Kroaci dhe partnerë biznesi me vellain e ish kryeministri kroat Zoran Milanovic, ky i fundit tashmë një emër i njohur në Shqipëri.

Në dhjetor të vitit 2017, Zoran Milanovic u pajtua nga qeveria shqiptare si këshilltar për të asistuar Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Sipas mediave kroate, kumbara e marrëveshjes që solli Milanovic në Shqipëri ishte Romana Vlahutin.

(Lexo https://www.total-croatia-news.com/…/23323-former-prime-min…).

Zoran Milanovic ka qenë kryeministër i Kroacisë në periudhën 2011-2016 dhe njëkohësisht drejtues i SDP-së bashkë me presidentin Ivo Josipovic. Të dy këta janë një njohje e hershme e Romana Vlahutinit, e cila ka qenë shumë e lidhur me SDP-në duke shërbyer si dhe një nga këshilltaret më të afërta të presidentit Josipovic. Vetëm pesë muaji pasi Milanovic u bë këshilltar i kryeministrit Rama, qeveria shqiptare do të niste procedurat për tenderin e fiskalizimit dhe kontrata 15.2 milionë euro do të përfundonte në duart e firmave kroate, njëra prej të cilave e hapur pas zhvillimit të tenderit dhe me pronar ortakën e vëllait të tij në biznes.

Të gjitha rrugët e tenderit të majmë të faturimit të çojnë në Zagreb. Dhe shumica e tyre duket se kalojnë edhe nga zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, gjatë kohës që ajo drejtohej nga Vlahutin. Disa në mënyrë të dukshme të tjera përmes manovrave më pak të dukshme si ajo e Primus Adriatic.

Biznesit dhe qytetarëve shqiptarë tashmë u ka mbetur vetëm të paguajnë faturën e majme 15.2 milionë euro dhe të përgatiten për të paguar miliona euro të tjera për të blerë programet e reja kompjuterike, që do të zëvendësojnë kasat.

Një “Croatian Job”. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse është gatuar vetëm në zyrat e qeverisë shqiptare apo dhe ato te institucioneve ndërkombëtare.
 

Zana

🇦🇱e....Thjeshte🇦🇱
Anëtar
Oct 21, 2013
Postime
36,217
Pikët
113
Vendndodhja
🌑
Tani nga njera ane nuk eshte gje e keqe valuta me vlere te larte, normale duhet te kushtoje qe mos Ta pushtoje kushdo ... me 10 millione leke te vjetra dhome e guzhine , eshte qesharake pasi kjo
Sjell pasoja dhe prb te tjera Sociale , ne te ardhmen... sic P.O. ndodh tani pshm, nje katastrofe e madhe .

Gjithsesi per mendimin tim ne Tr akoma gjen banesa me c’mime shume te lira dhe nuk
Krahasohet me shtetet ne fjale .
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,165
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Tutorêt e lekëve të shqiptarëve bëjnë “kêrdinê” në vend, IuteCredit bllokohet në Kosovë, në Shqipëri Banka hesht (Precedentët)
“Iute Credit” në Kosovë u ndalua publikisht nga autoriteti i Bankës Qendrore të Kosovës. I njëjti pronar është atje, “Iutecredit Europe”. I njëjti grup estonez edhe këtu. Përse Banka e Shqipërisë hesht?
Featured image of article: Tutorêt e lekëve të shqiptarëve bëjnë “kêrdinê” në vend, IuteCredit bllokohet në Kosovë, në Shqipëri Banka hesht .
Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës mori një vendim drastik kur mbylli dy institucione financiare mikrokredie “Iute Credit” Kosovë dhe “Monego”.

Këtë vendim Banka Qëndrore e Kosovës e njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për median. Guvernatori i BQK tregoi për opinionin publik se po mbyllnin dy kompani mikrokrediti që kishin aplikuar norma tepër të larta interesi në kredi dhe jashtë çdo standarti të lejur. Guvernatori njoftoi popullatën e Kosovës se “Normat shumëfish të interesit që kishin aplikuar këto dy kompani në kredi ishin jashtë çdo standarti” dhe “këto dy kompani jo vetëm kanë rrezikuar interesat e huamarrësve kosovarë por kanë paraqitur rrezik dhe për stabilitetin financiar në vend”. Guvernatori i BQK tha publikisht se “BQK nuk do të lejojë asnjëherë që kompani të tilla mikrokrediti që nuk zbatojnë kërkesat rregullative dhe ligjore të vendit dhe të cilat shfrytëzojnë kushtet e vështira financiare në të cilat gjendet një pjesë e popullsisë, duke sjellë shërbime që e varfërojnë dhe e vështirësojnë më tepër jetesën e tyre, të lejohet të vazhdojnë aktivitetin”.

Por në Shqipëri, që institucionet e njëjta bëjnë “kërdinë”, kush po i kontrollon?! Guvernatori Sejko hesht dhe vazhdon të na tregojë se është bërë ortak me to. “Iutecredit Albania” në Shqipëri me nipt L42011023U, me aksionar “AS IuteCredit Europe”, drejtohet nga Akan Ajdini (ish bankier i BKT) që me manovra financiare të nëjta kanë zhvilluar të njëjtin aktivitet në kurriz të popullatës këtu. Estonezët Tarmo Sild, Allar Niinepuu dhe Kristel Kurvits, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “iutecredit Albania” drejtojnë operacionet e mikrokreditit nga Estonia në Shqipëri duke u ndihmuar nga shqiptarë që nuk i kontrollon asnjë institucion. Për më tepër, Banka e Shqipërisë. Para disa muajsh, estonenzët e “Iutecredit Albania” që kishin në pronësi 100% të kompanisë “Final” shpk me nipt K81311012P, një tjetër shoqëri mikrokrediti, ia shitën aksionet e tyre 1 miliard lekë një shqiptari nga Tirana me bekgraund negativ përballë institucioneve shqiptare. Arben Meskuti, pronari i ri i mikrokredi “Final” shpk, individ me problem me drejtësinë, pasi është ndaluar nga Ministria e Drejtësisë të ushtrojë profesionin e avokatit dhe përmbaruesit, po drejton të njëjtën skemë financiare me norma interesi kredie jashtë çdo standarti, njësoj si Shpend Maxhera në Kosovë dhe Akan Ajdini në Shqipëri.

Skma e institucioneve financiare të mikrokredisë që përfitojnë nga jeta e vështirë e njerëzve në nevojë, prihet nga “Tranzit” shpk, institucion me pronarë në ishujt Kajman dhe “tutor” shqiptar Andi Ballta. Asnjë reagim nga Banka e Shqipërisë, deri sot për faktet që ka dhënë NewsBomb për këtë kompani offshore.


Autoriteti i Konkurrencës, Shoqata e Bankave apo Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave deri sot po heshin. Duket si një komplot shtetëror i organizuar ku askush nuk flet apo vepron mbi këto institucione.

“Iute Credit” në Kosovë u ndalua publikisht nga autoriteti i Bankës Qendrore të Kosovës. I njëjti pronar është atje, “Iutecredit Europe”. I njëjti grup estonez edhe këtu. Përse Banka e Shqipërisë hesht?

Marrë nga Newsbomb
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,218
Pikët
83
Uroj qe termeti t'kete percjell reflektim tek masat qe shpia eshte hotel dhe smund te paguhet kurrsesi 900 eur m2 ne nje qytet te pushtuar nga zhurma , smogu dhe pallatet pa cilesi ngjit t'cilet t'marrin frymen.
 
  • Like
Reactions: Lea

IronMan

Kindda Hero
Anëtar
Apr 12, 2013
Postime
1,478
Pikët
83
Vendndodhja
Marvel Universe
Uroj qe termeti t'kete percjell reflektim tek masat qe shpia eshte hotel dhe smund te paguhet kurrsesi 900 eur m2 ne nje qytet te pushtuar nga zhurma , smogu dhe pallatet pa cilesi ngjit t'cilet t'marrin frymen.
Epo nashi, robt per me u hap icik menderesh e pranojn edhe ket gjo! Per sa kohe do kete njerez te tille, kan per tia cu ne qiell cmimin!
 

ana_gend

V.I.P
Anëtar
Mar 5, 2013
Postime
5,335
Pikët
113
Jam habit kur deklaroi ai cuni I fundjaves ndryshe dhe hoxhe Naci qe kane kontaktuar me nje fabrike ne turqi qe prodhonte apartamente ekologjike, antisizmike dhe antizjarr me vlere 100 euro/metri me 50 vjet garanci dhe yll te bukra nga pamja!!! Cfare I kane punuar dhe I punojne ktij poplli...
 

Bogota

✌️
Anëtar
Sep 16, 2019
Postime
678
Pikët
43
Jam habit kur deklaroi ai cuni I fundjaves ndryshe dhe hoxhe Naci qe kane kontaktuar me nje fabrike ne turqi qe prodhonte apartamente ekologjike, antisizmike dhe antizjarr me vlere 100 euro/metri me 50 vjet garanci dhe yll te bukra nga pamja!!! Cfare I kane punuar dhe I punojne ktij poplli...
E moj Moter arritem dhe ne diten qe te bejm trading si neper bursa Eurot e Europes me Bitcoin e Etheriumin e Cunit te Sales te sponsorizojm Fushaten e armatosur te Erdoganit kunder Kurdve te Ocalanit.
A sa te thella jane kto gjona por kush te degjon...... kta Shqipot qe shofin vetem anen e siperme te tavolines qe me e qarte se kurre eshte prej xhami e duket se cfare ka nen te.

Une vetem nje thirrje kam per te gjithe kta Hajdute Zagare pushtetar qe nqs se ka dite, eshte kjo per te shpetuar nga marrezia e vjedhjeve e korrupsionit e aferave korruptive keni c keni investoini ne rindertimin e shpiave te njerzve qe jane jashte ne cadra e vuajn per nje cope strehes.
Ndoshta do ta beni gjumin rehat se me to beret dicka humane.
Nje here vjen rasti.
 
Last edited:

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
6,165
Pikët
113
Vendndodhja
Diku nëpër Shqipëri, lindur anës së Drinit të Zi.
Marrëveshja korruptive që po shtrenjton banesat në Tiranë: Miliona euro për koncensionarin në Sharrë duke mos bërë asgjë




Çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe qytete të tjera ka vijuar të rritet për një mori shkaqesh, të cilat nisin nga vetë kompanitë e ndërtimit e përfundojnë tek kostot e larta për shkak të taksave si edhe shpenzimeve të tjera që duhet të bëjnë ndërtuesit deri në përfundimin e godinës.

Një ndër këto shpenzime është pikërisht ai që rrjedh nga depozitimi i dherave pas hapjes së gropave për fillimin e ndërtimeve. Sipas marrëveshjes koncensionare që Ministria e Mjedisit ka lidhur për 30 vjet me kompaninë e inceneratorëvë “Integrated Energy B. V”, e cila administron edhe landfillin e Sharrës.

Sipas kësaj marrëveshjeje, që do të zgjasë 30 vjet, çdo ndërtues duhet që të dërgojë me makinat e tij tek inceneratori i Sharrës të gjitha dherat dhe inertet që krijohen për hapjen e gropës ku do të ndërtohet pallati.

Pasi i ka dërguar atje, ndërtuesi duhet të paguajë kompaninë në fjalë 480 lekë për çdo ton dhe të depozituar me argumentin se kompania e inceneratorëve do të vijojë me trajtimin e tyre dhe kthimin në të padëmshme për mjedisin.

Përllogaritet që mesatarisht një kompani ndërtimi të paguajë 100 euro për një kamion që dërgon në këtë landfill, ndërsa mesatarisht kostoja shtesë nga kjo aferë vetëm për hapjen e gropës së pallatit, e cila i ngarkohet më pas qytetarëve, është mes 50 deri në 60 mijë euro.

Absurdi në gjithë këtë histori bëhet edhe më i madh kur edhe bashkia e Tiranës, e cila ka territorin nën administrim, detyrohet që të paguajë 29 euro për mbetjet e banorëve të kryeqytetit që depoziton në këtë landfill.

Përllogaritet që gjatë një viti, bashkia e Tiranës t'i paguajë këtij koncensionari mesatarisht 10 deri në 12 milion dollar vetëm për të depozituar plehrat e Tiranës, por më e madhe është kostoja për ndërtuesit, të cilët më pas ia kalojnë atë qytetarëve që blejnë apartamente apo njësi shërbimi.

Çfarë ndodh me dherat?
Sipas marrëveshjes koncensionare, presupozohet se pasi kompanitë ia dërgojnë koncensionarit dherat e marra nga hapja e gropave për ndërtim, ajo i përpunon ato duke ndarë veç e veç betonin, hekurin, mbetjet plastike etj., duke i bërë ato të padëmshme përmes trajtimit.

Pagesa 480 lekë për 1 ton dhe që kompani ndërtimi dërgon në këtë landfill presopozohet së bëhet pikërisht për këtë shërbim.

Por çfarë ndodh?

Dherat e dala nga gropat që hapen për ndërtim janë kryesisht të pastërta dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Kështu, këto para, pra 480 lekë për ton janë të ardhura "qyl" që kompania koncensionare e landfillit të Sharrës i merr nga ndërtuesit përmes një marrëveshjeje korruptive me autoritetet shtetëror.

Kompanitë nuk lejohen të ripërdorin dherat e tyre

Mund të ndodhë që një kompani ndërtimi të nxjerrë dhera nga një gropë që po hap për të ndërtuar të ketë nevojë që t'i depozitojë ato sërish në një territor tjetër sërish për qëllime ndërtimi, siç mund të jetë mbushja e ndonjë hapësire për lulishte apo qëllime të ngjashme. Mirëpo as kjo nuk lejohet sipas marrëveshjes korruptive me kompaninë koncensionare të landfillit të Sharrës.

Praktikisht, kompania e ndërtimit nuk mund të përdorë as dherat që nxjerr vetë.

Fillimisht ajo duhet t'i ngarkojë tek kamionët e saj, t'ia dërgojë koncensionarit duke paguar edhe 480 lekë për ton dhe më pas, t'ia blejë atij sërish duke i ngarkuar tek kamionët e saj për t'i ripërdorur.

Duket e çuditshme dhe tepër korruptive, por ja që në vjedhje si kjo është legale dhe i ngarkohet më së tepërmi qytetarëve. /albeu.com
 
Top